Histori shqiptare: Mjekët e shpallën të vdekur,  Vitamina C e shpëtoi

Pacienti në reanimacion rikthen funksionin e zemrës me terapinë Pauling, botuar tek Gazeta Molla e Shëndetit

Të dashur miq të Mollës së Shëndetit, Bio Shëndetit dhe të Bimëve Medicinale!
Kemi për të ndarë me ju, një lajm të gëzuar, që kemi marrë fillimisht nga inbox-i i gazetës Molla e Shëndetit dhe më pas, gjatë intervistës. Një qytetare na shkruante pak javë më parë, se kishin një të afërm në gjendje të rëndë kardiake dhe kërkonte ndihmë duke pasur besim tek vërtetësia e ‘Mollës’. I sugjeruam të ndiqte njërin nga programet e Dr. Ignarros, Dr. Sinatrës, Dr. Rinse-s, Dr. Pauling. Pas pak javësh, qytetarja na kishte dërguar një mesazh falenderimi, pasi familjari kishte më pak dhimbje gjoksi. Akoma më mbresëlënës ishte rrëfimi i saj për një mik, që kishte bërë një ndryshim të madh shëndetësor. Ju tani do të pyesni: Çfarë kishte bërë ai?

Pikërisht për të ndarë këtë informacion, ne morëm në intervistë gruan e pacientit (emrin e të cilit në respektim të dëshirës së familjarëve, nuk po e publikojmë). Rasti në fjalë ishte i pashpresë për mjekët, që u kishin thënë familjarëve të lironin shtratin dhe ta merrnin në shtëpi…

Ndiqni programet e plota të shërimit tek Molla e Shëndetit! Disa njerëz kanë zgjedhur të pasurohen, qoftë edhe duke shfrytëzuar vuajtjet fizike të të tjerëve, ndërsa Molla i ka dedikuar energjitë në dobi të shëndetit të popullit.

   -Paraprakisht, ju falenderojmë që vendosët të ndani me lexuesit e Mollës së Shëndetit, historinë e shërimit të bashkëshortit tuaj F.K. dhe të jepni ndihmën tuaj në sensibilizimin e njerëzve për të marrë shëndetin në duart e tyre.

Përgjigje: Ju falenderojmë juve, që u keni ofruar njerëzve terapitë më të mira të shërimit, që japin me të vërtetë jetë.

-Na thoni si fillim, si arritët ju që të merrni guximin, të trajtoni një problem të rëndë shëndetësor, nisur nga informacionet e botuara në gazetë?

Nuk kishim asgjë për të humbur, im shoq ishte duke e lënë këtë jetë. Nga doktorët na u tha se shkencërisht nuk ka shpëtim, na u tha se zemra dhe mëlçia e tij nuk kishin rikuperim. Zemra e tij funksiononte vetëm 19% dhe nuk arrinte të furnizonte trupin me oksigjen. Në këto kushte vendosëm të provojmë terapinë e shkencëtarit Linus Pauling, që unë e kisha lexuar tek Molla e Shëndetit rreth 2 vjet më parë. Të them të drejtën, edhe pse kisha besim të madh tek kjo terapi, ndoshta nuk do guxoja ta provoja tek fëmija im, por duke parë gjendjen e pashpresë të burrit dhe moshën e tij 62 vjeç, e mora guximin.

-A mund të na shpjegoni se cila ishte diagnoza e bashkëshortit dhe simptomat e tij, pasi ato mund të jenë të ngjashme me të njerëzve të tjerë, që u bie në dorë ky informacion?

Burri im ishte diagnostikuar me insuficiencë kardiake grada IV (grada e fundit) dhe kishte një numër problemesh të tjera. Ndoshta për shkak të mosfunksionimit të zemrës, kishte pësuar goditje në veshka dhe mëlçia ishte dëmtuar rëndë. I bënë transaminancat dhe i dolën 4500. Fillimisht e shtruan tek Infektivi duke dyshuar për hepatit, por nuk doli me asnjë lloj hepatiti. Pastaj e shtruan tek reanimacioni i Sëmundjeve Interne, tek kati i dytë tek djegiet Aty qëndroi rreth 2-3 ditë, pastaj e shtruan tek Reanimacioni Qendror, ku qëndroi 1 javë. Burri ishte në gjendje shoku, me oksigjen, tensioni i tij ishte 6 me 7.

-Cila ishte ecuria e shëndetit të tij gjatë atyre ditëve të qëndrimit në reanimacion?

Gjëndja e tij ishte krejt e pashpresë. Ne kishim edhe miqësi me disa mjekë si Dr. Margarita Gjata, gruaja e kirurgut Arben Gjata, e cila bëri përpjekjet maksimale, por na tha: “Mëlçia e tij nuk rikuperohet më.” Doktorët bënë të gjitha mjekimet që Mjekësia Konvencionale ka në dispozicion, por burri nuk arrinte të nxirrte asnjë pikë ujë. Edemat e tij kishin marrë të gjithë trupin. Barku i ishte fryrë, iu frynë edhe krahët sa i morën duart që iu bënë ‘mal’.

-Sa serume në ditë i kanë bërë për heqjen e ujit?

Nuk numërohen sa serume në ditë i kanë bërë për heqjen e ujërave, por nuk arrinte të shkarkonte asnjë pikë.

Aq shumë, sa u deshën 2 muaj që t’i shëroheshin shpimet në gjithë trupin. …Nuk i gjenin dot venën? Në këtë moment unë vendosa t’i provoj Vitaminën C. Në këtë kohë nuk kisha ku të gjeja Vitaminë C të pastër pluhur, por mora në farmaci tableta, u përpoqa të merrja ndonjë firmë si më të mirë. I dhashë burrit 15 gramë Vitaminë C në ditë, domethënë 3 herë në ditë nga 5 gramë. Brenda 4 orëve filloi veprimin. Që nga marrja e 5 gramëve të para të Vitaminës C, burri ka nxjerrë 8 litra ujë. Brenda 3 ditëve nxorri plot 33 litra ujë! Mjekët u habitën, nuk po e kuptonin se çfarë po ndodhte.

-A ishin në dijeni mjekët e reanimacionit, se burri juaj po merrte Vitaminë C?

Në asnjë mënyrë. Në ato 10 minuta që hyja 3 herë në ditë në reanimacion, ia jepja fshehurazi Vitaminën C dhe shafranin e Indisë me pak piper të zi. I kam dhënë tri herë në ditë nga 1 lugë çaji shafran Indie për mëlçinë. Dr. Margarita u habit, pasi transaminancat e mëlçisë u ulën me shpejtësi, gjithçka po shkonte në normalitet. Bile, pas 2 javësh, transaminancat që kishin qenë 4500 U/L, shkuan në 70 U/L. Një praktikante që i maste tensionin, pulsin dhe oksigjenin i tha doktoreshës që gjithçka ishte normale. Vetë doktoresha para se të dilnin nga spitali, na tha që tani e ka mëlçinë në funksionim normal. Ndërsa një kardilog vazhdonte të na thoshte që këtë punë e kishin bërë aparaturat e tij dhe se burri nuk mund të rronte dot pa to. Burri doli nga oksigjeni, megjithatë, mjekët na thanë që të merrnim me qera një bombul oksigjeni, që ta kishim në shtëpi. E morëm, por nuk na është dashur ta përdorim asnjëherë. Im shoq është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, nuk ka më edema, ka fuqi dhe del shëtitje dhe nuk merr asnjë lloj medikamenti veç vitaminës C.

-A mund të na përshkruani pak më gjatë momentin e parë të ndryshimit shëndetësor të bashkëshortit?

Një ditë më parë, në 6 të pasdites, gjendja e tim shoqi ishte aq e rëndë, saqë mjekët u komunikuan fëmijëve që ‘tani nuk keni ç‘prisni më prej tij, prandaj përgatituni.” Mund të shkëmbenin përshëndetjen e lamtumirës me të atin. Djali tha: “Mama, unë nuk kam guxim ta shoh babin ashtu. Babit po i merrej gjuha, po i perëndoheshin sytë. Nuk dua ta shoh”. Të nesërmen në orën 6 pasdite, djali vjen dhe më thotë: “Babi ka përmirësim, kishte hapur sytë dhe dukej tjetër. Ku e ke Vitaminën C t’ia japim prapë?” Brenda 24 orëve me 15 gramë Vitaminë C kishte ndodhur një ndryshim i madh. Në ditët e mëpasme, përmirësimi vazhdoi të rritej dhe ne e lamë Reanimacionin dhe u kthyem në shtëpi.

-E vazhduat trajtimin me Vitaminë C në shtëpi? Për sa kohë? Dhe çfarë mjekimesh të tjera konvencionale ose ushqyese i dhatë burrit?

Patjetetër që e vazhduam trajtimin me Vitaminë C, madje, burri im vazhdon ta marrë edhe sot e kësaj dite, por jo më nga 15 gramë. Tani merr 5-6 gramë në ditë si dozë mirëmbajtjeje. Përveç Vitaminës C i dhamë njëherë edhe një shishe ekstrakt murrizi që na e sollën nga Zvicra, i kemi dhënë edhe CoQ10, por jo shumë. Aktualisht merr vetëm Vitaminën C, sepse nuk ka nevojë për asgjë tjetër. Kur burri doli nga spitali, miqësisht na vizitoi në shtëpi kardiologu Dr. Luan Dragusha, para se të shkonte në Amerikë për këto seminaret ku marrin pjesë. Kur e pa gjendjen e burrit, mbeti i befasuar dhe i mrekulluar.

-Ia treguat kardiologut, mjekimin me Vitaminë C dhe shafran Indie që kishit përdorur? Dhe a vendosi mjeku, që t’i përdorë në praktikën e tij klinike, pasi trupi i pacientit është laboratori më i mirë, ku vërtetohet efikasiteti i një mjekimi?

Jo, ai nuk e pranonte dhe nuk e besonte kurrë, që këto ndryshime kishin ardhur nga Vitamina C. Ai thoshte që Vitamina C jep gurë në veshka. Unë nuk bija dakord, se përderisa limoni i heq, si mundet që Vitamina C t’i krijojë gurët në veshka! Për shëndetin e burrit, ai mendonte se ishin ilaçet e tij, që kishin vepruar. Por unë nuk i jepja asnjë më lloj mjekimi për zemrën, ia kisha hequr edhe diuretikët. I jepja vetëm Vitaminën C dhe ekstraktin e murrizit në atë kohë. I jepja edhe çajrat për normalizimin e punës së veshkave, lloj-lloj përzierje bimësh.

-Përveç trajtimit me shtesa ushqyese, a ka ndjekur burri ndonjë regjim ushqimor të veçantë si psh. terapi me lëngje frutash të shtrydhura? A ka konsumuar panxhar, mish, peshk, bulmet, erëza etj?

Burri ha shumë fruta dhe zarzavate të freskëta; rrush, kumbulla, mollë, etj. Kur ishte në spital, i jepja çdo ditë lëngje të shtrydhur mollë me karotë dhe panxhar, tani i jap me raste. Mishin e kuq nuk e përdorim fare, kemi vite. Por konsumojmë peshk dhe pula. Ne blejmë një herë në javë peshk dhe një herë në javë pulë.

-A u keni treguar miqve dhe të njohurve për vetitë e mrekullueshme të Vitaminës C dhe çfarë mendojnë ata?

E dëgjojnë historinë e shërimit, kanë interes, por vetë nuk kanë guxim të provojnë doza të mëdha vitamine C. Një farmaciste e njohur më tha: “Të kam zili për guximin, se edhe unë e kam këtë informacion për Vitaminën C, por nuk guxova ta provoja tek i afërmi. E kam masakruar me serume”. Megjithatë, ka njerëz që kanë filluar ta përdorin vitaminën C dhe që na thonë që “në shtëpinë tonë nuk pihet asnjë lloj ilaçi, vetëm Vitaminë C”. Vitamina C është bërë Perëndi për burrin tim, për shtëpinë tonë dhe do të bëhet për shumë njerëz.

Intervistuan Denisa Kona/ Irfan Gjeçi

 

Me Vitaminën C shërova bajamet e vajzës

Para 3 javëve e kam shëruar vajzën nga bajamet me Vitaminë C. I kishte të infektuara, sa nuk rrinte dot në këmbë. Ajo donte të merrte antibiotikë, por e ndalova. I thashë: “Në asnjë mënyrë antibiotikë. Ne kemi vitaminën C.” Ditën e parë i kam dhënë 4 herë në ditë nga 5 gramë, gjithsej 20 gramë. Ditët e tjera i kam dhënë 3 herë në ditë, pra 15 gramë vitamin C në ditë. Brenda 5 ditëve u shërua, por përmirësimi nisi që pas 24 orëve.

 

Letra online e qytetares A.A

A.A. “Përshëndetje Gazeta “Molla e Shëndetit”. Ju përgëzoj për informacionin që na servirni. Asyeja që ju shkruaj është se di një rast konkret, që pati goxha përmirësim nga shkrimet tuaja, ndaj u drejtova tek ju. Është një i njohur me diagnozën insuficiencë kardiake grada IV. Për rastin në fjalë, doktorët nuk i dhanë asnjë fije shprese,“merreni në shtëpi, na lironi vendin”, u thanë familjarëve. I njohuri pasi doli nga spitali, mori kurat e botuara tek Molla e Shëndetit dhe tani është shumë mirë, pa mjekim mbajtës….

Unë vetë kam një familjar në gjendje të rëndë kardiake. Ditët e fundit ka pasur kollë dhe në disa raste pështyn gjak, është e zbehtë dhe ka nxirje të thonjve. Mund të më dërgoni disa nga artikujt e mëparshëm, se nuk i kam të gjithë numrat e gazetës, se me çfarë mund ta ndihmojë ajo punën e zemrës së saj. Duke pasur besim tek ju, ju falenderoj nga zemra.

(Shpjegimi i mëvonshëm): “Familjarja ka hipertension atrial esencial dhe një diagnozë tjetër, që nuk lexohej qartë te fletëdalja”.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *