Kjo është terapia e pastrimit të arterosklerozës, e patentuar nga nobelisti, Linus Pauling
Një nga 20 shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, i renditur me Galileon dhe Njutonin, i ka dhënë botës mjekësore një nga zbulimet më të mëdha, që fle në heshtje…
Denisa Kona
Mbi dhjetë vjet më parë, dy-herë laureati i çmimit ‘Nobel’, Dr. Linus Pauling dhe bashkëpunëtori i tij, Dr. Matthias Rath mbrojtën dhe botuan tezën për rrënjët, trajtimin dhe shërimin e të gjitha formave të sëmundjeve kardiovaskulare (CVD), duke përfshirë dëmtimet kongjestive të zemrës, sëmundjet e zemrës dhe infarktin. Sot, problemet kardiovaskulare shëndetësore së bashku përbëjnë gjysmën e të gjitha shkaqeve të vdekjeve në botë. Teoria e Pauling është nga më të mëdhatë në shkencën moderne, por është injoruar pothuajse tërësisht. Shumica e mjekëve dhe praktikuesve të tjerë mjekësorë nuk kanë dëgjuar ende, edhe pse Dr. Pauling është renditur nga ‘British Journal of Science’ në listën e 20 shkencëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, dhe nga shekulli i tij, ai krahas Ajshtajnit. Pauling ishte babai i kimisë moderne, ai unifikoi fushat e mekanikës kuantike dhe kimisë për të zbuluar të kuptuarit tonë modern të lidhjes kimike dhe sintezën e komponimeve molekulare. Puna e tij e hershme ka kontribuar në masë të madhe në gjenetikë, në të kuptuarit e strukturës së spirales së dyfishtë të ADN-së. Pauling paralajmëroi pasojat e ardhshme në formën e sëmundjeve gjenetike, kancerit dhe problemeve të tjera të shumta të rënda shëndetësore.
Pauling ishte tridhjetë vjet përpara epokës së tij dhe mendimi i tij i parapriu epokës moderne të mjekësisë alternative, me futjen e konceptit të mjekësisë ortomolekulare (terapia me doza të mëdha vitamine). Mjekësia Ortomolekulare përshkruan praktikën e parandalimit dhe trajtimit të sëmundjes, duke i ofruar trupit sasi optimale të substancave, të cilat janë të natyrshme për të. Linus Pauling futi termin, ‘orthomolekular’ në një letër që shkroi në revistën ‘Science’ në vitin 1968. Ky dokument i parë përshkroi bazat teorike për atë që do të ishte më vonë, mjekësia plotësuese. Kur Pauling mbrojti i pari tezën e mega-dozës së vitaminës C në vitet ‘70 si një kurë për ftohjet, ai u tall nga komuniteti përgjithshëm mjekësor kur sot, miliona njerëz në mbarë botën kanë zbuluar të mirat e këshillave të Pauling. Ende një njeri i shëndetshëm dhe energjik në moshën 90-vjeçare në fillim të viteve ’90, Dr. Linus Pauling publikoi një teori të unifikuar të sëmundjeve kardiovaskulare, për zhdukjen e kësaj sëmundjeje si një shkak për vdekshmërinë e Njeriut.
Linus Pauling është një emër i mirënjohur, sidomos në mesin e njerëzve të interesuar për vitaminat dhe shtojcat ushqimore. Ai ishte një nga biokimistët kryesorë të shekullit XX. Ishte gjithashtu njeriu që mori Çmimin ‘Nobel’ në kimi në vitin 1954 si dhe një tjetër çmim “Nobel”, pas kërkesës së tij të palodhshme në botën shkencore, për dhënien fund të testimit atmosferik të armëve bërthamore në botë. Ai hartoi peticionin në vitin 1957 dhe kur e dorëzoi atë në OKB, kishte mbledhur nënshkrimet e 11021 shkencëtarëve nga e gjithë bota. Kjo fushatë çoi në një çmimin ‘Nobel’ për Pauling në vitin 1962 me hartimin e “Traktatit të Ndalimit të Provave Bërthamore”.
Më vonë në jetë ai i përqendroi energjitë e tij tërësisht në studimin e ushqyesve dhe konceptimin e mjekësisë orthomolekulare. Fjala “ortomolekular ‘ nënkupton që ai hulumtoi përqëndrimin molekular nëpërmjet plotësimit ideal me ushqyes (vitamina e aminoacide) për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes. Ai ishte fitues i çmimit ‘Nobel’ në ditët kur shkenca ruante ende disi pavarësi nga kontrolli i koorporatave dhe fjalët e tij kishin më shumë peshë sesa fjalët e penguesve të terapisë Chelation (terapia e pastrimit nga helmet e trupit, kryesisht nga metalet e rënda). Pauling kishte lindur në vitin 1901, pra, ishte 93 vjeç kur vdiq në vitin 1994. Ai punoi deri në ditën e fundit të jetës në tryezën e tij.
Letra e shkencëtarit
“Terapia ime eliminon bajpas-in”
Në korrik 1988 Linus Pauling shkroi: “Për më shumë se njëzet vjet, i kam kushtuar shumicën e kohës sime kërkimit dhe edukimit në fushën e të ushqyerit dhe të mjekësisë parandaluese. Unë kam shkruar dhe ligjëruar gjerësisht për masat e thjeshta, të sigurta dhe të lira për të përmirësuar gjatësinë dhe cilësinë e jetës. Në librin tim të fundit “Si të jetojmë më gjatë dhe të ndjehemi më mirë”, unë kam përshtatur Terapinë EDTA Chelation me pikëpamjet e mia mbi kujdesin shëndetësor. Kjo terapi është shumë më e sigurt dhe shumë më pak e shtrenjtë se trajtimet kirurgjikale për arterosklerozën. Mjekët që i përmbahen protokollit për administrimin e sigurt dhe efektiv të EDTA, siç është miratuar dhe shpallur nga Kolegji Amerikan i Përparimit të Mjekësisë, do të gjejnë rezultatet e tyre në programin Chelation. Ky program thekson mjekimin me ushqimin e përmirësuar dhe plotësimin me vitamina. Terapia EDTA Chelation ka kuptim për mua si një kimist. Ajo ka një bazë racionale shkencore. Kështu, jonet metalike luajnë rol të rëndësishëm në formimin e pllakës arterosklerotike. Terapia EDTA i heq ato me siguri të lartë dhe pa kirurgji. Terapia EDTA ndihmon në zvogëlimin dhe parandalimin e pllakave arterosklerotike, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në zemër dhe organe të tjera. Prova shkencore tregon se një kurs i terapisë Chelation EDTA mund të eliminojë nevojën për bajpas. Ngacmimi i që i bëhet teorisë nga një pjesë e mjekëve, nga agjencitë qeveritare dhe shoqëritë mjekësore konservatore, buron kryesisht nga injoranca e literaturës shkencore dhe nga paragjykimi profesional.”
Patenta për kurimin e sëmundjeve kardiovaskulare
Teoria e Pauling dhe mikut të tij, Raths ishte aq bindëse në argumenta shkencore dhe aq demonstruese në prova, saqë në vitin 1994 kjo teori mori patentën në SHBA për kurimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Terapia pa recetë është njohur sot si ‘Terapia Pauling’. Efikasiteti i terapisë Pauling është provuar gjerësisht në mijëra pacientë kardiovaskularë. Në protokollet zemrës, përdorimi i terapisë në doza të ulëta përdoret për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare dhe në doza më të larta, për të pastruar enët e gjakut nga pllakat arteriale. Zemra e pacientit nuk do të ketë nevojë për angioplasti dhe sipas Pauling, kjo është arritur duke u marrë drejtpërdrejt me shkaqet rrënjësore të sëmundjeve kardiovaskulare. Pothuajse pa përjashtim, pacientët përjetojnë shërim të shpejtë.
Dozat e Terapisë Pauling
3 gramë për parandalim dhe 6 gramë për kurim
Terapia Pauling apo terapia me Vitaminë C siç njihet, synon të largojë pllakat sklerotike nga arteriet. Efektiviteti shtohet, kur kjo vitaminë merret bashkë me një Amino-acid të njohur si Lysine, i cili bashkohet me molekulat e pllakave dhe i zbërthen ato. Shkëncëtari Pauling rekomandoi njerëzit te marrin si suplement këtë vitaminë, pasi trupi nuk e prodhon vetë si dhe ta mbështesin me dietë. Ka lloje të ndryshme të vitaminës C, por ai rekomandon Acidin Askorbik. Ai rekomandoi që nëse jeni në përgjithësi i aftë me shëndet, por doni të jeni pro-aktiv në mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe të jetoni pa sëmundje zemre, duhet të merrni të paktën 3 gramë Vitaminë C dhe Lysine në ditë, e marrë në doza të ndara. Ju lutem vini re! Kjo është 3 gramë dhe jo 3 miligramë (1 gram = 1000 miligramë). Shumë njerëz hutohen kur dëgjojnë një dozë të tillë. Por ka dëshmi të forta për të pohuar se me këtë nivel të marrjes ditore, Vitamina C do të ndihmojë për të mbajtur fuqinë e arterieve dhe gjithashtu për të parandaluar ndërtimin e kolesterolit të keq në faqet e arterieve. Nëse të gjithë do të ndjekin udhëzimet e tij, atëherë ndoshta sëmundjet e zemrës do të bëhen një gjë e së kaluarës, po ashtu, dhe sëmundje të tjera kronike.
Nëse jeni të diagnostikuar me sëmundje zemre…
Nëse ju keni qenë të diagnostikuar me sëmundje të zemrës, atëherë padyshim që duhet të merrni më shumë Vitamina C dhe lysine. Si një pikë referimi, Linus Pauling këshillon dozën midis 6 gramë-18 gramë Vitaminë C dhe 6 gramë Lysine. Kjo duhet të ndiqet për të paktën 6 muaj, para se të ktheheni në programin e mirëmbajtjes me 3000 mg ditor. Gjysmëjeta e Vitaminës C është 30 minuta, kështu që doza duhet të ndahet gjatë gjithë ditës, për të prodhuar përqendrime më të larta të vazhdueshme të saj në gjak. Vitamina C gjithashtu mund të merret nga zorra e trashë. Doza është ajo që toleron zorra, aq sa nuk shkakton diarre. Vazhdoni për një javë për të mësuar zorrën me këtë dozë dhe rriteni dozën kur përjetoni lirshmëri të zorrëve.
Shtimi i Proline në terapinë Pauling
Linus Pauling dhe Matthias Rath e avancuan terapinë me Vitaminë C duke shtuar aminoacidin Lysine vazhduan me aminoacidin Proline. Ata arritën pas kësaj rezultate edhe më të mira. Një trup i shëndetshëm e prodhon Prolinën vet, por me moshën, prodhimi i aminoacidit bie, kështu që është e vështirë për të provuar se sa shumë na mungon pasi secili nga ne është i ndryshëm. Mathias Rath rekomandoi 250mg-2 gramë në ditë për shumicën e njerëzve.