Babai i Vitaminës C, Linus Pauling: “Sa më shpejt ta filloni, aq më shumë rriten shanset e shpëtimit ”
“Vitamina C është një nga substancat më sigurta që ka natyra. Kjo nuk ka të krahasuar me toksicitetin e kripës ose të sheqerit. Askush nuk e di që të ketë një dozë vdekjeprurëse të vitaminës C. Doza që shkakton vrasjen është ½ kg vitaminë C për një njeri 70 kilogramë, pra e pamundur!”
Intervista e shkencëtarit amerikan i cili beson se natyra ka një substancë fatlume për të shpëtuar botën nga vuajtjet, vijon. Pas shpjegimit të efektit të vitaminës C mbi zemrën, ftohjet dhe sëmundjet infektive në tërësi, zbulimi pasues i Pauling ishte se Vitamina C ka fuqinë të shkatërrojë kancerin, madje disa herë edhe në fazën e pashpresë…
-Ju ndani të njëjtin mendim me Dr. Irwin Stone, se raca njerëzore vuan nga “hipo-askorbemia”, domethënë mangësia në Vitaminë C. Pra, 45 gr. vitaminë C në ditë, nuk mjafton për të mbajtur një të rritur të shëndetshëm? Kjo është ajo që po thoni?
Kjo është e saktë. Çfarë mjekët dhe dietologët e quajnë “normale për shëndet të mirë”, unë do ta quaja “të varfër për shëndet të mirë “. Ka dëshmi se disa njerëz janë të shëndetshëm dhe nuk i prek gripi, ftohjet e kështu me radhë, edhe nëse marrin vetëm 250 mg vitaminë C në ditë. Njerëz të tjerë të kërkojë sasi të mëdha, deri në 5 gramë çdo ditë të vitit ose më shumë.
-Sa vitaminë C mund të merrni ju çdo ditë?
Unë kam marrë 10 gramë në ditë.
-Dhjetë gramë! Kjo tingëllon si një sasi e tmerrshme. A nuk e nxjerr trupi vitaminën C të tepërt?
Nëse ju merrni më shumë se 150-200 miligramë vitaminë në ditë, një sasi e saj del jashtë në urinë brenda disa orëve, por kjo nuk është 100%. Në fakt, në qoftë se ju merrni një sasi të madhe të vitaminës C, vetëm 38% e acidit Askorbik kaloni nga gjaku në urinë, ndërsa pjesa tjetër, 62% mbetet në trup. Ideja se vitamina C shtesë largohet me urinën është një keqkuptim, që është përsëritur mjaft shpesh nga “autoritetet” ushqyese.
-Disa vitamina si Vitamina D, për shembull, janë toksike nëse merren në doza të mëdha. A nuk është kjo e vërtetë dhe për acidin Askorbik, Vitaminën C?
Jo, kjo nuk është e vërtetë për acidin askorbik. Vitamina C është një nga substancat më sigurta që ka natyra. Kjo nuk ka të krahasuar me toksicitetin e kripës ose të sheqerit. Askush nuk e di që të ketë një dozë vdekjeprurëse të vitaminës C. Eksperimenti është bërë me minjtë dhe doza që shkakton vrasjen e tyre i korrespondon gjysmë kile vitaminë C për një njeri 70 kilogramë. Pra, një sasi e tillë e jashtëzakonshme dhe krejtësisht e pamundur që të merret në ditë nga një i rritur. Shumë njerëz kanë marrë sasi të Vitaminës C deri në 100 gramë nga goja ose me injeksion për sëmundje të rrezikshme dhe pa asnjë efekt anësor.
-A mund të na e sillni krahasimin e vitaminës C, me ilaçet?
Ndryshe nga Vitamina C, ilaçet janë mjaft toksike. Aspirina e zakonshme, për shembull – një nga barnat më pak toksike pa recetë, është vdekjeprurëse në doza prej 20-30 gramë në ditë. Një sasi e vetme e dozës 5 gramë Acetaminophen – përbërës aktiv në shumicën e ilaçeve për dhimbje, mund të shkaktojë vdekjen nga dështimi i frymëmarrjes. Dextromethorphan – i cili është i pranishëm në shumë prej ilaçeve për kollën që reklamohen në TV, mund të jetë fatal në doza prej më pak se një gram. Ndërsa Belladonna pilulë që jepet pa recetë për gjumin, mund të jetë fatale për fëmijët në doza të ulëta si 10 miligramë.
-Disa njerëz kanë shprehur frikën se sasia e madhe e Vitaminës C mund të çojë në formimin e gurëve në veshka. Është e justifikuar kjo frikë?
Acidi Askorbik nuk ka pothuajse asgjë të bëjë me gurët në veshka. Ka disa lloje të gurëve në veshka. Lloji më i zakonshëm -fosfat dhe karbonat priren të formohen në një urinë alkaline dhe ju mund t’i shkatërroni ato, thjesht duke e bërë urinën tuaj më acide. Kjo është e lehtë: Të gjithë ju duhet të merrni vitaminë C dhe do të keni urinë më acide. Pastaj ka edhe lloje më të rralla të gurëve në veshka si cystine dhe urate, që kanë tendencë për t’u formuar në urinën acide. Nëse ju jeni të prirur të keni këto lloje gurësh, duhet sërish të merrni vitaminë C ose ta merrni së bashku me një alkalizues, që të mbajë urinën më alkaline. Natyrisht, pak njerëz e dinë paraprakisht se cilat lloje të gurëve ata janë të prirur për të formuar. Por nëse e dinë, mund të mbrohen dhe prapë mund të marrin sasinë e duhur të vitaminës C. Kështu që siç e shikoni, vitamina C pothuajse nuk ka asgjë të bëjë me gurët në veshka. Kjo është çoroditje për të trembur njerëzit dhe për t’i mbajtur larg nga vitamina C.
-A besoni të jetë e mundur me ndihmën e vitaminës C për të çrrënjosur plotësisht ftohjet?
E pra unë mendoj se do të jetë e mundur. Sigurisht, ajo mund të marrë një kohë shumë të gjatë, sepse viruset përhapen nga një pjesë e botës në pjesë të tjera nga udhëtarët dhe ndoshta në shumë pjesë të botës do të duhet kohë të shtrihet sasia e duhur e vitaminës C dhe të vihet në dispozicion për të gjithë. Mbani mend se përhapja e zakonshme e gripit janë teshtimat, por nëse askush përreth nuk e ka virusin e gripit, ju nuk mund të sëmureni me grip. Por nëse sasia e njerëzve rreth nesh kalojnë grip, atëherë pothuajse është e sigurt që do të marrësh një të të tillë, më shpejt ose më vonë. Pra, mbrojtja e përgjithshme mbron më mirë secilin veç e veç. Por edhe në qoftë se ka viruse të ftohjes përreth jush, mund të mbroni veten nga ftohja, nëse merrni sasinë e drejtë të vitaminës C.
-Më falni, ju nuk keni marrë ndonjëherë ndonjë të ftohtë?
Një herë në vit ndjej sikur po më afron gripi, por sa më shpejt që marr vitaminën C, aq më shpejt kjo gjë kalon. Ka ndodhur që kam marrë më shumë se 40 gramë acid askorbik në një ditë, kur kam ndjerë se gripi po më sulmon dhe do më vërë poshtë. Një pikë e rëndësishme për të kujtuar është se vitamina C duhet të merret rregullisht, çdo ditë dhe jo duke u ndalur për një javë. Nëse jeni duke marrë doza të mëdha të vitaminës C dhe pastaj papritur ndaloni marrjen e saj, niveli i acidit askorbik në gjakun tuaj shpejt bie brenda një ose dy ditësh në një vlerë shumë të ulët dhe gjatë kësaj kohe, ju bëheni të ndjeshëm ndaj sëmundjeve infektive. Pra, është shumë e rëndësishme për të ruajtur konsumin e vitaminës C.
– A mendoni se vitamina C mbron nga sëmundje të tjera ngjitëse, përveç ftohjeve gripale?
Prova është se ajo siguron mbrojtje kundër të gjitha sëmundjeve infektive, bakteriale dhe virale. Për fruthin, shytat, pneumoninë, meningjitin, linë e dhenve, hepatitin, etj ka raporte të botuara që flasin për efektivitetin e acidit askorbik në parandalimin dhe trajtimin e tyre. Dikush mund të pyesë, se si mundet vitamina C, të mbrojë një person ndaj kaq shumë sëmundjeve. Unë mendoj se ndoshta e bën këtë në masë të madhe, duke rritur efektshmërinë e mekanizmave natyrore mbrojtëse të trupit. Ka shumë dëshmi për këtë. Një nga studimet më interesante është kryer nga RH Yonemoto, BP Kretien dhe T.F. Fehniger në Institutin Kombëtar të Kancerit. Këta punëtorë zbuluan se njerëzit që kishin marrë 5 gramë vitaminë C në ditë për tre ditë, treguan dyfishim në prodhimin e limfociteve. Ky është një vëzhgim i rëndësishëm, sepse limfocitet mund të quhen “policët” e trupit. Ata sulmojnë pushtuesit dhe shkatërrojnë qelizat e huaja. Gjithashtu sulmojnë dhe shkatërrojnë qelizat e kancerit. Ndryshimet që ndodhin në një qelizë normale të trupit kur ai sëmuret, përfshijnë ndryshime të caktuara të sipërfaqes së jashtme të qelizës, në mënyrë që qelizat e kancerit identifikohen prej limfociteve si ‘qeliza të parregullta’.
-A do të thotë kjo, atëherë, se vitamina C mund të mbrojë një person nga kanceri?
Disa studime epidemiologjike kanë treguar një korrelacion të caktuar ndërmjet marrjes së vitaminës C dhe kancerit. Njerëzit të cilët kanë një konsum të lartë të vitaminës C, kanë një incidencë shumë më të vogël për t’u prekur nga kanceri, sesa ata persona që kanë një konsum të ulët të përditshëm të vitaminës C. Një konsum i ulët, në këtë rast konsiderohet norma 45 miligramë në ditë. Ewan Cameron, një kirurg në Skoci dhe unë kemi bërë disa hulumtime mbi kancerin, madje edhe një vëzhgim mjekësor mbi veten tonë gjatë gjashtë viteve të fundit apo më shumë. Ne shkruam pas kësaj një artikull me subjekt “Vitamina C dhe kanceri”.
Kujdes në zgjedhjen e Vitaminës C!
Dr. Linus Pauling ka rekomanduar doza të larta të Vitaminës C për shëndetin optimal, por jo çdo lloj vitamine C. Ai bën fjalë për llojin e vitaminës C që është acidi Askorbik i pastër, pa shtuar aditivë ose preservantë, pra pa ascorbate natriumi, pa ascorbate kalcium, pa ascorbate magnez apo tjetër mineral. Është e nevojshme të merret vetëm kjo lloj Vitamine, për shkak se përbërësit e tjerë, që në doza të vogla janë jotosikë, kur jeni duke u përpjekur të merrni doza të larta ditore të Vitaminës C, shtohen edhe dozat e këtyre përbërësve, që vënë në rrezik shëndetin, pasi ata janë toksikë në sasi të mëdha.
Instituti Linus Pauling vazhdon kërkimet për plakjen dhe kancerin
“Çfarë lloj pune bëjnë shkencëtarët në ‘Institutin Linus Pauling’ momentalisht?” Kësaj pyetjeje Linus Pauling i përgjigjet: “Ne kemi bërë punë për të përmirësuar metodat e analizës së lëngjeve të trupit, si një mjet për diagnostikimin e sëmundjes. Pjesa tjetër e punës është në fushën e kancerit dhe plakjes. Ne kemi disa studime interesante, por jemi kufizuar megjithatë, nga fakti se ne nuk kemi shumë para.”
Provuam të shpëtonim pacientët, në fazën e fundit të kancerit
Shkencëtari Linus Pauling tregon për eksperimentin në një spital të Skocisë, ku pacientët e quajtur “të pashpresë” u trajtuan me 100 gramë Vitaminë C
“13 persona nga 100 të sëmurët në fazën terminale të kancerit, që morën vitaminë C, janë ende gjallë. Pasi ata ishin shpallur “pa shpresë”, mbijetesa e tyre është goxha e shquar, ndërkohë që nga grupi prej 1000 pacientësh, edhe pse ishte grup shumë i madh, nuk shpëtoi askush…”
-Ju jeni duke iu referuar një artikulli publikuar në tetor 1976, nga Akademia Kombëtare e Shkencave. Kështu?
Po. Në këtë artikull, ne krahasuam kohët e mbijetesës së dy grupeve të pacientëve me kancer terminal (në fazën e fundit) , gjendja e të cilëve është cilësuar “e pashpresë”. Një grup prej 100 pacientësh iu dha vitaminë C 10 gramë në ditë për person, ndërsa grupit tjetër i përbërë nga 1000 pacientë, edhe këta me kancer terminal, nuk morën Vitaminë C. Më lejoni të theksoj se grupi prej 1000 pacientësh të cilët nuk morën vitaminë C, kishte në përbërje nga 10 pacientë me të njëjtën moshë dhe gjini dhe me kancer të njëjtë, me secilin person në grupin prej 100 pacientësh. Pra, u krahasuan raste krejt të ngjashme. Ajo që kemi vërejtur është se pacientët që morën vitaminë C jetuan mesatarisht 4.2 herë më shumë se ata që nuk morën Vitaminë C. Koha mesatare e mbijetesës për pacientët që nuk morën Vitaminë C ishte vetëm 50 ditë, nga moment kur ishin deklaruar ‘pa kthim’. Ndërsa grupi i pacientëve që mori vitaminë C i mbijetoi me një mesatare prej më shumë se 210 ditësh.
-A është ndonjëri prej njerëzve të cilët ishin të përfshirë me këtë studim, ende gjallë?
Oh yes! 13 persona nga 100 të sëmurët në fazën e fundit “terminale” të kancerit dhe që morën vitaminë C, janë ende gjallë. Pasi ata ishin shpallur “pa shpresë”, mbijetesa e tyre është goxha e shquar, ndërkohë që nga grupi prej 1000 pacientësh, edhe pse ishte grup shumë më i madh, nuk shpëtoi askush.
-Ky është një vështrim i fuqishëm mbresëlënës…
Po. Sot, të gjithë pacientët me kancer, të cilët vijnë në Leven, Spitalin e Skocisë ku u bë studimi, marrin 10 gramë vitaminë C në ditë. Një nga pacientët me kanceri terminal (faza e pashpresë e sëmundjes), në këtë studim meritoi vëmendje të veçantë. Ky njeri kur erdhi në spital, iu dha 10 gr. vitaminë C në ditë dhe pasi iu përgjigj trajtimit pozitivisht dhe pati kthesë, mjeku i tij vendosi pas gjashtë muajsh për t’ia hequr vitaminën C. Brenda një muaji, kanceri në mushkërinë e pacientit u kthye. Mjeku i dha përsëri 10 gr. në ditë, por nuk iu përgjigj në këtë kohë terapisë, kështu që dozën e përditshme e rriti në 20 gramë. Brenda një muaji, kanceri kishte ikur përsëri dhe ashtu si shokët, ai i ishte kthyer punës. Ai është ende i gjallë. Dy vjet më pas, duke punuar si shofer kamioni, është ndoshta më mirë se zakonisht me shëndet. Dhe ai vazhdon të marrë 12.5 gramë vitaminë C në ditë.
-A mendoni se numri i të shpëtuarve nga kanceri, në grupin prej 100 pacientësh do të kishte qenë më shumë se 13, nëse grupi do të kishte marrë, të themi, 20 gr. vitaminë C në ditë, në vend të 10 gramëve?
Unë mendoj se me siguri do të kishin qenë më shumë se 13 persona, po të ishin dhënë doza më të mëdha të vitaminës C. Pastaj, në qoftë se këta pacientë do të kishin filluar të merrnin vitaminë C në një stad më të hershëm të sëmundjes së tyre, para se të ishin shpallur “pa shpresë”, unë mendoj se do të kishin pasur një shans shumë më të madh për të shpëtuar. Natyrisht, duhet të ketë më shumë studime për dozimin veprues të vitaminës C në raste të tilla. Studime të dozimit janë bërë gjithë kohës, por për medikamente kimioterapeutike sintetike, të tilla si 5-fluorouracil dhe methotrexate. Një pjesë e madhe e hulumtimit është bërë me këto droga, për të gjetur dozimin që është pak më pak, sesa doza që do të vriste pacientin për shkak të toksicitetit ekstrem. Por me vitaminën C, ju mund të merrni 50 gramë ditë pas dite, pa rrezik. Kështu që kjo vitaminë, nga personat me kancer “të pashpresë”, duhet marrë në sasi shumë më të mëdha sesa kemi përdorur në studimin tonë.
-Si mendoni ju, studiuesit e shumtë mjekësorë, pse nuk e kanë trajtuar këtë problem tashmë?
E pra unë nuk e kuptoj pse. Unë u përpoqa pranë Institutit Kombëtar të Kancerit për të kryer një studim, por ata refuzuan, me argumentin se nuk mund të pranonin studimin në njerëz dhe më thanë: “Pse nuk aplikoni për një grant, për të kryer kërkime në kafshë?” Kështu që unë aplikova, punova për muaj të tërë për të plotësuar formularët e aplikimit dhe në fund i dërgova ato. Por kërkesa ime u hodh poshtë. Çdo vit unë kam aplikuar. Unë kam aplikuar pesë herë dhe tani prapë më është hedhur poshtë. Kjo është qesharake. Dikush në Institutin Kombëtar të Kancerit i cili ka në dorë për të ndarë disa milionë dollarë, vendos t’i ndajë ato me disa njerëz, të cilët do të studiojnë vetitë anti-kancer të raportit të përzierjes 2:1 të drogave 5-fluorouracil dhe methotrexate. E pra, kjo tashmë është studiuar, raporti dhe substancat janë studiuar dhe të gjithë mjekët në vend janë duke përdorur këto barna anti-kancer. Natyrisht, kjo shpërndarje e fondeve në këtë mënyrë, nuk ka të ngjarë t’i futë në telashe. Por në qoftë se unë të vij dhe them se unë dua të holla për të bërë disa hetime mbi vitaminën C, kjo duket si një mënyrë e dobët e përdorimit të fondeve nga Senatori Proxmire. Në fakt, është Instituti Kombëtar i Kancerit ai që ka të drejtë të vendosë se kush e përfiton fondin. Por ata vetëm duan bast mbi gjëra të sigurta. Dhe, natyrisht, për aq kohë sa bëjnë këtë, ata kurrë nuk do të bëjnë ndonjë zbulim vërtet të rëndësishëm.
-Sipas jush, vitamina C duket të jetë e fuqishme kundër një spektri të sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe sëmundjeve infektive, që janë përkatësisht shkaku i parë, i dytë dhe i katërt kryesor i vdekjeve në Amerikë. Kjo do të thotë se me sasinë e duhur të vitaminës C çdo ditë, njerëzit do të jetojnë më gjatë?
Unë kam arritur në përfundimin se gëlltitja e rregullt e sasive të vitaminës C, do të sjellë një reduktim 75% në normën e vdekjes në moshë specifike. Çdo faktor që përgjysmon normën e vdekjeve në një moshë specifike, korrespondon me një rritje tetë-vjet të jetëgjatësisë, kjo është treguar nga anglezi, Gumpertz, 150 vjet më parë. Tani, në qoftë se ju mund të shkurtoni normën e vdekjes duke marrë vitaminë C (mosha specifike është 25% e asaj pjese jete që ju ka mbetur), ju do të keni rritur jetëgjatësinë tuaj me 16 vjet. Kjo është vetëm falë vitaminës C. Unë jam i sigurt se në qoftë se njerëzit do të përdorin masa të tjera shëndetësore, ata mund të jetojnë edhe 25 vjet më shumë.
-Ju jeni duke folur për një shtesë jete, që njerëzit të jetojnë nga 95 apo 100 vjeç. Disa njerëz mund të pyesin se a do të ishte e dëshirueshme për të jetuar një shtesë 20 apo 25 vjet. Ato vite shtesë të jetës, a do të ishin të lumtura sipas mendimit tuaj, apo diçka më pak se të kënaqshme?
Unë mendoj se ato do të jenë vite të mirëqenies, jo përkeqësimit. Procesi i plakjes nuk është kuptuar mirë, por ajo që unë vë re, është se kur njerëzit arrijnë të jetojnë në vitet e 90-ta të tyre, vdekja zakonisht sjell një sasi të vogël të vuajtjes, sesa kur njerëzit vdesin në një moshë të hershme. Shumë shpesh, këta njerëz të moshuar duket të jenë me shëndet mjaft të mirë dhe pastaj ata thjesht vdesin në gjumin e tyre, ndërsa të rinjtë – personat në të 40-50-at e tyre janë më të prirur për kancer dhe përjetojnë një apo dy vite mjerim, bëhen dhe më keq nga drogat anti-kancer para se të vdesin. Nga ana tjetër, unë mendoj si do të jenë 25 vitet e ardhshme në historinë e botës…
‘Procesi i plakjes nuk është kuptuar mirë, por ajo që unë vë re, është se kur njerëzit arrijnë të jetojnë në vitet e 90-ta të tyre, vdekja zakonisht sjell një sasi të vogël të vuajtjes, sesa kur njerëzit vdesin në një moshë të hershme. Shumë shpesh, këta njerëz të moshuar duket të jenë me shëndet mjaft të mirë dhe pastaj ata thjesht vdesin në gjumin e tyre’
Parashikimi i shkencëtarit
‘Në 25-50 vitet e ardhshme, bota do të arrijë vuajtjet maksimale’
“Në një leksion në takimin e 100-vjetorit të Shoqërisë Kimike Amerikane, unë thashë se do të ketë një katastrofë në 25-50 vitet e ardhshme, që mund të shkatërrojë racën njerëzore. Unë mendoj se problemi më i madh që ndesh bota sot është shtimi i popullatës, problemi i urisë. Bota mund të shohë uri në masë në dekadat e ardhshme, për shkak të dështimit të qeverive dhe liderëve. Bota duhet të shpëtojë nga militarizimi që po e shteron ekonominë. Paul Ehrlich ka theksuar se katastrofa mund të marrë shumë forma: humbja e plotë e peshkimit ose ndryshimet e rënda të motit me pasoja mbi të lashtat ose shkatërrimi i shpejtë i shtresës së ozonit. Nga vëzhgimi im mbi proceset vendimmarrëse të qeverive, kam arritur në përfundimin se në shekullin e ardhshëm, bota do të arrijë vuajtjet maksimale. Pasi të kenë kaluar 100 vjet nga tani që flas, shpresoj të jenë zgjidhur këto probleme. Dhe vetëm atëherë ne mund të kemi një botë në të cilën çdo qenie njerëzore do të ketë mundësinë për të udhë hequr një jetë të shëndetshme, të gjatë dhe të pëlqyesheme. Kjo është ajo që unë shpresoj.”