GJIGANDI I PSIKIATRISË:  Pse gabojnë psikiatrit, që përbuzin terapitë ushqyese?

Terapia ushqyese mund të jetë shumë e fuqishme dhe mund të shmangë efektet anësore, pasi nuk nevojiten molekula të huaja për trupin. Kjo qasje terapeutike mund të eliminojë përfundimisht nevojën për shumicën e barnave psikiatrike

Dr. William Walsh ndan si dhe çfarë mund të bëjmë sot për të ndikuar automatikisht mbi autizmin dhe shëndetin mendor. Ai diskuton gjetjet e hulumtimeve të tij 30+ vjeçare, të epigjenetikës dhe rolit të metilimit në çrregullimet e trurit si autizmi, skizofrenia, çrregullimi bipolar, kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Epigjenetika është studimi në fushën e gjenetikës, që tregon se si faktorë të jashtëm (mjedisorë) tejkalojnë gjenet dhe ndikojnë se si qelizat i lexojnë gjenet. Dr. Walsh diskuton se si toksinat, plumbi dhe drogat mund të shkaktojnë mosfunksionim epigjenetik në një grua shtatzënë, duke çuar në çrregullime si autizmi. Pas lindjes, faktorët e mjedisit mund të krijojnë të njëjtinepigjenetik. Bilanci i niveleve të metilimit përmes terapisë së ushqyesve e ndryshon këtë situatë. 

     

 

 

Nga Prof. William J. Walsh

Secili prej nesh ka faktorë të lindur biokimikë, që ndikojnë në personalitetin, sjelljen, shëndetin mendor, funksionin imunitar, tendencat alergjike etj. Shkencëtarët na thonë se numri i kombinimeve të ndryshme gjenetike të mundshme në një fëmijë nga dy prindërit e njëjtë tejkalon 42 milionë. Është interesante të theksohet, se ne nuk kemi një kombinim të karakteristikave nga prindërit tanë, por në vend të kësaj kemi një koleksion të larmishëm karakteristikash nga shumë paraardhës në të dyja anët e familjes. Përveç binjakëve identikë, çdo qenie njerëzore ka biokimi unike, që rezulton në nevoja krejtësisht të ndryshme ushqyese. Shekspiri ishte i saktë kur shkroi “Mishi që është ushqim për një njeri, është helm për një tjetër”. Për shembull, disa prej nesh janë të përshtatshëm gjenetikisht për një dietë me bazë bimore dhe të tjerët nuk janë. Disa persona mund të plotësojnë nevojat e tyre ushqyese vetëm nga dieta dhe të tjerët duhet të kenë shtesa ushqyese për të kapërcyer shmangiet gjenetike. Me gjithë dallimet gjenetike në mënyrën se si organet tona përpunojnë ushqimet, shumica prej nesh janë mjaft të mangët në lëndë ushqyese të caktuara dhe mbingarkohen në disa lëndë të tjera. Edhe me një dietë ideale, shumica prej nesh kanë nivele  nivele shumë të ulëta të mjaft lëndëve ushqyese, (që janë disa herë më pak se RDA-rekomandimi zyrtar) për të arritur një ekuilibër të shëndetshëm. Sakaq, ushqyesit në mbingarkesë duhet të shmangen me kujdes në shtesat e vitaminave, sepse mund të zhvillohen probleme të rënda. Pas studimit të biokimisë së 10000 personave, kemi mësuar se dëmi më i madh zakonisht shkaktohet nga ushqyesit që ruhen në sasi të tepërt, në vend të atyre në nivele të varfra. Ushqyesit më të zakonshëm në mbingarkesë përfshijnë bakër, hekur, acid folik, kalcium, metioninë, mangan, kolinë dhe acide yndyrore omega-6. Natyrisht, po këta ushqyes mund të jenë në mangësi në disa persona të tjerë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të shqetësuar nga prodhuesit e shtesave, që përpiqen të zhvillojnë kombinimin ideal të vitaminave, mineraleve dhe aminoacideve për popullatën e përgjithshme. Kjo është pak si përpjekja për të përcaktuar madhësinë ideale të këpucëve për popullatën. Secili prej nesh duhet të shtrojë pyetjen: “Kush jam unë me ushqim?” Përgjigjja pas kësaj pyetjeje është e rëndësishme për të gjithë, por veçanërisht kritike për personat me probleme të shëndetit mendor.

Neurotransmetuesit bëhen nga ushqimi, jo nga drogat

Ndërsa hyjmë në mijëvjeçarin e ri, komunitetet mjekësore dhe shkencore bien dakord mbi ndikimin e jashtëzakonshëm të neurotransmetuesve në çrregullimet e sjelljes, ADHD, depresion dhe skizofreni. Shëndeti ynë mendor varet nga sasia e duhur e këtyre kimikateve të trurit. Disa psikiatër shprehin përbuzjen e tyre për terapitë ushqyese, duke pretenduar se janë shumë të dobëta për të pasur ndonjë potencë të vërtetë klinike. Ata shpesh thonë: “Ju keni nevojë për droga për të kryer punën për një gjendje serioze si depresioni”. Përgjigja ime e preferuar fillon duke pyetur: “Nga vijnë neurotransmetuesit tanë?”

Truri është një fabrikë kimike, që prodhon serotoninë, dopaminë, norepinefrinë dhe kimikate të tjera të trurit 24 orë në ditë. E vetmja lëndë e parë për këto sintetizime është lënda ushqyese, përkatësisht aminoacidet, vitaminat, mineralet etj. Nëse truri merr sasi të pahijshme të këtyre lëndëve ushqyese si blloqe ndërtimi, mund të presim probleme serioze me neurotransmetuesit. Psh, disa pacientë me depresion kanë një çrregullim gjenetik pyrrol, që i bën të varfëruar në vitaminë B-6. Këta individë nuk mund të krijojnë në mënyrë efikase serotoninë, pasi B-6 është një kofaktor i rëndësishëm në hapin e fundit të sintezës së tij. Shumë prej këtyre personave raportojnë përfitime nga Prozac, Paxil, Zoloft ose medikamente të tjera që përmirësojnë serotoninën. Megjithatë, përfitime të ngjashme mund të arrihen duke u dhënë këtyre pacientëve sasi të mjaftueshme të B-6, së bashku me shtimin e lëndëve ushqyese.

Përparimet në shkencën epigjenetike kanë zbuluar ndikimin e fuqishëm të lëndëve ushqyese në shprehjen e gjeneve dhe kanë mundësuar trajtime të përmirësuara për çrregullime mendore. Për shembull, ne tani kuptojmë se aminoacidi metioninë dhe SAMe veprojnë si frenues i rimarrjes së serotoninës dhe folates (Vitamina B9), Niacinamida (Vitamina B3) pengon neurotransmetimin në receptorët e dopaminës. Për herë të parë ne jemi në gjendje të rregullojmë shprehjen e gjeneve të enzimave, kur është e gabuar. Shumica e problemeve të neurotransmetuesve janë me natyrë gjenetike ose epigjenetike dhe përfshin thithjen jonormale të ushqyesve, metabolizmin ose ruajtjen jo të duhur të tyre. Ndërsa neuroshkenca përparon, trajtimet biokimike për të korrigjuar kiminë e trurit do të definohen më mirë. Terapia ushqyese mund të jetë shumë e fuqishme dhe të shmangë efektet anësore, pasi nuk nevojiten molekula të huaja për trupin. Kjo qasje terapeutike mund të eliminojë përfundimisht nevojën për shumicën e barnave psikiatrike.

Ushqimet që përmirësojnë Metilimin

Përmirësimi i metilimit është i rëndësishëm për të gjithë, por është veçanërisht i rëndësishëm në sëmundjet autoimune, mendore dhe kancer. Një nga arsyet është roli i metilimit në prodhimin dhe riciklimin e glutathiones, antioksidantit mjeshtër të trupit. Glutathione neutralizon direkt radikalet e lira, zvogëlon inflamacionin dhe ndihmon në rolin e antioksidantëve të tjerë si vitamina C, E dhe acid lipoik. Glutathione përmban grupe squfuri, të cilat i bashkangjiten toksinave dhe metaleve të rënda dhe i nxjerrin nga trupi. Në një botë të përsosur, trupi juaj e bën glutathionin e vet nga aminoacidet cysteine, glycine dhe glutamine, pastaj e riciklon atë nëpërmjet metilimit duke përdorur donatorët metil si vitaminë B12, folate, betainë (tek panxhari i kuq, farat kuinoa, spinaqi) dhe ushqyes të tjerë. Në kushte normale, trupi juaj bën dhe riciklon glutathione mjaftueshëm për të trajtuar të gjitha toksinat. Sidoqoftë, nëse keni një barrë të lartë toksike në trup ose një pjesë e ciklit të metilimit është ndërprerë, ju mund ndiheni shumë të sëmurë.

Si të përmirësosh Metilimin

  1. Hani zarzavatet shëruese
  2. Të hash perime jeshile me gjethe të errëta çdo ditë ju siguron folate natyrale (një donator metil), i nevojshëm për metilim të duhur. Sigurohuni që të merrni një minimum prej dy gota të këtyre ushqimeve shëruese çdo ditë.
  3. Merrni vitamina B dhe folate
  4. Vitaminat janë donatorët metil, sidomos folate, B6, B12 dhe riboflavin. Burimet e vitaminave B përfshijnë peshk, vezë, zarzavate me gjethe të errëta, asparagus, bajame, fara luledielli dhe arra.
  5. Mbështetni metilimin me shtesa minerale
  6. Sigurohuni që të merrni sasi të mjaftueshme të magnezit dhe zinkut, të cilat mbështesin metilimin.
  7. Merrni probiotikë
  8. Probiotikët e kosit dhe lakrës turshi, plus shtesat, ndihmojnë në absorbimin e vitaminave B dhe folatit.
  9. Ulja e stresit, pijeve alkoolike, pirjes së duhanit
  10. Këta toksikë ngarkojnë mëlçinë tuaj dhe ju harxhojnë grupet metil.
  11. Hani hudhra, një ushqim epigjenetik
  12. Hudhrat funksionojnë si çelës on/of për gjenet. Ato shuajnë gjenet e këqija nëpërmjet acetilimit të histoneve, që është thelbësor për rregullimin e gjeneve.

Masat para shtatzënisë…

Kur gratë mbesin shtatzënë dhe ndalojnë pirjen e duhanit, ndalojnë marrjen e kafeinës dhe drogës dhe fillojnë të hanë më shëndetshëm … tashmë është tepër vonë! Epigjenetika ndodh në 20 ditët e para të shtatzënisë. Pra, për gratë që mendojnë se mund të mbeten shtatzënë, të fillojnë zakonet e mira dhe të shëndetshme para se të mbeten shtatzënë, për të rritur gjasat e fëmijës për të qenë i shëndetshëm.

Unë një herë u takova me një nënë të ndërgjegjshme në lidhje me shëndetin, që kishte qenë shumë e kujdesshme para dhe gjatë shtatëzanisë së saj. Ajo kishte shmangur të gjitha mbushjet e dhëmbëve me mërkur dhe burri i saj i kishte hequr të gjitha mbushjet e dhëmbëve me amalgamë 2 vjet para konceptimit. Dieta e saj ishte shembullore para dhe gjatë shtatzënisë. Ajo së bashku me burrin e saj u kujdesën të shmangin çdo faktor mjedisor të mundshëm dhe shmangën vaksinat. Megjithatë, ajo zbuloi se foshnja e saj ishte me autizëm të rëndë, menjëherë pas lindjes. Ajo ishte e habitur dhe e tronditur për këtë që ndodhi. Pas kërkimeve të saj, ajo zbuloi se kishte patur një infeksion të rëndë, gjatë muajit të 7 dhe të 8 të shtatzënisë. Kjo me sa duket ishte e mjaftueshme për të dëmtuar sistemin e metalothioninë/ glutathione të foshnjës gjatë një faze kritike për zhvillimin e trurit. Një rast shumë i dhimbshëm.

Diagnozat mendore, një gabim biokimik

Hipoteza ortomolekulare e Linus Pauling u shfaq në vitin 1968, duke deklaruar se disa forma të sëmundjeve edhe sëmundjeve mendore janë të lidhura me gabimet biokimike në trup. Terapia e vitaminës besohet të jetë një mjet për të kompensuar gabime të tilla. Qysh atëherë janë kryer mjaft studime me rezultate befasuese. Qendra Spitalore Universitaire Carémeau, Nîmes, Francë ka ndërmarrë një studim mbi “Përmirësimin e çrregullimeve të neuro-sjelljes tek fëmijët autikë, me magnez dhe vitaminë B6. Studiuesit konstatuan përmirësime me dozat 6 mg/kg peshe trupore në ditë për Magnezin dhe 0.6 mg/kg peshe trupore për Vitaminën B6. Për ilustrim, një fëmijë me peshë 10 kg është trajtuar me 60 mg magnez dhe 6 mg vitaminë B6, ndërsa një fëmijë me peshë 30 kg është trajtuar me 180 mg magnez dhe 18 mg vitaminë B6. Edhe pse këto doza janë shumë larg dozave ortomolekulare të psikiatrit të madh Dr. William Walsh, japin megjithatë një sinjal pozitiv.

 

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *