Një Intervistë me psikiatrin Prof. Abram Hoffer nga neuropsikiatrja Sheila J. Rogers
Neuropsikiatrja PhD. Sheila Rogers, themeluesja e Shoqatës Ndërkombëtare për Gjithëpërfshirjen në NeuroTerapi (CAN) tregon: Kur po zhvilloja seancat këshilluese për ACN, pyeta një redaktor mjekësor, se cilin do të më rekomandonte si ekspert për të ushqyerit. Ai menjëherë u përgjigj: “Po, sigurisht Abram Hoferin. Ai është më i miri. Por ai është edhe më i madhi”. I shkrova Dr. Hofferit dhe ndërkohë bëra një hulumtim të vogël, se kush ishte ky mjek. Shpejt mësova se ai ishte autoriteti kryesor në terapi ushqyese dhe zbulimet e tij novatore në fushën e kujdesit psikiatrik kanë qenë revolucionare. Sa më shumë lexoja, aq më shumë shpresat e mia veniteshin, se Dr. Hoffer do të gjente kohë për të shërbyer në bordin e organizatës sonë të re. Por, për kënaqësinë time, ai u pajtua me mirësjellje. Që nga ajo kohë, ai nuk ishte i disponueshëm vetëm për këshilla, por ofroi mbështetje dhe inkurajim personal, që do të thotë shumë. Dr. Hoffer vdiq në vitin 2009 dhe më mungon shumë. Ne jemi të kënaqur për të ndarë këtë intervistë me Dr Hoffer.
-Si do të përkufizonit termin ‘ortomolekular’ për lexuesit tanë?
Termi ‘ortomolekular’, i hartuar nga Dr. Linus Pauling, përshkruan një sistem trajtimi, që përdor ushqyes dhe përbërës normal të trupit në sasi optimale, si trajtimi kryesor.
-Unë e kuptoj interesimin tuaj për këtë trajtim mjekësor, që nisi më 1951, pasi ju dhe Dr. Humphrey Osmond zbuluat se doza të mëdha të vitaminës B3 mund të jenë terapeutike për skizofreninë. Cila ka qenë përgjigja nga komuniteti mjekësor konvencional?
Pasi publikuam 4 studime klinike të dyfishta mbi skizofreninë dhe vitaminën B3, përgjigja nga profesioni mjekësor ishte negativ. Ishim shumë larg para kohe. Në vitet 1950, mjekët nuk kishin marrë ndonjë trajnim mbi të ushqyerit – ata ndiqnin udhëzimet e USDA-së dhe nuk mendonin se dikush kishte nevojë për vitamina shtesë. FDA mori një pozicion shumë të fuqishëm kundër përdorimit të shtojcave. Licencat mjekësore iu hoqën mjekëve, që rekomandonin vitamina. Deri në vitin 1960, një ose dy psikiatër amerikanë ishin të interesuar dhe brenda 10 viteve të ardhshme ndoshta ishin një dyzinë psikiatër dhe unë punova së bashku me ta për të promovuar këtë pikëpamje. Ne organizuam Fondacionin Kanadez të Skizofrenisë dhe Institutin Huxley të Kërkimeve BioSociale në Shtetet e Bashkuara. Nëpërmjet këtyre organizatave ne trajnuam një numër të madh mjekësh amerikanë, të cilët pastaj ishin në gjendje të kombinonin terapi ushqyese me terapi të drogës.
-Meqë nuk ka trajtim të mirë me droga për skizofreninë, unë kisha menduar se ata do të ishin shumë të ngazëllyer për gjetjet tuaja.
Në mjekësi zgjat rreth 40 vjet, që një zbulim i madh të pranohet. Ky afat kohor është kaq i zakonshëm, sikur të ishte edukuar në gjenet tona. Unë mendoj se ka një shpjegim për të. Një tregim në Bibël thotë se duhej më shumë se 40 vjet për hebrenjtë për të shkuar nga Egjipti në Izrael, por një njeri i shpejtë mund ta bënte këtë në dy javë. Pra, pse ata marshonin rreth e qark për 40 vjet? Arsyeja ishte e thjeshtë dhe Bibla na tregon këtë: Moisiu ishte i shqetësuar, pasi shumica e popullsisë ishte lindur dhe edukuar në skllavëri, ata nuk do të kishin mentalitetin e duhur për të jetuar në një tokë të re. Ai vendosi që, që do të drejtonte karvanin duke ardhur rrotull, derisa ajo gjeneratë të zhdukej dhe ai do të mbetej me bijtë dhe bijat e tyre. Të lindur dhe të edukuar në liri, ata nuk do të ishin të impresionuar dhe do të ishin të hapur për ide të reja. Pra, pas 40 vitesh ata ishin gati. Në përgjithësi, duhet të kalojnë dy breza për të pranuar ide të reja, ndoshta edhe 50 vjet në mjekësi për shkak të krijimit të madh të monopolit mjekësor, që ka një mision: të ruajë territorin e vet. Kemi kaluar vetëm 40 vjet dhe lëvizja ushqyese po përhapet shpejt në mbarë botën. Shoqëria Ndërkombëtare e Mjekësisë Ortomolekulare ka 17 vende anëtare dhe vetëm në Brazil janë 8000 mjekë që ushtrojnë mjekësi ortomolekulare.
-Nëse dikush kërkon trajtim për skizofreninë tani, a do të thuhet ndoshta për qasjen tuaj ushqyese?
Jo. Psikiatria është edhe 10 vjet më tutje. Çfarë ndodh me mesataren e pacientëve me skizofreni në SHBA dhe Kanada është se ata bëjnë qetësues dhe shpesh përfundojnë në spitale, edhe pse unë hezitoj t’i quaj ato spitale. Preferoj t’u referohem atyre si stacione mbushëse. Ashtu si ju merrni makinën tuaj në një stacion të mbushjes për të marrë gaz, merrni skizofrenikun kronik e çoni në spital për të marrë qetësues.
Atje e trajtojnë një pacient me ilaçe më të vjetra për rreth 25 dollarë në muaj; barnat e reja kushtojnë deri në 500 dollarë në muaj dhe kanë më pak efekte anësore, por ato nuk janë më shumë efektive. Një pacient me skizofreni, sipas mendimit tim, nuk trajtohet më mirë se në vitet 1850 kur nuk kishim trajtim. Në vitet 1850, në Britaninë e Madhe, Dr. John Conolly ishte mbikëqyrës i një spitali mendor dhe ishte mjeku i parë, që u hoqi zinxhirët të sëmurëve mendorë. Ai i trajtoi shumë mirë pacientët e tij dhe raportoi një normë rimëkëmbjeje prej 50%. Fiftypercent! Çfarë bëri ai? Ai u siguroi atyre strehim, pastërti dhe ushqim të vërtetë dhe i trajtoi ata me dinjitet. Në të njëjtën dekadë, Dorthea Lynn Dix bindi disa nga zonat verilindore të Shteteve të Bashkuara për të ndërtuar spitale më të mira mendore. Këto spitale gjithashtu filluan të raportonin një rimëkëmbje prej 50%. Pra, pas 150 vitesh pune të madhe, tani kemi arritur pikën, kur trajtimi konvencional mund të prodhojë një rikuperim 10%! Kemi shkuar prapa! Disa skizofrenë gjithmonë do të kenë nevojë për terapi droge farmaceutike. Por kur u jepet vetëm qetësues, është një garanci se ata kurrë nuk do të bëhen mirë.
Çfarë ju tërheq në qasjen ortomolekulare dhe çfarë janë dobësitë që hasni me të?
Ajo që më tërheq mua, është fakti që unë fitoj rikuperime që askush tjetër nuk po i merr. Kolegët e mi po bëjnë të njëjtën gjë. Unë nuk shoh probleme në terapinë ortomolekulare, por nëse do të duhet të gjej një dobësi, do të thosha se procesi është më i ngadalshëm sesa qasjet e zakonshme mjekësore. Kur ju filloni një program ortomolekular, ju nuk merrni shërim brenda natës. Ndërsa psikiatrit që u japin pacientëve një qetësues, i shohin ata të mahnitur ditën tjetër. Ne nuk shohim rezultate të tilla të shpejta. Ne duhet të jemi shumë, shumë të duruar. Është interesante se terapeutët e parë ortomolekularë ishin të gjithë psikoanalistë. Kjo sepse ata ishin të trajnuar të prisnin rezultate të ngadalta, ndonjëherë duke kërkuar disa vite terapie. Por kur i vendosën pacientët e tyre skizofrenikë në terapi me vitamina dhe morën rezultat brenda 3 deri në 6 muaj, ata mendonin se ishte fantastike.
Psikiatrit duhet të njohin alergjitë ushqimore në tru
-Duke parë kushtet në të cilat përqëndrohemi: ADHD, sindromi Tourette, Autizmi dhe vështirësitë në mësim, çfarë këshillash keni?
Para së gjithash, i kushtoj vëmendje të vogël Manualit Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore të paraqitura nga Shoqata Psikiatrike Amerikane. Është një sistem i dobët dhe i padobishëm i diagnozës. Unë sugjeroj që për çdo lloj sjelljeje psikiatrike, mjekët duhet të ndjekin këto udhëzime: Së pari, përcaktoni nëse ka ndonjë sëmundje fizike. A ka pacienti diabet, hipoglicemi, tumor të trurit, etj. Pasi përjashtoni çdo gjendje fizike si shkak të problemeve mendore, me shumë gjasa ka një problem të madh ushqyes. A është personi i mangët, për shembull, në vitaminat B3, B6 ose në zink? Pastaj ju shikoni pemën e familjes për alergji ose reagime mjedisore. Një numër i madh i pacientëve që shoh unë, janë alergjikë ndaj ushqimeve të ndryshme, veçanërisht ndaj grurit, qumështit dhe vezëve. Unë kam parë shumë përmirësime vetëm në një dietë katër-ditore rotacioni. Pastaj shikoni nëse ata janë duke ngrënë ushqim të shëndetshëm.
Mund të kujtoj një grua, që solli djalin e saj 7-vjeçar tek unë. E gjeta fëmijën normal dhe e pyeta pse e solli tek unë. Ajo tha: “Epo, ai u diagnostikua në mënyrë të përsëritur me autizëm infantil gjatë disa viteve të fundit. Unë kisha dëgjuar për rëndësinë e alergjisë dhe i pyeta për këtë mjekët në klinikën ku po trajtohej djali im. Aat qeshën me mua”. Pastaj, ajo më tregoi se me iniciativën e saj e hoqi fëmijën nga të gjitha produktet e grurit dhe të qumështit. Dhe tani djali është normal. Ajo e dërgoi fëmijën përsëri në të njëjtën klinikë, në mënyrë që mjekët të paktën të kishin hirin për të kërkuar falje.
Le të themi se një fëmijë vjen tek unë dhe ai është një fëmijë shumë i vështirë hiperaktiv. Ai ka probleme të të mësuarit, fjalët i janë përmbysur kur lexon dhe ai nuk fle mirë, i duhet një kohë e gjatë për të fjetur dhe ka ankthe të këqija. Kur shoh një fëmijë të tillë, pyetja ime e parë është: “A ka ndonjë alergji?” Tek këta fëmijë, ne shpesh shohim alergji ndaj qumështit dhe sheqerit. Unë kam pasur shumë fëmijë, që janë përmirësuar jashtëzakonisht vetëm duke i hequr ata nga produktet e qumështit. Ky është një grup i madh. Grupi i dytë janë ata që kanë nevojë për vitamina shtesë B3 dhe B6. Ky është një tjetër grup i madh, dhe këta fëmijë i përgjigjen mirë dozës optimale të B3 – kjo është niacinamida ose niacina dhe gjithashtu B6. Pas kësaj shtoj vitaminë C. Vetëm kohët e fundit është gjetur se qumështi parandalon thithjen e zinkut, kështu që njerëzit që varen shumë nga produktet e qumështit do të jenë të mangët në zink. Unë kam vënë në një program ushqyes 1500 fëmijë me çrregullime neurologjike, që nga viti 1960. Do të thoja se 90% e tyre janë të shëruar brenda 6 muajve të parë. Ju mund t’i merrni këta fëmijë të vështirë dhe t’i çoni në 10 psikiatër dhe të ktheheni me 10 diagnoza të ndryshme. Por pa marrë parasysh, se çfarë është diagnoza, ata të gjithë janë vënë në trajtim me Ritalin (medikament). Psikiatria është dega e vetme, ku diagnoza nuk do të thotë asgjë, sepse nuk përcakton trajtimin.
-Si i dalloni mangësitë specifike ushqyese?
Ne e bëjmë këtë kryesisht nga historia dhe ekzaminimi fizik. Dhe përvoja ndihmon. Ne nuk e kërkojmë të gjithë informacionin që na nevojitet nga puna laboratorike, edhe pse ndonjëherë përdorim analizën e flokëve ose testet e gjakut. Pastaj, bëjmë një gjykim terapeutik. Është sigurisht më i lirë, sesa të vraposh në teste laboratorike me mijëra dollarë.
-Si e dini, për shembull, nëse dikush është i mangët në zink?
Ju mund të shihni njolla të bardha në thonj dhe të dy, burrat dhe gratë mund të kenë shenja shtrirjeje të lëkurës. Gratë mund të kenë PMS. Aknet janë të zakonshme, si dhe dhimbje kyçesh dhe ankesat e ekstremiteteve të ftohta (këmbët dhe duart e ftohta). Plagët mund të mos shërohen mirë. Depresioni ose simptoma të tjera psikiatrike mund të jenë të pranishme. Një mangësi e zinkut gjithashtu shtrembëron ndjenjën e shijes. Ka disa simptoma të tjera të mundshme.
-Ju përmendët një dozë optimale për vitaminat B. Çfarë do të thotë ajo?
Unë përcaktoj dozën optimale, si sasia që rikthen shëndetin pa shkaktuar efekte të padëshirueshme ose të rrezikshme anësore. Doza optimale e nevojshme për të rivendosur shëndetin mund të jetë shumë e lartë për të rikuperuar pacientin; doza e mirëmbajtjes ndoshta do të jetë më e ulët. Doza duhet të përcaktohet me anë të gjykimit dhe gabimit, dhe unë i përshkruaj specifikat për doza optimale për çdo lëndë ushqyese në disa nga librat e mi.
-Çfarë mendoni për antidepresantët e rinj?
Unë mendoj se medikamentet e reja janë shumë të mira dhe nuk kam ndonjë kundërshtim të madh ndaj antidepresantëve. Kundërshtimi im i madh janë qetësuesit. Natyrisht, antidepresantët nuk i ndihmojnë të gjithë. Unë shtoj ilaçet kundër depresionit, vetëm nëse dikush nuk i përgjigjet qasjes ortomolekulare. Është e rëndësishme të kuptohet, se jo të gjitha depresionet janë shkaktuar nga faktorë ushqyes. Ka disa depresione të thella, që janë sëmundje metabolike me etiologji të panjohur dhe ata do të kërkojnë ilaçe kundër depresionit. Ka një numër të vogël rastesh, që do të kërkojnë kombinime të ilaçeve kundër depresionit dhe madje edhe disa, të cilat do të kenë nevojë për trajtim elektro-konvulsiv. Ky trajtim modern, zakonisht në një seri prej 5 deri në 12 seancash, me përdorimin e anestetikëve dhe barnave të tjera, është jashtëzakonisht i sigurt. Nëse një pacient është thellësisht vetëvrasës, mund të jetë shpëtim i jetës.
-A shihni një lidhje midis çrregullimeve neurologjike dhe ndjeshmërisë kimike?
Po e bëj. Ekziston një lidhje e caktuar. Kam qenë i habitur nga fakti, se disa fëmijë do të reagonin mjaft mirë me terapi ushqyese dhe të tjerë, jo, edhe pse simptomatologjia e tyre klinike ishte e njëjtë. Më pas mësova për alergji cerebrale dhe gjeta se ata që nuk kanë përgjigje me terapi ushqyese, kanë pasur rezultate të mira pasi u adresuan faktorët mjedisorë dhe alergjitë ushqimore. Përveç rekomandimit të rregullimeve në mjedis, mjekësia ortomolekulare për ndjeshmërinë kimike rekomandon lëndë ushqyese që përmirësojnë sistemin imunitar, veçanërisht me vitaminë C, vitaminë E dhe selen. Për të reduktuar reagimet alergjike mund të përdorim gjithashtu disa nga antihistaminat më të mira.
-Unë e kam vlerësuar shumë këtë mundësi për t’ju intervistuar. A ka ndonjë mesazh të veçantë që dëshironi të ndani me lexuesit tanë?
Mangësitë ushqyese duhet të adresohen. Nëse një mjek nuk është një nutricionist i mirë, ai nuk mund të jetë një mjek i mirë.
Vetëm kohët e fundit është gjetur se qumështi parandalon thithjen e zinkut, kështu që njerëzit që varen shumë nga produktet e qumështit do të jenë të mangët në zink. Unë kam vënë në një program ushqyes 1500 fëmijë me çrregullime neurologjike, që nga viti 1960. 90% e tyre janë të shëruar brenda 6 muajve të parë
Dr. Hoffer: Qetësuesit nuk kanë shëruar asnjë skizofren
Dr. Abram Hoffer ka shkruar: “Kritikët e mi kanë përgjegjësi të plotë për vonesën në futjen e mjekësisë ortomolekulare në botën mjekësore dhe për mohimin e jetës, të shëndetit dhe lumturisë për pacientët e panumërt”.
Nga Abram Hoffer, M.D., Ph.D.
Kohët e fundit, në një revistë mjekësore ortodokse, u diskutua mbi çështjen, nëse psikiatrit ende do të ishin të nevojshëm. Në thelb, psikiatria moderne ka dy funksione kryesore të trajtimit: përshkruan droga- qetësues ose antidepresantë; dhe gjithashtu ofron psikoterapi ose këshillim. Është sugjeruar që mjekët e përgjithshëm janë po aq të aftë për të dhënë droga dhe se psikologët dhe këshilltarët ndoshta janë edhe më të aftë për të bërë psikoterapi dhe këshillime. Me fjalë të tjera, mjekët e familjes mund të iniciojnë regjimin mjekësor dhe psikologët mund të marrin përsipër funksionimin e këshillimit.
Psikiatrit vetë kanë filluar të braktisin të sëmurët me të vërtetë rëndë – skizofrenët, gjendjet senile, çrregullimet e personalitetit – dhe i janë kushtuar gjithnjë e më shumë formave më të lehta të sëmundjes, siç janë depresioni dhe kushtet e ankthit të butë. Ndërsa praktikuesit e përgjithshëm janë bërë gjithnjë e më të aftë në trajtimin e sëmundjeve të rënda psikiatrike. Unë njoh shumë mjekë (MD, osteopatë, natyropatë, kiropraktorë) të cilët praktikojnë mjekësi ortomolekulare dhe që kanë një normë shumë më të lartë shërimi kur trajtojnë skizofrenët, sesa psikiatrit në zonën e tyre të cilët punojnë vetëm me ilaçe. Në Saskatcheëan shumë vite më parë, një mjek i familjes ishte aq efektiv, sa psikiatrit lokalë ankoheshin rreth tij. Më vonë ai e humbi licencën për të praktikuar mjekësi.
Gjatë 100 viteve të fundit, sëmundjet psikiatrike u trajtuan pothuajse ekskluzivisht në spitalet mendore, që tani janë zhdukur nga psikiatria sepse ato janë trajtuar me sukses nga mjekët e përgjithshëm.
Në një libër për psikiatrinë të shkruar rreth vitit 1900, katër diagnozat diferenciale për psikozën ishin pelagra, skorbuti, parezia e përgjithshme e çmendurisë dhe çmenduria. Trajtimi për pelagran ishte dietetik, derisa niacina u pranua se ishte vitamina B3. Pelagra është zhdukur. Dikur ajo përbënte deri 1/3 e të gjitha shtrimeve në spitalet mendore në U.S.A. jugore. Por kur vitamina B3 sintetike u bë e disponueshme dhe u shtua në miellin e bardhë në SHBA dhe Kanada, gjërat ndryshuan. Shumica e psikiatërve sot nuk e njohin atë, nëse një pacient me pelagra hyn në zyrën e tyre. Edhe skorbuti (mangësia ekstreme në vitaminë C) mjaft i rëndë për të shkaktuar psikozë, nuk është më prezent. Sifilizi iu përgjigj gjilpërës dhe rrallë gjendet pacient me sifiliz në spitalet mendore.
Por çmenduria nuk u zhduk. Ajo thjesht u quajt skizofreni dhe ka mbetur problemi kryesor për Psikiatri. Frojdi pranoi se psikoanaliza do të kishte një karrierë të shkurtër, vetëm derisa mjekët me shiringën e tyre (drogë) të vinin. Ai nuk dinte asgjë për të ushqyerit dhe ushqyesit, kur e praktikoi psikanalizën.
Dështimi i psikiatrisë moderne
Çdo vit ne dëgjojmë njoftime për barna të reja, gjithnjë e më të shtrenjta, më pak dëshmi se ata kanë ndonjë ndikim të madh në problemin në tërësi. Unë nuk shoh raportet që pres të shoh se skizofrenët nuk janë më të pastrehë, ose se shkalla e vetëvrasjeve në mesin e pacientëve të rinj skizofrenikë ka rënë. Kohët e fundit, në kanalin e lajmeve të Kanadasë, Pamela Ëallin diskutoi skizofreninë. Për 15 minutat e para, një çift fliste për djalin e tyre skizofren, ende të sëmurë. Për 15 minutat e ardhshme, i nderuari Michael Ëilson, ish ministër i Financave, tregoi për sëmundjen e djalit të tij, që arriti kulmin në vetëvrasjen e tij. Gjysma e parë e emisionit i ishte përkushtuar dështimit të psikiatrisë moderne. Ndërsa minutazhi i fundit paraqiti një psikiatri moderne, që dukej mjaft e gëzuar me trajtimin aktual të skizofrenisë! Psikiatrja dha një shpjegim të mirë për natyrën e sëmundjes, por ishte e kënaqur me qetësuesit dhe ishte e gëzuar me qetësuesit e rinj. Më dukej se ajo nuk e kishte parë gjysmën e parë të këtij programi. Ky prodhim televiziv karakterizon gjendjen e trajtimit të skizofrenisë sot: qetësoni, jini të kënaqur, prisni për qetësuesin e ri gjithnjë e më të mirë. Por sa kohë mund të presin pacientët? Një vit në jetën e skizofrenisë mund të jetë si një përjetësi. Pacientët dhe familjet e tyre nuk kanë luksin e pritjes për ditën kur psikiatria në fund do të fillojë trajtimin e duhur të pacientëve të tyre. Kjo nuk ofron shumë ngushëllim për Ëilsons dhe prindërit e tjerë, që kanë humbur fëmijët e tyre në vetëvrasje. (Shkalla e vetëvrasjes për skizofreninë është rreth 25 herë më e lartë, se ajo e popullatës së përgjithshme).
Në kontrast të thellë me këtë realitet pritshmërie, në konferencën e 25 vjetorit të Fondacionit kanadez të Skizofrenisë, mbajtur në Vankuver në maj të vitit 1996, dy pacientë skizofreni kronikë, të cilët u takuan dhe u martuan pasi u shëruan, përshkruan sëmundjen e tyre dhe rimëkëmbjen e tyre me programin ortomolekular. Ata kishin dështuar me trajtimin e mëparshëm psikiatrik modern.
Hipoteza e Adrenokromes
Dr. Hoffer ishte një biokimist kanadez, mjek dhe psikiatër i njohur për hipotezën e tij adrenokromes si shkak i çrregullimeve skizoafektive. Sipas Hofferit, terapia me megavitamina dhe ndërhyrje të tjera ushqyese janë trajtime efektive për skizofreninë dhe sëmundje të tjera mendore. Ai hipotezoi se skizofrenët mund të ke
në paaftësi për të hequr adrenokromen haluçinogjenike nga truri i tyre. Hoffer mendonte se niacina mund të përdoret si një pranues metil për të parandaluar konvertimin (kthimin) e noradrenalinës në adrenalin. Dhe Vitamina C mund të përdoret për të parandaluar oksidimin e Adrenalinës në Adrenokrome. Hoffer e quajti teorinë e tij “hipoteza e adrenokromit”. Ndërsa punonte në Spitalin e Përgjithshëm Regina në vitet 1950, Hoffer dhe James Stephen shqyrtuan efektet e dozave të mëdha të niacinës. Hoffer tha se adrenalina, kur oksidohej në adrenokrome ishte një neurotoksinë endogjene, që shkaktonte skizofreninë.
4 grupet e ndryshme të skizofrenisë
Duke dalë në rezultate nga puna jonë në spitalin psikiatrik në Saskatcheëan në vitin 1960, Carl C. Pfeiffer ishte në gjendje të ndajë skizofreninë në tre grupe të gjera: Grupi i kriptopyroleve (humbja e vitaminës B6 në urinë), grupi me histamina të larta dhe grupi me histamina të ulëta. Secili grup kërkon një plan të ndryshëm trajtimi dhe kur ato ndiqen, rezultatet janë shumë të mira. Ai dallonte edhe një grup të katërt të madh, alergjinë cerebrale. Por psikiatria ortodokse nuk është në dijeni të kësaj ndarjeje të dobishme dhe e sheh çdo skizofren si një anëtar të së njëjtës klasë, një klasë për të cilën trajtimi i vetëm janë qetësuesit.
Terapia që përdorte vetë personalisht Dr. Hoffer
Shkëputur nga protokolli i Dr. Hoffer-it. Këtu është ajo që Dr Hoffer tha në vitin 2008, se merrte prej vitesh:
- Vitamin B -100 kompleks, një kapsulë në ditë, përmban të gjitha vitaminat B
- Selen 600 mcg në ditë
- Niacin 4500 mg në ditë, të marra 1500 mg, 3 herë në ditë (me ushqim)
- Vitaminë C, 1000 mg 3 herë në ditë (me ushqim)
- Vitamina A 30,000 IU në ditë
- N-acetil-cistein (NAC) 1.000 mg, 3 herë në ditë (me ushqim)
- Ajo rrit një antioksidant që ndodhet në trup, e quajtur glutathione
- Koenzima Q10 (CoQ10) 100 mg, 3 herë në ditë
- Vitamina D3 6,000 IU në ditë
- Vaj salmoni (vaj peshku), 2.000 mg në ditë
- Acidi folik 5.000 mcg në ditë (është e njëjtë me 5 mg)
- Vitamina E 800 mg në ditë
- Acid lipoik alfa (acid lipoik) 200 mg, 3 herë në ditë
- R-Lipoic Acid është forma më e fuqishme e acidit lipoic
- Zink 50-100 mg në ditë
Një teori në lidhje me shkakun e depresionit është se karakterizohet nga një veprim tepër aktiv i aksit hipotalamus-hipofizë-adrenale (HPA), që i ngjan reagimit neuro-endokrin ndaj stresit. Këto anomali të aksit HPA marrin pjesë në zhvillimin e simptomave depresive dhe ilaçet kundër depresionit mund të shërbejnë për të rregulluar funksionin e boshtit HPA. Por sikurse mund t’ju kujtohet nga postimet tona, një ndërhyrje të jashtëzakonshme në veprimin e këtij aksi ka vitamina C
ARDHMËRIA E PSIKIATRISË
Psikiatria zyrtare dështoi. Psikiatria ushqyese shëron
Qetësuesit që gëzojnë psikiatrit, shkaktojnë psikozë. Vitaminat mund të zëvendësojnë qetësuesit
Sot pacientët dalin nga Psikiatria, sapo simptomat e tyre janë shtypur pjesërisht, për t’i lejuar ata të jetojnë me familjet e tyre. Pas kësaj,
diagnoza e tyre ndryshon nga skizofreni, në çrregullime të personalitetit dhe ata lirohen nga spitali me argumentin se çrregullimet e personalitetit nuk mund të trajtohen.
Prof. Abram Hoffer
Arsyeja pse psikiatria moderne ka dështuar, është se ka një vizion kaq të ngushtë se çfarë duhet të bëjë. Ajo që psikiatria di të bëjë, është që të përdorë qetësues, duke pritur atë ditë të largët, kur do të ketë një ilaç, ‘Grail të Shenjtë’, i cili do të kuronte skizofreninë. Unë nuk di një kimikat të vetëm ksenobiotik, që ka shëruar ndonjëherë ndonjë gjë. Përgjigja ndaj skizofrenisë do të vijë nga njohja më e qartë e shkaqeve të saj dhe biokimisë, siç bëhet në psikiatrinë ortomolekulare. Psikiatria moderne e qetësuesve ka luftuar për 40 vjetët e fundit me dilemën e qetësuesve. Por kur dikush përdor një qetësues, konverton një psikozë si skizofrenia, në një tjetër, psikozën e qetësuesit. Ishte Dr. Mayer-Gross i cili sugjeroi, rreth vitit 1955, se qetësuesit e konvertuan një psikozë në një tjetër. Qetësuesit lehtësojnë shumë nga simptomat e skizofrenisë dhe e bëjnë jetën më të mirë për pacientin dhe për familjet e tyre, si dhe për spitalin dhe personelin e tij. Ndërsa pacienti fillon të shërohet, ai bëhet më normal. Megjithatë, qetësuesit gjithashtu i bëjnë njerëzit normalë psikotikë, një fakt i vërtetuar nga praktika sovjetike me disidentët në spitalet mendore. Prandaj, ndërsa trajtimi vazhdon, pacienti bëhet gjithnjë e më pak skizofrenik dhe gjithnjë e më shumë psikotik nga droga.
Psikoza qetësuese karakterizohet nga karakteristikat e mëposhtme: halucinacione më pak intensive, iluzione më pak intensive, vështirësi në përqendrim, shqetësime në kujtesë, indiferencë, moderim i disponimit dhe shqetësim, përkeqësim social dhe i sjelljes dhe aspekte fizike të tilla si impotenca, diskinesia e vonuar, apatia, ngadalësia, trashja, përkeqësimi i dhëmbëve nga mungesa e pështymës. Dhe ndoshta më e rëndësishmja, paaftësia për t’u angazhuar në punë produktive, dmth. për të paguar tatimin mbi të ardhurat.
Pacientët duan të jenë normalë, pra nuk preferojnë psikozën e qetësuesit mbi psikozën skizofrenike, por nuk kanë zgjedhje. Zgjidhja moderne është t’i mbajë ata të lëkundur midis ekstremeve të skizofrenisë dhe psikozës së qetësuesit. Ndërsa ata bëhen gjithnjë e më të qetë, doza e drogës zvogëlohet për të ndalur këtë proces ose droga ndërpritet. Në shumicën e rasteve, skizofrenia origjinale kthehet. Ato janë të detyruar të lëkunden mes dy psikozave. Ata nuk mund të shpëtojnë.
Por me trajtimin ortomolekular, pacientëve u ofrohet një zgjedhje e vërtetë. Doza e madhe e ushqyesve dhe dieta do ta ruajë pacientin në shëndet të mirë. Mund të kombinohen efektet e shpejta të drogës me efektin e ngadaltë kurativ të ushqyesve. Nuk ka asnjë përgjigje tjetër për këtë dilemë mbi qetësuesit. Kjo është arsyeja pse pacientët akutë të trajtuar për të paktën një vit do të arrijnë një normë shërimi prej 90%. Me rimëkëmbjen, dua të them se ata janë të lirë nga shenjat dhe simptomat, ata janë njerëz krejt normal në familje dhe komunitet, të aftë për punë. Ata po punojnë ose po diplomohen. Unë di 17 të rinj që u bënë skizofrenë në adoleshencë, u trajtuan siç duhet, shkuan në kolegj, u bënë doktorë dhe psikiatër dhe po e praktikojnë. Disa vjet më parë, babai i njërit prej tyre, një mjek, ishte i shqetësuar për djalin e tij. I biri i tij ishte emëruar Kryetar i një departamenti të madh në një shkollë mjekësore. Babai i tij donte të dinte, nëse kjo punë mund të ishte tepër stresuese për të. I thashë “që mund të punojë pa problem”.
Unë e sfidoj psikiatrinë ortodokse, le të tregojë ndonjë grup të pacientëve të cilët janë trajtuar vetëm me qetësues, prej të cilëve edhe 10% të jenë të punësuar në punë me përgjegjësi. Meqenëse psikiatria moderne ka dështuar në detyrën e saj thelbësore të shërimit të skizofrenëve, meqenëse mjekët e përgjithshëm mund të japin qetësues njësoj si psikiatrit, meqenës këshillimi dhe psikoterapia mund të jepen edhe më efektivisht nga psikologët dhe punonjësit socialë, a nuk ka kuptim që të zëvendësohet psikiatria, me punëtorë shëndetësorë më efikas? Psikiatria duhet të lejohet të ushtrohet, vetëm nëse është e përgatitur të përdorë trajtimet më të përparuara dhe mund të tregojë se mund të bëjë një punë më të mirë, sesa mjekët e tjerë.
Dr. Hoffer eksperimenton dhe sëmuret
Si e zbuloi psikiatri kanadez çfarë e dëmtonte, ndër 14 suplementet që merrte
Ata nuk janë herkula, nuk janëtë paprekshëm nga sëmundjet dhe pasojat e plakjes dhe as të pagabueshëm. Kjo nuk e zbeh madhështinë e tyre. Është fjala për gjigandë si Abraham Hoffer. Ai merrte që nga mosha 40 a 45-vjeçare, qëkur u takua me Linus Paulingun, çdo ditë vitaminë C dhe B3 si dhe ushqyes të tjerë shtesë. Diku andej nga vitet 2000, Hoffer e zgjeroi gamën e suplementeve që përdorte, me qëllim zgjatjen e jetës dhe cilësisë së saj. Në atë kohë ai ishte rreth 80 vjeç. Ai besonte se vitamina B3 është një nga ushqyesit më të rëndësishëm të jetëgjatësisë dhe kur u pyet për efektet anësore të saj, tha, “Po, ka një efekt anësor. Jeton gjatë”. Më tej, ne e gjejmë një besim të tillë tek gjigandi tjetër gjerman, edhe ai si Hoffer me origjinë hebreje, Maks Gerson. Gerson kishte zbuluar mekanizmin se si stresi i fortë psiko-emocional që shkaktonte rritjen e hormoneve të stresit kortizol, çonte në shterim të adrenalinës, e më pas në shterim të triptofanit i cili duhej të konvertohej në niacin. Kështu, në organizëm krijohej një zbrazje në niacin dhe përfundimisht kjo çonte në kancer dhe humbje të jetës. Së fundi, një tjetër shkencëtar i madh ka zbuluar se një metabolit i vitaminës B3, NAD + (Nikotinamid Adenozine Dinukleotid) është një nga molekulat mrekullibërëse krahas resveratrolit të rrushit, që aktivizon gjenin e jetëgjatësisë. Kështu, Hoffer ishte ndoshta i pari në këtë zbulim. Një nga zbulimet më të vona të tij lidhej me zinkun. Vetë Hoffer ishte duke marrë zink. Ai tregon: “Kjo ndodhi me mua në vitin 2000. Unë po merrja 30 mg zink nga një multivitaminë dhe më pas shtova 50 mg shtesë zinku në kohën e gjumit. Rreth 5 ditë pasi shtova 50 mg e tjerë të zinkut, shkova në shtrat duke u ndjerë mirë dhe u zgjova ditën tjetër me dhimbje të tmerrshme të gjunjëve, këmbëve, legenit dhe prapa. U deshën disa muaj që të kuptoj se çfarë ishte. Gjatë kësaj kohe, këmbët e mia filluan të ndiheshin shumë të lodhura, tendina e akilit ndihej sikur po shqyhej; muskujt e mi të këmbëve ndiheshin të kontraktuar. Kam zhvilluar bërrylin e tenisit për herë të parë në jetën time. Kam krijuar një goditje në qafën time dhe unë u bëra shumë i ndjeshëm ndaj shtesave, duke më bërë të shqetësohesha. Kur më në fund e kuptova se çfarë ishte dhe e zvogëlova dozën e zinkut, fillova të merrja glukonat bakri shtesë, dhe pata një shërim të mrekullueshëm. Megjithatë, u deshën rreth 3 muaj për të ndjerë shumë nga efektet dhe rreth 6 muaj për t’u rimëkëmbur plotësisht . Pra, ishte një proces i ngadalshëm. Pra, nëse merrni zink, sigurohuni që ta balanconi atë me bakër. Dr. Jonathan Wright u tregon pacientëve të tij që po marrin zink, për të marrë 2 mg bakri, 2 ose 3 herë në ditë. Unë marr pak më shumë se kjo.” E kështu Hoffer rrojti 92 vjeç, po aq sa edhe gjyshi im, që nuk mori asgjë të tillë dhe as i kishte dëgjuar ndonjëherë. Kjo do të thotë se gjyshi im ka pasur gene më të mira, që çojnë larg pa ndonjë mbështetje shtesë. Por gjyshi im nuk hante ushqimin e rrezikshëm të ditëve të sotme. Do ta besoja me gjithë dëshirë, se ai ka ngrënë në mënyrë të shkëlqyer bio dhe prandaj jetoi aq gjatë. Mirëpo gjyshja ime jetoi vetëm 67 vjeçe, ata hanin të njëjtën gjellë, kishin të njëjtat problematika të jetës dhe banonin nën të njëjtëne strehë. Gjenet kanë bërë diferencën. Ndoshta gjyshja ime gjenetikisht më e dobët do të kishte përfituar nga shtesat e Hofferit për të kapërcyer 80 apo 90 vjeç, por ndoshta edhe gjyshi me këto suplemente do t’i kishte kapërcyer 100. Unë besoj në fuqinë e tyre!