Dr. Hoffer më shëroi nga depresioni 10-vjeçar

Dëshmia e 30-vjeçarit shqiptar, që guxoi të përdorë mjekimin e gjigandit të Psikiatritsë Ortomolekuare, Dr. Hoffer, për sëmundjet mendore, botuar tek “Molla e Shëndetit”

‘Psikiatrit më kishin thënë, se isha i pashpresë deri në fund të jetës, por ata nuk e njihnin Mjekësinë Ortomolekulare’. Faleminderit baba, që bleve “Mollën e Shëndetit”! Mjekët i thoshinprindërve, që të më gjenin një nuse, më të humburën nga fshatrat, ta kisha për shërbime, meqenëse kam edhe prona. Ndërsa une tani e kam gjetur vetë shoqen time dhe jo më të humburën e fshatit, por do të fejohem me një nga vajzat më të mira të qytetit tim”.

Vjen fruti i përpjekjeve tona për edukimin e popullsisë me Mjekësinë Ortomolekulare. Një intervistë e vërtetë, një histori shërimi, që na ka dhënë gëzim të madh dhe na ka mbushur me besim, se jemi në rrugën e drejtë! Kjo dëshmi shqiptare u shtohet mijëra historive të shërimit, të dokumentuara nga gjigandi i Psikiatrisë Ortomolekulare, psikiatri Dr. Abram Hoffer. Kemi të drejtë të themi, se ku rast shërimi e fut Shqipërinë në 40 vendet e Botës, që tashmë praktikojnë Mjekësi Ortomolekulare….Duke respektuar Kodin e Etikës në Gazetari, Kodin e Etikës në Mjekësi (Kodin e Pacientit) dhe mbi të gjitha, dëshirën e të intervistuarit, intervista do të përcillet me një emër tjetër, nuk do të publikojmë foton origjinale të personit dhe as të dhëna të tjera si profesioni dhe qyteti ku ai banon. Të vetmet të dhëna që po mbajmë të pandryshuara janë seksi i tij, mashkull dhe mosha, 30 vjeç.

-Alban si ndihesh me shëndet?

Shumë mirë.

-Si është një ditë e jotja?

Dita ime është kjo: Çohem në 6 të mëngjesit, dal për vrap nga parku, pastaj në 7.30 nisem për në punë.

-Nuk po të pyes se ç’lloj pune apo profesioni ushtron, por a të duket e rëndë puna?

Jo, përkundrazi më duket e lehtë dhe e bëj me shumë dëshirë.

-Gjithnjë kështu ka qenë apo ka pasur edhe periudha të vështira?

Më përpara nuk punoja fare. Në 10 vjetët e fundit, unë nuk isha në gjendje të punoja.

-Ne e dimë arsyen, por le ta zbulojmë ngadalë për lexuesit. Pra, ti nuk punoje dot. Kishe dalë në KEMP?

Nuk kisha ndjekur procedura KEMP-i, por fakti ishte, se unë ndihesha i paaftë për çdo punë. Isha i pasiguruar dhe ilaçet që merrja, më kushtonin shtrenjtë. Familja ime shpenzonte 300 mijë lekë çdo muaj për ilaçet e mia.

-E mbanit të fshehtë sëmundjen, kjo ishte arsyeja?

Po, kjo ishte. Sidomos erdhi një kohë, para se të gjenim mjekimin tek “Molla e Shëndetit”, që unë nuk isha mirë fare dhe nuk dilja më nga shtëpia.

-Cila ishte diagnoza jote, që të bënte të paaftë për punë dhe njëherësh të shkaktonte një kosto kaq të lartë financiare?

Unë isha diagnostikuar me depresion dhe çrregullim bipolar të shkallës së parë. Por prindërit ishin përpjekur ta mbanin të fshehtë sëmundjen time dhe për këtë arsye, as nuk kishin bërë përpjekje, që unë t’i përfitoja ilaçet me çmim të ulët, me rimbursim.

-Mund të na i përmendësh ilaçet që merrje rregullisht çdo muaj, pasi kostoja e tyre tingëllon vërtet e frikshme?

Po. Unë kam përdorur Risperdal, Zalasta, Abizol, Delitiume dhe një tjetër. I merrja njëherësh të gjitha. Abizoli ishte shumë i shtrenjte. Ai ishte 57 mijë lekë një paketë dhe unë doja 3 paketa në muaj, sepse merrja doza të mëdha.

-Po vitamina shoqëruese si C, D, B…a merrje krahas këtyre medikamenteve? Apo vaj peshku (Omega 3)?

Jo, jo. asnjë. Nuk e dija ç’ishin vitaminat, çfarë rëndësie kishin. Përkundrazi, mjeku  më thoshte ‘mos pi vaj peshku se të bën dëm’, ‘mos merr Vitaminë D dhe mos rri në diell, se të bën dëm’. Kur isha me grip, farmacistët vetë më kishin dhënë maksimumi 500 mg në ditë vitaminë C. Kjo ishte e vetmja dozë që kisha provuar.

-Kurat i merrje në Tiranë apo në qytetin tënd?

Edhe tek mjeku në qytetin tim, edhe në Tiranë. Por më shumë, mjekimet na i jepte një profesor në Tiranë. Të më falni që nuk mund t’ia përmend emrin, pasi tek e fundit, ai mjekonte me ato ilaçe, që njohin psikiatrit tanë.

-Mjekët komunikonin direkt me ty apo me prindërit e tu?

Edhe me mua, por më shumë me prindërit, diçka si fshehurazi. I thoshin prindërve, që të më gjenin një nuse, më të humburën nga fshatrat, që ta kisha për shërbime, meqenëse kam edhe ekonomi të mirë, prona. Ndërsa une tani e kam gjetur vetë shoqen time dhe jo më të humburën e fshatit, por do të fejohem me një nga vajzat më të mira të qytetit tim.

-Prit, se kaluam shumë hapa…Jemi tek koha jote para shërimit. The se nuk dilje nga shtëpia. Ishe izoluar nga njerëzit?

Po, isha izoluar plotësisht. Unë nuk kisha as shokë, as miq në atë kohë. Ekzistoja vetëm për prindërit e mi.

Për 10 vjet nuk kam pasur asnjë lidhje, asnjë vajzë. As nuk më vinte ndër mend. Ilaçet më kishin bërë të paaftë seksualisht dhe të përgjumur. Unë flija shumë orë në ditë prej ilaçeve. Bija në 8 të darkës dhe çohesha në 11 të paradites ose 12. Tani bëj 8 orë gjumë.

-Atëherë shikoje ëndrra të shqetësuara?

Po, ëndrra, fiksime të ndryshme, isha i tmerruar.

-Po në lidhje me ushqimin, a të kishin porositur mjekët, çfarë duhet të haje dhe çfarë jo?

Jo, mjekët nuk kishin dhënë asnjëherë ndonjë porosi në lidhje me ushqimin. Ata thoshin që nuk ka shpresë për këtë njeri, sepse unë kisha depresion dhe çrregullim bipolar të shkallës së parë, që quhen të pashërueshme. Mjekët thoshin, që kështu do të isha deri në fund të jetës. Tani më duket ende si çudi që jam shëruar, sikur kam dalë nga një natë e errët e gjatë….Nuk e di, jam unë i pari, që jam shëruar nga gazeta “Molla e Shëndetit” apo ka edhe të tjerë?

-Me çfarë e ndryshove fatin tënd të keq, që dukej ‘i shkruar në gur’?

Unë nisa të marr vitaminat, që lexova tek gazeta ‘Molla e Shëndetit’. Babai e bleu i pari këtë gazetë dhe e solli në shtëpi. Ai kishte vite, që lexonte për sëmundjen time dhe nuk po gjente zgjidhje. Kur lexoi “Mollën” titullin e madh “Jo më sëmundje mendore!”, babai ishte në dilemë, nëse ky ishte një titull bombastik gazete, apo ishte një lajm i vërtetë. Ai tha se do të rrezikojmë, do ta provojmë, pasi ne nuk kishim lënë gjë pa provuar para kësaj.

-Çfarë përpjekjesh të tjera keni bërë, para së të gjenit programin e vitaminave të Dr. Hofferit në gazetën “Molla e Shëndetit”?

Ku nuk kemi shkuar. Në mjekë popullorë, në fallxhorë. Babai më ka çuar edhe tek një hipnotizues në Kosovë, ku qëndrova një muaj. Ai na mashtroi dhe na mori shumë para, 5 mijë euro. Ai më jepte mua alkool, pinte edhe vetë shumë, mirëpo alkooli më bënte dëm dhe u bëra më keq.

-A ke përdorur bimë medicinale?

Po, lloj-lloj. Lule balsami, kamomil, valerian kam pirë gjithnjë… Nuk më kujtohen bimët e tjera. Nga ilaçet, unë nuk mbaja mend. Isha si i shashtisur. Por asgjë nuk bënte efekt tek mua.

-Kishe ankth?

Po, kisha ankth, fiksime, nuk më zinte gjumi natën, kisha dridhje, marrje mendsh nga efektet anësore të ilaçeve, dridhje të duarve.

-Po në fytyrë, e dallonte diskush që të shihte, që nuk kishe shëndet të mirë mendor?

Po, e kuptonin. Tani, shokët e shkollës që më shohin, më thonë që ti ke ndryshuar, nuk je më si më përpara. Më thonë që tani je normal, si në kohën që të kemi njohur në gjimnaz.

-Në çfarë rrethanash u shfaq sëmundja tek ty? A pati një shkak për shpërthimin e saj?

Shkak u bë hashashi. Pas gjimnazit, desha një vajzë atëherë. Ajo ishte larg, në një qytet tjetër, mundësi nuk kisha ta takoja dhe u mundova ta përballoj shkëputjen prej saj, duke pirë hashash për të humbur mendjen.

-Kaq shumë e ke dashur?

Shumë e kam dashur.

-Ajo e mori vesh, që ti nise të pije hashash dhe u sëmure?

Jo, nuk e mori vesh. Mora doza të mëdha hashashi, pija 2-3 ‘çibukë’ në ditë, cigare të mëdha si puro, kur të tjerët pinin nga një në ditë. Unë po shoqërohesha me një kontigjent të keq djemsh.

 

Si dola nga nata e gjatë e izolimit në shtëpi

Kur më panë të shëruar, të afërmit qanë nga gëzimi 

“Dua t’u them mjekëve, se medikamentet nuk më shëruan kurrë, ndërsa Niacina bëri mrekulli tek mua. Prandaj jeni të lutur të përdorni Mjekësinë Ortomolekulare, që të shpëtoni njerëz. Përdorni terapinë e Dr. Hofferit dhe do të nderoheni, sepse do të shikoni rezultate, që nuk i keni parë kurrë!”

-Po këta të tjerët që pinin hashash, a u sëmurën?

I shikoj tani që jam bërë normal, që ata nuk janë mirë. Janë si të hutuar, nuk gjykojnë, kanë humbur logjikën. Njeri prej tyre më tha një ditë: “Unë jam Donzhuani më i madh në qytet”, kur atij nuk guxon t’i afrohet asnjë vajzë.

-Mund të na tregosh me detaje, mjekimin që more dhe dozat? Cili ishtë mjekimi që u bë shpëtimtari yt?

Shpëtimi im ishte ‘Molla e Shëndetit’, ishte Dr. Linus Pauling dhe Dr. Hoffer, ishte babai im i pari. Babai tha që ne i kemi provuar të gjitha, do të rrezikojmë edhe këtë radhë. Në dhjetor-janar, pra 6 muaj më parë, unë isha shumë rëndë, më keq se asnjëherë. Arrita deri aty, saqë unë flija në dhomë natën me mamanë. Mirëpo kur jeta ime u zymtua më tepër se kurrë, erdhi një lajm shpëtimtar për ne. Ne lexuam në gazetën “Molla” kurën e doktor Hofferit dhe unë fillova programin e plotë të tij. E fillova me 250 mg Vitaminë B3, që quhet ndryshe Niacin, por varianti Niacin flash (Niacina e pastër, që ka përdorur Dr, Hoffer) dhe e rrita gradualisht dozën. 4 ditë më pas, e bëra 500 mg. Pastaj pas 5 ditësh e bëra 1000 mg në ditë.

-A dukej ndryshimi në kaq ditë?

Jo, nuk dukej ndryshimi deri në këtë moment. Deri në 3 javët e para, nuk u duk asnjë ndryshim. Nga 8 janari 2015 unë fillova me 3 gramë në ditë Vitaminë B3 (Niacinë), e ndarë në doza nga 1 gramë në çdo vakt, pra nisa të respektoja dozat që jepte Dr. Hoffer. Pas rreth 1 muaji e gjysmë, u duk ndryshimi dhe pas 3 muajve, unë u ndjeva goxha më mirë. Nisa të ul dozat e ilaçeve dhe vazhdoja të merrja Niacin 3 gramë në ditë, Vitaminë C 3 gramë në ditë, vaj peshku 3000 mg, vitaminë D, vitaminë B kompleks, vitaminë B6, pra kurën e plotë të Dr. Hofferit. Merrja edhe kalcium +magnez+zink në mëngjes, ndërsa në darkë, vetëm magnez.

-Kur nise mjekimin me Niacinën (Vitaminën B3), ajo të jep skuqje të lëkurës dhe të nxehtë për disa minuta. A u trembe nga kjo?

Po, i pata këto, por nuk u tremba, sepse e dija që do të ndodhte, por do të ishte e përkohshme. Pas 3 javësh, unë nuk i kisha më këto bezdisje.

-Përveç informacionit në gazetë, për të marrë trajtimin me ushqyes, u konsultove me ndonjë mjek?

Po, u konsultova me mjekun tim psikiatër dhe më tha: “Mos u merr me vitaminat, se ato nuk bëjnë. Mos hiq dorë nga ilaçet, se do bëhesh shumë më keq. Duhet të rritësh dozat e ilaçeve”. Ndërkohë që unë i thosha se ndihem shumë mirë, ai më thoshte që nuk je mirë dhe do të të rritim dozën.

-Si mendon, ai vërtet besonte se ti nuk ishe mirë, apo e shikonte ndryshimin?

Ai e shikonte që unë isha mirë dhe thoshte të kundërtën, që të më trembte. Ai më thoshte “Ti do që të mjekohesh me doktoraturë apo do që të mjekohesh me kokën tënde?” Dhe kur i kujtova atij, se kjo ishte kura e dr. Hofferit për të cilin lexova më pas edhe vetë në internet, dhe i tregova gjithashtu gazetën “Molla e Shëndetit”, ai heshti. Nuk tha asnjë fjalë. Megjithatë, unë u shqetësova nga fjalët e tij dhe megjithëse e kisha e lënë që të takoja në Tiranë, drejtorin e gazetës “Molla”, ika pa e takuar. Për dy ditë, dyfishova dozën e ilaçeve që më dha psikiatri, por u bëra keq dhe telefonova Irfanin. Ai më tha: “Mos e braktis mjekimin e Dr. Hofferit!” Menjëherë e ula dozën e medikamenteve psikotrope. Kohë pas kohe, unë vazhdoja të merrja në telefon doktorin, duke i thënë që ndihem mirë dhe i kërkoja mendim, që ta ulja dozën. Sa herë që dëgjonte kërkesën time për ulje të dozës, ai më thoshte: “Në asnjë mënyrë, rrite dozën se do të bëhesh më keq.” Pastaj, unë nuk e mora më në telefon. Unë dhe prindërit arritëm në mendimin, se ndoshta doktori më donte të sëmurë. Ose ndoshta ai nuk kishte dijeni për mjekësinë ortomolekulare, por fakti që më shikonte që isha mirë dhe më thoshte që je më keq akoma, ‘tani ke dalë nga binarët fare”, tregonte që nuk ishte i sinqetë në atë që thoshte. Si mund të isha unë i dalë nga binarët, kur të gjithë njerëzit me të cilët rrethohem çdo ditë, e shohin që jam krejt normal, arsyetoj normal, punoj normal, jam në gjendje ndërkohë të ndihmoj të tjerët, kur më parë nuk ndihmoja dot as veten?!

-Alban çfarë ka ndryshuar në marrëdhëniet e tua me njerëzit? A janë befasuar të afërmit e tu dhe çfarë thonë ata?

Nuk kanë ndryshuar disa gjëra, por ka ndryshuar e gjithë jeta ime. Isha pa shokë, tani kam shokë e shoqe, kam një të dashur, kam marrëdhënie pune. Ata që e dinin se si kisha qenë më parë, janë mahnitur. Të afërmit e mi, tezet, xhaxhallarët ,,,të gjithë janë habitur me shërimin tim. Shpesh, kur më shohin, mbushin sytë me lot dhe nuk u besohet. Por babai gëzohet më shumë nga të tërë.

-Po fqinjët, e kanë vënë re ndryshimin?

Po, e kanë vënë re, janë habitur dhe më shikojnë me sy tjetër, jo me keqardhje. Unë tani kam personalitetin tim.

-Alban, e ke hequr tërësisht mjekimin me droga farmaceutike?

Deri para 10 ditësh, unë vazhdoja të merrja vetëm ¼ e kokrrës Abizol, nga 3 kokrra në ditë që merrja, ndërsa gjithë të tjerat i kisha hequr. Unë kisha shpëtuar nga varësia e drogave dhe nga efektet anësore shumë të këqija të ilaçeve. Më në fund, e mora edhe një herë në telefon doktorin për ta vënë në dijeni, se i kam lënë të gjitha ilaçet sepse ndihem shumë mirë. Dhe i thashë: “A ta heq edhe këtë çerek kokrrën e fundit?” Mirëpo ai thoshte se nuk më besonte, që isha shëruar. “Do të marr babanë tënd ta pyes”, më tha. Pasi babai i tregoi në telefon se unë isha shumë mirë, atëherë doktori i tha: “Le ta heqë edhe atë çerek kokrre, se nuk ka nevojë”. E falenderoj për gjithë këto vite, që më ka trajtuar…

-Pra, pas 6 muajve mjekim me terapinë e Dr.Hofferit, psikiatri yt e pohoi se ti ishe shëruar dhe nuk kishe më nevojë për mjekim me medikamente psikotrope. Ke ndonjë mesazh për t’u thënë mjekëve psikiatër?

Po. Unë dua t’u them atyre, se medikamentet nuk më shëruan kurrë, ndërsa Niacina bëri mrekulli tek mua. Prandaj

jeni të lutur të përdorni mjekësinë ortomolekulare, që të shpëtoni njerëz. Secili prej jush që ka ndërgjegje dhe i intereson shërimi i pacientëve, duhet të përdorë terapinë e Dr. Hofferit dhe do të nderohet, sepse do të shikojë rezultatet, që nuk i ka parë kurrë në jetë. Vetëm atëherë fjala mjek do të marrë kuptim.

-Po njerëzve që kanë një diagnozë të sëmundjeve mendore apo shqetësime nervore, çfarë do t’u thoshe?

Të kenë besim tek gazeta “Molla e Shëndetit”, të provojnë kurën e dr. Hofferit, të guxojnë siç guxova unë dhe do të më falenderojnë për këtë kurajë, që po u jap personalisht. Secili duhet të përpiqet të shërojë vetveten dhe të mos mbetet pre e medikamenteve farmaceutike…Dua t’ju tregoj edhe diçka tjetër që bëri Niacina tek unë: Unë kam qenë 95 kg, tani jam 75 kg, kam peshë krejt normale. Në fillim u habita, por ne pastaj lexuam tek “Molla e Shëndetit” se Vitamina B3 (Niacina) ul kolesterolin dhe kilogramët, por vetëm tek njerëzit që janë mbipeshë, ndërsa tek njerëzit e dobët bën të kundërtën dhe të dy palët i sjell tek pesha normale. Po ashtu, Niacina më bëri të rralloj cigaret, pasi unë pija 3 paketa në ditë, ndërsa tani pi gjysmë pakete dhe më pak. Arsyeja është se Nikotinamida konkurron me Nikotinën, sepse qeliza nuk i pranon të dyja. Niacina të heq dëshirën për cigare.

-Pra se të mbyllim, a do të shtonit diçka?

Po. Falenderoj shumë prindërit e mi dhe u them që më vjen keq, që u kam sjellë gjithë këto shqetësime për kaq shumë vite. Falenderoj në mënyrë të veçantë babanë i cili me kurajo guxoi të aplikojë informacionet e botuara tek gazeta “Molla e Shëndetit”, pasi në Shqipëri nuk ka mjekë ortomolekularë dhe ne nuk kishim asnjë mbështetje tjetër, përveç kësaj gazete. Ju faleminderit juve dhe drejtorit, Irfanit, që më keni inkurajuar në të gjitha bisedat telefonike që kemi pasur.

Intervistoi Denisa Kona

Mjeku nuk i duhet të sëmurit, por të shëndoshit…

Denisa Kona

Ju keni dëgjuar të thuhet: ‘Mjeku i duhet të sëmurit’, por rinovoheni këtë mendim: “Mjeku i duhet të shëndoshit që të mos sëmuret”. Paradoksalisht, mjekët e nisin tepër vonë funksionin e tyre. Ata merren me fazat e sëmundjes ku shpesh janë të pafuqishëm, ndërsa parandalimi është tërëisht jashtë vëmendjes…Ju do të thoni, se i shëndoshi nuk shkon tek mjeku. Por shkon mjeku tek i shëndoshi. Mjekët e familjes, në vend, që të mbushin recetat me rimbursim për pensionistët, duhet të mbledhin të dhëna mbi mënyrën e jetesës në çdo familje dhe të përhapin informacion për ruajtjen e shëndetit. Ky është momenti që duhet kapur…Ata nuk do të kenë nevojë të mendojnë pas kësaj, që nëse nuk ka pacientë, nuk jemi të nevojshëm. Përkundrazi! Mjeku u duhet të gjithëve, si një ndihmës për të ruajtur shëndetin. Sikurse thotë Thomas Edison, ‘mjeku i së ardhmes nuk do të mjekojë me ilaçe, por do të udhëzojë pacientët e tij, që të kujdesen për ushqyerjen, për të parandaluar sëmundjet!”

administrator

Related Articles

2 Comments

Avarage Rating:
  • 0 / 10
  • Lorenc , January 19, 2021 @ 11:52 am

    Ku mund ta porosisim dhe sa efektiv esht.Flm.

    • Denisa Kona , February 19, 2021 @ 7:21 pm

      Mund te na shkruani ne fb tek adresa Llambrini Kona ose Denisa Kona

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *