Njerëzit që hanë speca djegës, mund të rrojnë më gjatë

Njerëzit që hanë speca djegës, mund të rrojnë më gjatë

Njerëzit që hanë speca të kuq të nxehtë mund të kenë më shumë të ngjarë të jetojnë më gjatë, sugjeron një studim i ri. Në studim, studiuesit zbuluan se ngrënia e këtyre specave shoqërohej me një rrezik më të ulët të vdekjes prej 12 përqind, veçanërisht nga problemet e zemrës ose goditja në tru, gjatë periudhës së studimit 19-vjeçar.

Sidoqoftë, disa ekspertë thonë se gjetjet duhet të shihen me kujdes.

Është e paqartë “nëse në të vërtetë të ngrënit e specave djegës është ajo që shkaktoi rezultatet, apo nëse njerëzit që hanë speca djegës kanë më shumë të ngjarë të përfshihen në sjellje të shëndetshme “, tha Keith Ayoob, një nutricionist dhe profesor i asociuar klinik në Kolegjin Mjekësor ‘Albert Einstein’ në New York City, i cili nuk ishte i lidhur me studimin.

Ka shumë arsye për të përfshirë specat djegës në dietën tuaj; për shembull, ato janë plot lëndë ushqyese dhe antioksidantë. Sidoqoftë, studimi ka sugjeruar se specat mund t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë. Më shumë kërkime janë të nevojshme për të treguar saktësisht, se pse njerëzit që hanin speca djegës të kuq kishin më pak të ngjarë të vdisnin gjatë periudhës së studimit, tha prof. Ayoob për revistën ‘Live Science’.

“Ne me të vërtetë nuk mund ”të mbingarkohemi “nga rezultatet,” tha Ayoob.

Në studim, studiuesit gjetën të dhëna nga më shumë se 16,000 të rritur që morën pjesë në Anketën Kombëtare të Provimit të Shëndetit dhe të Ushqyerit (NHANES) ndërmjet 1988 dhe 1994. NHANES është një studim vjetor, i kryer nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimin që mbledh informacione rreth Shëndetit dhe zakoneve të ngrënies së amerikanëve. Sondazhi përfshiu një pyetje nëse pjesëmarrësit kishin ngrënë speca djegës të kuq të nxehtë gjatë muajit të kaluar.  Të gjithë pjesëmarrësit që treguan se kishin ngrënë ndonjë sasi specash djegës të kuq të nxehtë gjatë muajit të kaluar, u konsideruan si konsumatorë të specit djegës.

Studiuesit zbuluan se, pas një periudhe mesatare përcjellëse prej gati 19 vjetësh, 22 përqind e njerëzve në studim, që raportuan se hanin speca djegës të kuq të nxehtë kishin vdekur, krahasuar me 34 përqind të atyre që nuk raportuan të hanin speca djegës, sipas gjetjeve të publikuara më 9 janar në revistën PLOS ONE.

Studiuesit ekzaminuan disa analiza të ndryshme në të dhënat e tyre, duke marrë parasysh faktorë të tillë si niveli arsimor i pjesëmarrësve, etnitë, dietat dhe mënyra e jetesës. Pasi ato rregulluan këta faktorë, rezultatet ende treguan se njerëzit që hanin speca djegës të kuq të nxehtë kishin një rrezik më të ulët për të vdekur gjatë studimit, sesa ata që nuk konsumonin speca të nxehtë të kuq.

Një studim i hershëm nga Kina raportoi gjetje të ngjashme, që lidhin specat djegës me një rrezik më të ulët të vdekjes, tha Mustafa Chopan nga Larner College of Medicine në Universitetin Vermont dhe autori kryesor i studimit. Rezultatet e reja sugjerojnë, një lidhje midis konsumit të specave të kuq të nxehtë dhe vdekshmërisë më të ulët në një popullsi perëndimore, tha ai.

Megjithëse gjetjet sugjerojnë që specat djegës të kuq të nxehtë janë një përbërës i dobishëm i dietës, është e paqartë pse këta speca mund të shoqërohen me një rrezik më të ulët të vdekjes në pjesëmarrësit e studimit, vunë në dukje studiuesit. Sidoqoftë, studiuesit sugjeruan disa ide për mënyrën sesi mund të funksionojë lidhja.

Një shpjegim i mundshëm është se një përbërës i quajtur capsaicin – një nga komponentët kryesorë të specave djegës – mund të luajë një rol duke detyruar receptorë të caktuar, të cilët, nga ana tjetër, mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga mbipesha dhe të çojnë në një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare.

Kapsaicina gjithashtu ka veti anti-mikrobike, që mund të ndryshojnë bakteret në zorrë, duke mbrojtur kundër mbipeshës dhe sëmundjeve kardiovaskulare, vunë në dukje studiuesit. Më në fund, specat djegës të kuq të nxehtë përmbajnë shumë lëndë ushqyese të tjera, siç janë vitaminat B, vitamina C dhe një përbërës që trupi e shndërron në vitaminë A dhe të gjitha këto mund të kontribuojnë në efektet e dobishme, sipas studimit.

Chopan vuri në dukje se studimi nuk vërteton se ngrënia e specave të kuq të nxehtë të nxehtë ju bën të jetoni më gjatë. Për të vërtetuar një marrëdhënie shkak-pasojë, studiuesit do të duhet të kryejnë një studim me dy grupe njerëzish, kur një grup ha speca djegës të kuq të nxehtë dhe një grup tjetër merr një placebo (diçka formale, pa ndikim). Studiuesit atëherë mund të zbulojnë nëse të dy grupet kanë treguar një ndryshim të rëndësishëm në shëndet ose vdekshmëri. (Si rasti i studimit të parë).

Studimi kishte disa kufizime. Për shembull, pjesëmarrësit raportuan zakonet e tyre dietike vetëm një herë, kur filluan studimin NHANES, dhe ekziston mundësia që zakonet e tyre dietike ndryshuan gjatë rrjedhës së periudhës vijuese.

administrator

Related Articles

1 Comment

Avarage Rating:
  • 0 / 10
  • AffiliateLabz , February 22, 2020 @ 12:10 am

    Great content! Super high-quality! Keep it up! 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *