Shkenca: Osteoporoza mund të parandalohet me tërfil të kuq
PUNON SI ESTROGJEN, POR PA EFEKTE ANËSORE
Kjo barishte e vogël mund të jetë çelësi për parandalimin e osteoporozës tek gratë. Tërfili i kuq mund të jetë fundi i trajtimit me estrogjen për gratë pas menopauzës, që vuajnë nga osteoporoza. Në vend të medikamenteve, një tinkturë e përqendruar e tërfilit të kuq (Trifolium pratense) mund të parandalojë prishjen e eshtrave. Këto janë përfundimet e dy studimeve të reja, botuar në ‘American Journal of Clinical Nutrition’ dhe PLOS One. “Trajtimi është novator, pasi ne tani mund të trajtojmë osteoporozën pa përdorimin e estrogjeneve të rrezikshme, të cilat paraqesin një rrezik të konsiderueshëm në rritje të kancerit dhe efekteve të tjera anësore”, thotë Prof. P. B. Jeppesen nga Departamenti i Mjekësisë Klinike në Universitetin Aarhus, Danimarkë , dhe shkencëtari kryesor në të dy studimet e reja.
Veçanërisht e mirë për gratë në vendet në zhvillim
Tërfili i kuq i fermentuar mund të jenë një shans i mirë për të parandaluar osteoporozën nëse, thotë profesori klinik Niklas Rye Jørgensen, nga Departamenti i Biokimisë Klinike, Rigshospitalet, Danimarkë. “Kjo mund të ndihmojë në parandalimin e osteoporozës në mbarë botën, por sidomos në vendet më pak të zhvilluara, ku qasja në mjekësi mund të kufizohet. Në vendet në zhvillim mund të jetë ideale për të përdorur një produkt natyral, i cili është dukshëm më i lirë sesa ilaçi konvencional “, thotë Jørgensen.
Jeppesen dhe kolegët testuan trajtimin me tërfil të kuq të fermentuar në 78 femra pas menopauzës me osteoporozën e fazës së hershme. Gratë u ndanë në dy grupe: Një mori trajtim me 60 ml ekstrakt tërfil të kuq, ndërsa grupi tjetër mori një placebo. Pas 12 muajsh, shkencëtarët skanuan kockat e legenit dhe shtyllën kurrizore të grave për të matur densitetin e kockave. Grupi i Placebo kishte humbur rreth 5% të masës kockore, ndërsa gratë që morën tërfil të kuq ruanin densitetin e kockave. Me fjalë të tjera, osteoporoza dhe humbja e kockave u ndalën.
“Ne kemi gjetur edhe efekte pozitive nga tërfili i kuq në simptomat e menopauzës, për shembull, duke zvogëluar dukurinë dhe ashpërsinë e afsheve të nxehta”, thotë Jeppesen. Po pse tërfil i fermentuar? Fermentimi e bën tërfilin e kuq më të fuqishëm. Studimi i publikuar në American Journal of Nutrition Clinical është një përmbledhje e pesë studimeve të mëparshme, të cilat tregojnë se efekti pozitiv ndodh me marrjen e tërfilit të kuq të fermentuar, i cili është trajtuar me baktere të acidit laktik ose diçka të ngjashme. Molekulat e sheqerit në bimë pengojnë estrogjenin të thithet nga muri i zorrëve. Por bakteret e acidit laktik i zhveshin këto molekula të sheqerit, duke lejuar estrogjenin të hyjë në rrjedhën e gjakut. “Bakteret e acidit laktik e bëjnë estrogjenin e bimëve më të fuqishëm dhe aktiv. Në të njëjtën kohë, ata janë të shëndetshëm për zorrën, pasi përmirësojnë tretjen,” thotë Jeppesen.
Pirja e infuzionit të tërfilit të kuq mund të ndihmojë gjithashtu gratë të duken më të reja, pasi estrogjeni ka ndikim në depozitat e yndyrës së trupit. “Është me të vërtetë emocionuese, pasi kjo bimë eviton trajtimet me hormone me një sërë efektesh anësore”, thotë Jeppesen. Në tjetër studim mbi efektet e izoflavoneve fitoestrogjenike nga tërfili i kuq (Trifolium pratense L.) tregon përfitimet në osteoporozën eksperimentale (domethënë të shkaktuar nga shkencëtarët).
Autorët thonë: Lloji më i zakonshëm i osteoporozës është humbja e kockave të lidhura me mungesën e hormonit ovarian në menopauzë. Ekzistojnë prova se dietat të cilat përmbajnë nivele të larta të izoflavoneve fitoestrogjenike janë të lidhura me një incidencë të ulët të osteoporozës dhe simptomave të menopauzës. Ekstraktet e bimëve, të cilat përmbajnë nivele të larta të izoflavoneve, të tilla si Trifolium pratense L., janë përdorur për të ulur simptomat e menopauzës. Qëllimi i këtij studimi ishte vlerësimi i efekteve parandaluese të isoflavoneve të tërfilit të kuq, në progresin e humbjes së kockave të shkaktuara nga mungesa e estrogjeneve (ovariektomisë) në minjtë. Kjo duhet kuptuar që në laborator minjve iu hoqën vezoret për të provokuar menopauzën. Rezultatet e këtij studimi treguan se ovariektomia zvogëloi përmbajtjen minerale të eshtrave, dobësoi femurin, densitetin e femurit dhe rriti nivelet e fosfatazës alkaline specifike dhe numrin e osteoklasteve në seksionet e femurit.
Trajtimi me izoflavonet e tërfilit të kuq rriti ndjeshëm përmbajtjen minerale të kockave, forcën mekanike të tibisë (tibia është kocka e pulpës së këmbës që i themi edhe kërciri). Trajtimi bimor rriti po ashtu peshën e femurit , densitetin e femurit dhe pengoi ngritjen e niveleve të fosfatazës alkaline. Përveç kësaj, trajtimi me isoflavone uli ndjeshëm numrin e osteoklasteve (qelizave që kryejnë resorbsionin, shpërbërjen e kockës, proces mjaft i rëndësishëm që duhet të jetë në ekuilbër me veprimin e kundërt të osteoblateve që bëjnë kockën e re. Por kur më shpejt dhe më tepër shkatërrohet sesa krijohet kockë e re, ndodh osteoporoza. Ky raport ishte shumë i përmirësuar tek minjtë që morën tërfil të kuq, sesa ata që nuk morën dhe megjithëse të dy palët kishin hequr vezoret. Studiuesit dolën në përfundime të qarta se isoflavonet e tërfilit të kuq buburuq kanë efekte në zvogëlimin e humbjes së kockave të shkaktuara nga ovariektomia, ndoshta duke reduktuar qarkullimin e kockave nëpërmjet frenimit të shpërbërjes së kockave.
Njohuri
Koha kur krijohen kockat
Kockat kanë një kohë të caktuar për kalimin nga kërc në kockë (asht) dhe këtë kohë mund ta quajmë si ashtrim. Ky proces fillon prej fazes së embrionit. Në muajin e 3-të gjatë lindjes mund të shihen më shumë eshtra, Eshtrat e gjata fillojnë të ashtrohen (osifikohen) në mesin e trupit. Pas lindjes, ashtrimi (osifikimi) sekondar dhe qendra e tyre gjendet në skaje të kockave.
- Gjate 12 viteve të para të jetës ashtrimi kryhet në pjesën më të madhe të skeletit.
- Prej moshes 17 – 20 vjeç ashtërohen eshtrat e ekstremiteteve (gjymtyrëve), shpatullës.
- Prej moshes 18- 23 vjeç forchen eshtrat e klavikulës
- Deri në moshë 25- vjeçare ashtrimi (osifikimi) llogaritet i kryer në të gjitha eshtrat.
- Prej moshës 18- 26 vjeç eshtrat munden te rriten ende. Kjo është koha e mbylljes së rritjes.