Intervista e herbalistit amerikan, Richard Schulze, për ikonën e gazetarisë së Shëndetit, Sam Biser

Ju e dini, asnjë gangrenë në botë nuk do të rezistojë, kur ju jeni duke bërë banjot e nxehta me piper të kuq djegës dhe më pas, zhytje në akull. Duke stimuluar qarkullimin e gjakut, ju do të shikoni atë zonë të rikthehet përsëri në jetë në 2-4 ditë
Dr. Richard Schulze është një nga herbalistët që përdorin në mënyrë intensive mjekimin natyror, për të përmbysur sëmundje të rënda. Ai përdor doza të mëdha, pasi mendon se dozat e buta janë të papërfillshme për gjendje serioze dhe sidomos në kohët e sotme, kur ushqyesit nga ushqimet janë varfëruar. Ai u bë i famshëm për programin e tij “E pashërueshmja”, në të cilin merr përsipër njerëz që janë abandonuar nga Mjekësia Konvencionale në fatin e tyre, njerëz në gjendje të rënduar, saqë shpesh nuk mund të vijnë tek ai më këmbët e veta. Herbalisti amerikan, Shulce, ashtu si mësuesi i tij, Dr, Kristofer, dallon nga të tjerët, për guximin e tij për të ndërhyrë në pikën kritike ku takohet jeta me vdekjen. Ndoshta dallimi mes tyre është se Schulze bën ndërhyrje edhe më të forta, sesa mësuesi i tij. Fama e të dyve erdhi nga rezultatet. Në programin e tij, Schulze i vuri të gjithë të sëmurët në ushqim 100% të papërpunuar, vegjetarian dhe me lëngje, në varësi të nivelit të përparimit të sëmundjes së tyre…
Sam Biser: Një grua me diabet shpëtoi nga amputimi (prerja e këmbës) me metodat që ju jeni gati për të treguar. Le ta nisim me këtë histori rrëfimin tuaj.
Schulze: Unë kisha një paciente të quajtur Helen. Atë e solli tek unë familja e saj. Gruaja kishte diabet, ajo ishte duke përdorur insulinë intravenoze (injeksione) për vite dhe arsyeja e vetme që familjarët e sollën tek unë, ishte për shkak se mjekët i kishin thënë që këmba e saj duhej të pritej. Qarkullimi i gjakut kishte degjeneruar në atë pikë, sa ajo tashmë kishte gangrenë në një nga këmbët e saj, diçka që ndodh në fazat e avancuara të diabetit. Njëherësh mjekët i kishin thënë se ajo mund të mos i mbijetonte operacionit, për shkak se sheqeri në gjak ishte jashtë kontrollit. Ne kemi biseduar për gjërat që mund të bëjmë për sheqerin në gjak dhe midis tyre ishte hudhra. Ajo është provuar në studimet universitare se jo vetëm ul sheqerin në gjak, por rrit prodhimin nga pankreasi të insulinës.
Sam Biser: Për sa hudhër kishte nevojë të stabilizohej sheqeri në gjak?
Schulze: Kjo është një barishte e madhe për shërim për njerëzit që kanë diabet. Kjo grua mori hudhër të freskët, sepse programi “Incurables” (E pashërueshmja) përmban të paktën 3 thelpinj hudhër të freskët çdo ditë. Ajo përdori shumë më tepër se kaq. Ne gjithashtu i trajtuam këmbët e saj me terapi të nxehtë dhe të ftohtë. Kompresat me spec të kuq djegës dhe çaj xhenxhefili rritën qarkullimin e gjakut në këmbët e saj. Gjaku filloi të qarkullojë përsëri në ato zona, që ishin thuajse të vdekura, duke kthyer ngjyrën mavi, në rozë. Ne përdorëm 2.5 litra çaj në këtë trajtim, të përgatitur nga përzierja e ujit me ½ (gjysmë) filxhani spec i kuq djegës me fuqi nxehtësie 40,000 HU dhe ½ filxhan rrënjë të freskët xhenxhefili të copëtuar.
Sam Biser: Ju do të thoni se këmba e saj ishte e gangrenizuar?
Schulze: Oh absolutisht. Mjekët vetë kishin përdorur termin ‘gangrenë’. Gangrena kishte filluar në këmbën e saj të djathtë, në pjesën e poshtme dhe kyçin e këmbës dhe mjekët mendonin se nuk mund të prisnin ndonjë përmirësim. Ata ishin të bindur se këmba e saj duhej prerë. Në atë moment, ajo grua ‘u zgjua’. Është e mahnitshme! Disa njerëz duhet të marrin të tatëpjetën, para se të përmenden: “Pa prit një minutë! Unë nuk mendoj se do të përfundoj këtu. Diçka tjetër duhet të bëj”. Dhe kështu që ajo vendosi të bënte diçka tjetër, para se mjekët të vinin sharrën në këmbën e saj. Dhe ajo bëri programin “E pashërueshmja!” Ajo u fut në këtë program, nisur nga mendimi që të shpëtonte humbjen e këmbës dhe ky ishte një nga rastet, kur njerëzit nuk mendojnë se mund të zgjidhin problemin e vërtetë, diabetin, por pasojën e tij. Unë i thashë: “Jo, ju keni për të monitoruar sheqerin tuaj në gjak çdo ditë dhe do të merrni më pak dhe më pak insulinë.” Familjarët kurrë nuk mendonin, se ajo mund të merrte përsipër kontrollin e diabetit. Kështu, ne e çuam gjakun në indet që kishin marrë ngjyrë të zezë-mavi me specin e kuq djegës dhe xhenxhefilin, duke e përdorur edhe nga goja.
Sam Biser: Sa spec i kuq djegës dhe xhenxhefil u desh të merrej nga goja për të sjellë gjakun në këmbët e saj?

Schulze: Oh Zot, ne i dhamë shumë. Unë do të thoja, ajo konsumoi ¼ filxhan kafe me piper të kuq djegës çdo ditë, që është një sasi mjaft e mirë si dhe një dozë të mirë xhenxhefili, një nxitës i qarkullimit. Ne gjithashtu i futëm këmbët e saj në një banjë me piper të kuq djegës dhe xhenxhefil me ujë të nxehtë, kemi hedhur grushte piperi në të dhe ajo i ka mbajtur këmbët të zhytura aty për disa minuta, pastaj i ka zhytur ato në një legen me ujë të mbushur me akull. Këtë e kemi përsëritur disa herë me radhë. Kjo procedurë zgjati vetëm disa ditë. Gruaja ulërinte për shkak të djegies që i shkaktontë speci i kuq djegës. Së bashku me një dush të nxehtë e të ftohtë 3 herë në ditë, indet ishin kthyer pas 3 ose 4 ditësh, në gjendje normale.
Ishte e mahnitshme. Ju e dini, asnjë gangrenë në botë nuk do të rezistojë, kur ju jeni duke bërë banjot e nxehta me piper të kuq djegës dhe më pas zhytje në akull. Duke stimuluar qarkullimin e gjakut, ju do të shikoni atë zonë të rikthehet përsëri në jetë në 2-4 ditë. Kjo nuk ishte një kohë e gjatë, megjithatë gruaja
ishte e tronditur, por unë i thashë të vazhdojë të qëndrojë në programin “E pashërueshmja!” 30 ditët e para, ajo uli dozën e insulinës intravenoze me 1/3 dhe pas 3-4 muajve nuk pati më nevojë për të. Dhe kjo ishte një diabetike për 15 vjet me insulinë intravenoze dhe ishte duke shkuar drejt greminës. Hudhra është e fuqishme për cilindo me diabet, por ju duhet ta përdorni atë në sasi të mjaftueshme.
Sam Biser: A është hudhra me të vërtetë kaq e fuqishme për Diabetin?
Schulze: Absolutisht. Por ju duhet të përdorni mjaftueshëm. Programi “Incurables” bën thirrje për 3 thelpinj minimumi dhe për një person me diabet, duhet një sasi e dyfishtë. Ajo punon në dy mënyra. Ajo ul sheqerin tuaj në gjak, por edhe stimulon pankreasin për të prodhuar më shumë insulinë dhe natyrisht, kjo është arsyeja pse ju keni nevojë për më pak dozë insuline. Ajo gjithashtu mbron nga kanceri pankreatik. Hudhra është e shkëlqyer.
Sam Biser: Por askush nuk flet për këtë, Richard!
Schulze: Oh, unë e di. Dhe unë kam parë raporte të shumta studimore për hudhrën për diabetin. Unë do të thoja se unë kam parë 50-60 raporte nga qëndrat kërkimore të universiteteve, ku ata kanë përdorur hudhër në pacientët diabetikë. Por pastaj këto studime ju nuk do t’i shihni askund, sepse nuk ka fitim në shitjen e hudhrave!!!
Sam Biser: Hudhra kanë një veprim të butë apo të fortë për uljen e sheqerin në gjak?
Schulze: Unë mendoj se është tepër e fortë. Sigurisht, kur bëni testimin për sheqerin në gjak, ju mund ta provoni çdo ditë. Unë kam parë njerëz të reduktojnë insulinën e tyre përgjysmë në një javë. Me të vërtetë hudhra është e fortë.
Sam Biser: Richard, nëse kjo është në literaturën mjekësore, pse mjekët nuk e përdorin atë?
Schulze: 1/10 e hulumtimeve që bëhet sot, janë për diabetin. Hudhra është një trajtim shumë efektiv për diabetikët. Por ju e dini se ç’do të thotë shumë efektive? Do të thotë trajtim shumë i lehtë. Metodë natyrale shumë e thjeshtë. Kujt i intereson ajo?…
Studimi
Hudhra kundërshtoi Diabetin e shkaktuar nga fruktoza
Hudhra përmirëson ndjeshmërinë e insulinës dhe sindromën metabolike si pasojë e ushqyerjes me fruktozë. Një studim i autorëve Khatua, Bagul etj, tregon se hudhra uli nivelet e glukozës në gjak te minjtë e laboratorit. Në fund të 8 javëve, pasi minjtë u ushqyen me fruktozë, glukoza në gjak, insulina, trigliceridet dhe nivelet e acidit urik në gjak si dhe rezistenca e insulinës, të gjitha ishin rritur ndjeshëm. Ndërkohë që minjtë e ushqyer me miell misri të trashë nuk e patën këtë rritje. Por hudhra normalizoi nivelet e oksidit nitrik (NO) dhe uli të gjithë treguesit e mësipërm tek minjtë që iu shkaktua Diabeti Tip 2 me ditetën me fruktozë. (Fruktoza është lloj sheqeri dhe më i dëmshëm sesa glukoza).
Asnjë barishte nuk funksionon me një ushqim të gabuar
Sam Biser: Unë kam një mik me diabet, por ai thotë se kur ha hudhër, i shkakton diarre.
Schulze: E pra, ai mund të ketë një problem kompleks. Ai mund të ketë kolit ose inflamacion të zorrëve. Gjëja më e mirë për të bërë me të, do të jetë për të gjetur se çfarë po ndodh me zorrët e tij. Ndoshta zorrët e tij duan një detoksifikim me formulën dy (e botuar nga Molla) dhe pastaj të marrë gradualisht hudhër, sepse ajo punon shumë mirë për diabetin. Ai mund të ketë një zorrë të trashë të irrituar ose spastike, kështu që ka nevojë për të filluar me pak hudhër.
Sam Biser: Po speci i kuq djegës a ka ndonjë efekt mbi sheqerin në gjak të diabetikëve?
Schulze: Unë nuk di nëse piperka ul direkt sheqerin në gjak. Por një nga gjërat që ndodh me diabetikët është se qarkullimi i gjakut të tyre përkeqësohet dhe speci i kuq djegës është një barishte brilante. Kur ju keni qarkullim më të mirë, atëherë keni komunikim më të mirë hormonal në mes të organeve endokrine si pankreasi. Nëse gjaku juaj është i trashë, është më e vështirë për organet të punojnë dhe të ushqehen. Një prej bimëve më të mëdha në botë për ekuilibrimin hormonal është Angjelika e cila vepron mirë kur rritet qarkullimi i gjakut.
Sam Biser: Dr. Christopher gjithmonë përmend kokrrat e kuqe të kedrit (një lloj dëllinje amerikane) që ndihmojnë pankreasin. Është e vërtetë kjo, apo vetëm për disa njerëz?
Schulze: Ky është një zbulim origjinal i Dr. Christopher. Unë kam biseduar me njerëz në mbarë botën dhe askush tjetër nuk e njeh këtë. Dr. Christopher është betuar për fuqinë e saj dhe unë nuk do të thosha asgjë kundër historisë. , Por mendimi im është se regjimi ushqimor i tëri ka më shumë rëndësi se vetëm duke marrë barishte! Edhe pse Dr. Christopher përdori kokrrat e kedrit për diabetikët, ata ishin vetëm një pjesë e programit të tij, kremi mbi tortë. Pankreasi është një organ endokrin dhe kur një organ endokrin nuk po punon mirë, kjo nuk mund të rregullohet, nëse një diabetik nuk heq dorë nga stili i tmerrshëm i jetesës dhe i të ushqyerit. Unë nuk kam takuar njerëz me diabet, që nuk pinë Coca-Cola. Unë kam parë madje se Coca-Cola po u japin edhe fëmijëve 2-vjeç!
Sam Biser: Imagjinoni, një fëmijë 2-vjeçar me Pepsi!
Schulze: Po, ju e dini se çfarë jam duke thënë? Kjo është vrasje. Ju nuk mund të jetoni në këtë mënyrë dhe pastaj të kërkoni një barishte për të kontrolluar diabetin. Unë gjithmonë konstatoj se diabetikët që vijnë tek mua, kanë varësi nga sheqeri. Këta janë lloji i njerëzve të predispozuar për të vetë-destruktuar pankreasin. Dhe pastaj ju i quani ata “diabetikë”, për t’u vërtetuar se ata kanë një organ të dobët.
Sam Biser: Unë jam i sigurt se mënyra se si kjo bimë po promovohet tani nga pasuesit e Dr. Kristoferit është: “Harrojeni programin, vetëm merrni kedrin dhe ok!”
Schulze: Unë përdor bimë të ndryshme, por për të qenë i ndershëm, përveç barishteve, gjëja më e mirë për të rregulluar sheqerin në gjak, është ushqimi i freskët, i papërpunuar. Pankreasi juaj sforcohet për të prodhuar më shumë enzima tretëse, kur ju hani ushqim të gatuar. Çdokush që është diabetik ka nevojë për një program me ushqime të papërpunuara dhe sa më pak të gatuara. Dhe sigurisht, ky është programi “E pashërueshmja!”
Diabetik, shërimi vjen me stomakun, pankreasin, mëlçinë!
Tretja e keqe shkakton Hipoglicemi ose Diabet. Ja pse duhet rregullimi i sistemit endokrin dhe sistemit tretës
Kastraveci në veçanti përmban një hormon të nevojshëm nga qelizat e pankreasit për të prodhuar insulinë. Ndihmon në eliminimin e toksinave dhe acidit urik përmes veshkave dhe rrjedhimisht është ilaç për përdhesin
Nga Dr. Kingsbury
Shëndeti i pankreasit mbështetet nga një stomak që funksionon mirë, nga puna e shpretkës, mëlçisë dhe tëmthit. Insuficienca pankreatike po bëhet e zakonshme. Jeta moderne po bën kërdinë mbi tretjen dhe pankreasi mund të preket prej saj. Ushqimi që haet shpesh me nxitim, ka pak vlerë ushqyese. Ne nuk jemi të projektuar për të ngrënë në këtë mënyrë. Këshilla ushqyese: Pushim për 10 minuta pas një vakti ose edhe para. Erëzat si xhenxhefil, kanellë dhe shafrani i Indisë mund të jenë të dobishme. Pothuajse të gjitha barishtet e buta janë të dobishme për të mbështetur tretjen dhe funksionin pankreatik. Përdorimi i shijes së hidhur dhe të lagësht stimulon lirimin e enzimave, që ndihmojnë tretjen, prandaj merrni algat e detit dhe leshterikët. Ato ndihmojnë për të normalizuar sheqerin në gjak. Një ushqim i madh pankreatik është hudhra, duke e stimuluar pankreasin për të prodhuar insulinë mjaftueshëm. Kanella është e mrekullueshme për të mbështetur tretjen e dobët dhe për të ulur sheqerin në gjak.
Tretja nga një pankreas i dobësuar shkon dorë për dore me nivele të ulëta ose të larta të sheqerit në gjak: Hipoglicemi ose Diabet. Sheqernat janë të ndaluar, por sheqeri bimor, stevia, ndihmon për të balancuar sheqerin. Kivi është ndër të rrallat fruta, që me të vërtetë ndihmon funksionin e pankreasit. Lëngjet e freskëta të papërpunuara stimulojnë pankreasin dhe rritin prodhimin e insulinës. Lëngjet janë forma të koncentruara të vitaminave dhe mineraleve, një formë më e lehtë për t’u asimiluar nga trupi. Kastraveci në veçanti përmban një hormon të nevojshëm nga qelizat e pankreasit për të prodhuar insulinë. Ndihmon në eliminimin e toksinave dhe acidit urik përmes veshkave dhe rrjedhimisht është ilaç për përdhesin. Gjithashtu, përmban sterole që zvogëlojnë kolesterolin. Të mira për tretjen dhe sheqerin në gjak janë dhe limoni dhe artiçoka.
Një sistem i mbingarkuar tretjeje ndihmohet me vakte të vogla dhe të rregullta. Hani 6 vakte në ditë, pasi kjo ndihmon për të mbështetur funksionin pankreatik dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak. Përfshini proteinat në çdo vakt apo rostiçeri për të stabilizuar nivelin e sheqerit. Mbështetja e shëndetit të mëlçisë me detoksifikim të butë ndihmon funksionin e pankreasit. Mëlçia luan një rol qendror në rregullimin e metabolizmit të karbohidrateve. Funksionimi normal i saj është thelbësor për ruajtjen e niveleve të glukozës në gjak dhe e furnizimin e vazhdueshëm të organeve që kërkojnë glukozë si burim energjie. Alkooli i tepërt dëmton pankreasin dhe mëlçinë dhe mund të shkaktojë pankreatitis.
Tretja e dobët, sheqeri i ulët në gjak dhe stresi mund të kombinojnë, duke bërë që ju të ndiheni të ngadaltë dhe të lodhur. Dushi i nxehtë dhe i ftohtë do të nxisë qarkullimin më të mirë dhe do të shpërndajë oksigjenin, jetik për rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak. Gjithashtu bëni mjaft ushtrime. Yoga (dhe terapi të tjera) do të sigurojnë që pankreasi dhe organet e tjera të tretjes të lëvizin butë dhe të punojnë më mirë.
Natyra në veprim kundër Diabetit
- Bizelet- Të pasura me silic dhe hormone të ngjashme me insulinën
- Artiçoka e Jeruzalemit – E lartë në inulin, që e bën atë një ushqim ideal për diabetikët.
- Qepa – Përmban kuercetin që ndihmon në retinopatinë diabetike
- Molla – Rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Ul kolesterolin dhe presionin e gjakut.
- Selinoja – Ndihmon për të balancuar natriumin dhe kaliumin, është diuretik natyror.
- Caj i gjelbër ose çaj i zi- 2 gota zvogëlojnë nivelin e sheqerit në gjak
- Lule kumaku- Kundër kandidas, mykut që shoqëron shpesh diabetin
- Rrënjë luleradhiqe – Mbështet mëlçinë. E pasur në kalium natyror. Lehtëson kapsllëkun.
- Fara fenugreek – Përmban 6 komponime që rregullojnë sheqerin në gjak, rrit kolesterolin e mirë HDL
- Gjethe dhe fruta boronice si çaj – Inkurajon prodhimin e insulinës, përmirëson qarkullimin në sy
- Rrënjë alte – E pasur në fibra bimore të tretshme, ka pektin që ul sheqerin në gjak
- Gjethe hithre – Mbështetje e shkëlqyer për veshkat, ul sheqerin në gjak
- Tërshëra – Normalizon nivelin e sheqerit në gjak, hormonet tiroide dhe hormonet e seksit

