SUPERTERAPI
Fronti Natyror për t’u mbrojtur nga infektimi me koronavirusin me kompani
1 DJEGESET:
Le te deshmojme se jemi qepe-ngrenes, hudhra-ngrenes, piper-ngrenes, qe nxjerrim flake nga goja, saqe kur virusi korona te vije, t’i duket se ka perballe nje kuceder qe vjell zjarr nga miliona goje.
2. GARGARAT:
Beni 2 here ne dite nje gargare me shafran Indie dhe vaj lule balsami. Nje gargare tjeter do te ishte me vaj kokosi.
Nje gargare tjeter eshte 50% uje me 50% oksigjene farmacie 2 minuta ne goje, vret cdo patogjen qe ka hyre ne ate hapesire.
Gargarat nuk kaperdihen,por nxirren nga goja pas disa minutash.
3. ME VETE NE XHEP
Uji i oksigjenuar ose nje kokerr limoni ne cante per te dezinfektuar here pas here duart, celularin, dorezat e cantes, kur jeni jashte shtepie ne ambiente me njerez.
Me pas ju duhet qe te dezinfetoni sidomos siperfaqet e dorezave te dyerve dhe rubinetat e cezmave.
Nje studim ose me sakte,disa studime tregojne se Peroksid Hidrogjeni (oksigjeneja si e therret populli dhe personeli mjekesor shkurt) eshte i pershtatshem per te dezinfektuar siperfaqet e kontaminuara nga virusi. J Hosp Infect. 2014 Apr;86(4):255-9. doi: 10.1016/j.jhin.2014.02.003. Epub 2014 Feb 27.
Limoni dhe sidomos lekura e tij permban hesperidin dhe naringenin,dy flavonoide qe kane edhe veprim anti-viral (naringenin edhe kunder virusit Zika).
4. ME VETE NE GOJE
Mbani ne goje gjate dites kanelle ose karafil, dy ereza me kapacitet shume te larte antioksidant dhe antivirale.
5. USHQIM PROBIOTIK DHE VITAMINA SHTESE
*Perdorni kos sa me shume ose ndryshe probiotike farmacie.
Firmat e prodhimit te bulmetit jane te lutura te bejne kos cilesor me probiotike dhe jo me niseshte, se duke na mbrojtur ne, mbrojne dhe kalamajte e tyre.
*Shtoni perdorimin e turshive sidomos te lakres.
*Merrni patjeter vitamine D3 te pakten 5 mije IU ne dite sepse ben mbrojtjen imuntare mukozale
* Merrni vitamine C te pakten 2-3 gr ne dite per te rritur sistemin imunitar. Ne sasi me te medha *DOZA ORTOMOLEKULARE) ka veprim anti-viral.
6. IMUNOMODULATORET- TANI
*Kush ka mundesi, te perdore kapsula kulloshtre qe quhen colostrum. Rritin imunitetin edhe tek femijet.
*Kush ka mundesi te perdore kerpudhat kineze- Reishi, Cordyceps apo Maitake qe rritin imunitetin. Cordyceps do ta rekomandoja sidomos per njerezit qe kane nje ftohje ose grip, sepse eshte nje tonik i mushkerive dhe me fokus semundjet respiratore ne spekter te gjere. (Ne foto, supe pule me kerpudhen Cordyceps per nje ide me te bukur).
*Fuqizues te tjere te imunitetit jane rrenja Astragalus *(caj ose kapsule) si dhe Ekinacea. Keto sipas Andre Veil, pionier i shendetit natyror.
7. VAJRAT ESENCIALE PER AMBIENT 
Difuzer nuk keni, por merrni ndonje vaj esencial antiviral qe ta shperndani neper ambientin ku jetoni apo punoni, si vaj esencial ekualipti, rozmarine, temjani, kanelle, karafili, trumze,bergamot etj. Kujdes se nuk dime perqendrimin, mos hidhni shume sa t’ju shqetesoje. Hidhni 3-4 pika si fillim, prisni disa minuta, sepse era mund te perhapet me vonese. Nese nuk ka thuajse fare arome, eshte esence e dobet, hidhni me teper pika sa per nje aromatizim te pranueshem.
8. ÇAJRAT ANTIVIRALE 

Perdorni cajin e gjetheve te ullirit si antiviral i forte.
Dy cajra te tjere antivirale jane bar blete dhe lule balsami.
9. SHMANGNI SHTYPESIT E IMUNITETIT
Mos e lini veten pa gjume as ne piken e mbilodhjes fizike sepse ju bie imuniteti dhe ju kap me lehte cdo lloj virusi, me apo pa kurore.
Permbani zemerimin sepse rrezon imunitetin.
Kufizoni sheqerin sepse rrezon imunitetin, bile pengon qe qelizat te marrin vitaminen C.
STUDIMET PER SHTOGUN DHE EKSTRAKTIN E JAMBALLIT KUNDER KORONAVIRUSIT 
Sapo konfirmova nga nje studim, se caji i shtogut *sambucus nigra pengon IBV- Infeksionin e Virusit te Brokitit ne filimet e tij, duke bere njne demtim te gjere te membranes se virusit apo zarfit viral, duke e bere ate jo-infektiv.
Studiuesit shkruajten: Është interesante se ndërsa vaksinimi është metoda kryesore për frenimin e IBV (*Infeksionit të Virusit të Bronkitit) te popullsia e shpendëve, efektiviteti i tij në llojet e reja është shpesh minimal, duke çuar në shpërthime edhe në pulat e vaksinuara. Ndoshta vaksinimi në lidhje me administrimin e polifenolit aktiv të shtogut do të ketë një efekt sinergjik. Më në fund, këto rezultate kanë potencialin për t’u përkthyer në trajtime për koronaviruset e tjerë, përfshirë ato që prekin njerëzit. Këto koronaviruse njerëzore (HCoV) përfshijnë ato që mund të shkaktojnë deri në 20% të ftohjes së zakonshme (HCoV 229E, HCoV OC43); HCoV NL63 dhe HCoV HKU1, të cilat shkaktojnë sëmundje të buta deri te rënda të frymëmarrjes; SARS CoV, e cila doli në vitin 2003 me një shkallë vdekshmërie 10%; dhe MERS CoV i dalë së fundmi, i cili aktualisht ka një normë vdekshmërie të rasteve 57%.
Disa prova të mëparshme e mbështesin këtë ide, kur është parë se glycyrrizin, përbërësi aktiv i jamballit *G. radix, pengoi jo vetëm IBV, por edhe SARS CoV. 
Përfundime: Të marra së bashku, studimet tona kanë identifikuar një ekstrakt bimor nga Sambucus nigra me efekte frenuese të panjohura më parë kundër IBV. Ne kemi identifikuar gjithashtu mekanizmin e mundshëm të këtij frenimi. Rezultatet tona potencialisht mund të çojnë në trajtime efektive ose parandalimin e Infeksionit te Virusit të Bronkitit ose koronaviruse të ngjashme,” thonë studiuesit e Universitetit të Oksfordit dhe të Universitetit John Hopkins,USA.
Me këtë rast bëjmë një kërkim tjetër për jamballin ku nxjerrim se “… në pacientët me SARS të pranuar në qendrën klinike të Universitetit të Frankfurtit, Gjermani, nga të gjitha komponimet, glikyrizin (nga rrënja e jamballit) ishte më aktivi në pengimin e përsëritjes së koronavirusit të shoqëruar nga SARS.
Nje studim i trete me i vjeter jepet me foto.
Nje studim tjeter nga Chonnam National University, Republika e Koresë, tregoi se flavonoidet (të cilat gjenden në çajin jeshil) si gallate, epigallocatechin, dhe gallate galatatechin (GCG) shfaqën frenim të mirë ndaj 3CL (pro),- Proteaza e koronavirusit të lidhur me sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes (SARS-CoV).
EDHE NJË STUDIM TJETËR
KUJDES MJEKET!
Studimet e mëparshme retrospektive sugjeruan që përdorimi i ilaçeve jostoidale anti-inflamatore (NSAIDs) gjatë pneumonisë mund të shoqërohet me një rrezik të shtuar të emfiemës (Emfiema është një infeksion serioz bakterial i hapësirës pleurale). Përdorimi i NSAIDs gjatë infeksionit akut viral shoqërohet me një rrezik të shtuar të emfiemës tek fëmijët. Këto gjetje sugjerojnë që NSAID nuk duhet të rekomandohet si një trajtim antipiretik i linjës së parë gjatë infeksioneve akute virale tek fëmijët. (J Pediatr 2016; 175: 47-53)
Lancet. 2003 Jun 14;361(9374):2045-6.
BMC Vet Res. 2014; 10: 24.
Published online 2014 Jan 16. doi: 10.1186/1746-6148-10-24
Biotechnol Lett. 2012 May;34(5):831-8. doi: 10.1007/s10529-011-0845-8. Epub 2012 Feb 15.
Antiviral Res. 2005 Oct;68(1):36-42
MASA TE TJERA

Shume uje dhe lengje te shtrydhur perimesh dhe frutash per te nxjerre sa me shpejt virusin dhe produktet e tij toksike nga trupi si dhe per te qene te hidratuar.
Per te njejtin qellim, masazh me uthull molle shputave te kembeve per cdo lloj virusi gripal dhe ftohjeje
Rrini ngrohte. E ftohta rrezon imunitetin. Fusni kembet ne çorape, mbuloni ‘noçkat’ e kembeve rruges. 
Dorashkat jane te mira. Nuk merrni virusin ne siperfaqe te duarve kur jeni ne urbane. Ndoshta pas 1 ore apo 2 kur t’i keni hequr,virusi mund te kete ngordhur. Viruset rrojne me ore jashte trupit te njeriut dhe sa me teper ore kalojne, aq me shume ulet ngarkesa virale ne siperfaqet e ndryshme.
Mbani shall ne vend te maskes njeperdorimeshe. Shalli lahet prape. Ne vende me popullim si stacione, autobuse, panaire, etj, mbani edhe syze, sepse ashtu si hundet dhe fyti, syte jane te prekshem dhe te hapur ndaj infeksionit.
Hani supa pule, qe ndihmojne per sherim, supa brokoli, supa me shume karota dhe supa me shume domate, te gjitha per nje parandalim dhe sherim me te shpejte nga gripi i zakonshem apo viurusi i ri. Cdo dite 1-2 lloj supash.
Perpiquni te shmangni tregjet me shume njerez, kinemate, teatrot, mitingjet, perdorimin e tualeteve publike, lokalet teper te ngarkuar me njerez.
Merrni kembet ne vend te urbanit, nese vjen dingas dhe nese mund te ecni nja dy-tre stacione.
Mos kruani sy, veshe, hunde, dhembe, pucra, te pakten jo pa lare mire duart.
Me teper kujdes duhet te bejne moshat e thyera si dhe njerezit e renduar me semundje, ata qe marrin ilace qe shtypin imunitetin, bartesit e HIV-it, njerezit qe kane hequr plevite dhe bronkite te vjetra, ata qe preken shpesh nga viruset gripale, njerëzit me diabet, ata me insuficience renale *deshtim te veshkave), ata me sëmundje kronike të mushkërive.
Si perfiundim, beni nje kombinim te disa prej porosive te pershkruara me siper.
Me dashuri nga Denisa Kona, kryeredaktore e GAzetes Molla e Shendetit




