Ju tregoj programin tim të shërimit, që më shpëtoi nga injeksionet e insulinës
‘Kjo aventurë shërimi më dha një ndjenjë të thellë kënaqësie dhe fuqi të brendshme. Edgar Cayce ka dhënë kontribut të madh për të gjithë ne dhe ka mirënjohjen time të pafund. Pa terapinë e tij unë do të kisha qenë një nga të shumtët, që i janë nënshtruar injeksioneve të insulinës’
Nga William Briggs
Në moshën 44 vjeç unë kalova në shok të plotë diabetik. Prej kohësh unë ndjehesha i lodhur dhe në nevojë për të pushuar, por mendoja se kjo ishte për shkak të punës me orë të zgjatura si oficer policie. Kur u vizitova tek mjeku i punës, ai u shqetësua dhe më tha se isha duke shkuar në gjendjen e komës diabetike. Ai kërkoi që të shtrohesha menjëherë në spital, pasi testi tregoi se niveli i sheqerit në gjak ishte 395 mg/dL. Doktori më tha se leximi normal i glukozës në gjak është në mes të 60 dhe 120 mg/dL dhe se unë duhet të bëja një injeksion të menjëhershëm insuline. Por diçka brenda meje, një ndjenjë lemerisëse tha: ‘Mos!’ Në vend të shtrimit në spital, unë e pyeta doktorin për një dietë të veçantë për ta provuar një javë, nëse do të më përmirësonte. Ai më tha për të ngrënë peshk, perime, oriz, tërshërë dhe mollë dhe insistoi që të kthehesha për kontroll për një javë. Unë u trondita thellë. Unë kisha dëgjuar tregimet e njerëzve që marrin insulinë, e që me kalimin e kohës kishin nevojë për më shumë. Kur erdha në shtëpi me këtë lajm, gruaja ime, Valeria, mori disa nga librat e saj të Edgar Cayces. Ajo gjithashtu këmbënguli që të flisja me Dr. William McGarey (zbatuesi i terapisë së Cayces), që punonte në një Klinikë në Phoenix. Unë isha i frikësuar dhe i hutuar, sepse vërtet nuk dija shumë për shëruesin Cayce.

Mjeku im i familjes qeshi me idenë e kontrollit të diabetit me dietë, kur pa rezultatet e testit të gjakut. Ai më sugjeroi një diuretik nga goja dhe të matja sheqerin në gjak disa herë në ditë. U ndjeva i dëshpëruar pas asaj vizite, por isha i vendosur për të gjetur një tjetër mënyrë. Edgar Cayce kishte një informacion të detajuar për diabetin. Kështu që unë rashë dakord me Dr. McGarey, që të filloja këtë regjim. Testi im i ardhshëm i gjakut, një javë më vonë, tregoi përmirësim: 195 mg/dL. Ende shumë i lartë, por me këtë ndryshim unë isha i ngazëllyer dhe i inkurajuar. Unë kuptova se isha në rrugë të drejtë. Ndërkohë, unë konstatova me kënaqësi se Dr. McGarey ishte aq i vëmendshëm, i zhytur në mendime dhe më krijoi menjëherë një ndjenjë qetësie. Ai detajoi programin e Cayces për mua, ato gjëra që duhet të bëja për një muaj. Së bashku me dietën time, e cila ishte spartane në krahasim me ato që isha mësuar të haja më parë, unë duhet të bëja aktivitet fizik çdo ditë. Unë zgjodha një biçikletë stacionare.
Një pjesë e planit tim shëndetësor përfshinte pakot apo kompresat me vaj kastori (recini). Kur unë fillova të përdor vajin e nxehtë të kastorit, kjo ishte një përvojë mjaft e pakëndshme- të rrethosh veten me peshqir të vajosur e të mbështjellë me plastmasë. Por shpejt ia mora dorën. Gjatë kohës që mbaja paketat me vaj kastori, unë meditoja dhe e përfytyroja veten tërësisht të shëndetshëm, me një pankreas plotësisht funksional. Vaji i kastorit vepron në nivel fizik dhe në nivelin e nënndërgjegjes, në Sistemin Nervor Autonom. Dr. McGarey më mësoi se mendja ka rol në shërim.
Ai më këshilloi gjithashtu manipulimet kurrizore, pasi diabeti mund të jetë i lidhur me problemet e rruazave kurrizore dhe kështu unë gjeta një kiropraktor (masazhues) afër shtëpisë. Skaneri i rruazave të qafës tregoi se ato ishin bërë të drejta si një copë dru, në vend të linjës së kurbës normale. Kjo ishte shkaktuar nga tensioni në muskujt dhe rruazat dorsale 6, 7 dhe 8. Dr. McGarey dhe Edgar Cayce kishin thënë, se një problem i tillë në shpinë mund të shkaktojë vështirësi pankreatike. Fillova terapinë e masazhit kurrizor dy herë në javë. Më pas vazhdova me një herë në javë, derisa kalova një herë në çdo 6-8 javë.
Dr. McGarey më rekomandoi po ashtu të merrja vitaminë B-12, një vitaminë B-kompleks si dhe krom, së bashku me pektinë molle, për të ndihmuar kontrollin e sheqerit në gjak. Ai më vonë shtoi një program me Atomidine (Jodi Atomik), e cila ndihmon organet në trupin tonë të funksionojnë më mirë. Atomodine ndihmoi pankreasin që të fillojë të punojë përsëri (blihet në internet).

Një artikull në dietën time të re është artiçoka e Jeruzalemit, e cila nuk është nga Jeruzalemi, as nuk është një artiçokë e vërtetë. Ajo është një bimë kushërirë e lulediellit, rrënja e së cilës gatuhet dhe shijon si një rrepë. Unë u kam treguar mjaft njerëzve për cilësitë e saj si insulinë natyrore dhe si ta përgatitin si sallatë apo të zier në letër pergamenë. Disa njerëz, megjithatë, ishin skeptikë në lidhje me përvojën time. Një anestezist nuk besoi që unë të kisha diabet, sepse niveli im i glukozës në gjak ishte 72 mg/dL, para se t’i nënshtrohesha një operacioni në gju. Ndërsa një terapist që kishte studiuar me një mjek nga Franca, se si të dallonte organet e shëndetshme dhe ato që punojnë me vështirësi, më tha se pankreasi im dukej se po funksionon normalisht. Çfarë lajmi i mrekullueshëm!
Kjo eksperiencë ka qenë si një aventurë. Kam mësuar disa gjëra për veten time: Unë nuk duhet të dorëzohem por të marr përgjegjësinë e shëndetit tim. Kjo aventurë shërimi më dha një ndjenjë të thellë kënaqësie dhe fuqi të brendshme. Edgar Cayce ka dhënë kontribut të madh për të gjithë ne dhe ka mirënjohjen time të pafund. Pa terapinë e tij unë do të kisha qenë një nga të shumtët, që i janë nënshtruar injeksioneve të insulinës. Në vend të kësaj, unë vazhdoj të shikoj dietën me kujdes: Unë ha shumë perime dhe fruta, oriz kafe dhe fasule dy ose tri herë në javë. Ha një sasi të vogël mish viçi dhe më tepër ha pulë ose peshk. Unë mund të pi një kafe të vogël dekafeinato, gjithashtu ha drithëra dhe makarona. Dhë bëj fizkulturë çdo ditë.
Vaji i kastorit trajton nevropatinë diabetike

Nevropatia përbëhet nga një numër i çrregullimeve që ndodhin kur nervat e sistemit nervor periferik dëmtohen. Nevropatia ndikon nervat motorike që kontrollojnë lëvizjet e muskujve dhe nervat ndijore që lidhen me ndjenjat e dhimbjes dhe ftohtësisë. Kur aksonet nervore dëmtohen, zhvillohet dhimbje dhe mpirje në dorë dhe këmbë. Lëndimet e rënda, të ushqyerit e gabuar, ekspozimi ndaj toksinave, çrregullimet metabolike dhe infeksionet mund të shkaktojnë nevropati, por diabeti është shkaku më dominues. Dhimbja është zakonisht rreth zonës së vitheve e shoqëruar nga një ndjesi shpimi gjilpërash në duar dhe këmbë. Kur shkaqet nuk janë të njohura quhet nevropati idiopatike. Vaji i kastorit apo ricini rivendos indet nervore dhe shëron nervat e dëmtuara. Ai është shumë efektiv në trajtimin e çdo lloj nevropatie. Kastori ndalon dëmtimin e indeve dhe largon mpirjen. Masazhoni gjymtyrët duart dhe këmbët tërësisht duke përdorur shumë vaj. Lëreni këtë vaj të depërtojë në lëkurë dhe të ushqejë nervat dhe indet. Bëni masazhe të përditshme, deri në përmirësim.
Neuropatia autonome është një formë e polineuropatisë që prek sistemin nervor të pavullnetshëm, jo shqisor (d.m.th., sistemin nervor autonom), duke prekur kryesisht organet e brendshme si muskujt e fshikëzës urinare, sistemin kardiovaskular, traktin tretës dhe organet gjenitale. Këto nerva nuk janë nën kontrollin e vetëdijshëm të një personi dhe funksionojnë automatikisht. Fijet nervore autonome formojnë rrjete të mëdha në kraharor, bark dhe legen, jashtë kordonit kurrizor. Ata kanë lidhje me palcën kurrizore dhe në fund me trurin. Neuropatia autonome më së shpeshti shihet te personat me diabet të zgjaturt të tipit 1 dhe 2. Në shumicën e rasteve – por jo të gjitha rastet, neuropatia autonome ndodh së bashku me format e tjera të neuropatisë, siç është neuropatia shqisore. Neuropatia autonome është një shkak i mosfunksionimit të sistemit nervor autonom, por jo i vetmi; disa kushte që prekin trurin ose kordonin kurrizor gjithashtu mund të shkaktojnë mosfunksionim autonom, siç është atrofia e shumëfishtë e sistemit. 

Shenjat dhe simptomat e neuropatisë autonome përfshijnë si më poshtë:
- Në fshikëzën urinare: mosmbajtje e urinës
- Në trakti gastrointestinal: disfagi, dhimbje barku, nauze, të vjella, mosmbajtje fekale, diarre, kapsllëk
- Në sistemi kardiovaskular: shqetësime të rrahjeve të zemrës (takikardi, bradikardi), hipotension ortostatik, rritje jonormale e rrahjeve të zemrës në aktivitet fizik.
- Në Sistemin e frymëmarrjes: Dëmtimet në sinjalet që shoqërohen me rregullimin e frymëmarrjes dhe shkëmbimin e gazit (apnea qendrore e gjumit, hipopnea, bradipnea).
- Në Sistemi nervor: Defekt pupilar, marramendje.
- Fusha të tjera: Mungesa e sinjalizimit për hipoglicemi, pafuqi gjenitale, shqetësime të djersitjes etj.
- Shumë gjendje shëndetësore mund të shkaktojnë neuropati autonome. Disa shkaqe të zakonshme të neuropatisë autonome përfshijnë:
- Diabeti, i cili është shkaku më i zakonshëm i neuropatisë autonome, gradualisht mund të shkaktojë dëme nervore në të gjithë trupin.
- Dëmtimi i nervave të shkaktuara nga operacioni ose rrezatimi në qafë.
- Trajtimi me ilaçe të caktuara, përfshirë disa ilaçe të përdorura në kimioterapinë e kancerit.
- Mbledhja anormale e proteinave në organe (amiloidoza), e cila prek organet dhe sistemin nervor.
- Sëmundjet neurodegjeneruese përfshirë sëmundjen e Parkinsonit, sklerozën e shumëfishtë.
- Neuropatia autonome gjithashtu mund të shkaktohet nga një sulm jonormal nga sistemi imunitar, ndonjëherë si pjesë e një sindromi paraneoplastik e cila mund të ndodhë edhe kur kanceri ende nuk është diagnostikuar.
- Disa sëmundje infektive. Disa viruse dhe baktere si botulizmi, sëmundja Lyme dhe HIV, mund të shkaktojnë neuropati autonome.
- Sëmundjet autoimune, në të cilat sistemi imunitar sulmon dhe dëmton pjesë të trupit, përfshirë nervat. Shembuj përfshijnë sindromën e Sjogrenit, lupusin eritematoz sistemik, artritin reumatoid dhe sëmundjen celiac. Sindroma Guillain-Barre është një sëmundje autoimune që ndodh me shpejtësi dhe që mund të ndikojë në nervat autonome.
Në të gjitha rastet e dëmtimeve nervore, vaji i kastorit (recinit) vepron.
Masazhi kurrizor rregullon metabolizmin dhe punën e pankreasit
Terapia e gjigandit Edgar Cayce për Diabetin

Një nga më të shpeshtat shkaqe të diabetit, të cituara nga Cayce (Kejsi), ishin lëndimet kurrizore. Furnizimi nervor i organeve të tretjes, veçanërisht i pankreasit dhe mëlçisë, rrezikohet nga presioni mbi qendrat nervore në shtyllën kurrizore, më shpesh mbi rruazat torakale 5 -10
Irfan Gjeçi
Ndihesh i lodhur, i sëmurë pa ndonjë shkak të dukshëm, urinon shpesh dhe ke etje të tepruar? Ke humbje të papritur peshe edhe pse nuk ke ndjekur ndonjë dietë dobësimi, ke turbullim të shikimit apo infeksione të shpeshta të traktit urinar pa shkaqe të dukshme? Ka të ngjarë që je një diabetik. Diabeti tip 2 zakonisht fillon në të rriturit mbi moshën 40 vjeç dhe është më i zakonshëm pas moshës 55 vjeç. Gati gjysma e njerëzve me diabet nuk e dinë se janë diabetikë, sepse simptomat shpesh zhvillohen gradualisht dhe janë të vështira për t’u identifikuar në fillim. Nëse ti ke një nga këto shenja, duhet të diagnostikohesh. Ndërsa për të gjithë lexuesit e tjerë të Mollës, që e kanë statusin e diabetikut, sot vjen një alternativë shumë e veçantë trajtimi, e cila mban emrin e shëruesit të madh amerikan, mistikut Edgar Cayce, që me aftësitë e tij i ka paraprirë teknologjisë së diagnostikimit në Mjekësi.
***
Edgar Cayce ka lënë një trashëgimi të pasur për pacientët me Diabetin Tip 2, jo të varur nga insulina. Edhe pse procesi patologjik ishte unik për çdo individ, disa modele të trajtimit janë të përbashkëta. Një nga më të shpeshtat shkaqe të diabetit, të cituara nga Cayce (Kejsi), ishin lëndimet kurrizore. Furnizimi nervor i organeve të tretjes, veçanërisht i pankreasit dhe mëlçisë, rrezikohet nga presioni mbi qendrat nervore në zonën e kraharorit të shtyllës kurrizore. Më shpesh, problemi është në rruazat 5 – 10 që i përkojnë pjesës torakale. Nisur nga ky shkak, Edgar Cayce rekomandoi ‘rregullimin kurrizor’ osteopatik ose kiropraktik. Masazhin përgjatë shtyllës kurrizore ai e quajti terapi primare për trajtimin e Diabetit. Këtu vjen një shembull nga një lexim që Cayce (Kejsi) përshkruan për efektet e lëndimit të palcës kurrizore.
Kejsin e pyetën njëherë, ndërsa ai ishte në fazën e gjumit hipnotik: “A është diabeti sëmundje apo çfarë?” Dhe ai u përgjigj: “Diabeti në natyrën e tij vjen nga presioni apo lëndimi për disa kohë i nervave të shtyllës kurrizore, gjë që shkakton mbiaktivitet. Ka simptoma të aktivitetit të tejkaluar të mëlçisë dhe pastaj përsëri pamundësi për të përballuar nga mëlçia, pamundësi edhe nga veshkat dhe fshikëza si dhe shqetësime në qarkullimin e presionit të gjakut. Të gjitha këto reflektojnë në shqetësim në zonën e pankreasit dhe të mëlçisë. Për këtë arsye, ne do të bëjmë disa regullime kurrizore vazhdimisht. Përveç rregullimeve kurrizore (masazhit), argjinarja është një tjetër terapi primare në trajtimin e diabetit. Këto të dyja janë prioritet i lartë në trajtimin e diabetit. Përpara se të hahet një karçof, të bëni të paktën dy-tre manipulime kurrizore për të stimuluar furnizimin nervor të pankreasit dhe mëlçisë. Thuajini mjekut apo terapistit të tregojë vëmendje të veçantë mbi rruazat 5 – 9 të segmentit torakal ( të kraharorit)”, ishte rekomandimi i Kejsit për një pacient. Njerëz të ndryshëm kanë problem në vertebra të ndryshme. Disa e kanë shtypjen jo në rruazat torakale, por në ato të zonës cervikale, sidomos rruazat 6, 7 dhe 8. Kur këto kanë dobësi, ndjehet një si shurdhësi e nervave në të gjithë pjesën e krahëve.
Në një lexim psikik të dhënë nga Edgar Cayce në shtëpinë e tij në Crescent Arktik, Virginia Beach, në 5 nëntor, 1940, gjenden këto këshilla për një pacient diabetik: “…Kemi të bëjmë me një çrregullim metabolik dhe furnizimi me gjak tregon natyrën e çrregullimit, që ushtron presion shtesë mbi zemrën, pankreasin, mëlçinë dhe shpretkën, si dhe në lidhje me veshkat. Shkaku i parë i këtij çrregullimi daton disa disa vite më parë, kur ka pasur një dëmtim ose një lodhje në verteberat torakale 8 dhe 9. Ka pasur një presion gradual në këto zona, që ka vënë në mbiaktivitet këto organe. Ndërsa shkaku i parë është i thjeshtë, një plagosje e disqeve vertebrore midis vertebrave 7,8,9, kjo ka prodhuar më pas komplikime. Qendrat brakiale dhe sistemi vegjetativ nervor kanë vuajtur. Për të qenë të saktë, shumica e organeve janë në presion nga inaktiviteti (aktiviteti i ulët) dhe disa nga mbiaktiviteti, të cilën e tregon arkullimi i gjakut përmes organeve qendrore të trupit. Rregullimi do të ndodhë me argjinaren e Jeruzalemit si dhe me trajtim osteopatik kurrizor në zonat e treguara.”

OSTEOPATIA
Lidhur me terapinë osteopatike, një lloj masazhi kurrizor, Edgar Cayce tha se duhet të bëhet shumë ngadalë. Nëse bëhet shumë ashpër në fillim, mund të rrisë trazirat, në vend se të lehtësojë. Ai rekomandoi rreth 2 herë në javë, derisa të jenë bërë 12 seanca. Kjo do të jetë seria e parë. Pas kësaj bëhet pushim një muaj, pastaj niset seria e dytë me të paktën 6 seanca apo rregullime osteopatike. Sërish një muaj pushim dhe kështu vazhdohet deri sa të jenë bërë 3-4 seri gjithsej, që përmbajnë të paktën 24 seanca gjithsej. Osteopatia është një lloj i Mjekësisë Alternative që zbaton veprimin fizim manual (me duar) mbi indet e muskujve dhe kockave për të lehtësuar dhimbjet e shpatullave, shpinës, gjymtyrëve ose probleme të tjera shëndetësore të lidhura me nervat kurrizore.
Përmbledhje e terapive kryesore të Edgar Cayce
- Masazhi kurrizor për të korrigjuar problemet në furnizimin nervor të pankreasit dhe organeve të lidhura me të
- Ushqyerja me theks mbi ushqimet natyrore si fruta të freskëta dhe perime
- Plotësimi i dietës me Argjinaren e Jeruzalemit për të shtuar furnizimin e trupit me insulinë natyrore
- Ushtrimi i moderuar, jo i fortë, më i mirë në këmbë si dhe ushtrime të veçanta
- Hidroterapia e zorrës së trashë për të largimin e mbeturinave dhe funksionimin e kanalit ushqimor
- Zhvillimi i një ideali të lartë shërimi, bazuar në parimet shpirtërore
Rekomandime të tjera
Aktivitet fizik dhe pastrim të zorrës së trashë
“Ecni rregullisht për një periudhë 5-10 minuta në mëngjes dhe në mbrëmje. Kjo NUK duhet të jetë ecje e fuqishme. Ngrini krahët butësisht mbi kokë. Pastaj, me krahët ulur në bel, lëvizni butësisht sikur të qarkulloni trupin mbi boshtin e mesit.” Fizkultura është porosi e vazhdueshme e Cayces për të gjithë diabetikët, por e moderuar, pa sforcime. Në disa lexime, Cayce rekomandoi hidroterapi për pastrim të zorrës së trashë, për të përmirësuar funksionimin e gjithë kanalit ushqimor. Në raste të caktuara, Edgar Cayce tregoi se problemet në kolon, në këtë segment të zorrës së trashë, ishin bërë shkak për diabet, sepse trupi ishte bërë i paaftë për të kontrolluar sheqernat e marra. Së fundi, informacioni shëndetësor i Cayce vazhdimisht pohon se aspektet mendore dhe shpirtërore të shërimit janë të rëndësishme. Prandaj, në protokollin e tij jepen rekomandime për të pasur ideale të larta shërimi dhe të tjera.
Shërimi i Diabetit me insulinën natyrore
Artiçoka e Jeruzalemit është burimi më i madh i insulinës, që asimilohet nga trupi
“A është shëruar dikush me diabet, që ishte në gjendjen time?”, e pyeti një pacient Kejsin (Cayce). “Shumë, shumë, shumë!”,- u përgjigj ai. “Bëni këto gjëra si do të përshkruaj dhe ne do të sjellim në kushte më të mira këtë organ

“A është shëruar dikush me diabet, që ishte në gjendjen time?”, e pyeti një pacient Kejsin (Cayce). “Shumë, shumë, shumë!”,- u përgjigj ai. “Bëni këto gjëra si do të përshkruaj dhe ne do të sjellim në kushte më të mira këtë organ. Do tëe ketë më pak dhimbje, më pak ankth dhe më pak marramendje me përdorimin e Argjinares së Jeruzalemit, duke e përdorur për disa muaj, tre herë në javë. Mos merrni injeksione të insulinës. Nëse keni nevojë për më shumë insulinë, sesa keni marrë nga argjinarja e rekomanduar, rritni numrin e ditëve gjatë javës.”
“Çfarë është Artiçoka e Jeruzalemit (argjinarja e Jeruzalemit) dhe për çfarë bën?”,- e pyetën Kejsin.
“Ajo ka aktivitet mbi pankreasin. Ajo është burimi më i madh i insulinës që mund të asimilohet nga trupi”, tha ai. “Të jeni i sigurt, se nëse është marrë çdo javë, ajo do të shtojë mjaftueshëm insulinë në trupin tuaj për të ndihmuar në korrigjimin e qarkullimit të gjakut në mes të mëlçisë dhe veshkave do të ndihmojë në uljen e sheqerit si dhe bashkë me pjesët e tjera të dietës do të korrigjojë aciditetin e lartë. Kështu ne do të lehtësojmë presionin aty ku ka vështirësi për kalimin e ushqimeve nga stomaku tek zorrët, nëpër pjesën e poshtme të duodenumit.”
Artiçoka apo argjinarja e Jeruzalemit është një bimë që ngjan me lulediellin, rrënja e së cilës përmban insulinë natyrore. Kjo rrënjë është një terapi kryesore në Perspektivën e Edgar Cayce-s për diabetin. Është interesante se këtë rrënjë e preferojnë si ushqim derrat dhe ndërkohë, me insulinën e marrë nga pankreasi i derrave, Mjekësia prodhoi insulinën e parë për injeksion tek njerëzit (Shpjegimi nga Molla).

“Ne mund të kemi një reagim diabetik, në një moment të jetës,- tregon Edgar Cayce.- Atëherë ne do të fillojmë marrjen e argjinares së Jeruzalemit. Kjo do të parandalojë nevojën e përdorimit të insulinës me injeksion.” Rekomandimet terapeutike për argjinaren ndryshojnë nga personi në person, në varësi të ashpërsisë së gjendjes. Për një individ me prirje të lehtë drejt diabetit, rekomandimi ishte për të ngrënë dy karçof në muaj. Për rastet më të rënda, një në ditë. Rekomandimi tipik ishte 3 rrënjë në javë. Pas monitorimit të nivelit të sheqerit në gjak, sasia e argjinares mund të rregullohet sipas nevojës. Këtu janë disa sugjerime të Edgar Cayce, se si të përdorni këtë rrënjë- insulinë-natyrore.
“Filloni duke ngrënë tre karçofë çdo javë me madhësinë e një veze pule, asnjëherë më e madhe. Argjinarja haet e gjallë, e përfshirë në një sallatë ose e gatuar, por ju duhet të pini patjetër ujin e saj. Mos e zhvishni, vetëm lajeni tërësisht me një furçë dhe gatuajeni në letër patapar me pak kripë të shëndetshme dhe një sasi të vogël gjalpi. Ruheni në frigorifer, por mos e konsumoni si turshi apo të përgatitur me uthull, as me produkte mielli’, rekomandon Cayce.
Në rastin e një diabetiku insulin-vartës në dozë të madhe, Cayce tha: “Në vend të përdorimit të aq shumë insuline, argjinarja do ta zvogëlojë gradualisht dhe do ta eliminojë tërësisht, nëse do të përdoret çdo ditë. Marrja e insulinës medicinale me injeksion krijon varësi të trupit, ndërsa argjinarja nuk krijon varësi dhe ajo nuk shkakton akumulime të helmeve, si bëjnë ilaçet sedative (qetësuesit)”. Cayce rekomandoi marrjen e argjinares për periudha të ndryshme, sipas rastit, për 5 javë, për 6-8 javë etj, dhe pastaj një periudhë pushimi, 1 muaj, pasi kështu do të jetë më efektive.
Për plagët diabetike
Cayce: “Në rast se ka gjendje infeksioni nga dëmtimi i venave në gjymtyrë, kjo do të shqetësojë drejtpërdrejt forcat e gjëndrave endokrine, sepse kanë të bëjnë me atë që prodhon gjendjen diabetike, ngadalësim të lëvizjes së gjakut dhe trashje. Prandaj do të ketë nevojë për masa më të mëdha. Argjinarja në këtë rast duhet marrë çdo ditë, një ditë e papërpunuar, një ditë e e gatuar. Kjo do të ndihmojë në reduktimin e çrregullimeve të gjëndrave dhe në uljen e dozës së insulinës.”
Gatimi me letër pergamene për të ruajtur kripërat bimore
Nga Elaine Hruska
Jo vetëm që leximet e Edgar Cayce ofrojnë një pasuri të këshillave dietetike, por japin edhe sugjerime për mënyrat e duhura dhe të shëndetshme të përgatitjes së gatimit. I tillë është rasti me letrën Patapar, e njohur sot si “letra pergamenë”, e rekomanduar në më shumë se 160 raste nga Edgar Cayce, si një mënyrë e preferuar për gatimin e perimeve dhe mishit. Kjo lloj letre është 100% bimore, nga bima pergamenë. Pse duhet përdorur në gatim? Sepse kjo letër mundëson mbajtjen e ushqyesve të vlefshëm dhe lëngjeve natyrale të ushqimit, ndërsa janë duke u përgatitur. Letra është jotoksike, pa erë, pa shije, e ripërdorshme. Ta themi thjesht, perimet e freskëta dhe mishi të gatuara me letër Patapar kanë shije më të mirë, pasi janë të gatuara në lëngjet e tyre.
Udhëzime për përdorim: Pasi mishi ose perimet e freskëta janë pastruar, larë e copëtuar në feta, vendosen mbi një fletë pergamene të lagur me ujë. Letra laget që të bëhet e përthyeshme për të mbështjellë ushqimin. Disa lexime të Kejsit thonë që të mos përzihen në përgatitje mishi me perimet. Në disa raste ai rekomandon që edhe perimet të jenë gatuar veç e veç. Ndërsa ka miratuar kombinimin e tyre në përgatitjen e supave. Katër cepat e letrës pergamenë bashkohen së bashku dhe lidhen si një nyje thesi. Kjo mënyrë parandalon futjen e ujit të tenxheres brenda në letër. Vendoseni letrën me perime në një tenxhere të mbushur ¼ me ujë, mbulojeni me kapak. Gatimi zgjat 25-45 minuta, jo në zjarr të fortë. Ushqimi nuk duhet shumë i përpunuar, sepse humbet ushqyesit. Pas heqjes nga zjarri, të shtoni erëza për shije, por asnjëherë gjatë gatimit, si dhe pak gjalpë. Lëngu që del nga gatimi mund të përzihet me tulin e perimeve pastaj të hahet. Ose lëngu konsumohet në mesditë dhe artiçoka e Jeruzalemit apo perimet e tjera, në mbrëmje.
Letra Patapar apo pergamenë mund të lahet dhe më vonë të ripërdoret disa herë, si një leckë. Por në rast se keni gatuar mish, nuk duhet ripërdorur. Ashtu si Edgar Cayce ka thënë, disa nga efektet e shëndetshme të përgatitjes së perimeme dhe mishit në letër Patapar përfshijnë: Kjo letër e bën çdo gjë të gatuar më të tretshme, më efektive në furnizimin me vitaminat e nevojshme dhe kripërat e nevojshme bimore për trupin dhe lëngjet e ushqimit të gatuar në letër patapar do të bëjnë një ndryshim të madh në ndërtimin e rezistencës. Në këtë letër mund të gatuhet çdo perime, por sidomos ato me ngjyrë të verdhë. (Me këtë letër janë bërë disa zarfe. Ajo nuk përshkon as ujin, as yndyrnat. Nëse nuk gjeni në supermarkete apo kanceleri, blijeni online).
Rekomandimi i Kejsit për pacientin paradiabetik
“A është trupi im diabetik?”, e pyeti një pacient Kejsin: Dhe ai iu përgjigj: “Ka një tendencë”. (Le të kujtojmë se Cayce kishte aftësinë e jashtëzakonshme, që nuk është gjetur tek askush, për të parë brenda trupit të njeriut deri tek enët më të vogla të gjakut të matura me mikron. Ai ishte si një aparat i fuqishëm diagnostikimi. Ai parashikoi se do të vinte epoka e diagnostikimit, kur do të matej me aparatura, tensioni, sheqeri në gjak e një sërë analizash). Atëherë i interesuari e pyet: “Çfarë mund të bëj për të mbrojtur veten kundër diabetit?” Cayce iu përgjigj: Dietë dhe ushtrime të karakterit të veçantë, që kanë tendencë për të krijuar ekuilibër. Duhet të rrish larg nga mishi i rëndë, të hash peshq të vegjël ose zogj. Nga perimet janë më të preferueshme, ato që rriten nën tokë, por edhe të mbuluara me gjethe. 1-2 herë çdo javë të marrësh argjinaren e Jeruzalemit me madhësinë e një veze, por të gatuar në lëngun e vet në letër Patapar (pergamenë), jo me shumë ujë. Vetëm hajeni rregullisht dhe ju do të shihni. Nuk do të hani lëkurën, por lëngun dhe purenë me tul dhe ngrënia do të jetë në vakt, jo midis vakteve. Hani të gjitha perimet si spinaq, lakër jeshile. Kufizohuni në çaj ose kafe, veçanërisht në qoftë se përmban qumësht ose krem. Kufizohuni në yndyrna, përdorni vetëm pak gjalpë të freskët. Sheqerin është më e mira ta ndërprisni. Kjo duhet bërë, sepse diabeti nuk është vetëm prirje drejt sheqerit të lartë në gjak. Cështja tjetër është gjendja e superaciditetit dhe shumë yndyrna bllokojnë kanalin e tëmthit. Prandaj duhet përdorur dietë e lëngshme dhe gjysmë-lëngje, jo ushqime të rënda.
Sallatë me artiçokën e Jeruzalemit, mollë dhe arra
- 1/4 filxhan arra
- 330 gr. artiçokë Jeruzalemi (220 gr e qëruar)
- Uthull e bardhë
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 mollë e madhe e freskët
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- 1 kërcell selino
- 2 lugë vaj ulliri ekstra-të virgjër ose vaj arre
- 1 lugë gjelle uthull molle
- Kripë
- piper i bluar i zi
- Artiçoka e Jeruzalemit mund të serviret e gjallë ose
- e gatuar lehtë si një patate, me pak vaj ulliri të nxehur në tigan për 5 minuta
1 Comment