Vitamina B17 nuk është vërtet një vitaminë dhe kanceri nuk është shkaktuar nga një mangësi e saj

 

ËSHTË TOKSIKE!

Shkencëtarja gjermane Johanna Budwig e lejon vetëm për pacientët në fazën paliative të kancerit

Sikurse e dine ndjekesit e rregullt te gazetes Molla e Shendetit, ne kemi qene te paret mbi 3 vjet me pare, qe propaganduam terapine e Amygdalines, e ashtu-quajtura Vitamine B17 kunder kancerit. Si dhe kemi postuar per berthamat e frutave qe parandalojne kancerin, ne saj te permbajtjes se vitamines B17. Por me pas, kush na ka ndjekur me vemendje, duhet ta kete pikasur qe ne jemi terhequr nga ky qendrim. Sigurisht, ndryshimin e qendrimit tone e ka bere thellimi i njohurive tona mbi natyren e kancerit dhe shkaqet e verteta te tij, Ky postim kete radhe merr shkas nga situatat e komunikimit me disa familjare te pacienteve me kancer te cilet, ata vete ose te aferm te tyre na kane pohuar se ishin duke marre berthama kajsie dhe bajame te hidhura ose suplementin Laetrile, pra ajo qe E. Krebs e quajti vitamina B17. (Nje prej tyre tani nuk rron me). Keta familjare prej kohesh kane mesuar se ‘vitamina B17′ sheron kancerin. Gjeja me e çuditshme ne gjithe kete histori dhe qe u be shkaku i rindezjes se ketij diskutimi, ishte pyetja qe me beri nje familjar i pacientit: “A dini ndonje laborator qe ben analizat dhe qe tregon sa jane mangesite ne vitamine B17?” Kjo ishte gjeja me e çuditshme qe kishim degjuar: A e degjuam mire? Kerkoni nje laborator qe te mate nivelet e vitamines B17 ne gjak?” Po, tha telefonuesi. “Nuk ka,- i thashe.- pasi ne te vertete kjo nuk eshte nje vitamine, por eshte nje helm. Nese nje person ka pesuar toksicitet prej Amygdalines te quajtur vitamina B17, vetem ne kete rast nje analize gjaku behet ne repartin e Toksikologjise ne Spital per te verifikuar helmimin.”

Telefonuesi mbetet i goditur: “A nuk eshte nje vitamine?!…”

E fundit qe i thashe telefonuesit, perpara se t’ju parashtroj juve argumentat e referuara, ishte kjo: “Nese pacienti me kancer eshte duke marre amygdalin, eshte duke marre kimioterapi ne kushte shtepie. Amygdalina nuk eshte ushqim qelizor, sepse nuk eshte vitamine, por eshte një glikozid cianogenik dhe qeliza nuk ka nevoje per nje helm te tille. Veprimi i saj kunder kancerit nuk eshte duke shendoshur qelizat, por duke vrare qelizat kancerogjene, ashtu sic ben edhe kimioterapia. Dhe ashtu si kimioterapia, helmon bashke me qelizat e kancerit, edhe ato te shendetshmet. Me pare mendohej se nuk i prekte te shendetshmet, ndersa tashme eshte provuar qe eshte toksike po njesoj si per qelizat e kancerit, edhe per qelizat e rregullta. Shkalla e demit qe ben Amygdalina nga berthamat apo forma e sintetizuar Laetrile, varet nga doza, ashtu sikurse edhe demet e kimioterapise varen nga doza. Nese pacienti do te marre vetem pak berthama, kjo sasi ndoshta nuk do t’i beje ndonje dem te rende e te dukshem, por do te jete e pamjaftueshme te vere perpara kancerin. Nese pacienti do te marre nje sasi te madhe, atehere mund te shkaktoje nje dem te madh ne inde dhe organe, ashtu si ben edhe kimio, deri ne koma hepatike. Dhe me daljen e melcise nga loja, loja ka perfunduar…”

Atehere a te marr pak apo te mos marr fare fara kajsie?, pyeti familjari. Pak, ose aspak, – e perfundova ketu.

Tani ju keni te drejte te me thoni: “Pse ke ndryshuar mendim mbi B17-n? A nuk je ti pro mjeteve te natyres?”

Dhe une me sinqeritet do t’ju them: Jam pro natyres se sigurt ose me sa me pak efekte anesore dhe sa me te vogla. Dhe demet e Laetriles nuk jane te vogla. Ato perzihen, ngaterrohen dhe humbasin mes fajtoreve te tjere qe marrin pjese ne humbjen e jetes se pacienteve me kancer, te cilet kane pesuar nje toksicitet sistemik qe ka nxjerre jashte punes, sistemet dhe organet e trupit. Nje pacient me kancer ka nevoje te fuqizoje pjeset e tjera per te luftuar kancerin. E nese Laetrile ne doza te medha, ashtu si kimioterapia do t’ia dilte qe te vrase kancerin, nuk ia del te shpetoje jeten e pacientit. Pacienti vdes nga pasojat e ketyre te fundit….

Ndryshimi i mendimit tim ka ardhur pas shume studimesh mbi fizopatologjine e kancerit. Mangesite ushqyese jane vetem njeri prej faktoreve te kancerit, por kur adresojme kete faktor, ketu nuk kemi parasysh Laetrilen, ajo nuk eshte ne te vertete nje vitamine, por nje helm. Si amigdalin, si laetrile, hidrolizohen në duodenum nen veprimin e lengjeve alkaline dhe më pas nën veprimin e enzimave në zorrë, nga ku përftohen acidi D-glukuronik dhe L-mandelonitril. Ky i fundit hidrolizohet në benzaldehid dhe cianid hidrogjeni, që shkakton helmim me cianid (Shpjegimi i ciklit nuk eshte personal). Committee on Nomenclature of the American Institute of Nutrition Vitamins e ka mohuar qe Amygdalin te jete nje ushqyes, pra nje vitamine. Fakti qe ajo u emertua keshtu, ishte nje taktike per ta ligjeruar si suplement dhe jo substance farmakologjike. Nga vete fjala “farmak’, helm, Amygdalin eshte mirefilli e tille.

Herbalisti i madh amerikan Dr. Kristofer rekomandonte disa bajame te embla cdo dite si per parandalim edhe ne rastin e kancerit te pranishem. Maksimumi ai shtonte vetem 1 kokerr bajame te hidhur mes bajameve te embla. Edhe sheruesi mitik, i jashtezakonshmi Edgar Kejs jepte te njejten porosi- pra bajame te embel. Kimistja e larte gjermane Budwig, shkencetare qe punonte ne Ministrine e Shendetesise te vendit te saj, ishte kunder Amygdalines. Ajo e justifikoi perdorimin e saj vetem ne pacientet e fazes se fundit, paliative. E justifikoi, pra ishte nje lloj kompromisi, por nuk e rekomandoi. Gerson po ashtu nuk fuste substanca toksike ne terapine e tij, qe ishte mirefilli me ushqim dhe suplemente ushqyese.

Andrw Weil, nje guru i mjekesise holistike dhe asaj integrative, ka rekomanduar qe pacientet e kancerit te mos e perdorin Amygdalinen, te ashtuquajturen vitamine B17.

Ne nje pyetje qe i eshte drejtuar “Çfarë mund të më tregoni për vitaminë B17? E kuptoj se mbron nga kanceri. Çfarë dozimi duhet të marr?”, ai eshte pergjigjur:

‘Nuk ka vitaminë B17. Termi përdoret në mënyrë të pasaktë në vend të laetrilit, një drogë e diskredituar e kancerit dhe amigdalinës, substancës natyrale nga e cila bëhet laetrili. Për shkak se FDA nuk e ka aprovuar laetrilen për ndonjë përdorim në SHBA, prodhuesit e saj vendosën ta quajnë vitamina B17. Ajo nuk ka asnjë nga karakteristikat e 13 vitaminave, që trupat tanë kanë nevojë për rritje dhe zhvillim normal.

Amygdalin ndodhet në farat e kajsive, pjeshkave dhe bajameve. Lëshon cianid kur hahet, duke e bërë potencialisht toksike. Për shkak të mungesës së provave për efektivitetin e laetrilit dhe rrezikut të efekteve anësore serioze nga helmimi i cianidit të shkaktuar nga marrja me gojë, FDA dhe Komisioni Europian kanë ndaluar përdorimin e saj. Nocioni se laetrili mund të parandalojë ose trajtojë kancerin rrjedh nga teoria se kanceri është shkaktuar nga një mangësi vitamine. Megjithatë, nuk ka prova shkencore, që trupi ka nevojë për laetrile ose që laetrili vepron si një vitaminë në njerëz ose kafshë. Disa studime laboratorike kanë demonstruar efekte pozitive kundër qelizave të kancerit, por studimet në kafshë zbuluan se laetrile ishte i paefektshëm për trajtimin, parandalimin ose vonimin e zhvillimit të tumoreve. ”

(Mbani parasysh, tjeter gje jane qelizat e kancerit dhe tjeter gje eshte tumori. Qelizat e kancerit mund te vriten me nje rritem te caktuar, por tumori perhapet me ritmin e tij qe shpesh e kapercen ritmin e vrasjes se qeliave kanceroze. Provat ne laborator sidomos nuk mund te merren si fakt per ate cka ndodh ne trupin e njeriut. Ne laborator vriten qelizat e kancerit dhe nuk ka mekanizma qe te rigjenerojne prodhimin e qelizave te tjera kanceroze, ndersa ne trupin e njeriut, ka vaskularizim te tumorit dhe ka shume procese qe e iniciojne dhe e vazhdojne ciklin e rigjenerimit. Per me teper, nje pjate petri nen mikroskop nuk ka per te vdekur nga vrasja e 70% apo e 90% te qelizave te kancerit, ndersa brenda trupit te gjalle ky veprim shkakton toksicitet te jashtezakonshem qe trupi mund te mos jete ne gjendje ta perballoje. Dhe per pasoje vdes nga toksinat e kancerit te ngordhur….Ky eshte shpjegimi qe e kam paraqitur edhe nje here tjeter).

Duke u kthyer tek Dr. Weil, ai thote se studimet tregojne se pacientet qe kane marre injeksione me amygdalin shumica e pacienteve kishin perparuar ne kancer ne fund te 21 diteve te trajtimit dhe pas 7 muajve tek te gjithe nuk kishte ndonjë përfitim të matshëm.

Me tej Dr. Weil thotw se ‘Përdorimi i laetrilit ka qenë i lidhur me disa raste të toksicitetit të cianideve. Simptomat përfshijnë dëmtimet e mëlçisë, ethe, koma dhe vdekje. Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit (ACS), një raport i rastit sugjeron që vitamina C mund të rrisë sasinë e cianurit të nxjerrë nga laetrili në trup, duke rritur këtë rrezik”. Per berthamat gjithashtu ai rekomandon te shmangen.

Me teper se kaq, nuk di c’tju them. Natyra ka plot mjete qe e luftojne kancerin pa helmuar qelizat e shendosha, natyra ka plot mjete te sigurta dhe perderisa ato jane, nuk ka arsye te perdorim menyrat e rrezikshme.

Se dyti, filozofia e betejes me kancerin eshte si filozofia e betejes mes se mires dhe se keqes. Nese ne perpiqemi te zhdukim te keqen, krimin, permes vrasjes, ne shkaktojme konflikte, urrejtje, toksicitet qe helmon mendjet tona, korrim nje fitore te vogel e momentale, por nuk korrim dot fitoren e madhe, sepse nuk kemi ndryshuar kushtet e shoqerive boterore, kushte te cilat ushqejne krimin. Strategjia me e mire nuk eshte duke u perpjekur te shkulim te keqen por duke u perpjekur te mbjellim te miren. Duke mbjelle te miren, duke perhapur virtytin, duke edukuar cdo qelize te shoqerise, do te kemi krijuar nje klime te pamundur per mbirjen dhe rritjen e se keqes. Keshtu edhe strategjia me kancerin duhet te bazohet ne shendoshjen e organizmit, fuqizimin e qelizave te mira, me teper sesa ne vrasjen e qelizave kanceroze. Dhe kur te kemi krijuar nje kimi te tille pro-jetes, qelizat e kancerit do te bejne vetevrasje, ato do te vetezhduken (apoptoze) ose do te kthehen ne qeliza te shendetshme (sikurse e tregoi kimistja Budwig me zbulimin e saj).

Prandaj ne besojme se jemi te fuqizuar me nje filozofi e cila eshte rruga me e mire per t’i mbijetuar kancerit. Kerkoni konsulencen tone dhe programet tona specifike per kancere te ndryshme.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *