Filizat e brokolit ulin dozat e ilaçeve të skizofrenisë dhe psikozave
Një përbërës nga filizat e brokolit mund të rivendosë çekuilibrin e kimisë së trurit të lidhur me skizofreninë
Nga Shkolla e Mjekësisë Universitare Johns Hopkins

Në një seri studimesh të botuara kohët e fundit duke përdorur kafshë dhe njerëz, studiuesit e Universitetit të Mjekësisë Johns Hopkins thonë se ata kanë evidentuar më tej një sërë pabarazish kimike në trurin e njerëzve me skizofreni, në lidhje me glutamaten, një kimikat. Dhe ata kuptuan se si të normalizon nivelin e glutamates duke përdorur një përbërës nga brokoli. Ata thonë se rezultatet avancojnë shpresën, se marrja e ekstraktit të filizave të brokolit, i cili përmban nivele të larta të sulforafanit, një ditë mund të sigurojë një mënyrë për të ulur dozat e ilaçeve tradicionale antipsikotike, të nevojshme për të menaxhuar simptomat e skizofrenisë, duke zvogëluar kështu efektet anësore të padëshiruara të ilaçeve.
“Ne presim që studimet e ardhshme të tregojnë që sulforafani të jetë një shtesë e sigurt për t’iu dhënë njerëzve në rrezik të zhvillimit të skizofrenisë, si një mënyrë për të parandaluar, vonuar ose fshirë fillimin e simptomave”, shton Akira Sawa, profesor i Psikiatrisë dhe Shkencave të Sjelljes në Universitetin Mjekësor Johns Hopkins dhe drejtor i Qendrës së Skizofrenisë Johns Hopkins.
Sulforaphane së pari u identifikua si një substancë “kemoprotektive” dekada më parë nga Paul Talalay dhe Jed Fahey në Johns Hopkins. Por tani studiuesit po mendojnë se me këtë substancë natyrore mund të trajtojnë psikozat dhe skizofreninë. Mekanizmat me të cilat sulforafane i arrin këto janë kapacitetet e larta antioksidante dhe siç dihet, antioksidantët luftojnë stresin oksidativ – dëmtimin e qelizave dhe indeve të shkaktuara nga radikalet e lira dhe komponimet e tjera oksiduese. 
Studimet e kaluara tek pacientët kanë raportuar nivele të reduktuara të glutathiones, një kushëri kimik i glutamatit, që funksionon si një antioksidant në tru. Disa kanë sugjeruar që stresi oksidativ është i përfshirë në sëmundjet psikiatrike, përfshirë skizofreninë dhe psikozën. Në një punim të paraqitur në Akademinë Kombëtare të Shkencave, studiuesit raportuan se glutathione vepron si një lloj rezervuari për glutamaten. Meqenëse deficitet në glutathione kanë qenë të lidhura me psikozën dhe skizofreninë, shpjegoi ekipi, agjentët kimikë të aftë për të rivendosur ekuilibrin në tru midis glutathione dhe glutamates mund të japin përfitimin terapeutik.
Autorët e punimit, udhëhequr nga Dr. Sawa, deklarojnë se një përbërës i njohur për ngritjen e niveleve të glutathiones në rrjedhën e gjakut është sulforafane. Dhe ky përbërës është i bollshëm në farat dhe filizat e brokolit dhe bimëve të tjera krucifere (lakërirshte) dhe ka treguar premtim në luftimin e dëmtimit të shkaktuar nga stresi oksidues në rastet e dëmtimit të trurit dhe kordonit kurrizor.
Në një punim të botuar në Neuropsikiatrinë Molekulare në prill 2018, Dr. Sawa dhe kolegët raportuan se një administrim oral 1 javor i suforafanes “rriti ndjeshëm” nivelet e glutathiones në 5 burra dhe 4 gra të shëndetshme. Ekstrakti i filizave të brokolit iu dha në dy kapsula xhel në ditë 100 mikromol, gjatë periudhës 7-ditore. Vullnetarët raportuan se disa prej tyre kishin gazra dhe disa kishin shqetësim në stomak kur kapërdinin kapsulat me stomak bosh, por në përgjithësi sulforafani ishte relativisht mirë i toleruar. Studiuesit përdorën përsëri MRS për të monitoruar tre rajone të trurit për nivelet e glutathione në vullnetarët e shëndetshëm, para dhe pas marrjes së sulforafanit. Ata zbuluan se pas 7 ditësh, pati rreth 30% rritje të niveleve mesatare të glutathiones në trurin e subjekteve. Për shembull, në hipokampus, nivelet e glutathiones u rritën mesatarisht 0.27 milimolar deri në 1.1 milimolar pas shtatë ditësh të marrjes së sulforafanit nga brokoli.

“Për njerëzit e predispozuar ndaj sëmundjeve të zemrës, ne e dimë se ndryshimet në dietë dhe stërvitja mund të ndihmojnë në largimin e sëmundjes, por akoma nuk ka asgjë të tillë për çrregullime të rënda mendore,” thotë Sedlak. “Ne po shpresojmë që një ditë do t’i bëjmë disa sëmundje mendore të parandalueshme në një masë të caktuar.”
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, skizofrenia prek rreth 21 milion njerëz në të gjithë botën. Skizofrenia ka si shenja dalluese halucinacionet, deziluzionet dhe të menduarit e çrregulluar, ndjenja, sjellja, perceptimi dhe të folurit- të gjitha të çrregulluara. Barnat e përdorura për të trajtuar skizofreninë nuk funksionojnë plotësisht për të gjithë dhe ato mund të shkaktojnë një sërë efektesh anësore të padëshirueshme, duke përfshirë probleme metabolike në rritje, rrezik kardiovaskular, shqetësim, ngurtësi dhe “tronditje”.
Në një studim tjetër të përshkruar në edicionin e 9 janarit 2019 të revistës JAMA Psychiatry, studiuesit kërkuan ndryshime në metabolizmin e trurit midis njerëzve me skizofreni dhe atyre të shëndetshëm. Ata rekrutuan 81 persona nga Qendra e Skizofrenisë Johns Hopkins, brenda 24 muajve nga episodi i tyre i parë i psikozës, i cili mund të jetë një simptomë karakteristike e skizofrenisë, si dhe 91 persona të shëndetshëm nga komuniteti. Pjesëmarrësit ishin mesatarisht 22 vjeç dhe 58% ishin meshkuj. Studiuesit përdorën një magnet të fuqishëm për të matur dhe krahasuar pesë rajone në tru midis njerëzve me dhe pa psikozë. Një analizë kompjuterike e të dhënave të rezonancës magnetike 7-Tesla (MRS) identifikoi metabolitët kimikë individualë dhe sasitë e tyre. (Nikolla Tesla, shkencëtar shqiptar, sa për kujtesë). Dr Sawa dhe kolegët, duke përdorur një version të teknologjisë me fuqi të lartë të quajtur MRS (spektroskopi rezonancë magnetike) për të hetuar biokiminë jo-invazive në trurin e njerëzve të gjallë, ishin në gjendje të identifikonin glutathionen (midis kimikateve të tjerë të trurit). Studiuesit gjetën mesatarisht 4% nivele dukshëm më të ulëta të glutamatit kimik në disa zona kryesore të trurit në pjesëmarrësit me psikozë të episodit të parë, duke treguar se stresi oksidativ në sistemin nervor qendror luan një rol të rëndësishëm në patofiziologjinë e tij. Pjesëmarrësit me psikozë “kryen dukshëm më keq” testet njohëse në krahasim me grupin e kontrollit (të shëndetshmit). Glutamati është i njohur për rolin e tij në dërgimin e mesazheve midis qelizave të trurit dhe ka qenë i lidhur me depresionin dhe skizofreninë, kështu që këto gjetje iu shtuan provave që nivelet e glutamatit kanë një rol në skizofreni.
Eksperimenti në minj
Në një studim në numrin e 12 shkurtit 2019 të revistës PNAS, ekipi ndërhyri në qelizat e trurit të minjve për të bllokuar një enzimë që shndërron glutamatin në glutathione, duke lejuar që ajo të përdoret. Studiuesit zbuluan se qelizat nervore reaguan më shpejt, ishin më të ndjeshme, që do të thotë se ata po dërgonin më shumë mesazhe në qelizat e tjera të trurit. Nga ana tjetër, studiuesit donin të shihnin nëse mund të bënin të kundërtën dhe të zhvendosnin ekuilibrin për të grumbulluar më shumë glutamate në formën e glutathione. Ata përdorën sulforafanin që gjendet në lakër- brokoli, i cili dihet se ndez një gjen që bën më shumë enzimë që ngjit glutamatin me një molekulë tjetër, për të bërë glutathione. Kur ata trajtuan qelizat e trurit të minjve me glutathione, ajo ngadalësoi shpejtësinë me të cilën qelizat nervore reaguan, domethënë ata po dërgonin më pak mesazhe. Studiuesit thonë se kjo shtyu qelizat e trurit të sillen si modeli që gjendet në trurin me skizofreni.
“Ne po mendojmë për glutathionen si glutamate e ruajtur në një rezervuar gazi”, thotë Thomas Sedlak, M.D., Ph.D., profesor asistent i psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes. “Nëse keni një rezervuar më të madh të gazit, ju keni më shumë mundësi të udhëtoni larg, por sa më shpejt që të merrni gazin nga rezervuari, ai do të mbarohet shpejt. Ne mund të mendojmë për ata me skizofreni se kanë një rezervuar më të vogël gazi. ” Shkencëtarët thonë se kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të mësuar nëse sulforafani mund të zvogëlojë në mënyrë të sigurt simptomat e psikozës ose halucinacioneve te njerëzit me skizofreni. Ata do të duhet të përcaktojnë një dozë optimale dhe të shohin se sa kohë njerëzit duhet ta marrin atë për të vëzhguar një efekt përfitues.
Hipoteza glutamates për skizofreninë
Që nga vitet 1970, “hipoteza e dopaminës” ka qenë teoria mbizotëruese se si zhvillohet skizofrenia dhe shkakton simptomat e saj shkatërruese. Sipas kësaj teorie, transmetimi i tepërt i dopaminës neurotransmetuese prodhon simptoma pozitive si deluzione, halucinacione dhe të menduarit e çrregulluar, ndërsa transmetimi i pamjaftueshëm mund të nënvizojë deficitet konjitive dhe simptomat negative. Të dy antipikotikët e gjeneratës së parë dhe të dytë funksionojnë kryesisht duke bllokuar receptorët e dopaminës D2, duke ndikuar kështu në transmetimin e dopaminës në tru. Por këto ilaçe janë relativisht joefektive në trajtimin e simptomave negative dhe deficiteve njohëse të skizofrenisë, duke bërë që studiuesit kryesorë të hetojnë nëse këto simptoma janë shkaktuar nga probleme në sistemet e tjera neurotransmetuese. Një teori që u shfaq së pari në vitet 1980, por që ka fituar një mbështetje më të gjerë, gjurmon origjinën e simptomave të skizofrenisë tek glutamati si neurotransmetues, sesa në dopaminë. Glutamati është neurotransmetuesi kryesor “ngacmues” në tru, që do të thotë se ndihmon në aktivizimin e neuroneve dhe qelizave të tjera të trurit. Rreth 60% e neuroneve përmbajnë glutamate, dhe praktikisht të gjithë kanë një lloj receptori të glutamate. Glutamati kontribuon në zhvillimin e trurit para lindjes dhe fëmijërisë, por një nga rolet e tij më të rëndësishëm ndërsa njerëzit piqen është në mësim dhe kujtesë. Glutamati është thelbësor për “fuqizimin afatgjatë”, një proces me të cilin informacionet ose aftësitë e reja ruhen për përdorim të mëvonshëm.
Tek brokoli gjenden mekanizma të rinj anti-kancer

Studiuesit në Institutin Linus Pauling në Universitetin Shtetëror të Oregonit kanë zbuluar edhe një arsye tjetër pse përbërja “sulforafane” në brokoli dhe perime të tjera lakërishte është aq e mirë për ju – nuk siguron vetëm një, por dy mënyra për të parandaluar kancerin përmes mekanizmit kompleks të epigjenetikës. Epigjenetika, një përqendrim në rritje i hulumtimeve në të gjithë botën, i referohet jo vetëm kodit tonë gjenetik, por edhe mënyrës se si dieta, toksinat dhe forcat e tjera mund të ndryshojnë se cilat gjene aktivizohen ose “shprehen”. Kjo mund të luajë një rol të fuqishëm në gjithçka, nga kanceri tek sëmundjet e zemrës dhe çështjet e tjera shëndetësore.
Sulforaphane u identifikua vite më parë si një nga komponimet më kritike që siguron shumë nga përfitimet shëndetësore të perimeve të familjes së lakrës, dhe shkencëtarët gjithashtu e dinin që një mekanizëm i përfshirë ishte deacetilazat e histonit, ose HDAC. Kjo familje e enzimave mund të ndërhyjë në funksionimin normal të gjeneve që shtypin tumoret. Frenuesit e HDAC, siç është sulforafani, mund të ndihmojnë në rivendosjen e ekuilibrit të duhur dhe parandalojnë zhvillimin e kancerit. Kjo është një nga fushat më premtuese të shumë hulumtimeve të kancerit. Por studimet e reja të OSU kanë gjetur një mekanizëm të dytë epigjenetik: metilimin e ADN-së, i cili luan një rol të ngjashëm.
“Duket se metilimi i ADN-së dhe frenimi i HDAC, të dyja mund të ndikohen nga sulforafani, punojnë në bashkëpunim me njëri-tjetrin për të ruajtur funksionin e duhur të qelizave,” tha Emily Ho, një profesor i asociuar në Institutin Linus Pauling dhe Qendra e Shkencave të Shëndetit Mjedisor OSU. “Ata punojnë si partnerë dhe bisedojnë me njëri-tjetrin.” “Kanceri është shumë kompleks dhe zakonisht nuk është vetëm një gjë që ka shkuar keq,” tha Ho. “Është gjithnjë e më e qartë se sulforafani është një faktor i vërtetë. Sa më shumë të zbulojmë për të, aq më shumë përfitime duket se ka.”
Metilimi i ADN-së, tha Ho, është një proces normal i fikjes së gjeneve, dhe ndihmon në kontrollin e asaj që lexohet si materiali i ADN-së, si pjesë e komunikimit gjenetik brenda qelizave. Në kancer, ky proces ngatërrohet dhe ndërpritet. Të njëjtat procese të ndërprera duket se luajnë një rol në sëmundje të tjera neurodegjenerative, duke përfshirë sëmundjen kardiovaskulare, funksionin imunitar, sëmundjen neurodegjeneruese, madje edhe plakjen.
Ndikimi i sulforafanit të brokolit dhe lakrave në metilimin e ADN-së u hulumtua dhe u botua në revistën Clinical Epigenetics. Ndikimi i tij është parë kryesisht në qelizat e kancerit të prostatës. Por të njëjtat procese janë me siguri të rëndësishme edhe për shumë kancere të tjera, thanë studiuesit, përfshirë kancerin e zorrës së trashë dhe të gjirit.
“Me këto procese, çelësi është ekuilibri,” tha Ho. “Metilimi i ADN-së është një proces natyror dhe kur kontrollohet siç duhet është i dobishëm. Por kur ekuilibri përzihet ai mund të shkaktojë shkatërrim, dhe ky është rasti ku ne duhet të përfshijmë disa nga këto lëndë ushqyese kritike. Ato ndihmojnë në rivendosjen e ekuilibrit.” Sulforafani është veçanërisht i bollshëm në brokoli, por gjendet edhe në perime të tjera si lulelakër dhe kale. Të dy studimet laboratorike dhe klinike kanë treguar që marrja më e madhe e perimeve lakërishte (krucifere) mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit.
Hulumtimi u mbështet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dhe Qendra e Shkencave të Shëndetit Mjedisor OSU.
