Kjo është substanca ushqyese, që çdo kardiokirurg duhet t’ia japë pacientit para operacionit
Rrëfimi i Dr. Stephan Sinatra, që ka bërë mijëra stimulues kardiakë dhe ka shpëtuar mijëra jetë në gjendje shoku

Nga Prof. Dr. Richard A. Passwater
Ne tani kemi mundësi për të biseduar me kardiologun Dr. Stephen Sinatra. Ne do të shqyrtojë shumë përfitime të Koenzimës Q-10 në shëndetin e zemrës dhe normalizimin e presionit të gjakut. Dr. Sinatra, pse ju u bëtë një kardiolog dhe jo një këngëtar? (analogjia në mbiemër me Frank Sinatrën)
Dr. Sinatra: Unë nuk e di se çfarë kam kërkuar të jem, derisa u rrita. Unë përfundova një vit stazh dhe 6 muaj në Psikiatri dhe pastaj dy vjet për Mjekësisë Ligjore, por nuk kisha asnjë ide të qartë. Pastaj unë mendova të shkoja në Gastroenterologji në Universitetin e Yales. Kalova disa muaj trajnimi atje, por kjo nuk më tërhoqi sa duhej.
Ishte Viti i Ri 1974. Unë isha në Spitalin e Veteranëve, kur një djalosh mbërriti aty në gjendjen ‘bllok të plotë në zemër’. Ky ishte një pacient në të 40-at e tij, që hyri në Njësinë tonë të Kujdesit Kritik me infarkt akut të miokardit. Ky nuk ishte një sulm në zemër, megjithatë, ishte i mjaftueshëm për ta vënë atë në bllok të plotë të zemrës, që do të thotë shkalla e tij e zemrës kishte rënë dhe ne na u desh të thërrasim një kardiolog. Ishte një natë me dëborë dhe kardiologu u vonua shumë para se të mbërrinte në spital. Ndërkohë, pacienti ishte duke vdekur dhe ne e kishim mbajtur të ringjallur. Unë kam qenë rreth 28 vjeç në atë kohë. Mbaj mend që pacienti po humbte ndërgjegjen. Së fundi, kardiologu mbërriti. Pacientit duhet t’i bënim një stimulues kardiak. E papritura ishte, se kjo gjë m’u kërkua mua që ta bëj, por në vend të tri orëve, unë duhet të isha në gjendje ta bëja atë në tre minuta. Dhe përfundimisht, e kam bërë. Ky ishte pacienti që më frymëzoi atë natë, për t’u bërë një kardiolog.
Prof. Passwater: Ju pra e pëlqyet kardiologjinë invazive, që duhet thënë se shumë mjekë i tremben, sepse është edhe momenti kur disa pacientë nuk ia dalin të mbijetojnë…
Dr. Sintra: Po! Unë fillova trajnimin formal në Kardiologji në prill 1975. Fati e deshi, që dy vitet e mia të para, të ishin në kardiologji invazive. Në vitin 1977, viti im i parë i praktikës, unë kam vënë 119 stimulues kardiakë emergjentë. Koha mesatare e procedurës ishte rreth 1 minutë, jo disa orë. Unë u bëra shumë i aftë në Kardiologji Invazive. Në fillim e mendova si një rastësi, pastaj e kuptova se e kisha zgjedhur kardiologjinë në mënyrë të pandërgjegjshme. Gjatë gjithë shkollës së mesme dhe më tej unë kam qenë aktiv në sport, futboll dhe mundje. Në kolegj unë isha në Divizioni e Mundjes dhe ne kishim ndeshje të ashpra me ekipin e Ushtrisë, Marinës, Pitt, Penn State, etj. Si një sportist, unë e dua fitoren. Për mua, nuk ka specialitet më të mirë sesa kardiologjia, ku veprimet që kursejnë jetën, kërkojnë një vendim që merret në pak sekonda. Kështu që unë kam qenë në specialitetin e duhur. Dhe ndihem i bekuar, që shkova në kardiologji.
Për rreth 10 apo 15 vjet, unë isha një kardiolog pushtues, duke u kujdesur për mijëra e mijëra njerëz të sëmurë. Kam bërë shumë angiograma koronare, kam vënë shumë stimulues kardiakë dhe kam trajtuar shumë raste shoku kardiogjen. Kjo ishte përgatitja ime e madhe, që të isha një kardiolog PARANDALUES më vonë në të ardhmen.
Passwater: Unë mund të shoh progresin natyror. Së pari, kujdesi emergjent, pastaj ndërhyrja kirurgjikale dhe më në fund, dëshira për të parandaluar gjithë sëmundjet e zemrës, del në vendin e parë tek ju.
Sinatra: Po, kur ju jeni duke u kujdesur për disa njerëz, me të vërtetë shumë të sëmurë, ju thjesht doni të gjeni një mënyrë për të parandaluar gjithë këtë vuajtje, para se ajo të fillojë. Unë u përfshiva me Kardiologjinë Parandaluese në vitet 1970. A ju kujtohet Dr. Jacob Rinse?
Passwater: Po, ai zhvilloi një recetë mëngjesi për një zemër të shëndetshme. Ne ishim miq. E kam takuar atë pas një leksioni në mes të viteve 1970, ndërsa ai e shkroi dietën e tij për zemër të shëndetshme me Superushqyes në vitin 1978. Ai vetë kishte angina pektoris (dhimbje në kraharor) në moshën 51vjeç dhe kishte shpikur një mëngjes të pasur me lecithin, vitamina, minerale dhe ushqyes të tjerë natyrore, për të restauruar shëndetin e tij. Njerëzit i pëlqenin variacionet tij të mëngjesit dhe ata raportuan se këto receta i ndihmonin. Dr. Rinse ‘shpiku’ një paketë ushqimesh për mëngjes, duke filluar nga drithërat, tek pansetë dhe kiflet që ishin të pasura në lecithin, maja që bën birrë, embrion gruri dhe vakt kockash (përpunimi i tyre si një ushqyes i pasur në kalcium dhe fosfor natyror). Ai ishte i mprehtë.
Sinatra: Ai ishte 91 vjeç kur u takuam për herë të fundit. Nëse unë do të bëhem 90 vjeç, unë dua të jem si ai. Ai ishte shumë i dobishëm në përfshirjen e më të mirave në kardiologjinë parandaluese në fund të viteve ‘70.
Passwater: Lecithin dhe kolina ishin faktorë të rëndësishëm në recetën e tij të mëngjesit. Dr. Rinse si një kimist fizike, shikonte një lidhje në mes tretshmërisë së kolesterolit dhe lecithinës dhe sugjeroi se kjo lidhje mund të jetë e rëndësishme në parandalimin e arterosklerozës. Biokimia nuk mund të jetë aq e thjeshtë sa kimia fizike, por fakti mbetet, se mëngjesi i tij dhe dieta e tij ishin të dobishme për arteriet e shëndetshme dhe zemrën. Megjithatë unë mendoj se dieta e tij ka punuar më shumë si rezultat i faktorëve të tjerë, sesa thjesht nga tretshmëria e kolesterolit me lecithinë.
Sinatra: Unë jam dakord. Çfarë me të vërtetë e shkakton sëmundjen koronare është inflamacioni. Dhe më i rëndësishëm sesa niveli i kolesterolit në gjak, është niveli i inflamacionit që ka si indeks (matës) proteinën C-reaktive. Dr. Jacobs Rinse fliste për veprimin mbi kolesterolin të një përbërësi, që gjendet sidomos në trurin e viçit por edhe në organet e brendshme të kafshëve, fasule të bardha etj. dhe për PC që gjendët në vezë, mish, peshk etj. Ata janë stabilizantë të shkëlqyer të membranave qelizore dhe reduktojnë efektet e inflamacionit. Kur ka inflamacion, disa nga përbërësit që ai përmend, do të ndihmojnë për të penguar inflamacionin. Kjo do të ndihmojë në ndërtimin e qelizave. Kjo është zgjidhja interesante e Dr. Jacobs Rinse, që e pozicionon përballë Dr. Pfizer dhe Merck. Ata zbuluan droga të forta (medikamente) që të ulin nivelet e kolesterolit në gjak, por nuk është niveli i kolesterolit në gjak, ai që shkakton në të vërtetë sëmundje të zemrës.
‘Dr. Rinse ishte 91 vjeç kur u takuam për herë të fundit. Nëse unë do të bëhem 90 vjeç, unë dua të jem si ai. Ai ishte shumë i dobishëm në përfshirjen e më të mirave në Kardiologjinë Parandaluese në fund të viteve ‘70’
Kush është Dr. Sinatra
Stephen T. Sinatra është një kardiolog i certifikuar dhe një psikoterapist në Bioenergjitikë, me më shumë se 25 vjet përvojë për të ndihmuar pacientët të parandalojnë dhe kundërshtojnë sëmundjet e zemrës. Ai gjithashtu është i angazhuar në mjekësi anti-plakje. Dr. Sinatra është anëtar i Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë dhe ish-shefi i kardiologjisë në Spitalin Manchester Memorial, ku ishte gjithashtu, drejtor i arsimit mjekësor për 18 vjet. Dr. Sinatra është as/profesor në Universitetin e Mjekësisë Connecticut. Në Qendrën e Jetëgjatësisë në Mançester, Dr. Sinatra integroi trajtimet konvencionale mjekësore për sëmundje të zemrës, me ushqyes anti-plakje dhe terapi psikologjike, që ndihmojnë zemrën të shërohet. Ai është i kualifikuar në mënyrë unike për të dhënë këshilla mbi shtojcat ushqimore dhe zemrën. Dr. Sinatra është një nga mjekët e paktë që rekomandon vitamina. Ai është ekspert në dozë, thithje, si për të marrë përbërësit e cilësisë, edhe efektet e kombinimit të shtojcave me medikamente kardiake. Dr. Sinatra është autor dhe bashkë-autor i disa librave mbi sëmundjet e zemrës dhe redaktor i buletinit mujor mbi shëndetin e zemrës, ‘Raporti i Shëndetësisë Sinatra’.
Pacienti do të ishte gjallë, po ta njihja më parë CoQ10-n
Koenzima Q10, ky ushqyes rrit shanset e suksesit të të gjitha operacioneve të zemrës

‘Gjithë vitet më pas, kam pyetur veten, nëse unë mund të kisha bërë diçka për ta shpëtuar këtë djalë. Më erdhi ndër mend libri i Dr. Emile Bliznakov “Mrekullia e lëndëve ushqyese”. Padyshim, japonezët ishin duke përdorur CoQ-10 për të ndihmuar këta pacientë…’
Prof. Passwater: Së fundi, inflamacioni është duke u njohur si një faktor kryesor rreziku në sëmundjet e zemrës. Për rreth 50 vjet, versione të ndryshme të teorisë së kolesterolit kanë qarkulluar. Së pari, ishte teoria e kolesterolit nga dieta, pastaj vetëm e kolesterolit që hyn në gjak dhe pastaj diskutimi për raportin midis kolesterolit të mirë dhe të keq, HDL/LDL. Ishin shkrirë teori të ndryshme mbi yndyrnat, fillimisht për yndyrnat e ngopura, pastaj për yndyrnat e pangopura në raport me të ngopurat, dhe më në fund gjithsej për yndyrnat. Medikamentet e para për uljen e kolesterolit ishin praktikisht të paefektshme, sepse kjo ishte e gjitha që ato bënin. Tani, medikamenti statinë për uljen e kolesterolit po provon të jetë me dobi më të gjerë, por jo për shkak se ul kolesterolin (gjë që e bën), por kryesisht për shkak se është medikament anti-inflamator. Inflamacioni gjeneron miliarda radikale të lira, që bëjnë dëmin që çon në format e ndryshme të sëmundjeve të zemrës.
Dr. Sinatra: Gazeta “Southern Medical Journal” më pyeti mbi uljen e kolesterolit me medikamentin statin. Kam bërë kaq shumë shpjegime, për të shkruar këtë editorial, që më mori 60 orë kohë, por unë dëshmova aty të gjitha arsyet e gabuara për të kërkuar uljen e kolesterolit. Artikulli titullohej: “A është ulja e kolesterolit me statina, trajtim për pacientët me rrezik kardiovaskular ose sëmundje zemre?”
Passwater: Teoria e kolesterolit e vetme nuk ka kuptim. Jo se unë isha kundër teorisë së kolesterolit, por isha i mërzitur, sepse kjo teori po propagandohej si e vërteta e vetme absolute. Por ky nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve të zemrës siç e kanë shpallur. Unë jam ende duke kundruar mbi faktin, se Dr. Rinse ishte i vetmi që zgjoi interesin në Kardiologji Parandaluese. Ne i detyrohemi atij edhe më shumë se sa kam menduar.
Sinatra: Unë isha në bordin certifikues në Kardiologji në vitin 1977. Në vitin 1978, unë fola me Dr. Rinse-n dhe ai më hapi sytë për të parë një mënyrë alternative në kardiologji. Kështu që nga viti 1978 unë kam qenë i preokupuar me PARANDALIMIN e sëmundjeve kardiovaskulare.
Passwater: Në vitin 1978, ne në të vërtetë nuk dinim shumë për koenzimën Q10 dhe sëmundjet e zemrës. Kur e keni përfshirë CoQ10 në trajtim?
Sinatra: Gjatë fundit të viteve 1970 dhe fillim-viteve 1980, unë rekomandoja vitaminat E dhe C, si ushqyes parandalues për sëmundjet kardiovaskulare, së bashku me mjekë të tjerë të ushqyerjes (nutricionistë), kur më ra në dorë një artikull në Revistën kardiokirugjike nga Dr. J. Tanaka dhe mjekë të tjerë japonezë. Artikulli i vitit 1982 tregonte në lidhje me përdorimin e CoQ-10, në pacientë që iu nënshtruan operacionit me teknikën CPB, një teknikë që përkohësisht merr përsipër funksionin e zemrës dhe mushkërive gjatë operacionit, duke ruajtur qarkullimin e gjakut dhe përmbajtjen e oksigjenit në trup. Kjo është quajtur Pompa CPB ose ‘makina e jashtme zemër-mushkëri’. Ne ishim duke bërë shumë operacione bajpas në institucionin tonë dhe unë pyeta veten: Si mundet që një lëndë ushqyese ndihmëse ta bëjë më të lehtë punën e pompës zemër/ mushkëri? Unë e ruaj ende këtë artikull në një nga dosjet e mia.
Në vitin 1985, unë kam qenë duke trajtuar një ministër afrikano-amerikan, i cili kishte një valvul mitrale të prishur. Ai kishte prolaps të valvulës mitrale (kthim të gjakut pas) dhe pati regurgitim të rëndë mitral. Unë provova me kateter se ai kishte arterie koronare normale, por një valvul mitrale të dështuar. Ai kërkoi zëvendësim të menjëhershëm të valvulës mitrale, të cilën ne e realizuam. Tmerri ishte se ne nuk mundëm të mbanim në punë pompën zemër/ mushkëri gjatë operacionit. Ne e humbëm atë dhe unë kam qenë i shqetësuar nga kjo vdekje. Kjo i ndodh një kardiologu një herë në jetë. Kjo më ka ndodhur mua në fillim të karrierës sime, rreth 10 vjet pas studimeve. Gjithë vitet më pas, kam pyetur veten, nëse unë mund të kisha bërë diçka për ta shpëtuar këtë djalë. Më erdhi ndër mend libri i Dr. Emile Bliznakov “Mrekullia e lëndëve ushqyese”. Iu riktheva këtij artikulli që diskutonte Koenzimen Q10 në analet e kardiokirugjisë dhe padyshim, japonezët ishin duke përdorur CoQ-10 për të ndihmuar këta pacientë.
Passwater: Dhe ju që nga ky moment, shpresuat se CoQ10, ky ushqyes do të jape më shumë garanci jete për pacientin që bën kirurgji?
Absolutisht po. Ajo që artikulli deklaronte dhe që unë më vonë e provova, ishte se koenzima Q-10 ul atë që ne e quajmë presion pulmonar kapilar dhe kjo e bën më të lehtë për pacientin të vazhdojë të jetojë me pompën e jashtme zemër/ mushkëri gjatë operacionit. Atij nuk i duhet të luftojë shumë. Unë thashë: “Oh, Zot im, në qoftë se unë do ta kisha ditur këtë më parë, mund ta kisha shmangur përvojën e hidhur me ministrin dhe ta kisha shpëtuar atë.” Që nga viti 1986, CoQ-10 ka qenë një mjet i rëndësishëm në praktikën time me pacientët. Në atë kohë, vetëm doza të vogla ishin në dispozicion dhe kjo ishte shumë e shtrenjtë. Kam filluar duke përdorur 10 mg CoQ-10 tri herë në ditë, si një standard për të gjithë pacientët e mi dhe e trefishova atë në 30 mg tri herë në ditë për të gjithë pacientët e mi që i nënshtrohen kirurgjisë vaskulare. Madje unë nisa ta jap edhe si profilaksi (masë parandaluese) për të shmangur operacionin. Nga viti 1987, e rrita dozën e CoQ-10, 30 mg tri herë në ditë dhe gjithashtu zgjerova përdorimin e saj në një mori sëmundjesh kardiologjike.
Shkëndija e jetës
Ja pse e kam rekomanduar CoQ10 për mijëra pacientë
Unë fillova t’i paraqes faktet e dokumentuara për suksesin tim në takimet e
së CoQ-10. Ndërsa në këto takime, kam mësuar edhe më shumë në lidhje me Co-Q10. Kjo ishte në vitet 1990. Ne jemi tani pothuajse në fund të vitit 2003 dhe unë kam qenë duke përdorur lëndë ushqyese për gati 20 vjet ditë-për-ditë në praktikën time si kardiokirurg. Unë kam rekomanduar coenzyme Q-10 në mijëra pacientë dhe për mijëra abonentë, që lexojnë gazetën time mujore, ‘Raporti i Shëndetësisë Sinatra’. Kjo më ka lejuar për të dëshmuar numrin e përfitimeve të zemrës që ofron CoQ-10. Shumica e përfitimeve janë për shkak të aftësisë së koenzimës Q10 për të mbështetur drejtpërdrejt prodhimin e energjisë në qelizat e zemrës dhe në të gjitha qelizat, për të stabilizuar membranat qelizore dhe për të zvogëluar madhësinë e trombociteve si dhe palëvizshmërinë e tyre. Duke shmagur ngjitjen e trombociteve, pllakat e gjakut, shmanget një sulm i mundshëm në zemër. Sigurisht, koenzima Q-10 vepron për të zvogëluar dëmin në arterie dhe formimin e pllakave nëpërmjet veprimit të saj antioksidant. Ajo gjithashtu ka një prirje të shquar për të mbrojtur qelizat e zemrës, që janë të mangëta në oksigjen. Ajo është SHKËNDIJA E JETËS! Një tjetër gjë që unë do të them, është se për të gjithë pacientët e mi me sëmundje kardiake, ka dy ushqyes që duhet të përdorin: Njëra është koenzima Q-10 dhe tjetra është Omega-3 nga vajrat e peshkut. Unë i rekomandoj me gjithë zemër për çdo pacient kardiak. Jo çdo njeri nga pacientët e mi ndjek këshillën time, por mbi 90% e bëjnë. Unë po ju them se unë kam më shumë se 90% të praktikës sime kardiake me CoQ-10 dhe omega-3 acide yndyrore.
Kurat e Dr. Sinatrës për sëmundjet e zemrës dhe hipertensionin
“Dua t’ju inkurajoj të përdorni ushqyesit dhe të reduktoni medikamentet që ju rrezikojnë…”
“Koenzima Q10 (CoQ10) është një nga shtojcat e mia ushqimore më të rekomanduara për reduktimin e faktorëve të rrezikut të zemrës. Unë thjesht nuk do ta praktikoja kardiologjinë pa të”-Dr. Sinatra
Prof. Passwater: Në çfarë doze koenzima Q-10 duhet të përdoret për llojet e ndryshme të çrregullimeve kardiake?
Dr. Sinatra: Doza është përshtatur për pacientin, në varësi të disa faktorëve, por në përgjithësi, rekomandimet e mia shkojnë për të ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare apo periodontale dhe për pacientët që marrin medikamentet hipertensive siç janë statinat. Doza që jap është diku mes 60 dhe 100 mg CoQ-10 në ditë. Për trajtimin e angina pectoris, aritmisë kardiake, presionit të lartë të gjakut ose sëmundjes së gingivave (mishrat e dhëmbëve), normalisht rekomandoj 180 deri në 300 mg CoQ-10 ditë. Dhe, për dështim kongjestiv të zemrës dhe kardiomiopati, unë rekomandoj marrjen e përditshme 300 deri 360 mg CoQ-10. Sigurisht, për pacientët me sistem të dëmtuar rëndë imunitar si kanceri apo SIDA, doza edhe më të larta të koenzimës Q-10 janë të nevojshme.
Passëater: Ju përmendët se ju shpesh përdorni CoQ-10 së bashku me omega-3. Çfarë ushqyesish të tjerë rekomandoni për pacientët tuaj që kanë aritmi (rrahje të parregullta të zemrës) ose tension të lartë të gjakut?
Sinatra: Para së gjithash, unë gjithmonë mat nivelet e CoQ-10 në gjak tek pacientët e mi, sidomos ata me infarkt në zemër, sepse në qoftë se ata kanë një nivel të kësaj koenzime më pak se 3.5 mcg/ml, ata nuk janë duke përfituar dozën terapeutike. Sepse njerëzit ndryshojnë në aftësinë e tyre për të thithur CoQ-10. Gjithashtu, faktorët e dietës, duke përfshirë yndyrnat e nevojshme për të absorbuar koenzimën, luajnë rol të rëndësishëm, ashtu edhe forma e CoQ10, nëse është varianti më i përthithur.
Më lejoni tani të adresoj pyetjen tuaj, se cilët ushqyes unë përdor për të trajtuar sëmundje të ndryshme. Unë shoh shumë njerëz me tension të lartë, të cilët dëshirojnë të lënë medikamentet. Për aritminë, unë gjithashtu shoh shumë njerëz të cilët kanë dridhje atriale të përhershme, zemra e tyre rreh rregullisht dhe më pas, papritur, ajo rreh shpejtë dhe çrregullt. “Koktejli” që unë përdor për pacientët, për të mbajtur të qëndrueshme zemrën, përfshin CoQ-10, L-carnitine, magnez dhe vaj peshku. Ata të gjithë punojnë ndryshe, por ata të gjithë ndihmojnë në stabilizimin e rrahjeve të zemrës dhe ritmit të saj.
Për dështimin kongestiv të zemrës, unë shfrytëzoj një kombinim të dozave të larta CoQ-10, për të rritur në mënyrë të konsiderueshme nivelin e saj në gjak si dhe L-carnitine, murriz dhe magnez. Për njerëzit që kanë dështim shkatërrues të zemrës dhe për të cilët, CoQ-10 nuk arrin të ndihmojë, unë përdor ose aminoacidin carnitine ose murriz dhe magnez, përdor gjithashtu doza të larta Taurine, disa herë fut në trajtim L-argininë dhe më rrallë, hormonin e rritjes.
Passwater: Përbërësit bazë të koktejlit tuaj janë CoQ-10 dhe L-carnitine.
Sinatra: Po dhe nëse gjendja nuk përmirësohet, atëherë unë do të shtoj murriz. Normalisht, unë do të shkoj në 1.5 gram murriz. Murrizi, për disa arsye, punon shumë mirë me koenzimën Q-10 dhe L-carnitinën. Ka botime në literaturën mjekësore gjermane, se murrizi ndihmon në infarktin e zemrës.
Passwater: Unë dua të bisedoj me ju, në lidhje me kërkimin tuaj mbi presionin e lartë të gjakut. Ju keni bërë një rishikim të studimeve dhe gjetët se tek një numër shumë i vogël i pjesëmarrësve dhe studimeve nuk ka prodhuar efekte të dobishme.
Sinatra: Ka patur rreth 43 studime të kontrolluara të CoQ-10 dhe 39 prej tyre kanë treguar dobi, ndërsa 4 të tjerë nuk treguan asnjë përfitim. Problemi është se në dy prej tyre, nivelet e CoQ-10 në gjak nuk janë ngritur në nivelet terapeutike. Të dyja studimet ishin projektuar mirë; ato kishin një grup kontrolli dhe një grup eksperimental. Por, unë besoj se ata duhet të kenë përdorur cilësi të ulët CoQ-10 për shkak se thithja e saj nga trupi i pacientëve ka qenë shumë e dobët, deri në 2 mcg/ml të gjakut. Në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe për të parandaluar oksidimin e kolesterolit (lipideve), niveli e CoQ10 në gjak në 2 mcg/ml është në rregull. Por për pacientët e klasit III dhe IV me dështim të zemrës, ky nivel i CoQ-10 nuk bën asgjë! Për fat të keq, studimi u paraqit në shtyp dhe shumë kardiologë e kuotuan duke thënë se CoQ-10 nuk punon. Unë i shkrova një letër redaktorit të analeve të Mjekësisë së Brendshme duke i deklaruar se në eksperiment nuk ishte përdorur doza e duhur e CoQ-10 dhe se gjithashtu ata kanë përdorur beta-bllokuesit tek pacientët në testim. Mirëpo, beta-bllokuesit si statinat (atenololi, bisoprololi etj), apo hipoglicemikët, apo antidepresivët, pengojnë sintezën e CoQ-10. Kjo është një arsye pse shumë njerëz kanë mangësi serioze në CoQ-10. Pra, studimi ishte i dënuar të dështonte që në fillim.
Passwater: Dr. Sinatra, ju dhe gruaja juaj, Jan, keni shkruar një libër, ‘Si të ulim tensionin e gjakut në 8 javë”. Në libër ju flisni mbi mënyrat për të reduktuar përdorimin e medikamenteve, nëpërmjet përdorimit të ushqyesve dhe ndryshimeve të jetesës. Çfarë teknikash të veçanta do të mësojnë lexuesit tuaj?
Sinatra: Një nga arsyet që e kam shkruar librin, është se shkaku i katërt kryesor i vdekjes në SHBA është nga medikamentet e dhëna në spital. Me të vërtetë duhet që publiku t’i shohë ilaçet me shumë kujdes. Kur dikush merr një ilaç, disa gjëra ndodhin me vetëdije, por gjëra të tjera mund të ndodhin padashur. Psh, në qoftë se ju merrni kanal-bllokues të kalciumit dhe pini lëng grejpfrut, ju mund të rrisni sasinë e këtij medikamenti në gjak. Kjo është për shkak se enzimat e mëlçisë P450 bashkëveprojnë me lëngun grejpfrut. Rezultati përfundimtar mund të jetë që mëlçia të dëmtohet në mënyrë serioze dhe të mos jetë në gjendje të metabolizojë ilaçin. Shumë njerëz nuk e kuptojnë diçka të thjeshtë si kjo….
Rekomandime për hipertensionin
- Multivitamin/ mineral
- Coenzyme Q10 180 – 300 mg
- L-carnitin 500 – 1000 mg
- D-ribose 5 -10 gramë
- Magnez 400 mg
- Vaj peshku 1-2 gramë
- Hudhër 0.5-1 gramë
- Murriz kokrra 1.000 – 1.500 mg
Rekomandime për Dështimin e zemrës
- Multivitamin/ mineral 1 tabletë
- Vaj peshku 1 gramë
- Coenzyme Q10 300 – 360 mg
- L-carnitine 2,000 – 2,500 mg
- D-ribozë 5 -15 gramë
- Magnez 400-800 mg
- Taurine (disa here) 2-3 gramë
- Murriz 500 mg
- Dozat e rekomanduara nuk janë fikse



