Studimet/Shpresë për të përmirësuar funksionin e pankreasit dhe rifilluar prodhimin e insulinës
Denisa Kona
A mundet që kura e shumëkërkuar e Diabetit të Tipit 1 të gjendet në dollapin e ushqimeve? Kërkimet shkencore po drejtohen pikërisht aty. Diabeti i Tipit 1 është një sëmundje e ashtuquajtur “e pashërueshme” që prek miliona njerëz në mbarë botën. Ndryshe nga Diabeti i Tipit 2, ku trupi bëhet rezistent ndaj insulinës që prodhon pankreasi, Diabeti 1 karakterizohet nga paaftësia e trupit për të prodhuar insulinë mjaftueshëm, pasi qelizat beta të pankreasit janë të shkatërruara ose shumë të dëmtuara. Kjo mund të ndodhë për shkak të sëmundjeve autoimmune, infeksioneve nga bakteret ose viruset, ushqimet e papërshtatshme apo ekspozimi ndaj kimikateve (apo kombinim i disa prej këtyre faktorëve). Megjithatë, shumë nga kërkimet që po bëhen sot, tregojnë se komponentët e bimëve, duke përfshirë dhe shumë ushqime që ne konsumojmë çdo ditë, janë të afta për të stimuluar rigjenerimin e qelizave beta në pankreas. Potencialisht ato mund të krijojnë një kurë për diabetin.
Zbulimi i potencialit të disa ushqimeve dhe komponentëve për të rigjeneruar qelizat beta të pankreasit ka filluar të bezdisë industrinë farmaceutike të diabetit, që derdh vazhdimisht miliona dollarë para publike e private për të krijuar një “kurë” në të ardhmen. Një kurë e cila duket se do të vijë përmes produkteve të shtrenjta farmaceutike, biologjike apo vaksinave, të cilat kërkojnë prodhimin e substancave sintetike bazuar nga ato natyrale, e për rrjedhojë janë të papajtueshme me kushtet e sëmundjes. Le të hedhim një vështrim mbi studimin e fundit preklinik të publikuar në Revistën Kanadeze të Mjekësisë dhe Farmakologjisë. Një përbërës aktiv në farat e lirit, të cilin studiuesit e kanë quajtur LU6, u gjet se sillte mjaft përfitime në kafshët me Diabet të Tipit 1, si:
-Shfrytëzim i përmirësuar i glukozës në mëlçi
-Formim normal i glukozës në mëlçi dhe në indin muskulor
-Reduktim i aktivitetit inhibitor (ndalues) të glukozidazës në pankreas dhe zorrë, që do të thotë ulje e niveleve të larta të sheqerit në gjak, pas vakteve të ngrënies.
Edhe më i mrekullueshëm ishte zbulimi se përbërësi i farave të lirit normalizonte nivelet e insulinës në plazmë dhe peptidin C (peptidi C nuk është proteina C-reaktive, por një tregues i drejtpërdrejtë se sa insulinë janë duke prodhuar qelizat beta të pankreasit në trupin tonë). Pra ky ishte një faktor, që tregonte se funksioni i qelizave beta ishte vendosur sërish në normalitet. Studiuesit i përshkruan rezultatet mahnitëse si vijon: “Normalizimi i niveleve të insulinës në plazmë dhe peptidit C, janë vërejtur tek minjtë me diabet, duke treguar sekretim endogjen, të brendshëm të insulinës, pas trajtimit me LU6 (përbërësin e farës së lirit). Analizat histokimike dhe imunohistokimike të ishujve të pankeasit treguan se roli i pjesës aktive LU6 është i dukshëm në rigjenerimin e qelizave ishullore dhe sekretimin e insulinës. Pas trajtimit me LU6 u vu re dhe formim i ri i ishujve të pankreasit in vitro dhe in vivo. Kështu, LU6 mund të përdoret si një linjë e parë trajtimi ushqyesish për diabetikët.” Kjo nuk është hera e parë e treguar se farat e lirit ndihmojnë në përmirësimin e nivelit të sheqerit në gjak, por hera e parë që provon një dëshmi të rikthimit të fuksionit të pankreasit.
Për më tepër, një gamë e gjerë substancash natyrore janë konfirmuar eksperimentalisht, që stimulojnë rigjenerimin e qelizave beta, 8 prej të cilave janë:

- L-Arginina: Një studim i vitit 2007 gjeti se aminoacidi L-Argininë është i aftë për të stimuluar gjenezën e qelizave beta tek një kafshë me diabet të induktuar nga alloxan-i (një komponent helmues për mëlçinë, pankreasin etj, i përdorur shpesh në laborator).
- Avokado: Bërthamat e avokados ulin sheqerin në gjak tek minjtë me diabet. Hulumtuesit gjithashtu vërejtën dhe një efet tonik dhe mbrojtës në qelizat e ishujve të pankreasit, në grupet e trajtuara.
- Kurkumin: Kurkumin është përbërësi kryesor i shafranit të indisë. Ai përveçse stimulon rigjenerimin e qelizave beta tek minjtë me Diabet Tip 1, ruan dhe mbijetesën e qelizave të ishujve të pankreasit dhe është mjaft efikas në transplante.
- Genistein (nga soja, nga tërfili i kuq): Një studimi i vitit 2010 arriti në përfundimin se Genistein, një përbërës i familjes së izoflavoneve, që gjendet ne disa bimë ndikon në shumimin e qelizave beta të ishujve të pankreasit dhe në prodhimin e insulinës tek minjtë me Diabet Tip 1.
- Fara e zezë (Nigella Sativa): Sipas një studimi, konsumimi i farës së zezë çon në rigjenerim dhe shumim të pjesshëm të qelizave beta. Më vonë, studiuesit arritën të zbulonin se konsumimi i 1 gramë fare të zezë në ditë për 12 javë pati shumë efekte të mira tek diabetikët, përfshirë dhe përmirësimin e funksionit të qelizave beta.
- Stevia: Një studim i vitit 2011 tregoi se stevia ka veti antidiabetike, duke rivitalizuar qelizat e dëmtuara të pankreasit, pa efekte negative.
- Berberin: Një studim i vitit 2009 tregon se ky përbërës që zakonisht gjendet në bimë si mëlqinja dhe Goldenseal, nxit rigjenerimin e qelizave beta në minjtë me diabet, gjë e cila shpjegon, pse është përdorur për 1400 vjet në Kinë për trajtimin e diabetit.
Mustaqet e misrit, kura e re për ringjalljen e pankreasit
Mëndafshi i misrit (ose mustaqet e misrit) mund të jetë kura e re për ringjalljen e pankreasit. Sipas një studimi të 23 nëntorit 2009 “The effects of corn silk on glycaemic metabolism”, autorët panë se minjtë të cilëve u kishin injektuar aloksan për dëmtim të pankreasit, kur u trajtuan me mustaqe misri nuk patën dëmtim të qelizave ishullore të pankreasit. Alloxan dhe streptozotocin janë kimikatet më të njohura diabetogjene në eksperimentet për diabetin. Të dyja janë analoge toksike të glukozës, që paraprakisht grumbullohen në qelizat beta pankreatike nëpërmjet GLUT2, transportuesit të glukozës. Ato shkaktojnë diabetin e varur nga insulina.

Gjithashtu, studiuesit kanë injektuar tek kafshët edhe Adrenalinë, hormoni i stresit që aktivizon glikoneogjenezën për të rritur nivelin e glukozës në gjak shpejt. (Prandaj thuhet se stresi rrit sheqerin në gjak). Rezultatet në laborator treguan se rritja e glukozës në gjak e shkaktuar nga Adrenalina nuk u frenua pasi minjtë u trajuan me mustaqe misri për 15 ditë. Kjo tregon që efekti hipoglicemik i mustaqeve të misrit nuk ka të bëjë me pengimin e glukoneogjenezës, dmth heqjen e sheqerit të tepërt në gjak duke e depozituar si rezervë glukogjenin në mëlçi. (Ruajtja e glikogjenit në mëlçi është një mënyrë që trupi ka zgjedhur për të mbajtur në diapazon normal përqendrimin e glukozës në gjak). Por ulja e sheqerit në gjak ka ndodhur prej rritjes së prodhimit të insulinës si dhe shërimit të qelizave β të dëmtuara të pankreasit. Kështu, mustaqet e misrit mund të përdoren si një ushqim ose ilaç anti-diabetik tek diabetikët e tipit 1 dhe 2. Nëse jeni duke marrë ilaçe për uljen e sheqerit në gjak, rregulloni dozat me mjekun, pasi mustaqet e misrit mund të ulin nivelet e sheqerit në gjak më shumë.
Spinaq-panxhari shëroi pankreasin e minjve
Pazi i thonë turqit, spinaq-panxhari është një emër tjetër për të, për shkak se gjethet janë si të spinaqit, por bima është e familjes së panxharit (Beta vulgaris). Është një ushqim hipoglicemik që përdoret nga pacientët diabetikë në Turqi. Edhe studimi që kemi sjellë, është nga autorë turq (Bolkent et al). Studiuesit provuan se duke u dhënë minjve spinaq-panxhari, pati një rritje në numrin e qelizave B të ishujve Langerhans dhe në qelizat e aparatit Golgi të pankreasit. Akoma më interesant është fakti se ekstrakti i perimes nuk ndikoi në glukozën në gjak dhe peshën trupore në grupin e minjve normalë, por uli vetëm glukozën në gjak në minjtë hiperglicemikë. Ulja maksimale e niveleve të glukozës në gjak u vërejt në ditën e 42-të. Sipas rezultateve morfologjike dhe biokimike të nxjerra, ekstrakti i spinaq-panxharit redukton nivelet e glukozës në gjak duke rigjeneruar qelizat e pankreasit.
Qumështi, shkaktar i diabetit autoimun
Dustin Rudolph: “Diabeti i tipit 1 – Shmangia e qumështit është çelësi për parandalimin”
Dr. McDougall
Diabeti është shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara. Duke pasur diabet dyfishon rrezikun për të pasur një goditje në tru apo sulm në zemër. Në fakt, sulmet në zemër dhe tru “përbëjnë 84% të vdekjeve të lidhura me diabetin”. Shumë ndërlikime të tjera përfshijnë dështimin e veshkave, verbërinë, dëmtimin e sistemit nervor, gangrenën në gjymtyrët e poshtme (që çojnë në amputime), rritjen e rrezikut të kancerit (veçanërisht kancerit kolorektal). Dustin Rudolph ofron disa hapa që prindërit mund të marrin për të parandaluar fëmijët e tyre nga zhvillimi i diabetit të tipit 1 në artikullin e tij, “Diabeti i tipit 1 – Shmangia e qumështit është çelësi për parandalimin”. Diabeti i tipit 1 zakonisht i referohet diabetit të të miturve, pasi diagnostikohet më së shumti nga lindja deri në vitet e hershme të adoleshencës, por mund të shihet edhe tek të rriturit 30 vjeç. Ndërsa gjenet familjare luajnë një rol në ndikimin në fillimin e diabetit, shmangia e shkakut të njohur mjedisor mund të reduktojë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundjeje. Përkrahësit e industrisë së qumështit i promovojnë produktet e tyre si “ushqimi më i përsosur i natyrës” pasi sekuenca e aminoacideve në qumësht i ngjan shumë sekuencës së aminoacideve tek njerëzit. Siç shpjegon Rudolph, “Kjo bën që trupi të identifikojë gabimisht qelizat beta të pankreasit si proteina të qumështit të lopës, duke rezultuar në shkatërrimin e pankreasit. Ekspozimi ndaj qumështit të lopës gjatë tre muajve të parë të jetës duket të jetë me rëndësi të madhe në prodhimin e kësaj kaskade ngjarjesh, por edhe ekspozimi i mëvonshëm në jetë ndaj qumështit mund të shkaktojë këtë reaksion auto-imun me pasoja të njëjta në fëmijët e vegjël “, thotë Dustin Rudolph. Faktorë të tjerë të mjedisit gjithashtu ndikojnë në incidencën e diabetit të tipit 1, duke përfshirë ekspozimin ndaj viruseve, kimikateve toksike, infeksioneve të frymëmarrjes gjatë 6-12 muajve të parë të jetës. “Qasja më e mirë për të mbrojtur veten dhe fëmijën tuaj kundër diabetit të tipit 1″, thotë Rudolph, është që të ndërmerren hapa parandalues , duke shmangur produktet e qumështit, duke ushqyer me gji fëmijën tuaj për aq kohë sa mundeni dhe duke mbajtur fëmijët e shëndetshëm duke shmangur ekspozimin ndaj infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes”.
Pankreasi nën sulm nga qumështi i lopës. Pse?
Pankreasi, ky organ i vogël punon 24/7 për ju, shumicën e kohës pa asnjë ankesë të vetme. Pankreasi ndodhet në pjesën e pasme të majtë të barkut. Bazuar në funksionet e tij, pankreasi do të mendohej më së miri si dy organe të veçanta: organi që bën lëngje tretës (pankreasi ekzokrin) dhe ai që bën hormonet për të gjithë trupin (pankreasi endokrin). “Pankreasi ekzokrin” prodhon enzima të shpërndara përmes një kanali në pjesën e parë të zorrëve të vogla, që tret proteina, yndyrna dhe karbohidrate, kështu që ato mund të absorbohen përmes zorrëve. “Pankreasi endokrin” prodhon hormone si insulina, të cilat rregullojnë përdorimin dhe ruajtjen e burimeve kryesore të energjisë së trupit, glukozës (sheqerit) dhe yndyrnave. Problemet fillojnë për shkak të gjendjes natyrore të zorrëve të një fëmije shumë të vogël. Gjatë muajve të parë të jetës, muri i zorrëve të tij është mjaft i depërtueshëm. Problemet serioze të shëndetit mund të zhvillohen kur proteinat e huaja përshkojnë murin e zorrëve dhe futen në gjak. Proteinat e qumështit të lopës janë unike si proteina të huaja në përshkueshmërinë e zorrëve të foshnjave dhe shumica e formulave farmaceutike janë zakonisht me qumësht lope. Sapo proteinat e qumështit absorbohen në qarkullimin e gjakut, sistemi imunitar i njeh si pushtues, siç njeh proteinat e një virusi. Sistemi imunitar përgjigjet me mbrojtje duke bërë qelioza immune vrasëse T, për të gjetur dhe shkatërruar këta shkelës. Për fat të keq, në një përpjekje për të bërë gjënë e duhur, sistemet imunitare të disa njerëzve bëhen të hutuara dhe nuk sulmojnë vetëm proteinat e qumështit, por edhe qelizat beta të pankreasit. Arsyeja që kjo ndodh vetëm në disa njerëz, është e panjohur. Por një shkak mund të jenë lëndimet e zorrëve nga viruset, kimikatet mjedisore, medikamentet dhe dieta e keqe. Kjo gjendje e njohur si ‘zorra që pikon’ do të lejojë fluksin e proteinave të huaja të futen në gjak.
Proteinat e qumështit të lopës, betakazeinë, për fat të keq, kanë të njëjtën sekuencë aminoacidesh që gjenden edhe në indet e trupit. Në rastin e diabetit tip 1, një segment prej 17 aminoacidesh është identifikuar në proteinat e qumështit të lopës, që është identik me një segment në sipërfaqen e qelizave beta të pankreasit. Antitrupat prodhohen për të sulmuar proteinat e huaja të qumështit të lopës, pa i dalluar nga ato të vetë pankreasit. Procesi i shkatërrimit të qelizave beta mund të zgjasë mesatarisht 3 deri në 5 vjet…
Akademia Amerikane e Pediatrisë
Provat që inkriminojnë konsumimin e qumështit të lopës në shkaqet e Diabetit të Tipit 1 janë të mjaftueshme që Akademia Amerikane e Pediatrisë të lëshojë këtë paralajmërim: “Ekspozimi i hershëm i foshnjave ndaj proteinave të qumështit të lopës mund të jetë një faktor i rëndësishëm në inicimin e një procesi shkatërrues të qelizave beta në disa individë. Shmangia e qumështit të lopës për muajt e parë të jetës mund të zvogëlojë zhvillimin e mëvonshëm të diabetit autoimun të varur nga insulina (IDDM) ose të vonojë fillimin e saj në individët e prekshëm”. (Akademia Amerikane e Pediatrisë, Grupi i Punës për Proteinat e Qumështit dhe Diabetin Mellitus – 1994).
Këshilla nga Dr. Davis: “Hani kos përzier me fibra”
Hani ushqime të vërteta (perime dhe mish). Nëse hani në këtë mënyrë, ju nuk keni nevojë të numëroni kaloritë, yndyrnat, etj. Kur ju hiqni grurin, këshillat e tjera dietike bëhen të pakuptimta. Hani perime, disa fruta, arra, mish dhe vezë, djathra dhe përdorni vajrat me bujari. Mos zvogëloni yndyrnat dietike, pasi kjo ngre substancialisht trigliceridet. Kur unë isha një vegjetarian dhe ndiqja një dietë ultra të ulët në yndyrna, trigliceridet e mia u rritën në 350 mg/ dl. Kurse tani ato janë 40 mg/dl. Hapa të tjerë me rëndësi janë restaurimi i niveleve të vitaminës D, gjumi i bollshëm dhe aktiviteti fizik. Një mënyrë shumë e shpejtë për të ndryshuar rezistencën ndaj insulinës është nëpërmjet agjërimit për periudha 15-36 orë.
Yndyrnat, duke përfshirë ato në bulmet, janë demonizuar. Ironikisht, yndyrnat janë pjesa më e mirë e ushqimit dhe nuk shkaktojnë shtim në peshë ose sëmundje kardiovaskulare. Nëse ka një problem me qumështin (jo vetëm shqetësim nga laktoza) është proteina kazeinë beta A1, shkaktare e sëmundjeve autoimune si Diabeti i Tipit 1 tek fëmijët si dhe sindroma e vdekjes së papritur të foshnjës. Ndërsa te kosi, fermentimi ka thyer shumë nga proteinat e kazeinës dhe e ka kovertuar laktozën në acid laktik, duke ulur intolerancën ndaj laktozës. Unë arsyetoj se bakteret e mira të kosit, si Lactobacillus dhe Bifidobacteria, kur banojnë në zorrën e njeriut, ushqehen me fibra prebiotike prodhojnë metabolite-acide yndyrore me zinxhir të shkurtër, që japin përfitime shëndetësore (p.sh., butirate redukton presionin e gjakut, përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, zvogëlon sheqerin në gjak, ka përfitime mendore/ emocionale, ushqen dhe mbron epitelin e zorrëve dhe mbron kundër kancerit të zorrës së trashë). Po sikur t’i shtoja fibra prebiotike kosit para fermentimit, duke siguruar ushqimin për mikroorganizmat? Kjo do të mund të rriste metabolitet mikrobiale si butirati dhe të zvogëlonte më tej laktozën. Unë vetë bëj një super-baxho të pasur në yndyrna dhe më të trashë se shumica e kosit me yndyrë të blerë në dyqan. Kështu, unë i shtova farës së kosit një lugë gjelle pluhur fibra inulin dhe më pas e fermentova në 110 gradë F për 48 orë. Rezultati përfundimtar ishte një kos aq i trashë, saqë kishte qëndrueshmërinë e gjalpit të rrahur.”
Dr. Davis nuk ka gabuar. Një studim me 70 pacientë japonezë diabetikë tregon se mikrobiota e zorrëve ka lidhje me metabolizmin e glukozës dhe patogjenezën e diabetit dhe ‘ndryshimi i mikrobiotës mund të jetë një objektiv i ri terapeutik për diabetin’. Studiuesit panë se acidet yndyrore të shkurtra të prodhuara nga fermentimi i fibrave dietike prej mikrobeve të zorrëve (si butirati), rrisnin ndjeshmërinë ndaj insulinës në adipocitet. Zorra e prishur gjithashtu ka tërhequr vëmendje të madhe në kontekstin e sëmundjeve metabolike. Studiuesit raportuan për herë të parë praninë e disbiosisë së zorrëve dhe një shkallë më të lartë të baktereve të zorrëve në gjakun e pacientëve me diabet tip 2, krahasuar me ata pa diabet.
Mjalti përmirëson funksionin e pankreasit
‘Kujdes me konsumin e mjaltit, pasi edhe ai është sheqer!’ Kjo është porosia standarde që është dhënë gjithnjë për të sëmurët diabetikë, madje edhe nga ne. Mirëpo studime të reja por nxjerrin në dritë, se mjalti nuk është thjesht sheqer dhe se përbërësit e tij, fenolet, flavonoidet, enzimat, metabolitet e oksidit nitrik, acidet organike, vitaminat dhe aminoacidet luajnë një rol kompleks në shërimin e ulcerave të lëkurës e të stomakut, plagët e gojës, plagët diabetike që shërohen me vështirësi e më shumë. Por habia më e madhe është se mjalti po tregon aftësi për të rigjeneruar qelizat e pankreasit. Disa studime kanë treguar rolin e mjaltit si ndihmës të barnave diabetike në arritjen e kontrollit më të mirë glicemik, reduktimin e stresit oksidativ dhe ndryshimin e mosfunksionimit metabolik. Një studimi i Departamentit të Biologjisë në Universitetin e Stambollit tregon se si tek minjtë, studiuesit kanë shkaktuar shkatërrim në një zonë të qelizave të pankreasit dhe një zonë fibrotike. Trajtimi me ilaçin metforminë ose vetëm me mjaltë ose një kombinim i të dyve çoi në rigjenerimin e qelizave beta pankreatike. Studiuesit konstatuan se mbrojtja e efektit të mjaltit vetëm ose i kombinuar me metforminë ishte më shumë se e metforminës vetëm. Gjithashtu, efekti mbrojtës i mjaltit vetëm ose i kombinuar me metformin në uljen e fibrozës ishte më i madh se vetëm me metforminë. Gjetjet histokemike dhe matjet morfometrike konfirmuan se mjalti mund të përmirësojë funksionin e qelizave beta pjesërisht për shkak të veprimit të tij anti-inflamator dhe flavonoideve dhe se mjalti mund të mbrojë kundër ndryshimeve biokimike dhe patologjike të qelizave beta pankreatike të nxitura nga diabeti.






