KJO ËSHTË TERAPIA E SHKENCËTARIT AMERIKAN, PROF. WILLIAM WALSH
Denisa Kona
A ka shërim për Autizmin? Shkencëtari kryesor që ka hapur rrugën për Psikiatrinë me Mjekësi Ushqyese, Dr. William Walsh shpjegon si dhe çfarë mund të bëjmë sot, për të ndryshuar Autizmin dhe shëndetin mendor. Ai diskuton mbi hulumtimet e tij 30- vjeçare, Epigjenetikën dhe rolin e saj në çrregullimet e trurit si Autizmi (por edhe të tjera si skizofrenia, çrregullimi bipolar etj). “Është duke u bërë e gjithnjë e më e qartë, se Autizmi nuk është gjenetik, por Epigjenik”, thotë ai. (Epigjeni ka të bëjë me ndryshimin e sjelljes së gjeneve, por pa ndryshuar sekuencën e ADN-së, gjenomin). Dr. Walsh ka treguar se si toksinat, plumbi dhe drogat farmaceutike mund të shkaktojnë ndryshime epigjenetike në një grua shtatzënë, duke çuar në çrregullime të tilla si Autizmi. Pas lindjes, faktorët e mjedisit mund të krijojnë të njëjtin mosfunksionim epigjenetik. Kur gratë mbesin shtatzënë dhe ndalojnë pirjen e duhanit, ndalojnë pijet me alkool, kafenë dhe drogat dhe fillojnë të hanë më shëndetshëm, tashmë është tepër vonë! Epigjenetika ndodh në 20 ditët e para të shtatzënisë. Pra, për gratë që mendojnë se mund të mbeten shtatzënë, të fillojnë zakonet e mira dhe të shëndetshme, para se të mbeten shtatzënë, për të rritur shanset për një foshnje të shëndetshme.
Në Autizëm, ndërhyrja e hershme është çelësi. Duhet të identifikoni terapitë përmirësuese herët. Dr.Walsh thotë se përmirësime të mëdha ndodhin tek fëmijët e vegjël, por sapo arrijnë rreth moshës 16 vjeç, këto përmirësime zvogëlohen në mënyrë drastike. Duhet të mësoni të normalizoni funksionimin e trurit pa molekula të huaja (droga). Në të ardhmen, ne do të shohim më shumë terapi ushqyese për sëmundjet e trurit.
Dr. William Walsh na ka rekomanduar të vijojmë terapinë e Metalothioninës, të nisur numrin e shkuar. “Unë do të isha shumë i lumtur, të mësoja që kjo terapi është vënë në dispozicion të mjekëve psikiatër, mjekëve të tjerë të interesuar dhe publikut të vendit tuaj”, na shkruan ai. “Duhet të themelohet ndër mjekët bindja, se funksionimi difektoz i Metalothioninës (MT) është një nga shkaktarët themelorë të Autizmit. Kjo anomali çon në ndjeshmëri ekstreme ndaj metaleve toksike dhe substancave të tjera mjedisore. Ky çrregullim shpesh është vënë re në fëmijërinë e hershme, para moshës 3 vjeç, pasi ka shpërthyer nga një rrethanë serioze mjedisore (si vaksinat psh). Në studimet tona me mijëra pacientëve të spektrit të Autizmit, kemi zbuluar nivele anormale të bakrit dhe zinkut në gjak, gjë që tregon keqfunksionim të proteinave metalothioninë. Janë pikërisht këto proteina, që shpëtojnë trupin nga mërkuri dhe metale të tjera të huaja.”
Pasojat e mosfunksionimit të Metalothioninës në një të porsalindur janë: Nivelet jonormale të Cu (bakrit) dhe Zn (Zinkut) në gjak dhe në hipokampus; zhvillim i dëmtuar i nervave, veçanërisht në 30 muajt e parë të jetës, që mund të rezultojë në maturim jo të plotë të traktit tretës dhe trurit; funksion imunitar i dëmtuar. Defektet gjenetike në gjenet që kodifikojnë proteinat, ose ‘fikja’ e gjeneve nga ndikimet mjedisore, është shkak për mosfunksionimin e këtij grupi proteinash. Mirëpo studimet kanë treguar, se nuk ka pasur asgjë të keqe në gjenet e autikëve, por prodhimi i proteinave metalothioninë është penguar nga “fikja e gjeneve” nga faktorë të tjerë mjedisorë. Kjo do të thotë, se një foshnje që ekspozohet ndaj ndotjes me metale të rënda, nëse ka të dëmtuar prodhimin e MT, nuk i largon dot këto helme. Por nëse fetusi apo foshnja nuk është e ekspozuar psh. ndaj mërkurit, nuk do të ketë probleme.
Procedurat klinike të testimit
Terapia e promovimit të MT rekomandohet vetëm për pacientët me metabolizim jo normal të metaleve. Testet laboratorike kryesore përfshijnë matjen e bakrit në gjak, zinkut në gjak dhe ceruloplazminës (një proteinë e madhe që mbart bakrin në gjak dhe luan rol në metabolizmin e hekurit.) Në individë të shëndetshëm, raporti Cu/ Zn zakonisht varion midis 0.8 dhe 1.2 dhe sasia e bakrit të lirë (të palidhur nga ceruloplazmin) varion nga 5 deri në 25 mcg/ dL. Përpara testeve duhet shmangur marrja e shtojcave minerale 24 orë përpara. Teste të tjera të nevojshme për vlerësimin e plotë përfshijnë analiza të gjakut, teste të mëlçisë dhe të funksionit të veshkave, së bashku me një vlerësim të funksionit të tiroides. Testi i amoniakut në gjak është i rekomanduar para trajtimit për shkak të prevalencës së lartë për të pasur niveleve të larta të amoniakut në pacientët me Autizëm. Gjithashtu, një vlerësim i plotë i mikroflorës së zorrëve, duke përfshirë analizën e plotë të feçeve për parazitologji (baktere aerobe, maja dhe parazitë) si dhe testin e urinës për aciditetin është i rekomanduar para fillimit të ndonjë terapie. Teste të tjera që mund të nevojiten janë sulfat plazma dhe nivelet e glutathiones para fillimit të terapisë.
Çfarë është vëzhguar: Vaksinat, Mërkuri dhe Autizmi
Amy S. Holmes
Kjo është vërejtur gjatë 10- 15 vjetëve të fundit. Foshnjat e viteve 1950 morën 25- 50 mcg mërkur nëpërmjet vaksinimeve. Shkalla e autizmit në vitet 1950 ishte rreth 2 në 10 000 fëmijë. Shtimi i një vaksine tjetër DPT në fëmijërinë e hershme u bë e zakonshme në vitet 1970 dhe pati një rritje të vogël në shkallën e incidencës së autizmit. Në 1988, foshnjat filluan të marrin një vaksinim Hib në 2,4 dhe 6 muaj dhe secila vaksinë përmban 25 mcg mërkur. Më pas, në vitin 1991, vaksina e Hepatitit B ishte “e mandatuar”, me vaksinimin e parë të dhënë brenda disa ditëve të lindjes dhe 2 vaksina shtesë të dhëna gjatë 6 muajve të parë të jetës. Çdo vaksinë e hepatitit B përmbante 12.5 mcg Hg. Shkalla botërore e incidencës së Autizmit tani është 1 në 150 fëmijë (1 në 68 ne Amerikë, 1 në 100 në Europë). Edhe ata epidemiologë, që pretendonin se rritja ishte thjesht për shkak të diagnozës më të mirë, kanë pranuar se rritja është me të vërtetë reale dhe mjaft alarmante (Konferenca e IMFAR, 2001, San Diego). Dëmtimi i sistemit të MT (sistemi i pastrimit nga metalet e rënda) mund të vijë nga teprica në bakër, nga lëndimi, stresi emocional ose rrezatimi bërthamor. Ka dëshmi se Autizmi mund të shkaktohet nga ekspozimi i hershëm ndaj neurotoksinave si mërkuri. Mekanizmat potencialë për ndërprerjen e funksionimit të MT përfshijnë zbrazjen e rëndë të Zinkut, sintezën e dobët të antioksidantit Glutathione, mbingarkesën në metale toksike, një çrregullim pyrrol (humbja e Vitaminës B6) dhe anomalitë e aminoacideve të squfurit, së bashku me një numër ndikimesh të tjera gjenetike dhe/ose mjedisore.
PARANDALIMI NË SHTATZËNI
Nënat gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji duhet të marrin:
- Pluhur ose tableta Chlorella, alga njeqelizore para mëngjesit dhe drekës.
- Një formulë të mirë probiotike me mbi 20 bilionë koloni (jo miliarda)
- Antibiotikët natyrorë si hudhër, vaj kokosi, ekinacea etj., në vend të antibiotikëve.
- Ushqim të gjallë me shumë fibra
- Vitaminë D3 (10,000 – 20,000 IU ditë)
- Citrat magnezi ose tjetër magnez të mirë (2 x 400 mg në ditë)
- Vitaminë B12 (1000 mcg pas mëngjesit në formën e metilkobalaminën nën gjuhë).
- Fara liri, 1 lugë gjelle 1 ose 2 herë në ditë me ushqim.
- Enzimat e tretjes bashkë me ushqim.
- Duhet të shmangin: Produktet me fruktozë të lartë/ shurup të lartë në glukozë, vajra bimorë (vaj misri, vaj luledielli, vaj soje, vaj vegjetal, etj), margarinë. Të shmangin stimuluesit, sheqerin, glutenin, produktet e qumështit.
Korianderi dhe algat klorela, të rekomanduara për fëmijët autikë
Korianderi, një bimë e afërt me majdanozin, përmban nivele të larta antioksidantësh dhe vepron si një ndihmesë për tretje, sipas Shërbimit të Universitetit Shtetëror të Utahut. Kjo barishte ndihmon në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar dhe ka efekte antibakteriale ndaj baktereve dhe kërpudhave. Përveç kësaj, korianderi ka demonstruar aftësi për të detoksifikuar ujin e ndotur nga mërkuri nëntokësor, në një studim të publikuar në 2005 në “Gazeta e Materialeve të Rrezikshme”. Hulumtuesit kanë arritur në përfundimin se korianderi premton si një metodë natyrale për pastrimin e ujit. Po nëse korianderi mundet të heqë mërkurin nga uji, a mundet të heqë edhe mërkurin nga trupi?… Sipas Dr. Edward Group, CEO i Global Healing Center “korianderi është përmendur më shpesh si efektiv për spastrimin nga metalet toksike. Komponimet kimike në koriander lidhen me metalet toksike dhe i lirojnë nga indet. Zorrët tona të vogla e duan këtë barishte, duke e bërë atë një ndihmë të fuqishme dhe efektive përmes vajrave të saj natyrale. Gjithashtu, ndihmon lëvizjen e valës peristaltike në mënyrë më efikase. Kjo ndihmon në eliminimin e shëndetshëm.”Por kujdes! Gjithmonë punoni me një ofrues të kujdesit shëndetësor të aftë në terapi ushqyese – kur është fjala për çështjet e detoksifikimit – pasi sapo këto toksina ‘lirohen’, duhet të sigurohuni që t’i eliminoni shpejt këto helme nga trupi, për të shmangur dëmtimin fizik. Praktikuesit e mjekësisë natyrore rekomandojnë 3 ose 6 gota në javë me pije perimesh, koriander me zarzavate të tjera me gjethe të errëta si spinaqi dhe majdanozi. Futni në kombinim edhe sallatorin (kastravecin). Një studim nga Departamenti i Teknologjisë Farmaceutike, Universiteti Jadavpur, Indi, tregon se ‘Kastraveci ka një veprim pastrimi brenda trupit duke hequr mbeturinat e vjetra dhe toksinat e akumuluara në xhepat e zorrëve.”
Nëpërmjet përdorimit afatgjatë, praktikuesit pretendojnë se korianderi heq mërkurin, aluminin dhe plumbin nga indet. Por si gjithnjë, këto praktika kanë nevojë të ballafaqohen me evidencat shkencore. Dhe ne për t’u siguruar kërkuam buletinet shkencore. Po shkëpusim një studim iranian botuar ne PMC: ” Menaxhimet e ndotjeve të merkurit, dekontaminimi natyror dhe kimik.
Alga, Azolla dhe bimë të tjera ujore posedojnë aftësinë për të tërhequr agjentë toksikë nga mjedisi. Klorella rrit eleminimin e merkurit nga GIT, muskujt, ligamentet, indi lidhës dhe kockat. Klorela (Chlorella) dhe koriander si materie ushqimore mund të detoksifikojnë disa neurotoksina të tilla si metalet e rënda (p.sh. merkur) dhe kimikate toksike (p.sh. ftalate, plastifikues dhe insekticide).
Ekspozimi ndaj mërkurit çon në efekte të dëmshme në pothuajse çdo organ dhe sistem. Ai duhet të konsiderohet si një kërcënim i heshtur për mjedisin dhe jetën njerëzore në botë. Shqetësimi kryesor është mbi efektet më delikate që vijnë nga periudha prenatale, dhe ekziston zhvillimi i vonesës dhe ndryshimet njohëse te fëmijët dhe manifestimet klinike tek të rriturit. Protokollet e reja për trajtimin e helmimeve siç janë qasja në antidotet e reja, agjentët chelatues, terapia kombinuese e agjentëve të ndryshëm chelatues (të heqjes së metaleve të rënda) dhe nano-sorbentët specifikë mund të ndihmojnë në menaxhimin e helmimit me merkur. Ekzistojnë rreziqe të përbërjeve të merkurit për shëndetin në të gjithë botën. Prandaj organizatat qeveritare dhe joqeveritare duhet të identifikojnë njerëzit shumë të prirur ndaj ekspozimit të mërkurit dhe të sigurojnë ushqim të sigurt dhe ujë të pijshëm. Përveç kësaj, është e nevojshme t’i kushtohet vëmendje transportit të sigurt dhe trajtimit të përbërjeve të merkurit”.
Studimi spanjoll
Algat detoksifikuan pacientët me implante dentare titani dhe mbushje me mërkur
Studime të tjera tregojnë se algat klorela kanë aftësi detoksifikuese, ato tërheqin metalet toksike si dhe helme te tjera si pesticidet dhe herbicidet që përdoren në bujqësi. Studimi nga Departamenti i Neuroanatomisë, Instituti Cajal Madrid, Spanjë vlerësoi se në 90 ditë plotësimi ushqyes me ekstraktin e algws Chlorella vulgaris dhe Fucus sp, në bashkëpunim me plotësimin me aminosulfurat (lëndëve ushqyese) mund të detoksifikojnë nivelet e metaleve të rënda në pacientët me implante dentare me titan (që i kanë vendosur në gojë 3-12 vjet më parë) dhe/ose mbushje të amalgamës (4- 15 vjet). Ata u krahasuan pas 90 ditësh me nivelet fillestare para marrjes së çdo shtese, si dhe me grupet e kontrollit pa materiale dentare toksike. Studiuesit spanjollë thonë: “Toksiciteti i metaleve të rënda si Hg ++ (merkuri) është një rrezik serioz për shëndetin e njeriut. Trajtimi afatgjatë me ekstraktin e algave dhe aminosulfuratet për 90 ditë rresht uli nivele të caktuara të metaleve të rënda (Hg ++, Ag, Sn, Pb dhe U) krahasuar me nivelet bazale. Sidoqoftë, uljet e Hg ++ dhe Sn u vërejtën pas 90 ditësh, në krahasim me grupet e patrajtuara (pa materiale dentare). Restaurimi i amalgamës dentare duke përdorur filtra të aktivizuar në lidhje me plotësimin ushqyes afatgjatë, përmirësoi heqjen e metaleve të rënda. Më në fund, plotësimi afatgjatë me këto alga ishte i sigurt dhe jo toksik për pacientët. Këto shtesa parandaluan deficite të caktuara në oligoelementë, pa ndikuar në raportet e Na + / K + (natrium/ kalim) pas plotësimit afatgjatë.”
PSIKIATRI USHQYESE
Autizmi, një tornado në tru nga mungesa e zinkut
Metalothionina, shumë autikë kanë një sistem të dobët të mbrojtjes nga metalet e rënda
Numrin e shkuar shpjeguam se stresi oksidativ është shkaku madhor i Autizmit. Le të sqarojmë edhe një herë se çfarë është stresi oksidativ. Radikalet e lira janë grimcat kimike, që përmbajnë një ose më shumë elektrone. Radikalet e lira mund të krijohen gjatë rrezatimit diellor (UV), rrezatimit X ose rrezatimit gama (rrezatime mjaft të rrezikshme deri kancer-shkaktuese). Por radikalet e lira prodhohen edhe nga reaksionet e metaleve të rënda, ato janë të pranishme
edhe në ajër si ndotës, janë gjithashtu të prodhuara nga neutrofilet dhe makrofagët gjatë inflamacionit. (Makrofagët janë qelizat të mëdha të sistemit imunitar, që hanë qelizat e vdekura, ndërsa neutrofilet janë qeliza të tjera të sistemit imunitar, që vrasin baktere e viruse). Radikalet e lira luajnë rol të dyfishtë në sistemet biologjike dhe konsiderohen edhe të dobishme edhe të dëmshme. Efektet e dobishme të radikaleve të lira janë në përgjigjen imune ndaj infeksionit dhe ato janë pjesë e sistemeve qelizore të sinjalizimit, se trupi po sulmohet nga një patogjen. Në të kundërt, në përqëndrime të larta, radikalet e lira kthehen në ndërmjetësues të dëmtimit të strukturave qelizore, duke nisur me dëmtimin e membranës qelizore- duke oksiduar lipidet (yndyrnat) prej të cilave përbëhet membrana, duke vazhduar me dëmtimin në brendësi të proteinave, organeleve të qelizës siç janë mitokondritë ku prodhohet energjia e tyre e duke mbërritur tek dëmtimi i acidit nukleik. Kështu, stresi oksidativ shkatërron kodin gjenetik. Efektet e dëmshme të radikaleve të lira kundërshtohen nga veprimi i antioksidantëve. Megjithëse trupi ynë ka një sistem mbrojtës antioksidues me mbretin antioksidant Glutathione, dëmtimi oksidativ akumulohet me kalimin e viteve dhe rezulton në kancer, arterosklerozë, artrit dhe sëmundje neurodegjenerative.
Cfarë lidhje ka e gjithë kjo, me Metalothioninën (MT) dhe me Autizmin?
Metalothionina (shkurt MT) janë proteina unike me një rol madhor në detoksifikimin prej metaleve të rënda. MT lidhet me bakrin e tepërt ose kadmiumin dhe i nxjerrin jashtë trupit. Kur qelizat përmbajnë sasi të madhe MT, ato i rezistojnë toksicitetit me kadmium, nëse qelizat nuk munden të sintetizojnë (dmth prodhojnë) MT, ndodh helmimi me kadmium. Te autikët kemi pikërisht këtë situatë të fundit.
Dr. Walsh shpjegon: “Zhvillimet e fundit synojnë për të rritur Metalothioninën (MT) në traktin tretës, tru dhe diku tjetër. Ky protokoll është i bazuar në 1200 artikuj, që përshkruajnë sintezën e MT dhe mekanizmat e Reduktim-Oksidimit. (Thënë më thjesht, Oksidimi është humbja e elektroneve, dmth është dëmtim i qelizës. Ndërsa Reduktimi është shtimi sërish i elektroneve. Reduktim të oksidimit bëjnë ushqime të ndryshme, vitamina e bimë medicinale, duke ndihmuar riparimin dhe shërimin e qelizave). Një total prej 22 ushqyesish që rrisin prodhimin Metalothioninën (MT) janë identifikuar dhe testuar në provat klinike duke përfshirë stafin mjekësor dhe autikët (Në botimet e ardhshme të Mollës). Ne kemi gjetur se terapia intensive me zink do të paraprijë rritjen e Metalothioninës. Pse ndihmon zinku? Sepse çdo molekulë e MT kërkon 7 atome zinku për funksionimin e duhur. Por prindërit të kenë parasysh se marrja e zinkut ka efekt anësor kalimtar. Sinteza e hershme e MT në mukozën e zorrëve përkohësisht parandalon transportin e zinkut në gjak, duke çuar në nervozizëm të rëndë. Rezultatet tona më të mira klinike janë arritur duke përdorur një protokoll me dy faza:
Terapia biokimike
Instituti Mjekësor ‘Pfeiffer’ përcakton nëse pacienti ka një çekuilibër në metilim (mangësi apo tepricë acidi folik), çregullim të metabolizmit të metaleve, apo problem me thithjen e ushqyesve, mangësi në acide yndyrore esenciale ose aminoacide. Pastaj krijohet një program trajtimi i individualizuar. Programet e trajtimit mund të përfshijnë vitamina, minerale dhe aminoacide. Terapia biokimike mund të plotësojë metoda të tjera të trajtimit. Kjo terapi mund të përdoret bashkë me medikamentet me recetë, të cilat mund të reduktohen ose të hiqen përfundimisht, pasi biokimia është balancuar.
Shenjat e mangësisë dhe mbidozës në Zink
Dr. Holmes: “Mangësia në Zink është e zakonshme në fëmijët me Autizëm dhe paraqitet frenim të rritjes, shërimin e dobët të plagëve, humbje të flokëve, verbëri natën, funksionin imunitar të dobët dhe maturim seksual të vonuar. Kur nivelet e zinkut bien, ka skuqje të lëkurës, dhimbje barku, diarre, humbje të oreksit dhe shije të dëmtuar. Shumë mjekë përshkruajnë receta zinku në doza të mëdha për periudha disa javë deri në disa muaj. Unë kam gjetur se Metalothionina është rritur 6- fish pas vetëm 10 ditësh të marrjes së zinkut. Nëse jepni shumë zink për një kohë të gjatë, kjo mund të shkaktojë depigmentim të flokëve dhe lëkurës. Zinku i tepërt mund të çojë në mangësi në bakër. Terapia Chelation (e heqjes së metaleve të rënda) duhet të fillojë pasi nivelet e zinkut janë rritur mjaftueshëm. Është e rëndësishme që të vazhdojë marrja e zinkut edhe gjatë terapisë Chelation”.
Programi për pacientët me mosfunksionim të Metalothioninës
Hapi 0- Eliminimi i të dyshuarve
Dieta pa gluten (pa grurë) dhe dieta pa kazeinë (pa qumësht për të paktën 6 muaj) është e rekomanduar.
Hapi 1-Pastrimi
Pastroni zorrët dhe rivendosni nivelet e baktereve miqësore dhe për të zvogëluar tejrritjen e mikrobeve të këqija si si Clostridia dhe maja, fungjet kandida albikans. Po në këtë fazë merren ushqyesit e duhur, synohet reduktimi i amoniakut nëse është i ngritur, ndiqet terapi intensive në zink. DMSA jepet derisa mërkuri, plumbi etj, të jenë sekretuar nëpërmjet urinës.
Hapi 2 – Protokolli i Promovimit të MT
Ky përbëhet nga dy faza. Faza 1: Trajtim me zink dhe ushqyesit e rritjes së Metalothioninës për 4- 8 javë. Pacientët e ndjeshëm ndaj zinkut mund të kërkojnë doza graduale. Nivelet në gjak të zinkut duhet të jenë mbi 100 mcg/dL para Fazës së 2-të për të minimizuar efektet anësore të nervozizmit. Doza e zinkut ndryshon me peshën e trupit. Si rregull, pacientët e vegjël duhet që të sigurojnë një dozë ditore Zinku në mg, të barabartë me peshën trupore (lbs) plus 15-20 mg. Për shembull, një fëmijë me peshë 18 kg do të marrë 55-60 mg/ditë zink gjatë Fazës 1. Përveç kësaj, ne rekomandojmë ushqyesit pas rritjes: Vitaminë B6, Mangan glukonate dhe vitaminat C dhe E. Gjithashtu, Taurina mund të përdoret për pacientët me tendenca epilepsie. Ne kemi zhvilluar një shtesë të komplikuar për Fazën 1, të cilën e quajmë “Metabolike Primer”.
Faza 2: Këtu futen gradualisht shtesat Glutathione, Selen dhe 14 amino-acidet e MT. Këta ushqyes janë në dispozicion në një përzierje të quajtur MTP. Dieta do të vazhdojë pa grurë dhe pa kazeinë, do të shtohen probiotikët.
Rritja e metalothioninës (mekanizmit mbrojtës të trupit nga toksiciteti prej metaleve të rënda) pritet të japë shumë përfitime për pacientët e spektrit të Autizmit duke përfshirë: eliminimin e metaleve toksike dhe rritjen e mbrojtjes prej tyre në të ardhmen, përmirësimin e funksionit imun, shtimin e neuroneve të trurit dhe lidhjeve sinaptike. Përfitimet e para mund të arrihen në vitin e parë të trajtimit, pavarësisht nga mosha e pacientit. Megjithatë, shkalla e formimit të lidhjeve të reja sinaptike në tru bie me shpejtësi me moshën dhe ndërhyrja e hershme është thelbësore për zhvillimin e të folurit, avancimit njohës, durimit. Për shembull, mund të kërkojë vite për një fëmijë 10 vjeç, që të arrijë të njëjtin progres njohës, që arrin një fëmijë 2-vjeçar në disa javë. Terapia e sjelljes, gjithashtu shton kalimin e impulseve në tru dhe promovon zhvillimin e neuroneve. Kjo terapi rekomandohet krahas terapisë së promovimit të Metalothioninës.
Kush është Prof. William J. Walsh?
William J.Walsh, PhD, është një ekspert i njohur ndërkombëtarisht në fushën e mjekësisë ushqyese dhe një shkencëtar kryesor që ka hapur rrugën për Psikiatrinë me Mjekësi Ushqyese. Libri i tij “Fuqia e ushqyesve: shëroni biokiminë tuaj, të shëroni trurin tuaj” përshkruan sistemin e terapisë ushqyese të bazuar në dëshmi. Dr. Walsh drejton programet e trajnimit të avancuar me mjekët në terapi biokimike pa droga në Australi, Irlandë, Norvegji, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera. Dr. Walsh është një lektor i ftuar shpesh në simpoziume, duke përfshirë Shoqatën Amerikane të Psikiatrisë, Senatin e SHBA-ve si dhe Institutet Kombëtare të Shëndetit Mendor. Dr. Walsh ka studiuar më shumë se 30.000 pacientë me çrregullime mendore dhe ka një bazë të dhënash prej më shumë se 3 milion testesh kimike. Dr.Walsh ka kryer analizat kimike të më shumë se 25 vrasësve serialë si Charles Manson, Richard Speck, James Oliver Huberty etj. Ai ka ndihmuar FBI-në në këto studime mjeko-ligjore. Ai ka hartuar programe ushqyese për atletët olimpikë, lojtarët e NBA, një kampion të peshës së rëndë në boks etj.