Dr. Walsh: Depresioni me mangësi të acidit folik, shkak i vrasjeve në shkolla

Mjekja psikiatre: Ja pse ndryshova kursin e trajtimit të pacientëve me depresion

Disa ilaçe antidepresive shkaktojnë vetëvrasje tek pacientët me mangësi të acidit folik

‘Psikiatrit duhet të kryejnë teste të thjeshta të gjakut, para se të japin receta me antidepresivët  SSRI. Ata duhet të identifikojnë individët e mangët në acid folik për të shmangur pasojat e rrezikshme të mjekimit. Këto ilaçe që u jepen edhe fëmijëve kanë rritur dhunën dhe vrasjet në shkolla’-Dr. Natasha Campbell

 Dr. Judy Tsafrir (*)

Ashtu si për neurologen ruse,  edhe për Dr. William Walsh ishte po aq i vërtetë roli i Mikrobiomës së njeriut mbi shëndetin mendor (shëndeti i zorrëve i lidhur me mendjen). Ndësa Dr. Natasha Campbell zhvilloi një program ushqimor të detajuar, trajtimi i Dr. Walsh synon individualitetin biokimik dhe përdor substanca natyrore për të korrigjuar pabarazitë kimike në tru. Unë mendoj se ky është drejtimi i të ardhmes së Psikiatrisë. Ai bëri një prezantim kohët e fundit në Shoqatën Psikiatrike Amerikane, ku biseda e tij ngjalli interes të madh. Praktika konvencionale psikiatrike, që shpërfill individualitetin biokimik, është shumë primitive. Duke dëgjuar Dr. Walsh, u ndjeva e frymëzuar në të njëjtën mënyrë, siç kam qenë kur kam marrë pjesë në trajnimet e mjekëve me Dr. Natashën në vitin 2011. Trajtimi i Dr. Walsh do të më mundësojë mua, të ndjek terapi natyrore ushqyese për të ndihmuar pacientët e mi, duke bërë të mundur, që shumë prej tyre të shmangin medikamentet. Dhe kur medikamentet të jenë të domosdoshme, unë do të ul dozat mjaftueshëm, që të reduktoj efektet anësore.  Kur kam lexuar librin e Dr. Walsh për fuqinë e lëndëve ushqyese, unë kam qenë shumë e zhgënjyer që protokollet e trajtimit nuk janë përfshirë. Dr. Walsh nuk dëshiron që lexuesi të provojë këtë në shtëpi (ndryshe nga neurologia Dr. Natasha). Ndjesia ime e parë ishte se kjo tregon një mosbesim tek aftësitë e pacientit dhe se vetëm mjeku mund ta bëjë këtë. Por kam ndryshuar mendje. Programi i Dr. Walsh është i sofistikuar, dhe pse të gjithë ushqyesit janë substanca natyrore, ato janë jashtëzakonisht të fuqishmë dhe ka prej tyre që mund të bëjnë dëme të mëdha, nëse nuk administrohen siç duhet. Mjekut i duhen 4 vjet për të fituar kompetenca për zbatimin e programit.

(Në kushtet kur psikiatrit nuk janë të trajnuar për këtë program, pacientët do ta adoptojnë vetë atë, duke mbartur suksesin, rreziqet dhe sfidat, por koha është e Psikiatrisë Ushqyese dhe ajo duhet të fitojë autoritetin e zbatimit në çdo institucion shëndeti -Shënimi Molla.)

Ja pse unë e admiroj punën e Dr. Walsh!

Normalisht, psikiatrit e trajtojnë depresionin sikur të ishte një lloj i vetëm, një mangësi në serotoninë.  Linja e parë e trajtimit zyrtar për depresionin janë medikamentet që pengojnë ri-marrjen e serotonin (SSRI), si Prozac. Sipas këtij trajtimi, i njëjti mjekim përshtatet për të gjithë. Por Dr. Walsh i cili ka një bazë të dhënash prej 300 mijë analizash kimike të gjakut dhe urinës, ka konstatuar se depresioni nuk është i njëjtë dhe personat me depresion klasifikohen në 5 biotipe kimike. Protokollet ushqyese janë të ndara për secilin nga biotipet e depresionit. Ky klasifikim shpjegon, pse disa njerëz reagojnë mirë dhe të tjerët tmerrësisht keq ndaj të njëjtit ilaç si Prozac.

Personat në depresion me një prej nëntipeve të karakterizuara nga mungesa e acidit folik, kalojnë një eksperiencë përkeqësimi të depresionit dhe bëhen të dhunshëm pas fillimit të medikamenteve SSRI (frenues të serotoninës). Dr. Walsh ka deklaruar se ka pasur 50 vrasje në shkolla, që prej përdorimit të Prozac tek fëmijët nga viti 1988 dhe se 40 prej autorëve të vrasjeve merrni ilaçet SSRI. Dr. Walsh ka studiuar 10.000 fëmijë të dhunshëm dhe të rritur dhe vuri në dukje se shumica e tyre ishin të ekspozuar ndaj problemeve para moshës 5 vjeç. Ndërsa nxënësit më të mirë të shkollave ishin të tillë deri rreth moshës 14- 15 vjeç, kur ata zhvilluan ankth dhe depresion dhe filluan të marrin një SSRI. Pas kësaj edhe ata u bënë të dhunshëm. Ai beson se këto lloje medikamentesh kanë një efekt shumë të keq në disa djem të vegjël me biotip depresioni MANGËSI NË ACID FOLIK. (Kujtojmë bukën me miell të rafinuar, të cilës i është shkatërruar folate). Këtu është një citim: “Të shtënat në shkollat Columbine dhe Virginia Tech u kryen nga nxënës, që kishin filluar të marrin ilaçe kundër depresionit, SSRI. FDA ka mandatuar që recetat për SSRI të përmbajnë një paralajmërim se “rrisin rrezikun e të menduarit dhe të sjelljes vrasëse e vetëvrasëse.” Unë rekomandoj që psikiatrit të kryejnë analiza të thjeshta të gjakut, para se të fillohet terapia SSRI, për të identifikuar individët e mangët në folate, që janë në rrezik për efekte anësore negative.

Autorja është psikiatre e Bordit të Psikiatërve të Certifikuar për të Rritur dhe Fëmijë, psikoanaliste dhe psikoterapiste.

 

Dr. Walsh: Depresioni me mangësi të acidit folik shkak i vrasjeve në shkolla

Depresioni me folate të ulët është i një rëndësie kritike, pasi shumica e 50 rasteve të krimeve me revolver të kryera në shkolla gjatë pesë dekadave të fundit ka të ngjarë të kenë këtë lloj depresioni, sipas Dr. William Walsh. Për këta pacientë, marrja e medikamenteve frenues të serotoninës (SSRI) mund të çojë në ide vetëvrasëse ose vetëvrasje. Terapia ushqyese duke përdorur acid folik dhe shtesa të vitaminës B12 i ndihmon këta pacientë. Për disa, ilaçet kundër ankthit (benzodiazepina) si Xanax, Valium, Klonopin dhe Ativan ishin gjithashtu të dobishme. 20% e pacientëve në studimin e Dr. Walsh hynë në këtë kategori. Simptomat dhe tiparet: Tendencë e lartë për ankth dhe panik, jokonkurrues në sporte dhe lojëra, ndjeshmëri ndaj ushqimit dhe kimikateve por nuk kanë alergji nga rrugët e frymëmarrjes, aftësi e lartë muzikore ose artistike, çrregullime të gjumit, epsh i ulët, priren të jenë “persona popullorë, të prirur për të folur vazhdimisht.

Dr. Walsh shpjegon se Acidi folik, acidi folinik dhe L-metilfolati janë agjentë efektivë të metilimit. Folatet rritin edhe shprehjen e gjeneve të proteinave të transportit SERT, duke rezultuar në ulje të neurotransmetimit të serotoninës. Shembull i trajtimit, aktiviteti i tepërt i Dopaminës është normalizuar me Acidi folik 2400 mcg / ditë, dhe Niacinamidë 1000 mg/ ditë për të mbështetur acetilimin e histoneve dhe mbështetjen e rimarrjes së dopaminës. Shtimi i lëndëve ushqyese DMAE, zink, mangan, selen, krom, Vitamina B-6, B-12, C, D, E është trajtimi i ndjekur për këtë rast. Ky trajtim është veçanërisht premtues për skizofreninë paranojake dhe pacientët me ankth / depresion me tepricë të aktivitetit të dopaminës. Nga ana tjetër llojet e depresioneve me nënmetilim, me aktivitet të ulët të serotoninës janë jotolerantë ndaj folateve. Për këto raste të depresionit do të kemi një intervistë tjetër të Dr. Walsh.

Një Propozim për të parandaluar të shtënat me armë në shkolla!

Ka patur më shumë se 40 të sht ëna në shkolla në SH.B.A. që nga viti 1990. Nëse nuk ndërmerret asnjë veprim efektiv, shumë fëmijë të pafajshëm do të vdesin në vitet e ardhshme. Pas ngjarjes në Neëtoën, Masakrës së njohur të 20 fëmijëve dhe 6 të rriturve, dy zgjidhjet që ofrohen më shpesh janë (a) heqja qafe e armëve dhe (b) mbajtja e armëve larg nga personat të sëmurë mentalisht. Megjithëse synimi është i mirë, të dyja këto zgjidhje do të duheshin shumë vite për t’u bërë efektive.

(a) Kontrolli i armëve: Ka më shumë se 300 milionë armë në SH.B.A. dhe më shumë se një e treta e të gjitha familjeve kanë një armë në shtëpi. Ulja në mënyrë efektive e numrit të armëve në SH.B.A. do të kërkonte shumë vite, edhe nëse ligjvënësit do të pranonin të kufizonin qasjen në armë.

(b) Mbajtja e armëve larg personave me çrregullime mendore: Ka miliona fëmijë dhe të rritur në SHBA që zhvillojnë ankth dhe depresion. Disa nga këta persona kanë në pronësi armë përpara zhvillimit të problemeve të tyre mendore. Shumë më tepër jetojnë në një shtëpi me armë, që u përkasin të tjerëve. Edhe pse një përqindje e konsiderueshme e depresioneve janë vetëvrasje, shumë pak janë ata që synojnë shkollat për të vrarë fëmijë. Do të ishte e pamundur të identifikohen individët e rrallë që e kanë këtë prirje.

(c) Përfundim: Asnjë nga dy “zgjidhjet” e mësipërme nuk mund të parandalojë në mënyrë efektive shkrepjet në shkollë për disa vjet. Ndërkohë, shumë më tepër fëmijë dhe mësues do të vdesin.

Këtu kemi një propozimitë shpejtë dhe efikas për parandalim e ngjarjeve me armë në shkolla. Ekzaminimi i shkrepjeve në shkolla zbulon se shumica e personave shkelës nuk shfaqin sjellje të dhunshme gjatë viteve të tyre formuese dhe shumë prej tyre ishin studentë të shkëlqyeshëm. Problemet e tyre u zhvilluan pas trajtimit me antidepresantë ose medikamente të tjera të fuqishme. Këto ilaçe u kanë ndihmuar miliona personave, por psikiatrit kanë ditur prej vitesh se një efekt anësor i rrallë përfshin zhvillimin e idesë vetëvrasëse dhe në disa raste edhe tendenca vrasëse. Për shembull, antidepresantët SSRI të marrë nga farmacitë përmbajnë një insert që paralajmëron “zhvillimin e mundshëm të ideimit të vetëvrasjes”. Ekziston një literaturë e botuar e konsiderueshme, që tregon se meshkujt e rinj janë veçanërisht të rrezikuar për këtë efekt anësor. Tabela 1 tregon shembuj të të shtënave në shkollë, në të cilat keqbërësi ishte duke u trajtuar me një ilaç antidepresant ose ilaç tjetër psikiatrik.

“Trajtimi i zgjedhjes” së psikiatrisë kryesore për depresionin është përdorimi i antidepresantëve SSRI që synojnë rritjen e aktivitetit të serotoninës në tru, ndoshta i shoqëruar me këshillimin. Sidoqoftë, studimi im biokimik i 2800 pacientëve me depresion tregon se depresioni nuk është një sëmundje e vetme, por një term ombrellë, që përfshin disa çrregullime mjaft të ndryshme. Kemi pesë lloje kryesore biokimike të depresionit. Më i madhe që zë 50% të këtyre pacientëve është rasti i depresionit që shfaq aktivitet të ulët të serotoninës dhe raporton reagim të mirë ndaj antidepresantëve SSRI. Në të kundërt, shumica e depresioneve në grupin me nivele të ulëta të acidit folik raportuan përkeqësimin e depresionit dhe ankthit pas një antidepresanti. Në shumicën e rasteve këta persona ndaluan mjekimin, pasi vetëzbuluan se droga e përkeqësoi gjendjen e tyre. Në disa raste për të ardhur keq, pacienti nuk i raportoi mjekut depresionin e përkeqësuar, dhe rezultati është vetëvrasja. Një rrezik tjetër i ilaçeve antidepresive është mospërputhja e papritur. Përdorimi afatgjatë i barnave SSRI ndryshon dendësinë e receptorëve serotoninë me anë të një mekanizmi të quajtur “nën-rregullim”. Personat që papritmas ndalojnë një antidepresant mund të pësojnë efektin e tërheqjes nga ilaçe të rënda dhe të bëhen vetëvrasës. Ka disa raste të të shtënave me armë në shkollë në të cilat krimi ndodhi shpejt pasi shkelësi ndaloi mjekimin e tij.

Biokimia unike e personave jotolerantë ndaj antidepresantëve:

Më shumë se 90% e depresioneve që pësojnë përkeqësim të simptomave pas antidepresantëve shfaqin një kombinim të niveleve të larta të metilimit dhe folate të ulët në gjak. Testim i lirë i laboratorit mund të identifikojë këta persona, që duhet të shmangin antidepresantët SSRI. Duket e mundshme që shumica e të rinjve që kryen vrasje në shkolla kishin formën depresionin me nivele të ulëta të acidit folik dhe kishin një reagim të kundërt ndaj trajtimit antidepresiv. Këta persona reagojnë më mirë ndaj ilaçeve të benzodiazepinës, dhe gjithashtu përfitojnë nga terapia ushqyese për të ngritur nivelet e folatit. Kjo qasje bazohet në studimet biokimike të 2800 personave të diagnostikuar me depresion klinik.

Rekomandimi specifik!

Mjekët duhet të kryejnë testimin e gjakut përpara se të përshkruajnë ilaçe kundër depresionit, veçanërisht për meshkujt e rinj. Testimi për nivelet e lira të histaminës në gjakut dhe niveleve të folates në gjak mund të identifikojë në mënyrë efikase personat në rrezik për të kryer vetëvrasjes dhe vrasje ose dhunë.

Walsh WJ. Walsh Research Institute Naperville, IL; Robert A. deVito, MD, Profesor Emeritus; Departamenti i Psikiatrisë, Universiteti Loyola R Stritch Shkolla e Mjekësisë

 

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *