WILLIAM WALSH
Terapia e vitaminave sipas biokimisë së trurit
Stresi, zemërimi, dieta e varfër, neurotoksinat, predispozicioni gjenetik, drogat (me recetë dhe rekreative), alkooli dhe kafeina mund të shkaktojnë që neurotransmetuesit të dalin jashtë ekuilibrit. Ka dy lloje të neurotransmetuesve: frenues dhe ngacmues. Neurotransmetuesit ngacmues janë ata që stimulojnë trurin.
Profesor William J. Walsh, Ph.D., i cili ka zhvilluar programe biokimike individuale për pacientët me çrregullime të sjelljes si hiperaktivitet, autizëm, depresion, ankth, skizofreni dhe sëmundjen Alzheimer, sot për sot ka bankën më të madhe të të dhënave mbi sëmundjet mendore, shkaqet e tyre dhe trajtimin me terapi ushqyese. Ai ka studiuar më shumë se 30 mijë raste pacientësh. Pacientëve me diagnoza mendore gati asnjëherë nuk u është dashur t’i nënshtrohen ekzaminimeve, sikurse pacientët me diagnoza fizike. Sipas manualit të sëmundjeve mendore, nuk ka mënyra të tjera për vendosjen e diagozës, (veç simptomave të pacientit), pasi ato nuk paraqesin çrregullime organike. Mirëpo shkencëtarë revolucionarë si Prof. William J. Walsh po tregojnë se sëmundjet mendore mund të deshifrohen nëpërmjet simptomave, por dhe analizës së gjakut ose të urinës. Mbi bazën e këtyre analizave, vendoset mjekimi. Tani është koha për të bërë hapin e duhur. Diagnostikohu, zbulo se çfarë i mungon trurit tënd dhe merr atë që të mungon!
Dr. Eeks: Ju keni klasifikuar format e depresionit dhe jeni i pari që keni treguar se trajtimet e tij janë aq të ndryshme. A duhet ndonjë test fillestar?
Dr. Walsh: Gjëja e parë, ne duhet të dimë gjithçka për pacientin, duke përfshirë historinë e fillimit të sëmundjes, historinë e familjes dhe më shumë. Gjysma e punës për vendosjen e diagnozës vjen nga kjo. Pastaj do të duhen disa teste speciale laboratorike, që të na tregojnë nëse kemi një çrregullim metilimi (shumë apo pak Acid Folik), apo një problem të rëndë të stresit oksidativ (tepricë radikalesh të lira), nëse kemi një çrregullim metabolizmi prej metaleve të rënda (helmim), një çrregullim pirol (mangësi e vitaminës B6), një çrregullim malabsorbimi (mosthithje e ushqyesve), apo nëse acidet yndyrore omega 3 dhe 6 nuk janë në ekuilibër (mangësi në vaj peshku) . Pra, ka një numër arsyesh të mundshme për depresion. Për fat të keq, mjekët vazhdojnë ta shohin depresionin si një çrregullim të vetëm me disa variacione. Është e gabuar. Unë kam një bazë shumë të madhe të dhënash kimike për më shumë se 30 mijë persona depresivë dhe në thelb, depresioni është një emër i vënë për disa çrregullime krejtësisht të ndryshme, me shkaqe krejtësisht të ndryshme e që kërkojnë terapi krejtësisht të ndryshme e ndoshta të kundërt.
Dr. Eeks: Për të klasifikuar kimikisht dikë me depresion, a do të duhet një test gjaku a urine? Apo mostër e flokëve?
Dr. Walsh: Një test urine dhe gjaku është e gjitha që ju duhet. Nëse toksinat janë një problem i rëndë, ju mund të bëni një analizë të flokëve. Ne kemi marrë më të mirën nga këto teste laboratorike. Unë dua t’ju jap një shembull. Trajtimi me Niacin për skizofrenët ishte një nga temat qendrore të punës së Abram Hofferit. Tani ne mund të shpjegojmë se si funksionon. Niacina ka punuar bukur, por Hoffer kishte shpjegim të gabuar se pse Vitamina B3 punon. Vetëm në dy vitet e fundit, unë kam qenë në gjendje të gjej se çfarë po ndodh në të vërtetë. Ajo që ndodh është se ka një efekt epigjenetik. Niacina ka një efekt të madh në receptorët e dopaminës, këtij neurotransmetuesi.
Dr. Eeks: A mund të shpjegojmë për lexuesit, se çfarë janë neurotransmetuesit dhe si lidhen ata me gjendjen e mendjes?
Neurotransmetuesit janë kimikatet e trurit, që komunikojnë informacion në të gjithë trurin dhe trupin. Ata janë si rele, që lejojnë kalimin e sinjaleve mes qelizave nervore të quajtura “neurone.” Truri përdor neurotransmetuesit për t’i treguar zemrës që të rrahë, mushkërive që të marrin frymë dhe stomakut që të tresë. Ato gjithashtu ndikojnë në humor, gjumë, përqendrim, peshë trupore dhe mund të shkaktojnë simptoma negative, kur janë jashtë ekuilibrit. Nivelet e neurotransmetuesve mund të varfërohen në shumë mënyra. 86% e amerikanëve kanë nivele nën optimalen të neurotransmetuesve. Stresi, zemërimi, dieta e varfër, neurotoksinat, predispozicioni gjenetik, drogat (me recetë dhe të rrugës), alkooli dhe kafeina shkaktojnë që neurotransmetuesit të dalin jashtë ekuilibrit. Ka dy lloje të neurotransmetuesve: frenues dhe ngacmues. Neurotransmetuesit ngacmues janë ata që stimulojnë trurin. Ndërsa frenuesit janë ata që e qetësojnë. Neurotransmetuesit qetësues varfërohen lehtë, kur neurotransmetuesit ngacmues janë tepër aktivë. Disa vitamina si vitamina B1, Niacina (B3), acidi Pantotenik (B5) dhe Piridoksina (B6), kanë treguar se rritin drejtpërdrejtë prodhimin e këtyre neurotransmetuesve frenues apo qetësues si serotonina, noradrenalina dhe dopamina.
Dr Eeks: Ju thatë numrin e shkuar, se Depresioni është rezultat i individualitetit biokimik dhe mbi këtë bazë ju jepni terapi specifike ushqyese.
Dr. Walsh: Po. Pasi kemi marrë të gjitha simptomat dhe tiparet e pacientit, plus kiminë nga laboratori, ne jemi në gjendje t’i tregojmë llojin e tij biokimik të trurit. Atëherë ne do t’i japim një terapi të veçantë ushqyese. Disa herë, problemi është mosbalancimi ushqyes dhe jo gjithnjë nga mangësia, por edhe nga mbingarkesa në lëndë ushqyese. Kjo është diçka që njerëzit thjesht nuk e kuptojnë. Shumë njerëz që bëjnë terapi ushqyese, janë të mbushur me vitamina, aminoacide, etj, por ndodh që problemi nuk është një mangësi. Mund të jetë mbingarkesa. Pse? Për shkak të gjenetikës, epigenetikës, dietës, çfarëdo … disa njerëz janë të mbingarkuar habitshëm në faktorë kryesorë lëndësh ushqyese, të nevojshme për funksionin e trurit. Dhe kjo është arsyeja, pse multivitaminat e zakonshme nuk punojnë. Dhe ne tani e dimë, se çfarë lloj ushqyesish mund të shkaktojnë të keqen më të madhe.
Tiparet e disa prej sëmundjeve mendore
Mjekësia Ortomolekulare është e dobishme në trajtimin e zhbalancimeve biokimike të humorit dhe çrregullimeve të sjelljes. Ky grupim i gjerë i çrregullimeve përfshin ankthin, depresionin e rëndë, çrregullimin bipolar, depresionin e pas lindjes, depresionin hormonal, crregullimin e ngulët maniakal, hiperaktivitetin etj.
Ka shumë mbivendosje të diagnozave. Ankthi për shembull, shpesh bashkëjeton me depresionin. Depresioni shpesh përfshin mendime të ripërsëritura negative dhe trishtim. Të menduarit obsesiv gjendet zakonisht në çrregullimin e ankthit, por, nuk është diagnostikuar si çregullim i ngulët maniakal (OCD), nëse nuk ndërhyn rëndë në të menduarit dhe sjelljen. Cregullimet mendore kapin një fushë të gjerë, nga përdorimi i paligjshëm i substancave dhe alkoolizmi, tek varësia seksuale. Ankthi në disa raste mund të jetë i lidhur me fobinë dhe skizofreninë. Njerëzit në gjendje ekstreme ankthi nuk jaë produktivë, nuk janë në gjendje të punojnë. Në anën tjetër, ata me çrrefullim bipolar / depresioni maniakal shpesh janë produktivë dhe kryejnë detyra me intensitet të madh dhe krijimtari. Artistë të mëdhenj për shembull, mund të pikturojnë një kryevepër brenda natës. Në depresion dhe ankth ne shpesh shohim hutim cili mund të jetë i butë, ose, në raste të rënda, ndërhyn në aftësinë e mendimit. Hutimi mund të jetë për shkak të bllokimit të mendimit, që është një ndërprerje në përpunimin e mendimeve për periudha kohore. Mendimi i bllokuar është i zakonshëm në toksicitetin me metale të rënda. Nervozizmi është gjetur në të gjitha kategoritë e sëmundjeve mendore. Zemërimi dhe nervozizmi janë të lidhura shpesh me hipogliceminë (sheqeri i ulët në gjak). Zemërimi mund të shtrihet në fushën e sjelljes kriminale.
Dr. Walsh: Depresioni i paslindjes, gjetëm shkakun dhe e shëruam plotësisht
Antipsikotikët tkurrin trurin. Psikiatrit e dinë
Ja si punojnë vitaminat B në tru. Shkencëtari amerikan i tregon botës enigmën e acidit folik: Është çelës për metilimin e ADN-së, shprehjen ose frenimin e gjeneve. Acidi Folik ka një rol Epigjenetik. Acidi Folik bën mirë në disa të sëmurë mendorë dhe bën keq në disa të tjerë…Duhen bërë analizat
Dr Eeks: Kjo është befasuese, pasi është hera e parë që thuhet diçka frikësuese për ushqyesit! A keni specifikuar lëndë ushqyese, që në sasi të tepërt dëmtojnë dikë?
Dr. Walsh: Po. Për shembull, depresioni Postpartum (i paslindjes). Në thelb, ky depresion është një çrregullim i sasive të tepërta të bakrit në tru, veçanërisht bakrit radikal të palidhur. Ne e dimë arsyen. Nëse një grua me depresion pas lindjes, merr një multivitaminë që shpesh përmban bakër, ajo do të bëhet më keq. Një shembull tjetër është acidi folik. Disa thonë se njerëzit kanë nevojë për acid folik dhe tani janë duke e shtuar në drithëra mëngjesi. Por ka miliona amerikanë, që kanë folate të tepërt në trup dhe kjo ka një efekt epigjenetik, që mundet vërtet të dëmtojë. Për shembull, kjo vitaminë dëmton depresivët, që kanë serotoninën në nivele të ulëta. Këta pacientë zakonisht psikiatrit i trajtojnë me Prozac ose Paxil. Nëse ata marrin acid folik, do të japë efekte anësore në mënyrë dramatike më të këqija. Pra, çelësi është për të gjetur se çfarë ushqyesish janë në mbingarkesë, cilët janë me mangësi dhe si t’i normalizojmë ata. Ne kemi mijëra raste kur kemi bërë me sukses këtë lloj testimi. Çështja më e madhe për mua është se si të futet kjo dituri në shkollat mjekësore dhe se si të bindet bota psikiatrike, se kjo është e rëndësishme. Libri im tregon se shkenca bindshëm shpjegon, se si këto gjëra janë të fuqishme.
Dr. Eeks: Epigjenetika paraqet një çelës për proceset e sëmundjeve, përmes ndezjes dhe fikjes se butonit të gjeneve. A mund të na tregoni më shumë për këtë?
Dr. Walsh: Kjo njohuri me të vërtetë nuk e ka goditur shtypin popullor, por në një moment, ajo do të jetë një përparim i madh në të gjithë botën. Aftësia për metilim- mbimetilimi dhe nënmetilimi janë të lidhura jo vetëm më sëmundjet mendore por me të gjitha aspektet e shëndetit….
Dr. Eeks: Ekzistojnë shumë shtojca të cilat ndryshojnë nivelin e transmetuesve në tru si 5HTP dhe SAM, që tregtohen si ilaçe natyrore kundër depresionit. A ka rrezik?
Dr. Walsh: Ju jeni absolutisht të drejtë. SAM dhe metionin 5-HTP janë të frikshëm, në qoftë se ju keni aktivitet të ulët të serotoninës. Dhe kjo ndodh në rreth 45% të personave me depresion. Ata duhet të dinë se çfarë po ndodh me neurotransmetuesit e tyre.
Dr Eeks: Ku mundet që dikush të gjejë një mjek psikiatër i cili bën terapi ushqyese?
Dr. Walsh: Nuk ka shumë mjekë të tillë. Në Çikago ka një klinikë. Nëse jetoni në Australi, unë mund t’ju jap emrat e 80 mjekëve. Norvegjia, Singapori, Filipinet, Irlanda …, të gjitha kanë, por jo SHBA. Ne kemi pasur program trajnimi të mjekëve për 10 vjet, por ne nuk e kemi bërë atë në SHBA dhe ky është hapi tjetër që kemi nisur. Unë kam shumë mjekë amerikanë që duan për ta bërë këtë trajnim.
Dr Eeks: Cili është efikasiteti i Mjekësisë Ushqyese që ju aplikoni?
Dr. Walsh: Unë kam bërë një numër studimesh rezultative me mijëra njerëz të cilët i vendosëm në terapi ushqyese dhe verifikuam: A kishte ndonjë përfitim? Deri në ç’masë? A janë ata ende duke marrë terapi ushqyese? Ne kemi zbuluar se pacientët të cilët ishin në përputhje me terapinë tonë ushqyese, për të paktën një muaj, patën një rënie 90% të rasteve të sulmeve të dhunshme dhe më shumë se 50% e tyre kishin ndaluar incidentet e dhunshme plotësisht. Humbëm 20% të pacientëve që nuk pranuan dhe nuk qëndruan dot në terapi, por kemi pasur rezultate spektakolare tek ata që e respektuan për një muaj. Në depresionin e pas lindjes, rezultatet tona tregojnë përmirësime vërtet të mrekullueshme. Suksesi ynë në trajtimin e depresionit arrin në një nivel 80-90%, skizofrenia është pak më e ulët (rreth 70%). Shkalla e suksesit tonë në skizofreni varet se sa shpejt ajo është shfaqur te personi dhe sa kohë ka që merr antipsikotikë. A jeni në dijeni të artikujve të botuar, që tregojnë se antipsikotikët tkurrin trurin?
Dr. Eeks: Po, i kam lexuar dhe kjo është e frikshme, tej përmasave që dinim më parë.
Dr. Walsh: Kjo është e frikshme, madje edhe për një psikiatër. Tani psikiatrit janë duke u përpjekur për të ulur dozën sa më shumë që të munden, sepse ata e dinë se sasia e lëvores së trurit tkurret proporcionalisht me dozën e drogës dhe sa për kohë e përdorni atë. (Sipas të dhënave të lexuesve, në Shqipëri po ndodh e kundërta, psikiatrit u rekomandojnë të heqin vitaminat dhe të 2-3 fishojnë dozat – Shënimi ‘Molla’). Rezultatet që kam parë me terapi ushqyese janë shumë më të mira, se çdo gjë që kam parë me drogat (farmaceutike). Psikiatrit janë një grup mjekësh shumë të frustruar tani. Ato nuk mund të kalojnë kohë me pacientët e tyre. Shoqata Amerikane e Psikiatrisë u ka kërkuar të udhëzojnë pacientët për analizat e gjakut. Problemi ynë është Big Pharma. Ajo është një armik i natyrshëm për ne. Nëse njerëzit do të përdorin terapi efektive ushqyese, ata nuk do të ketë nevojë për droga. Për shembull, 80% e pacientëve tanë me depresion, pas trajtimit me lëndë ushqyese, nuk kanë nevojë për ndonjë mjekim. Kompanitë e Farmaceutikës do të humbasin miliarda dollarë, në qoftë se njerëzit me të vërtetë fillojnë të përdorin terapitë tona. Një anë pozitive, kompanitë e sigurimeve janë aleati ynë i natyrshëm. Ne u shpëtojmë kompanive të sigurimit shuma të mëdha parash për mjekim, shtrime të reduktuara etj. Trajtimet më të mira dhe me më pak efekte anësore janë përfituese për të gjithë. (Vijon)
Ushqyesit më të zakonshëm që janë gjetur në mbingarkesë e që rëndojnë diagnozat mendore përfshijnë bakër, hekur, acid folik, kalcium, metioninë, mangan, kolinë dhe omega-6 acide yndyrore
Cfarë janë Neurotransmetuesit frenues dhe stimulues?
Serotonina: Është një neurotransmetues frenues, që nuk lejon stimulimin e trurit. Në sasi të mjaftueshme, serotonina është e nevojshme për një humor të qëndrueshëm nga çdo ngacmues i tepruar (stimulues). Në qoftë se ju përdorni medikamente stimuluese, kafeinë përditë apo pije stimuluese energjike, mund të shkaktojë varfërimin e serotoninës me kalimin e kohës. Serotonina gjithashtu rregullon shumë procese të tjera si dëshira për karbohidrate, cikli i gjumit, kontrolli i dhimbjes dhe tretja e duhur.
GABA: Eshtë një neurotransmetues frenues, që është quajtur shpesh si ‘Valium’. Kur GABA është jashtë vlerave normale, më e ulët ose më e lartë, ka të ngjarë që një neurotransmetues nxitës është aktivizuar shumë shpesh në tru. GABA do të përpiqet të balancojë veprimin e neurontansmetuesit ngacmues.
Dopamina: Është një neurotransmetues i veçantë, sepse ajo është konsideruar të jetë edhe ngacmuese edhe frenuese. Kur dopamina është e lartë apo e ulët, ne kemi mungesë fokusimi si nuk e mbajmë mend një paragraf që sapo e kemi lexuar, etj. Dopamina është përgjegjëse për motivimin tonë, dëshirën tonë për të bërë gjërat. Stimuluesit si medikamentet për ADD /ADHD, kafeja, Red Bull etj. shkaktojnë rritjen e dopaminës dhe njerëzit ndjehen më vigjëlentë. Për fat të keq, nxitja e dopaminës në vazhdimësi shkakton varfërimin e saj me kalimin e kohës.
Norepinefrina: Është një neurotransmetues ngacmues, që është përgjegjëse për proceset stimuluese në trup. Norepinefrina ndihmon për të bërë epinefrinën. Ky neurotransmetues mund të shkaktojë ankth kur sekretohet në nivele të larta si dhe ulje të humorit. Nivelet e ulëta të norepinefrinës janë të lidhura me ulje të energjisë, ulje të përqëndrimit (fokusit) dhe probleme me ciklin e gjumit.
Epinefrina: Është një neurotransmetues ngacmues, që është reflektuese e stresit që një person po përjeton. Ky neurotransmetues shpesh është i mbiprodhuar edhe tek personat me ADHD (hiperaktivë dhe të papërqëndruar). Stresi afatgjatë ose pagjumësia mund të bëjë që nivelet e epinefrinës të varfërohën (nga shpenzimi i madh). Epinefrina gjithashtu rregullon ritmin e zemrës dhe tensionin e gjakut.
Metilimi i ADN-së është një mekanizëm Epigjenetik i përdorur nga qelizat për të kontrolluar shprehjen e gjeneve. Thënë më thjesht, metilimi është aftësia për të bërë gjene të caktuara, të veprojnë ose të bllokohen. Sepse gjenet janë përgjegjëse për shfaqjen ose mosshfaqjen e sëmundjeve të trashëguara gjenetikisht. Hulumtuesit janë duke kërkuar lidhjet mes metilimit të ADN-së dhe sëmundjeve të njeriut si lupusi, kanceri, distrofia muskulare, etj. Acidi folik ka rol madhor në procesin e metilimit të ADN-së…