9 kurat më të rëndësishme të frutave përgjatë vitit

Denisa Kona

Te gjitha frutat jane te mira, te gjitha jane dhurata te pacmuara te natyres. Por ne do t’u propozojme miqve te Bimeve medicinale dhe lexuesve te gazetave tona Molla e Shendetit dhe Bio Shendeti kurat me disa fruta qe ndjekin njera-tjetren sipas sezonit te tyre. Sic thote Hipokrati, gjej sherimin tend ne bimesine e stines.

Perzgjedhja qe kemi bere me poshte, nuk do te thote se frutat qe nuk jane permendur, nuk jane te rendesishme per shendetin, por fjala ‘kure’ merr nje fuqi terapeutike dhe frutat e perzgjedhura si kura sezonale kane nje rendesi te spikatur per shendetin.

  1. Gusht, Shtator

Kura e rrushit me fare ose e lengut te rrushit

  1. Tetor, Nentor

Kura e shegeve ose e lengut te shegeve

  1. Tetor, Dhjetor

Kura e hurmave (kakive)

  1. Dhjetor, Janar, Shkurt

Kura e arrave (blijini të paçara)

  1. Dhjetor- Mars

Kura e lengut te shtrydhur te portokalleve

  1. Vjeshte- Dimer

Kura e lengut te karotave (edhe pse nuk eshte frute, e perfshime per shkak te menyres se si konsumohet)

  1. Qershor

Kura e lengut te qershive

  1. Korrik, Gusht

Kura e shalqirit dhe lekures se shtrydhur

  1. Kater here ne vit nga nje jave

Kura me leng ananasi te shtrydhur

  1. Sipas mundesive

Kura me fruta pylli si mana te zinj e te bardhe, manaferra, mjedra, boronica, shtog, mersina, trendafil te eger, molle te eger, xinxife, thana, kulumbri ne forme te fresket, ose ne forme shurupi ose ne forme caji.

  1. Pa kohe

Molle te fresketa, te pjekura ose leng i shtrydhur gjithe vitin.

Ne kohen qe jeni me kuren e nje fruti sezonal dhe nuk keni mundesi te perballoni dy fruta njekohesisht, merr perparesi fruti me sezon te shkurter.

Per ata qe kane mundesi ekonomike, krahas kures me frutin e perzgjedhur per ate sezon, mund te bejne edhe kura me fruta te tjera paralelisht.

Per te marre perfitimet me te medha shendetesore duhet qe kurat frutore te ndiqen rregullisht cdo dite, me 2 gota leng te shtrydhur ose rreth 1 kg frut te fresket. Frutat te qendrojne te pakten 30 minuta ne nje ene me uje dhe me 1 luge uthull molle per t’i hequr pesticidet. Per arrat, kura eshte me 7 kokrra ne dite.

Cdo kure ne vetvete sjell perfitimet medicinale te frutit te saj, por te gjitha kurat qe pasojne njera-tjetren bejne nje pune te jashtezakonshme ne trupin tone. Duke kaluar nga njera tek tjetra, ju do te vini re nje rritje te shendetit. Perfitimet perfshijne te gjithe organizmin, me fokus kryesor enet e gjakut, zemren, trurin, qelizat e kancerit, syte, prostaten, sistemin imunitar, sistemin limfatik dhe uljen e inflamacionit.

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *