Intervistë me Doktorin Ortomolekular dhe gazetarin e shëndetit Jack Challem
Kush është Prof. Passwater?
Richard A. Passwater, Ph.D. është një shkencëtar biokimist që nga viti 1959. Fushat e tij të para të interesit kërkimor ishin në zhvillimin e farmaceutikës, fotolumineshencës dhe kimisë analitike. Por në 1962, Dr. Passwater e zhvendosi theksin e hulumtimit të tij nga farmaceutika, në lëndët ushqyese Hulumtimet e tij laboratorike çuan në zbulimin e sinergjisë biologjike antioksidante atë vit. Në vitin 1970, në Toronto, ai paraqiti dëshminë e tij në Kongresin Vjetor shkencor të Shoqërisë Gerontologjike, se ushqyesit antioksidantë ofrojnë një mjet praktik për rritjen e jetëgjatësisë njerëzore. Në 1975, libri i tij më i shitur “Supernutrition: Megavitamin Revolution” kreditoi legjitimimin e terapisë së megavitaminave. Dr. Passwater ka vazhduar të hulumtojë shtesat ushqimore dhe tani ka publikuar mbi 35 libra dhe mbi 400 artikuj mbi ushqimin dhe shtesat ushqimore.
Dr. Passwater ishte Drejtor i Laboratorëve Analitikë të Kërkimit në Korporatën Aleate të Kimikateve në Marcus Hook dhe Zv.Presidenti i Kërkimeve të Divizionit Amerikan të Laboratorëve të Hulumtimeve Gerontologjike. Dr. Passwater ishte gjithashtu i pari që publikoi se një kombinim sinergjik i lëndëve ushqyese antioksiduese redukton ndjeshëm incidencën e kancerit, midis tyre, seleni (Cancer: New Directions. American Laboratory 1973).
Ai zhvilloi hulumtime laboratorike në fillim të viteve 1980 dhe gjeti se kromi reduktonte obezitetin, ulte efektet anësore të diabetit dhe rriste jetëgjatësinë e minjve diabetikë. Përveç zbulimeve të tij në kancer dhe plakje, hulumtimi i Dr. Passwater përfshin një studim pesëvjeçar me Drs. Linus Pauling dhe James Enstrom mbi përfitimet e shtesave ushqimore në një grup të madh të vullnetarëve kalifornianë dhe një studim mbi efektetet mbrojtëse të vitaminës E kundër sëmundjeve të zemrës. Ai mori gradën Ph.D. në Biokimi nga Universiteti Bernadean i Nevadës në vitin 1975. Ai u certifikua nga Shoqata Amerikane Kimike në vitin 1959 dhe në vitin 1984 u zgjodh partner i Institutit Amerikan të Kimisë. Zbulimet e Prof. Passwater kanë çuar diturinë në mbarë botën. Ai është nderuar dy herë nga Komiteti për Shëndetin Botëror (1978 dhe 1980).

Nga Prof. Richard A. Passwater
Lexuesit janë të vetëdijshëm për faktin, se para-diabeti është një epidemi në rritje. Në nëntor kisha rastin të ndaja një podium në Neë York City me miqtë e mi, Dr. Ron Hunninghake dhe Jack Challem. Ata folën për gjetjen e tyre të fundit rreth prediabetit dhe librit të tyre mbi këtë temë “Stop Prediabetit: Plani i fundit për të humbur peshë dhe për të parandaluar diabetin”. Para se të futemi në epideminë e rritjes së prediabetit dhe mbipeshës, le të diskutojmë se si ju, Dr. Hunninghake keni ardhur në këtë bashkëpunim me Jack Challem për librin “Stop Prediabetit tani”.
Dr. Hunninghake: Unë jam kryeshefi mjekësor në Qendrën Ndërkombëtare për Përmirësimin e Funksionimit të Njeriut, më së shumti e njohur si Vend i Ndritshëm për Shëndetësi, në Kansas. Kjo është qendra më e madhe jo-fitimprurëse e mjekësisë ushqyese në Shtetet e Bashkuara dhe ndoshta në botë. Ajo u themelua në vitin 1985 nga i ndjeri Dr. Hugh Riordan, një pionier në mjekësinë ushqyese. Kemi një staf prej 50 vetësh, duke përfshirë mjekë, studiues, infermierë e kështu me radhë. Ne kemi një laborator analitik për matjen e niveleve të vitaminave dhe mineraleve si dhe për analiza konvencionale mjekësore. Struktura fizike e qendrës është gjithashtu e dallueshme. Ajo përbëhet nga 8 kube gjeodezike dhe një piramidë. E gjithë kjo është në 92 akra sipërfaqe, të cilat gjithashtu përfshijnë një peizash të natyrës, një kopsht organik, një pellg uji dhe një pllakë mirënjohjeje.
Unë jam në bordin e certifikuar në mjekësinë holistike dhe kam praktikuar mjekësi ushqyese në qendër për 19 vjet. E kam takuar Jackun gjatë vizitës së tij të parë si një pacient dhe gazetar në 1997. Gjatë 10 viteve të fundit, ne jemi bërë miq të mirë. Gazetari Jack është jashtëzakonisht përpara me idetë e tij, me libra të tillë si “Sindroma X”, “Sindroma e Inflamimit” dhe “Ushqe gjenet e tua drejt”. Ai është ‘stuhia e trurit’ në mjekësinë ushqyese.
Challem: Kur e vizitova qendrën në vitin 1997 dhe pashë rezultatet e testit të gjakut, kuptova se isha prediabetik. Kjo përvojë u bë pjesë e motivimit tim për shkrimin e ‘Sindromit X’, i cili është një formë e prediabetit. Në vizitat e mia të mëvonshme në qendër, Dr. Ron dhe unë kalonim gjithnjë e më shumë kohë duke folur, gjë që çoi në një miqësi dhe bashkëpunim. Dr. Ron është ndryshe nga çdo mjek tjetër që kam njohur – ai është plotësisht i hapur për ide të reja dhe të mira. Ai është gjithashtu i orientuar fort mbi mënyrën holistike ushqyese.
Prof. Passwater: Si është Sindroma X, dy fjalë për lexuesit?

Challem: Sot ne e dimë shumë më shumë se çfarë ndodh në prediabet, sesa dija unë në vitin 1999 kur shkruam “Sindromi X”. Libri i Sindromit X ishte gjithashtu pak përpara kohës. Sot, ekziston një kuptim i përhapur se sa serioz është prediabeti si sëmundje. Sindroma X është një manifestim i prediabetit. Sindroma X, e njohur edhe si “sindromi metabolik”, është një gjendje që lidhet me rritjen e rrezikut të diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Për herë të parë është zbuluar në vitet 1960 dhe informacioni për këtë u botua së pari në vitin 1990.
Sindroma X është e shënuar nga obeziteti i barkut, nivele të larta të triglicerideve, nivele të ulëta të kolesterolit HDL (“të mirë”), presion të lartë të gjakut dhe nivele të larta të sheqerit në gjak. Simptoma të tjera përfshijnë sindromin e vezoreve policistike (kistet në vezore) dhe/ose përdhesin (podagrën).
Prof. Passwater: Sa serioz është problemi i prediabetit?
Dr. Hunninghake: Mund të jetë “tokë zero” në shumë sëmundje degjenerative me të cilat njerëzit tani përballen. Shikoni situatën në këtë mënyrë: Njerëzit me prediabet kanë probleme me intolerancën ndaj glukozës dhe zakonisht kanë mangësi ushqyese, që dëmtojnë mënyrën se si përpunohen karbohidratet. Si intoleranca ndaj glukozës, edhe mangësitë ushqyese nxjerrin në skenë shumë probleme të tjera shëndetësore. Për shkak të rritjes së mbipeshës, prediabetit dhe diabetit, problemet shëndetësore të lidhura me to do të rriten (si sëmundjet e zemrës, Alzheimeri, shumë llojeve të kancerit etj) dhe ka prirje që jetëgjatësia të fillojë të zvogëlohet në vitet e ardhshme. Nëse dikush është prediabetik dhe nuk bën asgjë për të ndryshuar rrjedhën e sëmundjes, ai ka të ngjarë të bëhet diabetik brenda pak vitesh. Njerëzit zhvillojnë një profil shëndetësor prediabetik me plakjen normale; kjo është pjesë e mënyrës se si trupi prishet me moshën. Ushqimi i dobët mund të përshpejtojë procesin e prishjes dhe ushqimi e mirë do ta ngadalësojë atë. Ne rekomandojmë të frekuentoni ushqime që stabilizojnë oreksin dhe sheqerin në gjak si dhe sugjerojmë një numër shtojcash të dobishme.
Prof. Passwater: Cilat janë disa nga simptomat e prediabetit që duhet të futin në mendime?
Challem: Dy nga simptomat më të zakonshme janë lodhja dhe të qenit mendërisht i turbullt (i mjegullt), sidomos pas ngrënies. Shumë njerëz ia kanë atribuar këtë, lodhjes së pasvakteve në hipoglicemi ose sheqerit të ulët në gjak. Por testet e gjakut nuk e kanë vërtetuar kurrë këtë. Atëherë çfarë është? Nivelet e sheqerit në gjak rriten pas një vakti dhe hulumtimet e fundit kanë treguar qartë, se nivelet më të larta të sheqerit në gjak rritin turbullimin mendor dhe ndjenjën e lodhjes. Ka një ‘familje’ të kimikateve të trurit të quajtura “oreksina”, të cilat na bëjnë të ndihemi të vëmendshëm. Megjithatë, me rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, prodhimi i oreksinave mbyllet, duke na bërë të ndihemi më pak të vëmendshëm dhe më të lodhur. Pra, njerëzit që lodhen pas ngrënies së drekës janë në fakt hiperglicemikë, dmth sheqeri i gjakut është tepër i lartë. Kjo është një shenjë mjaft e qartë e prediabetit.
Hormoni i stresit, kortizoli nxit dhjamin e barkut dhe diabetin
Mangësitë ushqyese si vitaminat B ndikojnë në aktivitetin e gjeneve për diabetin
“Është e rëndësishme të mbani mend, se prediabeti është më shumë një mundësi sesa një sëmundje. Shumica e njerëzve që janë prediabetikë ende mund ta ndryshojnë gjendjen. Prediabeti është një thirrje zgjimi, që shëndeti juaj po shkon në drejtimin e gabuar”.- Hunninghake

Prof. Passwater: Cilat janë shkaqet kryesore dietetike të prediabetit?
Challem: Shumë sheqer dhe karbohidrate, pavarësisht nëse i numëroni ato në gramë apo kalori, shumë yndyrna trans, shumë vajra të rafinuara Omega-6, shumë mangësi në ushqyes të përfshirë në kontrollin e glukozës. Ka edhe faktorë jo-dietikë, si pamjaftueshmëria e aktivitetit fizik dhe mbrojtja nga stresi. Stresi rrit insulinën dhe hormonet e stresit, kortizoli, nxisin formimin e yndyrës së barkut. Ashtu si shumë njerëz, mora mjaft suplemente (dhe ende e bëj), por bëra edhe shum
ë stërvitje. Me këtë rast, dua t’ju them se shumë nga shitësit që kanë dyqanet e produkteve natyrore të shëndetit, nuk kanë një pamje të shëndetshme. Ata nuk bëjnë një shembull të mirë për klientët e tyre. Ata kanë yndyrë dhe stres dhe janë prediabetikë. Ata janë kapur nga presioni i drejtimit të një biznesi dhe harrojnë të kujdesen për veten. Ata nuk duhet të jenë të përsosur, por mendoj se ata duhet të bëjnë çmos, për të krijuar një shembull të mirë për klientët e tyre. Përndryshe, besueshmëria e tyre është e dëmtuar.
Dr. Huninghake: Ekziston gjithashtu një aspekt gjenetik në prediabet dhe mbipeshë, por jo në atë masë, që shumica e njerëzve mendojnë. Zakonet gjithnjë e më të varfra të ngrënies ngrenë nivelet e insulinës, të cilat në anën tjetër aktivizojnë gjenet që përfshihen në ruajtjen e yndyrës dhe inflamacion. Me fjalë të tjera, amerikanët kanë bërë të aktivizohen gjenet e padëshirueshme në vitet e fundit, shumë më shumë sesa në të kaluarën. Ne kemi parë disa gjenerata të familjeve në të cilat gjyshja është e hollë, fëmija i saj i rritur është topolak dhe nipërit janë seriozisht mbipeshë. Shkenca e epigjenetikës sheh se si lëndët ushqyese dhe mangësitë ushqyese ndikojnë në aktivitetin e gjeneve. Në studimet e kafshëve, mungesa e vitaminave B çon në mbipeshë, ndërsa shtesat e vitaminës B çojnë në pasardhës normalë. Implikimet për njerëzit janë intriguese: shumë sheqerna dhe karbohidrate janë pjesë e problemit, por mungesa e vitaminave B është një pjesë tjetër e problemit.
Prof. Passwater: Cilat janë ushqimet që përmirësojnë sheqerin në gjak dhe u ndihmojnë njerëzve të zvogëlojnë peshën?
Challem: Së pari, në listën time janë proteinat cilësisore, domethënë peshk dhe pulë organike. Proteina stabilizon dhe shpesh ul nivelet e sheqerit në gjak, duke ndihmuar njerëzit të shmangin lëkundjet ekstreme të sheqerit në gjak që vazhdimisht çojnë në uri dhe mbingrënie. Duke kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak, proteinat shtypin oreksin, kështu që njerëzit kanë tendencë të hanë më pak kalori. Edhe kur njerëzit hanë më shumë kalori prej protei
nave, trupi i përgjigjet atyre kalorive në një mënyrë më të shëndetshme. Perimet me shumë fibra janë në listën time. Fibra ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak. Kur jeni duke ngrënë proteina të cilësisë dhe perime me fibra, jeni duke ngrënë një dietë të ekuilibruar. Nëse bëni jetë pasive, ju nuk keni nevojë për karbohidrate më shumë se ato që gjenden në perime. Nëse jeni shumë aktiv fizikisht, ndoshta mund të toleroni deri diku bukën dhe makaronat.
Ironia është se shumica e industrisë ushqimore të shëndetit është ndërtuar mbi idenë e mirësisë së grurit të plotë (kokërr), e cila tani nuk duket të jetë kaq e mirë. Por kur ju shikoni rezultatet e dietës Paleo, njerëzit duken më mirë me vetëm proteina dhe perime. Kur drithërat u bënë elementë dietetikë, shumë sëmundje, duke përfshirë problemet e kockave, artritin dhe defektet e lindjes, papritmas u bënë të zakonshme.
Prof. Passwater: Çfarë roli luajnë shtojcat e ushqyesve në diabet?
Dr. Hunninghake: Ne qendrën tonë, mjekët urdhërojnë analizat e gjakut për matjen e niveleve të ndryshme të lëndëve ushqyese, hormoneve si dhe testin e sheqerit. Është e habitshme sesa pacientë kanë zero nivele të vitaminës C ose të selenit ose të ushqyesve të tjerë. Nuk është çudi që ata janë të sëmurë! Ky test i gjakut na jep një bazë të fortë. Sapo e dimë se pacientit që bën nje jetë ulur, mund t’i bëjmë disa rekomandime të shëndosha.
Challem: Kur e vizitova për herë të parë qendrën, analiza ime dietike zbuloi se kisha konsumim të mirë të shumicës së lëndëve ushqyese. Por analizat e gjakut treguan se disa lëndë ushqyese, të tilla si vitamina B1, thjesht nuk po absorboheshin shumë mirë. Përveç kësaj, nivelet e mia antioksidante ishin të mëdha, por të gjitha mineralet e përfshira në tolerancën ndaj glukozës ishin katastrofë. Nuk është çudi që unë isha prediabetik në atë kohë.
Passwater: Shtesa të veçanta për diabetin?
Dr. Hunninghake: Ka shumë që janë të dobishme dhe të gjitha mbështeten nga studimet shkencore. Kromi është shumë i rëndësishëm, të dyja format e lidhura, kromium niacinate dhe kromium pikolinate duket se funksionojnë mirë. Acidi Alpha-Lipoic është përdorur si një ilaç me recetë për vite në Gjermani. Vajrat e peshkut Omega-3 shpesh ndihmojnë tolerancën ndaj glukozës dhe disa kërkime sugjerojnë se ato gjithashtu mund të ndihmojnë pak në humbjen e peshës. Dy studime klinike kanë zbuluar se shtesat e silymarin (Silybum Marianum- gjëmbgomari) përmirësojnë shenjat më të mëdha të diabetit.
Vitamina D dhe L-leucine janë të nevojshme për të bërë muskuj të rinj dhe natyrisht aktiviteti fizik stimulon sintezën e muskujve. Muskuli është vendi ku pjesa më e madhe e trupit djeg glukozën, kështu që sa më shumë muskuj keni, aq më mirë jeni.
Challem: Ne jemi shumë të dhënë pas shtesave, por shtesat vetëm nuk kanë të ngjarë të ndryshojnë prediabetin, diabetin ose mbipeshën. Shtesat punojnë më së miri me zakonet më të mira të të ngrënit.
Ata që punojnë ulur, më të sëmurët nga karbohidratet
Dr. Hunninghake thotë: “Nga një perspektivë klinike, njerëzit që janë mbipeshë dhe/ose prediabetikë në përgjithësi i përgjigjen më së miri një diete të ulët në karbohidrate, të ndërtuar në proteina cilësore dhe perime të pasura me fibra. Njerëz të tillë kanë tendencë të jenë të ndjeshëm ndaj karbohidrateve. Ata bëjnë një jetë pothuajse gjithmonë të ulur. Ata thjesht nuk kanë nevojë për karbohidrate. Ne nuk po mbrojmë një dietë ekstreme me proteina të larta. Por nëse kaloni ditët ulur, ju thjesht nuk keni nevojë për shumë niseshte në dietën tuaj dhe ju mund të merrni karbohidrate mjaftueshëm nga perimet.
Mjekët duhet të mësojnë nga pacientët e tyre
Kjo ndoshta është një kohë e mirë për mua, që të flas për konceptin “bashkë-nxënës” Në praktikën mjekësore konvencionale, pacientët shkojnë në një mjek dhe duan një zgjidhje të shpejtë, e cila zakonisht është një recetë. Mund të jetë një pilulë për të përmirësuar sheqerin në gjak ose për të humbur peshë. Në qendrën tonë ne trajnojmë pacientët të marrin përgjegjësi për shëndetin e tyre dhe ata duhet të kuptojnë, se duke bërë kështu, është pjesë e një procesi të gjatë të jetës për të qëndruar i shëndetshëm. Me fjalë të tjera, ata duhet të mësojnë se çfarë i bën ata të shëndetshëm dhe i mban të shëndetshëm. Të gjithë pacientët e rinj në qendër kanë një takim fillestar me një nga mjekët. Ky takim zakonisht zgjat pak më shumë se një orë, diçka që është mjaft e rrallë në mjekësinë konvencionale. Mjekët në qendër janë gjithashtu bashkë-nxënës. Unë sigurisht kam mësuar më shumë nga pacientët e mi, sesa kam bërë në shkollën mjekësore. Të jesh bashkë-nxënës është një udhëtim i mjekëve dhe pacientëve. Jack dhe unë kemi mësuar mjaft nga njëri-tjetri. Por në një praktikë mjekësore konvencionale, mjeku konsiderohet si burimi i diturisë, kur jo rrallë, pacientët i njohin më shumë vitaminat sesa ai.
HUNNINGHAKE
Nivelet ‘normale’ të sheqerit në gjak s’janë gjithnjë të shëndetshme

Ka shumë shenja klinike, që tregojnë prediabetin. Njëra është rezistenca ndaj insulinës, domethënë pamundësia për të përdorur në mënyrë efikase insulinën për të përpunuar sheqerin në gjak. Një tjetër janë trigliceridet e rritura. Ende të dhëna të tjera përfshijnë kolesterolin e ngritur, hipertensionin dhe obezitetin e barkut. Këto janë simptomat që përbëjnë Sindromin X, por ato janë të gjitha të lidhura me insulinën e tepërt.
Ekziston gjithashtu një komponent inflamator i prediabetit. Problemet e sheqerit në gjak janë një stres, trupi sekreton një numër të citokineve që nxisin inflamimin, duke përfshirë proteinat interleukin-6 dhe C-reaktive. Këto janë molekulat e komunikimit që ‘ndezin dritat e kuqe dhe sirenat në trup’. Ekziston një efekt kaskade, kështu që inflamacioni bëhet një problem më i
madh. Është e rëndësishme të kuptojmë, se nivelet e sheqerit në gjak të konsideruara “normale” nuk janë të gjitha ideale. Gama e referencës standarde është midis 65 dhe 99 mg/dl, por ky është spektër shumë i gjerë. Niveli më i mirë i sheqerit në gjak esëll duket të jetë rreth 80 mg/dl. Disa kërkime kanë treguar, se njerëzit me nivele të larta ‘por normale’ të sheqerit në gjak kanë më shumë gjasa të zhvillojnë diabetin brenda pak vitesh. “Normal” nuk do të thotë gjithnjë ‘nivele të shëndetshme’
“Në vitin 1997, kur pashë numrin e sheqerit në gjak, ishte i turpshëm për mua. Në fund të fundit, unë isha shkrimtar shëndetësor (gazetar
shëndetësie) dhe çfarë të drejte kisha për t’u thënë njerëzve të tjerë, se si të qëndrojnë shëndetshëm, kur nuk munda të qëndroja vetë i shëndetshëm. Tashmë ndihem më mirë dhe kam më shumë energji, sesa kur isha 20 vjeç. Unë kam nivele shumë më të mira energjie”.- Challem

