Drita e diellit përmes syve gjallëron çdo qelizë

Drita e diellit përmes syve gjallëron çdo qelizë

Denisa Kona

Shumica prej nesh i kalojmë orët zgjuar brenda mureve, duke eliminuar rrezet e diellit nga dietat tona të përditshme. Ashtu si uji dhe ushqimi, trupi përdor dritë në një sërë procesesh metabolike. Syri i njeriut është një dritare në botën e jashtme, ku drita depërton në retinë dhe stimulon funksione esenciale biologjike, si funksionet e gjëndrave. Syri i njeriut percepton dritën, i njohur si spektri i dukshëm, që shkon nga 400 në 700 nm. Drita natyrore ndahet në ngjyra, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Se sa mirë i perceptojmë ngjyrat, luan një rol jetësor në mënyrën se si ndihemi. Paaftësia jonë për të perceptuar plotësisht ngjyrat, siç është rasti në një ditë dimri gri ose nën ndriçim të dobët artificial, ndikon negativisht në gjendjen tonë dhe rrjedhën e energjisë. Në dimër ne vazhdimisht kemi më pak energji, ndërsa në pranverë ne jemi të gjallë. Për shumë njerëz, këto ndryshime janë të rënda dhe tipizojnë një gjendje që njihet si Çrregullimi Afektiv Sezonal (depresioni i dimrit).

Sipas Dr. Julian Whitaker “drita hyn në sytë tuaj dhe ka një efekt stimulues në hipotalamus, gjëndrën pineale dhe gjëndrën e hipofizës – hormonet master. Dritat që përafron spektrin e plotë të energjisë së diellit, i mban gjëndrat të stimuluara, të lumtura dhe të shëndetshme. Përndryshe, drita e keqe ju bën të sëmurë “. Trupi ynë operon me një cikël 24 orësh të kontrolluar nga drita e diellit. Kur drita hyn në sy, ndikon në çdo qelizë në trupin tonë duke stimuluar gjëndrën pineale. Drita e ndritshme ngre nivelin e serotoninës gjatë ditës për t’ju mbajtur vigjilent dhe plot energji, ndërsa errësira e natës nxit melatoninën për t’ju ndihmuar të flini.

Gjatë gjithë historisë njerëzit kanë vënë re efektet negative të dritës së diellit të munguar. Nga të parët ishte Christopher Hufeland, një mjek gjerman. Ai shkroi në një libër për gjendjen e keqe shëndetësore të të burgosurve, që nuk vinte nga dieta, por nga mungesa e dritës së diellit në qelitë e tyre. Që nga ky zbulim, studime të shumta kanë treguar se fototerapia (terapia e dritës) mund të luftojë një shumëllojshmëri të sëmundjeve që variojnë nga depresioni tek infeksionet kërpudhore.

Vallëzimi i luleve nën spektrin e ngjyrave, çfarë zbuloi Dr. Ott

Gati 100 vjet më parë, bankieri i Çikagos, Dr. John Nash Ott, po kalonte kohën e tij të lirë duke fotografuar bimët nën dritat me ngjyra të vendosura në bodrumin e tij. Nga vitet 1930, Dr. Ott ndërtoi një serrë të madhe të mbushur me bimë dhe sisteme të automatizuara të kamerave, për të ndjekur rritjen e bimëve se si ato zhvilloheshin. Ai vuri re se lëvizja e bimëve ndryshonte duke ndryshuar sasinë e ujit dhe duke ndryshuar temperaturën e ngjyrave të dritave në studio. Ai vuri re se disa ngjyra i bënin bimët të luanin dhe ngjyra të tjera bënin që bimët të japin fryte.

Ott madje zbuloi mënyra për të ndryshuar gjininë e bimëve, thjesht duke ndryshuar temperaturën e burimit të dritës. Filmat tregonin seksionet e kohëpaskohshme, kur lulet hapeshin në lulëzim dhe kur piqnin frutat e tyre. Duke përdorur këto teknika, bimët “vallëzonin” lart e poshtë në sinkronizim me gjurmët e muzikës së rregjistruar. Filmi i tij në vitet 1950 u titullua, “Dancing Flowers”. Ju fëmijë mund t’i shihni filmat e tij në internet.

Në fillim, këto eksperimente të bankierit u pritën me tallje nga komuniteti shkencor, por shpejt ai filloi të tërheqë vëmendjen e publikut me teorinë e tij të “keqndriçimit”- një kusht që ai e krahason me kequshqyerjen. Keqndriçimi, sipas Dr. Ott, vjen nga kufizimi ynë për të marrë spektrin e plotë të ditës, duke mbrojtur veten me gjëra të tilla si dritare me xhama me filtra, syze dielli dhe kremra …Dr. Ott nuk ishte diplomuar për kimi, fizikë, biologji apo mjekësi, por tek ai forca e gjeniut konfirmoi, se gjenitë nuk e mësojnë shkencën në shkollë. Ata e krijojnë atë. Aktualisht, puna e tij është sprovuar dhe ai ka ndërmarrë hulumtime të përbashkëta me ekipe kërkimore, së fundi edhe me Harvardin.

Kinematografia e tij e luleve, eksperimentet me sisteme ndriçimi me ngjyra të ndryshme dhe efektet e tyre në shëndetin e bimëve, e çuan Dr. John Ott në eksperimente të tjera për të parë ndikimin e dritës në shëndetin e kafshëve, pastaj tek njerëzit, pastaj në qeliza individuale, duke përdorur mikro-fotografinë me kohë. Dr. Ott zbuloi se vetëm spektri i plotë i dritës natyrore (duke përfshirë infra-kuqe dhe ultra-violet) mbështet tërësisht shëndetin në bimë, kafshë dhe njerëz. John Ott zbuloi se temperatura e ngjyrave të dritave ndikon në shëndetin mendor.

Drita e balancuar redukton hiperaktivitetin në klasa dhe reduktimin e sjelljes negative në burgje dhe në institucionet e shëndetit mendor. Ott zbuloi se edhe aftësia e qelizave individuale për t’u riprodhuar siç duhet në të dyja bimët dhe kafshët (përfshirë njerëzit) është e prekur nga ndryshimet në ndriçimin që hyn në trup përmes syve. Artikujt e tij

ishin në kundërshtim me “mençurinë” e prodhuesve të syzeve, që paralajmëronin për efektet “e papritura” negative të rrezeve të diellit për sytë e njeriut dhe lëkurën.

Vitaminat dhe drita

A është e mundur që drita artificiale të bllokojë përfitimet e disa vitaminave dhe mineraleve? Në librin e Dr. Hembold, tregohet se si drita e spektrit të plotë hyn në sy, stimulon trurin dhe lehtëson thithjen dhe shfrytëzimin e ushqyesve të veçantë. Kur mungojnë disa nga grupet e valëve të spektrit të dritës, disa vitamina dhe minerale nuk thithen mirë. Një studim i kryer nga Dr John Ott, zbuloi se minjtë që ishin nën ndriçim fluoreshent jetuan mesatarisht 7.5 muaj, ndërsa ata që jetuan nën diell natyral pa filtër ishin shumë më të shëndetshëm dhe jetuan mesatarisht 16.1 muaj.

Drita natyrale i bën pulat pjellore dhe të kakarisin të gëzuara!

Në ditët e lashta, kur pulat mbaheshin jashtë në fermat e vogla, në natyrë, një pulë pillte për 5 vjet. Por sipas metodave “të përmirësuara” të grumbullimit të pulave në pulari me ndriçim fluoreshent, kohëzgjatja e tyre prodhuese zgjat vetëm 13 muaj. Pastaj ato duhet të zëvendësohen. Në vitin 1987, një gazetë amerikane raportoi se pulat nën ndriçimin me spektër të plotë, jetonin dy herë më shumë, bënin më shumë vezë dhe ishin më pak agresive, se pulat e rritura nën ndriçimin fluoreshent.

Vezët që prodhonin, kishin 25% më pak kolesterol. Përveç kësaj, vezët ishin më të mëdha dhe me lëvozhga më të forta. Dhe zogjtë filluan të hanin më pak ushqim – që do të thotë se me spektrin e zgjatur të valës që ata po merrnin, po absorbonin më mirë vlerën ushqyese të ushqimit. Pulat në këtë eksperiment shpëtuan gjithashtu nga një shpërthim i rëndë i gripit të shpendëve, që shkatërroi industrinë e shpendëve të Pensilvanisë në dimrin e vitit 1983-84.

Dr. Ott tha: “Tani industria e pulave e di se drita e marrë nëpërmjet syve të pulës stimulon gjëndrën e saj të hipofizës dhe rrit prodhimin e vezëve. Kjo është arsyeja pse dritat zakonisht mbahen ndezur edhe natën në ‘shtëpitë’ e pulave. “Kjo dukej si një çelës për mua. Gjëndra e hipofizës është qendra e gjithë sistemit të gjëndrave endokrine, jo vetëm në pula, por edhe në kafshë të tjera, përfshirë njerëzit.” Dr. Ott tha se ai ka parë se çfarë ka ndodhur tek minjtë e ekspozuar nën gjatësi vale të ndryshme të dritës.

Kështu nën dritën fluoreshente rozë, tek kafshët ishin depozituar sasi të mëdha të kalciumit në indet e zemrës, zhvillimi i tumorit dukshëm më i madh dhe u pa një tendencë e fortë agresiviteti dhe kanibalizmi. Minjtë e ekspozuar në dritë të kuqe hanin njëri-tjetrin. Kur minjtë edukohen në robëri për eksperimente laboratorike, mashkulli duhet të hiqet nga kafazi, para se femra të arrijë të pjellë, ose ai do t’i hajë të vegjlit. Por ai gjeti, se kur kafazet vendosen në dritën natyrale ose nën dritat e spektrit të plotë, nuk ka nevojë të hiqej mashkulli. Ai kishte një instinkt normal prindëror dhe kujdesej për të vegjlit.

“Duke u bazuar në ato rezultate eksperimentale, unë besova se edhe kimia e trupit të njeriut përgjigjet ndaj energjisë së dritës me reagimet e gjëndrave të kontrolluara nga hipofiza. Studimet e mia kanë treguar se drita është një lëndë ushqyese, e ngjashme me të gjitha lëndët ushqyese të tjera, që marrim nëpërmjet ushqimit. Gjatësia e valës, spektri i plotë mungon në lloje të ndryshme të dritës artificiale. Ato minerale dhe kimikate të veçanta, që normalisht do të metabolizoheshin nga gjatësitë e valës së humbur, mbeten në ekuivalentin e errësirës. Me fjalë të tjera, ju nuk mund të nxirrni energji nga materialet ushqimore, nëse nuk merrni valën e duhur për të ndihmuar në shpërbërjen e tyre”.

Llampat LED, gjenerata e së ardhmes

Ekzistojnë disa lloje llampash me konsum të ulët energjie: llampat fluoreshente kompakte, llampat LED dhe halogjene. Llambat fluoreshente konsumojnë rreth 5 herë më pak energji, se llampat inkandeshente (llampat e nxehta), për një dritë me intensitet të barabartë. Problemi është se llampat fluoreshente përmbajnë mërkur, llampat halogjene prodhojnë një sasi të madhe drite të ndritshme, por ato nxehen shumë dhe kanë rrezikun e zjarrit, aq sa disa universitete i ndalojnë në dhomat e gjumit të konvikteve. Ndërsa llampat LED, që janë quajtur ‘vala e së ardhmes apo gjenerata e ardhshme e ndriçimit”, edhe pse janë më të sigurta për shëndetin se ato fluoreshente, përmbajnë plumb, arsenik etj. Janë pikërisht këto llampa që përdoren për makinat dhe semaforët dhe në rast të thyerjes së tyre, duhen trajtuar me kujdes si mbetje toksike. Gjithsesi LED janë më të sigurta dhe më ekonomike.

 

I njihni llampat me ndriçim helmues?

Llampat ndriçuse fluoreshente thyhen herë pas here. E dini fëmijë, se për një llampë të vetme të thyer, një familje mund t’i drejtohet Departamentit të Mbrojtjes së Mjedisit në Amerikë, për të kërkuar një dekontaminim të banesës? A e dini se hedhja e një llampe fluoreshente CFL në plehra, mund ta bëjë një person të përfundojë në prangat e policit të patrullës? Po, vërtet! Në shumë shtete të Amerikës, është e paligjshme të hedhësh llampa ekonomike CFL.

Pse? Çfarë ka brenda një llampe të tillë? Llampat fluoreshente përmbajnë 5 mg mërkur. Mërkuri është thelbësor për aftësinë e një llambë fluoreshente për të lëshuar dritë. Megjithatë, mërkuri është shumë toksik (domethënë helmues). Kjo është veçanërisht e dëmshme për trurin e fetusit në bark të nënës dhe për fëmijët. Kjo është arsyeja pse është ndaluar përdorimi i mërkurit (zhivës) në termometrat e sotëm.

Problemi shfaqet kur një llampë prishet. Mërkuri shpërndahet si avujt dhe futet në qilima dhe tekstile të tjera. Një artikull i vitit 1987 në Pediatri përshkruan se si një fëmijë 23-muajshe pësoi humbje peshe dhe skuqje të rënda, pasi me një lodër theu një llampë fluoreshente. Ekspertët janë të shqetësuar, se këto llampa të hedhura, dikur thyhen dhe kontaminojnë tokën. Pastaj përfundimisht zhyten në ujëra.

Revista “Energjia e Gjelbër” tregon se gjysma e një lugë çaji zhive mund të bëjë një lumë apo liqen të vogël, toksik. Kjo do të thotë, se uji nuk është i pijshëm dhe peshku nuk mund të hahet. Përveç ndotjes së planetit, mërkuri është i rrezikshëm për njerëzit. Disa efekte shëndetësore për të rriturit janë humbja e kujtesës, dridhjet, humbja e shikimit dhe mpirja e gjymtyrëve. Në fëmijët e vegjël ndodh prapambetja mendore, paraliza cerebrale, shurdhimi, verbëria.

Ju mund të mendoni se çfarë duhet të bëj me llampat e mia ekonomike me dritë të bardhë të ftohtë (fluoreshente)? Zgjidhjet që propozojnë autorët amerikanë nuk gjejnë dot zbatim praktik tek ne. Prandaj ne do t’ju propozojmë: Mos i blini këto lloj llampash! Kur gjenden në shtëpi, kur një llampë e tillë thyhet, ju si fëmijë nuk keni punë ta prekni. Nëse jeni vetëm, hapni dritaret të dalin avujt e mërkurit dhe dilni jashtë shtëpisë. Mos merrni pjesë të ndihmoni të rriturit për të mbledhur ciflat e llampës.

Agjencitë qeveritare në Amerikë i kanë paralajmëruar qytetarët e tyre, se thyerjet kërkojnë kujdes gjatë pastrimit. Jim Berlow, drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ujit thotë: “Çdo problem trajtohet në pjesën më të madhe duke shpejtuar ventilimin e dhomës”. Ventilim domethënë ajrosje. “Nxirrni të gjithë njerëzit dhe kafshët jashtë dhomës për 15 minuta dhe lini dhomën të ajroset. Nëse keni një sistem të ngrohjes qendrore ose ventilimi apo kondicioner, mbyllini që të mos thithin avujt e mërkurit. Gjëja më e rëndësishme, është të mos e prekësh metalin e rëndë. Pas ajrimit të dhomës, pjesët më të mëdha të llambës duhet të hiqen nga sipërfaqet e forta me karton ose të hiqen me doreza për të shmangur kontaktin. Por këto vlejnë për të rriturit, jo për ju. Ata duhet të përdorin edhe shirita ngjitësi për të kapur ciflat e vogla.

Të gjitha materialet duhet të vendosen në një kavanoz xhami me kapak metalik.  Sipër kavanozit të vihet edhe një etiketë: “Kujdes! Mban mbetje të rrezikshme!” Qëllimi është të mos e mbledhin ata që riciklojnë qelqin. Specialisti Xhimi (Jim Berlow) thotë se qeset plastike nuk e mbajnë avullin e zhivës, kështu që nëse prindërit e kanë hedhur llampën e thyer në qese, ta largojnë nga shtëpia sa më shpejt.” Fshesa me korend ose e zakonshme duhet të shmanget, pasi mund të përhapë zhivën në pjesë të tjera të shtëpisë. Nëse gjeni të hedhura jashtë në rrugë llampa të tilla, mos i prekni, por njoftoni të rriturit për largimin e tyre.

Jo thjesht për kuriozitet, mërkuri i përfshirë në një llampë CFL mund të kontaminojë 190,000 litra ujë, në nivele që tejkalojnë Udhëzimet Kanadeze për Cilësinë e Ujit. Për këtë arsye General Electric (GE) deklaroi se do të ndalë prodhimin e CFL-ve në vitin 2016, në favor të ndriçimit LED. Por këto janë llampat zotëruese të tregut në Shqipëri dhe ne nuk e dimë për sa kohë ato do të zhduken.

EFEKTET E “KEQNDRIÇIMIT”

Rreziqet shëndetësore të llampave fluoreshente

Ashtu si një dietë e papërshtatshme ushqimore mund të shkaktojë kequshqyerje, një “dietë e keqe drite” dëmton. Dr. John Ott ka studiuar efektet e dritës natyrore dhe artificiale mbi bimët, kafshët dhe njerëzit që nga viti 1929. Eksperimentet e tij e bindën atë, se ndriçimi me spektër të plotë është aq thelbësor, saqë ai e konsideron dritën si pjesë të nevojave ushqyese të trupit. Pohimi i tij mbi rëndësinë e dritës mbi shëndetin bazohet në një numër studimesh. I tillë ishte ai në një shkollë në Florida në vitin 1973, në të cilën Dr. Ott zëvendësoi llampat fluoreshente (llampa të ftohta me dritë të bardhë), me llampa me ndriçim me spektër të plotë, në disa klasa. Kamerat e fshehta zbuluan se në klasat e para me ndriçim fluoreshent të ftohtë të bardhë, disa nxënës demonstruan hiperaktivitet, lodhje, nervozizëm dhe defiçit të vëmendjes. Në klasat me ndriçim me spektër të plotë, sjellja dhe performanca në klasë si dhe arritjet e përgjithshme akademike, janë përmirësuar ndjeshëm, brenda një muaji pas instalimit të dritave të reja. Disa fëmijë me aftësi të kufizuara ose hiperaktivë u qetësuan mrekullisht dhe kapërcyen disa nga problemet e tyre të mësimit dhe leximit.

“Llampat me mërkur paraqesin rrezik për shëndetin, kur llampa prishet ose hidhet në mbeturina”, thonë ekspertët. Ndërsa ne do t’ju themi: Këto llampa të ftohta ekonomike janë gjithnjë të rrezikshme, sepse ne nuk kemi asnjë mundësi t’u gjejmë atyre një strehë të sigurt, pasi digjen. Llampat fluoreshente janë drita të dëmshme jo vetëm prej mërkurit dhe jo vetëm kur thyhen. Ato emetojnë valë elektromagnetike përtej kufijve të autorizuar nga Komisioni Evropian (87V/ m). Valët elektromagnetike mund të shkaktojnë stres, çrregullime të gjumit dhe të rrisin rrezikun e kancerit. Përveç kësaj, ekspozimi ndaj fushave të forta elektromagnetike mund të shkaktojë ndërhyrje në stimulesit kardiakë (një pajisje që mbajnë në kraharor disa njerëz të sëmurë me zemër).

Ndërkaq, ekspozimi ndaj mërkurit mund të prodhojë efekte toksike në mushkëri, veshka, lëkurë, sy si dhe sistemin nervor, sistemin tretës dhe sistemin imunitar. “Elektriciteti i pistë” mund të shkaktojë migrenë, epilepsi, Autizëm, probleme me veshin e brendshëm, arritmi kardiake, dridhje, panik, lodhje, dhimbje koke, trullosje, ADHD, Depresion etj. Probleme dermatologjike si: Lupus, djegie UV të lëkurës, ndjeshmëri ndaj dritës. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka njohur faktin, se mbindjeshmëria elektrike (EHS) karakterizohet nga një sërë simptomash, që nuk janë specifike dhe dallojnë mes individëve.

Llampat fluoreshente janë drita të dëmshme jo vetëm prej mërkurit dhe jo vetëm kur thyhen. Ato emetojnë valë elektromagnetike përtej kufijve të autorizuar nga Komisioni Evropian (87V/ m). Valët elektromagnetike mund të shkaktojnë stres, çrregullime të gjumit dhe të rrisin rrezikun e kancerit. Përveç kësaj, ekspozimi ndaj fushave të forta elektromagnetike mund të shkaktojë ndërhyrje në stimulesit kardiakë (një pajisje që mbajnë në kraharor disa njerëz të sëmurë me zemër).

Pulat, vezët dhe drita

Në vitin 1987, një gazetë amerikane raportoi se pulat nën ndriçimin me spektër të plotë, jetonin dy herë më shumë, bënin më shumë vezë dhe ishin më pak agresive, se pulat e rritura nën ndriçimin fluoreshent. Pulat nën spektrin e plotë të dritës ishin më efektive në metabolizimin dhe shfrytëzimin e kolesterolit. Vezët që prodhonin kishin 25% më pak kolesterol, sesa vezët standarde. Përveç kësaj, vezët ishin më të mëdha dhe me lëvozhga më të forta.

Jetëgjatësia e llampave

Llampat halogjene zgjasin 2000 deri 4000 orë pune, dy deri në katër herë më shumë se një llambë inkandeshente. Një llampë LED ka të paktën 25000 orë ose 22 vjet përdorimi, e llogaritur nga programi i Energjise i qeverise Amerikane.

Vitaminat dhe drita

A është e mundur që drita artificiale të bllokojë përfitimet e disa vitaminave dhe mineraleve? Në librin e Dr. Hembold, tregohet se si drita e spektrit të plotë hyn në sy, stimulon trurin dhe lehtëson thithjen dhe shfrytëzimin e ushqyesve të veçantë. Kur mungojnë disa nga grupet e valëve të spektrit të dritës, disa vitamina dhe minerale nuk thithen mirë. Një studim i kryer nga Dr John Ott, zbuloi se minjtë që ishin nën ndriçim fluoreshent jetuan mesatarisht 7.5 muaj, ndërsa ata që jetuan nën diell natyral pa filtër ishin shumë më të shëndetshëm dhe jetuan mesatarisht 16.1 muaj.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *