Histaminat, shkaku i panjohur i çrregullimeve mendore

Njerëzit me histamina të larta janë të suksesshëm por në depresion, ata me histamina anomalisht të ulëta janë paranojakë

Joan Mathews Larson, Ph.D. 

A prodhon trupi juaj shumë apo pak histaminë? Një nga shumë zhbalancimet biokimike, që unë kam parë në Health Recovery Center (Qendrën e Rimëkëmbës së Shëndetit) gjatë dekadave të fundit, ishin nivelet e larta të parregullta të histaminës, (histadelia), që sigurisht ka shkaktuar frustrim si dhe humbje parash. Zakonisht, këta klientë histadelikë, pra që u prodhon trupi së tepërmi histaminë e që vijnë në zyrën time, janë njerëz me interesa të larta në jetë në përgjithësi. Duke qenë të pandreqshëm, njerëz të ngulët, ata kanë ardhur për një fiksim të çastit. Zakonisht ata janë seriozisht në depresion dhe disa prej tyre mund të kenë edhe përpjekje për vetëvrasje, vetë ose në historinë e tyre familjare. Ata nuk flenë shumë ose nuk flenë mirë. Ata bërtasin sapo t’u bjerë kapela dhe janë tmerrësisht impulsivë. Ata që kanë provuar drogat, kanë tendencë për të marrë heroinë ose narkotikë të tjerë dhe disa pinë alkool. Të gjitha këto droga bllokojnë histaminën dhe përmirësojnë simptomat e tyre përkohësisht. Shumë prej tyre kanë karrierë të suksesshme, të nxitur nga ‘një makinë energjie’ brenda tyre. Por ata janë shkatërruar nga brenda nga tensioni i vazhdueshëm dhe depresioni. Unë gradualisht fillova të njoh dhe ndërtoj  modelin e tyre, pas çdo pacienti të ri histadelik që më paraqitej:
Ata karakterizohen nga entuziazmi jorealist i lartë ditët e para kur nisin një terapi, por nuk kanë vullnet të qëndrojnë në të. Këta klientë impulsivë humbasin interesin, braktisin programin e tyre për t’u kthyer tek droga ose për të ndjekur një gjë tjetër. Më në fund, unë njoha karakteristikat e ngjashme të këtyre braktisjeve. Profilet e tyre përshtaten në mënyrë të përkryer me përshkrimin që u ka bërë Dr. Carl Pfeiffer personave me histamina të larta! Kuptova se ne duhet të ndërhyjmë menjëherë, duke përdorur formulën e Dr. Pfeiffer për uljen e histaminës. Bllokuesit natyrorë të histaminave përmbysin rrjedhën e ngjarjeve. Tani ne rrallë i humbasin pacientët histadelikë dhe ata janë disa nga mbështetësit më të zëshëm të këtyre metodave, pasi ata janë të mirë.
Çfarë është histimina?
Unë vë bast se koncepti juaj mbi histaminën është se trupi prodhon disa lëngje si përgjigje ndaj reaksioneve alergjike dhe shkakton teshtitje, mukus (sekrecion nga goja dhe hunda psh) dhe ënjtje. Ju nuk mund të kuptoni, se çfarë shkatërrimesh serioze mund të shkaktojë kjo substancë kimike, histamina! Brenda trurit, ajo ka një rol të rëndësishëm në të gjitha llojet e reaksioneve. Ajo shkakton që lotët tanë të rrjedhin, përcakton ndjeshmërinë tonë ndaj dhimbjes dhe epshin tonë seksual. Nëse nivelet e histaminës në tru bëhen shumë të ulëta, ne bëhemi paranojak dhe dyshues, ne mund të shohim apo të dëgjojnë zëra e figura të paqena. Ne ndoshta do të bëjmë plane madhështore, por kurrë nuk kemi energji për t’i kryer ato.
Kur nivelet e histaminës në tru fluturojnë jashtë kontrollit, simptoma të tjera të frikshme ndodhin. Tendenca për hiperaktivitet, sjellja e sëmurë dhe depresioni paraqiten. Ne mund të bëhemi të fiksuar pas seksit, mund të kemi frikë anormale, qajmë lehtë dhe mund edhe të mendojmë për vetëvrasje shpesh. Shumë politikanë të lartë-që kanë një fuqi energjike si dhe figura publike tregojnë një kombinim të histaminave të larta me epshin e madh seksual. Pa histaminën e tyre të tepruar, ata nuk do të nuk do të kishin karburant mjaftueshëm në karrierën e tyre aq intensive. Për fat të keq, dhënia e tyre e tepruar pas seksit, ndonjëherë është shthurje, pavarësisht se janë burrështetas të shkëlqyer. Pasi ne shohim veten dhe të tjerët në dritën e kimisë së trurit, ne priremi të bëhemi më mirëkuptues me sjellje përkatëse.
Shkenca zbulon një rregullore të re për trurin

Pasojat e çekuilibrit të histaminave në tru u zbuluan në Institutin e Psikiatrisë, Neë Jersey, në vitin 1966, ku Dr. Carl Pfeiffer dhe kolegët e tij përpiluan një metodë për të saktësuar përmbajtjen e histaminës në inde, e ndjekur nga analiza e gjakut. Me sa duket, truri i shumicës së skizofrenëve përmbanin nivele anormale të histaminës. Studiuesit panë 72 skizofrenë kronikë me histaminë anomalisht të ulët, që gradualisht u përmirësuan kur nivelet e tyre u kthyen në normale. Një tjetër grup i pacientëve skizofrenë treguan prodhim histamine shumë të lartë. Këta pacientë përjetuan një reduktim të dukshëm të simptomave, pasi nivelet e tyre të histaminës u sollën në nivel normal. Tashmë është e ditur mirë se mbi 2/3 e skizofrenëve kanë nivele anormale histamine. Megjithatë, shumë nga njerëzit që ne trajtojmë në Qendrën e Rimëkëmbjes së Shëndetit gjithashtu kanë nivele jonormale të histaminave dhe nuk janë skizofrenë.
Si punon histamina në tru
Në hipotalamus, histamina stimulon lirimin e neurotransmetuesve të rëndësishëm si serotonina, dopamina dhe norepinefrina. Një rol tjetër i histaminës në tru është për të kundërpeshuar dopaminën në atë zonë të trurit ku vijnë filtrat e informacionit ndijor. Me fare- pak histaminë, nivelet e dopaminës janë ngritur. Rezultati i histaminës shumë të ulët janë çrregullime apo edhe halucinacione, që ndjehen sikur mendja juaj është duke luajtur truket për ju. Simptoma të tjera psikiatrike zhvillohen kur histamina rritet anomalisht duke devijuar lirimin e këtyre neurotransmetuesve kyç – serotoninë, dopaminë dhe norepinefrinë. Kur kjo ndodh, do të shkaktojë mbistimulim, agresivitet, kompulsivitet dhe një tru që garon.

 

Shërimi i fëmijës nga zemërimi dhe pavëmendja

Rasti një fëmije me histamina të ulëta, që nuk sëmurej kurrë

Dr. Linus Pauling në “Psikiatria Ortomolekulare” na jep një histori për rastin e një personi me histaminë të ulët. “Pacienti është një fëmijë hiperaktiv mashkull i cili është në mënyrë të panatyrshme i shëndetshëm. Për shembull, pjesa tjetër e familjes mund të ftohej, por ky fëmijë i ulët në histamina nuk ftohej kurrë, ai nuk kalonte infeksion virusi. Ai ishte hipo-alergjik (nuk kishte alergji), ai mund të tregojë shenja minimale të dhimbjes, kur i merrnin gjak ne vena ose kur çahej. Por ndëshkimi trupor ishte relativisht i kotë, sepse një shuplakë shkakton dhimbje të vogël. Fëmija është vazhdimisht aktiv dhe fle dobët. Vëmendja është e shkurtër dhe të mësuarit është i dobët. Edhe pse aftësia e tij në disa zona mund të jetë e lartë kur testohet, një shkallë e lartë e mosperceptimit është e pranishme, si ndijore, kohore, trupi, vetja dhe perceptimi i të tjerëve.”
Një shembull i mirë i këtij profili është Seth, prindërit e të cilit na u lutën për të parë problemet e tij, pasi ai ishte “i pakontrollueshëm” në moshën 4 vjeç. Seth ishte një topolak fenomenalisht i shëndetshëm: asnjë ftohje, infeksion veshi apo gjëra të tjera. Ai dukej i shqetësuar vazhdimisht dhe i frustruar, nganjëherë shpërthente në zemërime të çastit. Në një nga këto raste, ai kishte thyer me dorë një llampë, por nuk tregoi asnjë dhimbje. Nëna e tij tha se ai nuk ka reaguar pas ndonjë dënimi (shuplake) për sjelljet e tij, kështu që disiplina ishte provuar relativisht e padobishme. Testet laboratorike të fëmijës Seth treguan se nivelet e histaminës ishin anomalisht të ulëta. Ne gjithashtu kontrolluam për alergji ndaj ushqimit dhe mjedisit, për metale të rënda dhe mangësi në lëndë ushqyese. Trajtimi u përqendrua kryesisht në ngritjen e histaminës në varg normal. Ushqimi gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm. Një dietë e lartë në proteina ​​ka punuar mirë pasi ajo siguron amino- acidin histidinë të nevojshëm, që lehtë konvertohet në histaminë. Karbohidratet e rafinuara, dmth sheqeri, mielli i bardhë, ushqimet hedhurina, janë të ndaluara. Seth kishte jetuar në miell të bardhë në formë të sanduiçeve, bukës së bardhë, biskotave, patatinave dhe makaronave. Ai i donte ëmbëlsirat. Këto u hoqën nga shtëpia e tij. Brenda disa javësh, zemrërimi i tij u ndal dhe ai ishte i qetë dhe fëmijë më i vëmendshëm. Seth ishte me fat, që korrigjoi kiminë e tij në një moshë të tillë të vogël. Unë shpesh shoh të rritur në mesmoshë, të cilët kanë luftuar me shumë pak histaminë gjithë jetës së tyre. Ata nuk e dinë se çfarë është e gabuar me ta, por ndjehen instinktivisht se diçka nuk shkon.

A keni histamina të ulëta? A jeni Histapenik?
Testi në vijim do të zbulojë këtë. (Një test laboratorik pas tij do të jetë një investim i mirë për konfirmim.)

  1. A keni ju shpërthime të aftës në buzë, gojë?
    2. A keni reagim të ngadalshëm seksual apo epsh të ulët?
    3. A keni dhimbje koke tensioni ose rrallë kanë dhimbje koke?
  2. A keni rritje të tepërt të qimeve të trupit?
    5. A keni tendencë për të pasur dhjam të tepërt në gjymtyrët e poshtme, ne vend se të jetë i shpërndarë njësoj në trup? Pra a jeni model dardhe?
    6. A keni shumë mbushje dentare amalgamë?
    7. A keni një kokë plot me plane të mëdha, por janë lehtësisht të frustruara?
  3. A ndjeni dyshim për njerëzit ose ndjeheni paranojak?
    9. A keni dëgjuar ndonjëherë zëra brenda kokës tuaj?
    10. A jeni në gjendje të duroni mirë dhimbjet?
    11. A keni tingëllim në veshët tuaj?
  4. A ftoheni pak ose aspak?
    13. A keni tolerancë të ulët për medikamente apo droga?
    14. A keni nevojë për të paktën 8 orë gjumë – a zgjoheni ngadalë në mëngjes?
  5. A lodheni lehtë?
  6. A është goja juaj zakonisht e thatë?
  7. A keni tendencë për dëshpërim, apo periudha të shkurtra që qani?
    18. A nervozoheni shpesh?
    Askush nuk i ka të gjitha këto simptoma. Por 10 apo më shumë simptoma
    sugjerojnë se duhet të bëni një test laboratorik për histaminat në gjak.

Histamina dhe prostaglandina E1
Nivelet e histaminës dhe nivelet PGE1 (të bëra nga acidet yndyrore esenciale Omega 6) shkojnë bashkë. GLA gjendet vetëm në qumështin e gjirit të nënës dhe në bimën aguliçja e mbrëmjes, shaja mjekësore dhe farat e rrushit. Kjo lloj Omega 6 unike ka treguar se prodhon prostaglandinat antiinflamatore PGE1, të cilat psh kundërshtojnë bronkokostriksionin (ngushtimin e udhëve ajrore) i shkaktuar nga histaminat e larta. (Shënim nga Molla: Është dokumentuar mirë se vaji Acidi-Gama-Linoleik (GLA) tek aguliçja e mbrëmjës pengon prodhimin e protaglandinave inflamatore dhe dhimbjeshkatuese. Pra, GLA ul dhimbjen. ….por dhimbja e ulët, mungesa e ndjeshmërisë normale ndaj saj, është tipar i personave me histamina të ulëta. Prandaj GLA nuk është për këta, por për personat me histamina të larta.

 

Terapia për depresionin e pas-lindjes dhe paranojat

Shumë persona paranojakë bëhen si bufat e natës, pjesërisht për të shmangur kontaktet sociale dhe stresin dhe zhurmat që janë përhapur gjatë ditës. Dr. Pfeiffer thekson se forcat gjeo- magnetike të diellit ndikojnë tek skizofrenët, po pakësohen gjatë natës. Duke qëndruar pa gjumë për disa netë do të prodhojë paranojë. Disa droga si kokaina, amfetamina do të prodhojnë paranojë duke ndërhyrë në gjumin normal. “Alkooli, barbituratet dhe pilulat e gjumit mund të demaskojnë paranojën e fshehur”. Dr Pfeiffer tregon për një nga mjekët në spitalin e tij i cili e përjetonte si një alarm zjarri kur dielli ngrihej në dritaren e spitalit!
Një medikament anti-epileptik si Dilantin, shkatërron acidin folik, i cili më në fund do të shkaktojë paranojë të ashpër dhe një gjendje të ulët histamine gjatë disa viteve të përdorimit. Pilulat e kontrollit të lindjes gjithashtu ngrejnë bakrin dhe mund të shkaktojnë probleme të ngjashme. Grumbullimi i bakrit në trurin e plakur të njerëzve prodhon humbjen e dëgjimit dhe paranojë. Prevalenca e shurdhimit është aq e lartë sa prek 30% në mesin e paranojakëve të rinj. Personi paranojak ka një aftësi të vërtetë për të zbuluar mospërputhjet e vogla, kundërshtimet apo kritikat ndaj tij në situatat e jetës, të cilën askush tjetër nuk i vë re. Këto janë të fryra në mendjen e tij, marrin rëndësi jo-reale. Çekuilibri biokimik që ka nevojë për korrigjim është niveli i tij i lartë i bakrit. Armiku imagjinuar thjesht ‘shkrihet’ me ribalancimin biokimik. (Marrë nga libri i Dr. Karl Pfeiffer, M.D., Ph.D. “The Schizophrenias Ours to Conquer”)

Kur shkaku i histaminave të ulëta është bakri i lartë në tru

Një pacient jetonte me dy ilaçe anti-depresive, Ëellbutrin dhe Effixor, por ende ndjehej në ankth dhe depresion dhe kishte periudhave të shkurtra që qante. Brett u ankua se ai kishte humbur dëshirën e tij për seks, ndjehesh i lodhur, ndjehej nervoz dhe i frustruar shumicën e kohës. Paranoja e tij në rritje kishte prekur marrëdhëniet e tij të punës. Testimi laboratorik tregoi jo vetëm nivele të ulëta histamine, por parregullsi në nivelet të larta të bakrit në flokët e tij, 8 herë mbi nivelin normal! Efekti toksik i bakrit rrjedh nga vetitë e tij si një nxitës nervor. Bakri i tepërt shkakton histapeni (histaminë të ulët) në tru. Bakri përmban enzima që rregullojnë histaminat dhe shumë bakër lejon degradimin  e histaminave. Nivelet e ulëta të histaminave nga ana tjetër, do të lejojnë që bakri të grumbullohet.
Bakri i lartë në tru mund të shkaktojë një gjendje nervozizmi, pagjumësie, dhune, depresioni, nervozizëm, paranojë, dhe presion të lartë të gjakut.
Për të trajtuar rastin përdorëm Formulën HRC për të trajtuar histaminat e ulëta dhe depresionin. Kjo formulë përfshin sasi të mjaftueshme zinku, mangani, niacine (B3) dhe vitamine C, të cilat ulin bakrin. Është gjithashtu e domosdoshme për të shmangur të gjitha multivitaminat që përmbajnë bakër. (P.S. Gazeta Molla e Shëndetit ka rekomanduar një formulë të ngjashme për rastin e një nëne të re me depresion të pas-lindjes. Edhe pse ajo nuk bëri asnjë analizë, që të tregojë nivelet e larta të bakrit, ne u bazuam në informacionin e Dr. William Walsh se depresioni i paslindjes shpesh rezulton nga nivele të larta të bakrit në tru, që rriten edhe më tej me marrjen e multivitaminave të gabuara me përmbajtje bakri. Gruaja kishte tentuar 1 herë vetëvrasjen. Krahas formulës, ne i sugjeruam të ndërpriste marrjen e një multivitaminë e cila përmbante bakër. Pas 21 ditësh, të afërmit na njoftojnë se gjendja e saj është përmirësuar shumë dhe ajo tani është në gjendje madje të kujdeset për foshnjën e saj. (Trajtimi punon edhe në rast se shkaku i depresionit nuk është bakri i lartë).

Një grup gjaku i ndjeshëm
Një lloj grupi gjaku është shumë i prirur për mbingarkesë në bakër. Ndër skizofrenët e shtruar në spital 50% janë histapenikë (histamina të ulëta)! Këta kanë grupin e gjakut A. Një i ri me këtë grup gjaku kishte nivelet e histaminës 22 (norma është 40-60 mg/ml). Ai u trajtua me formulën bazë vitaminë B2, Niacinë dhe zinku. Ai më tha se, pas 4 muajsh të rritjes së niveleve të histaminës, “zërat që dëgjonte në kokë, kishin ndaluar”. (Vazhdon rrëfimi i Prof. Larson).
Bakri dhe simptomat e pas-lindjes
Psikoza e Post- Lehonisë ka si shkak të mundshëm, bakrin e ngritur në masë të madhe dhe ceruloplazminën, për shkak të rritjes së nivelit të estrogjenit gjatë shtatzënisë. Deri në 8% e femrave që shtrohen në Psikiatri kanë një gjendje psikotike brenda dy javësh pas lindjes. Simptomat janë çorientim, depresion, çrregullime të gjumit, tendenca të vetë-shkatërrimit dhe paranojë. Nëna mundet të jetë aq e shqetësuar, sa ajo refuzon fëmijën e saj të vogël. E njëjta formulë për të ulur histaminat mund të përdoret për të ulur nivelet e bakrit. Në qoftë se nuk ka trajtim, bakri do të bjerë gradualisht në normalitet gjatë disa muajve të ardhshëm dhe kështu psikoza do të kalojë.

Formula e Dr. Pfeiffer për histaminat e ulëta

  • Vitamina C (Acid Askorbik – pa shtesa misri) 175mg
  • Niacin (ose Niacinamidë) 175mg
  • Acid folik 800 mcg
  • Vitaminë B12 (si Cyanocobalamin) 500mcg

 

Formula e zgjeruar për ulje të histaminave dhe paranojë

  • Vitaminë C
  • Histidinë
  • GLA (vaj i aguliçes së mbrëmjes)
  • Omega-3
  • Acid folik
  • Niacin
  • Zink
  • L-triptofan
  • Vitaminë B-12
  • Manganez

Paranojakët, tiparet dalluese të sjelljes së tyre

Pogo Walt Kelly përshkruan dilemën paranojake kështu: “Kemi takuar armikun dhe kjo na është!”

Paranoja është ndjenja joracionale dhe e vazhdueshme që ju jeni subjekt i vëmendjes së vazhdueshme dhe ndërhyrëse nga të tjerët në jetën tuaj. Ky mosbesim i pabazë ndaj të tjerëve mund ta bëjë të vështirë për një person me paranojë, që të funksionojë në mënyrë shoqërore ose të ketë marrëdhënie të ngushta. Paranoja mund të jetë një simptomë e një sërë diagnozash, duke përfshirë çrregullimin e personalitetit paranojak, çrregullimin deliroz (paranojak) dhe skizofreninë. Shkaku i paranojës është i panjohur, por gjenetika mendohet të luajë një rol. Simptomat: Simptomat paranoide mund të shkojnë nga të lehta në të rënda. Ata varen nga shkaku, por, përgjithësisht, një person që është paranojak mund të:

  • Mund të ofendohet lehtë
  • E gjen të vështirë të besojë të tjerët
  • Nuk përballet me asnjë lloj kritike
  • I jep kuptime të dëmshme vërejtjeve të njerëzve të tjerë
  • Është gjithmonë në mbrojtje
  • Është armiqësor, agresiv dhe argumentues
  • Nuk është në gjendje të bëjë kompromis
  • E gjen të vështirë, madje edhe të pamundur, ‘të falë dhe harrojë’
  • Supozon se njerëzit po flasin keq për të pas shpine
  • Është tepër dyshues
  • Nuk është në gjendje t’i besojë askujt
  • I ka marrëdhëniet të vështira
  • E konsideron botën një vend kërcënimi të vazhdueshëm
  • Ndihet e përndjekur nga bota në përgjithësi
  • Beson në ‘teoritë e konspiracionit’ të pabazuara
administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *