Çfarë është histamina dhe pse është kaq e rëndësishme?
Carl Pfeiifer studioi me më shumë se 20,000 njerëz skizofrenë dhe përcaktoi se 90% e tyre binte në tre nëngrupe bio-kimike: histamina të larta, histamina të ulëta dhe pyrroluri. Histamina është e rëndësishme në balancimin e aktivitetit elektrik të bërthamës accumbens, e cila është një zonë e trurit përgjegjëse për përgjigjet e sjelljes, duke filtruar informacionin ndijor në hyrje. Një bollëk hulumtimesh ka përcaktuar se njerëzit me skizofreni kanë aftësi të dobët për të filtruar hyrjen e informacion ndijor. Është raportuar gjithashtu se 15-20% e njerëzve me skizofreni kanë një nivel të lartë të histaminave në gjak dhe 30-40% e tyre kanë nivele të ulëta. Një person me skizofreni që ka histamina të larta është i nën-metiluar. Një person me skizofreni që ka histamina të ulëta është mbi-metiluar.
Njerëzit me histamina të larta janë gjetur me simptoma tipike të inteigjencës së lartë, mendime në boshllëk, halucinacione dhe çrregullime të mendimit të lehta, perfeksionizëm, konkurrencë, obsesion, detyrime, depresion vetëvrasës dhe sezonal, sfidim dhe fobi. Ata kanë nivele të ulëta të serotoninës dhe prandaj zakonisht përfitojnë nga barnat që rritin serotoninën si Zoloft, Prozac dhe Paxil. (Serotonina është dëshmuar në studime se rritet me bimën lule balsami). Individët me histamina të larta zakonisht kanë alergji sezonale. Individët me histamina të larta kanë nivele të larta të acidit folik. Edhe pse acidi folik është përdorur së bashku me B-12 në prodhimin e metioninës, gjithashtu është i përfshirë në prodhimin e histaminës së bashku me B-12. Rrjedhimisht, B12 dhe acid folik shmangen rreptësisht në ata me histamina të larta. Këta pacientë duhet të shmangin multivitaminat.
Ndërkaq, njerëzit me histamina të ulëta janë gjetur me simptoma tipike të nën-arritjeve, çrregullimet e mendimit dhe halucinacionet e tyre janë më të rënda se tek histadelikët, por mendimet paranojake me obsesione janë më pak të theksuara. Ata kanë tendenca depresioni vetëvrasjeje, depresion ciklik ose ankth. Bakri i tepërt dhe mungesa e zinkut, e diskutuar në mbingarkesat e metaleve të rënda, janë tipare tipike të personave me histamina të ulëta.
Artikulli është shkruar nga William J. Walsh, PhD, studiues, mbajtës i gjashtë patentave dhe autor i më shumë se 200 artikujve shkencorë dhe raporteve; themelues në vitin 1974 i Projektit të Ndihmës për të Burgosurit. Shkencëtar i lartë i Institutit të Kërkimeve Shëndetësore, Illinois. Ai ka bërë shumë prezantime në institucione të tilla si Shoqata Amerikanë e Psikiatrisë; Senati amerikan, Shoqata për Neuroshkencë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Mendor. Qendra Shëndetësore Pfeiffer është një klinikë ambulatore jo-fitimprurëse e specializuar në trajtimin e çrregullimeve të sjelljes, aftësive të kufizuara në të mësuar, hiperaktivitetit, autizmit, depresionit, çrregullimit bipolar dhe skizofrenisë.
DEPRESIONI VETËVRASËS, TEK NJERËZIT E SUKSESSHËM, ÇFARË FSHEH PAS
Histamina e lartë: Një formulë për sukses dhe tragjedi
Joan Mathews Larson, Ph.D.
Histamina e lartë (histadelia) tipare që janë të trashëgueshme në familje, mund të jenë një shpjegim për “dinastitë e suksesshme”, pasi familje të tilla janë të pajisura me llojin e energjisë, që shumica prej nesh vetëm e ëndërrojnë. Ata janë agresivë, produktivë, Tipi A i njerëzve që e drejtojnë veten në mënyrë obsesive në arritjen e suksesit. “Pishinat” (rezervat) e mëdha të histaminës që ata posedojnë, shkaktojnë neurotransmetuesit e trurit të mbikarikohen, të marrin karburant tepër dhe zjarr tepër. Kjo mund të rezultojë në:
1.) Histadelikët janë shpesh të mbistimuluar, pothuajse maniakë; Nxitjet, energjitë e tyre të sëmura mund t’i çojnë ata në pirje alkooli për të thyer tensionin e tyre të brendshëm dhe për të blerë pak paqe.
2.) Gjumi është një problem. Ata kanë gjumë të lehtë, zakonisht kanë nevojë për shtatë apo më pak orë gjumë. Pagjumësia mund të jetë e rëndë.
3.) Nëse nivelet e histaminave të tyre bëhen shumë të larta, fobia zhvillohet, kompulsionet dhe një gjendje e boshësisë perceptive, kur trupat dhe mendjet e tyre ndjehen të ndara nga njëra- tjetra, ose mendja ndjehet bosh, nuk është askund dhe ata kanë mungesë të vetëdijes për stimujt e brendshëm ose të jashtëm.
Këta njerëz janë perfeksionistë dhe “bërës” që kurrë nuk dinë se si të shlodhen. Ata janë perfeksionistë deri në detaje të parëndësishme. Histamina rrit metabolizmin e tyre qelizor, kështu që temperatura e trupit mund të jetë mbi normale dhe ata djegin ushqimin e tyre shpejt. Zakonisht histadelikët nuk kanë asnjë problem me shtimin në peshë. Në qoftë se ka një problem peshe, ajo vjen nga ushqimi dhe alergjia kimike që shkakton uri. Pas identifikimit dhe shmangies së këtyre shkaqeve alergjike, histadelikët ngadalë do të humbin peshën e padëshiruar të trupit (ky proces mund të zgjasë një vit të plotë) dhe të shërojnë nivelet e larta të energjisë natyrore, që alergjitë e tyre i kishin maskuar.
4.) Për shkak të normës së tyre të ngritur metabolike dhe temperaturës së lartë të trupit, trupat e tyre zhvillojnë anatomikisht mekanizma për të ndihmuar që të zhduket ngrohja shtesë: veshët, hunda, duart dhe këmbët mund të zgjerohen. Gishtat e këmbëve janë zakonisht të gjatë. Unë shpesh i pyes klientët për të më treguar gishtin e tyre të dytë. Në një histadelik, ai është shpesh më i gjatë, se gishti i tyre i madh. Ata gjithashtu kanë shumë- pak qime në fytyrë dhe gjoks, gjë që përsëri i ndihmon për të humbur më shpejtën ngrohjen e trupit, shtesë.
5.) Depresioni Suicidal i vë këta njerëz në rrezik të lartë, sepse ata kanë energji për të kryer një plan vetëvrasës dhe shtytje për të vepruar shpejt, pa menduar. Jo të gjithë histadelikët janë në depresion. Nuk dihet pse disa kanë depresion dhe të tjerët jo.
6.) Për shkak se histamina prodhon me bollëk sekrecione fluide, histadelikët kanë një mbiprodhim të pështymës, që mbron dhëmbët e tyre nga dëmtimi (pështyma vepron si një lloj pastruesi). Ndonjëherë, pështyma e tepërt shfaqet në qoshet e gojës së tyre. Orgazma seksuale e tyre është e lehtë për shkak të mukusit të tyre të shtuar. Ky mukus ndihmon spermatozoidin më të shpejtë mashkull, për të fituar garën për të fekonduar vezën. Familjet me histamina shumë të larta, prodhojnë fëmijë kryesisht meshkuj.
7.) Shumica e histadelikëve kanë një prag shumë të ulët të dhimbjes dhe do të mbireagojnë në dhimbje. Ata duke qënë të mbindjeshëm ndaj dhimbjes, ekzagjerojnë gjendjen e tyre. Dhimbjet e kokës dhe alergjitë respiratore janë të zakonshme.
Klani Kennedy
Shembulli 1 i familjes së histadelikëve të Amerikës
Një shembull klasik i gjenetikës së histaminave të larta është klani Kennedy (Kenedi): Pothuajse të gjithë ata posejdojnë pasion të jashtëzakonshëm dhe të paepur për arritjet. Ne i shohim ata të shpërblehen nga zbukurimet e dukshme të pasurisë dhe suksesit, por kështjellat e këtyre idhtarëve të shkëlqyer kanë edhe një anë të errët: për shkak të rrezikut maniakal, ata mund të përfundojnë në tragjedi shumë herë. Shfrytëzimi i tyre i egër seksual e ka kompromentuar reputacionin e tyre. Toleranca e tyre e lartë për alkoolin dhe drogat i bën të përfundojnë në kaos dhe vdekje dhe madje edhe vetëvrasje (biri i Bobby Kennedy-t.)
Unë besoj se rritja e kërdisë që ndodh me çdo brez të Kennedy-ve vjen nga statusi i përkeqësimit të kimisë së tyre të trurit prej alkoolit, drogës dhe streseve të jetës. Nëse Kennedit e rinj shpresojnë për të rimarrë pozitat e fuqishme që dikur kishin, ata duhet të rivendosin ekuilibrin e fuqishëm të kimikateve të trurit, në statusin e mëparshëm.
Varësia seksuale
Epshi i lartë i histadelikëve duket i vendos ata në telashe. Duke qenë besnik në një marrëdhënie, është një mënyrë e madhe për dikë që është i varur nga gëzimet e seksit. Unë kam pasur klientë, që përshkruajnë dhunën e tyre për të marrë një grua të përdalë ose lundrojnë në librari porno dhe përgjojnë pas aktiviteteve të tilla. Ata pretendojnë se kjo varësi nuk është ndryshe nga alkooli apo droga. Së fundi, i punësuari i cili ngacmon seksualisht bashkëpunëtorët përmes gjuhës së papërshtatshme ose prekjes, mund të vuajë nga një varësi seksuale. Terapia është sigurisht e nevojshme, por po aq e rëndësishme, është modifikimi i epshit histadelik, duke ulur nivelet e histaminave.
Shërimi i gruas së droguar, histadelike
Joan Mathews Larson, Ph.D.
Për vite me radhë unë e kam pyetur veten, se pse këta njerëz obsesivë, e nxisnin veten për ta pompuar me kokainë, amfetaminë dhe një ton me kafeinë dhe sheqer, që i nxiste ata më tej. Më në fund e kuptova: Shumë prej tyre janë përpjekur për të hequr depresionin kronik të zi, që nuk i përgjigjej ilaçeve kundër depresionit.
Qëllimi është për të ulur histaminat dhe shpesh depresioni zbehet shumë.
Më shumë histadelikë krijues kanë zbuluar se opiatet (heroina, morfina, opiumi, kodeina) janë lirues të fortë të histaminave. Alkooli gjithashtu ka disa veprime reduktuese të histaminave. Për fat të keq, secili prej drogave të mësipërme ka anën e saj të errët. Në kohën që histadelikët arrijnë në Qendrën e Rimëkëmbjes së Shëndetit, përdorimi i drogave i ka shtyrë ata në buzë të humnerës.
Karla, një grua profesioniste e re, e cila kishte përdorur edhe kokainë dhe alkool në sasi të mëdha për të kontrolluar depresionin e saj të zi, udhëtoi nga bregu lindor në Mineapolis për të kërkuar ndihmë në Qëndrën Shëndetësore të Rimëkëmbjes. Më në fund kisha rastin për të biseduar me të dhe për ta lehtësuar. Unë mund të them se ajo ishte histadelike pasi ajo e recitonte historinë e saj. Ajo ndjehej vetëvrasëse dhe e rraskapitur, por e shtynte veten me të keq. Ajo mund të pinte një litër alkool esëll. Kishte pasur shumë ankesa fizike: dhimbje të kockave, dhimbje koke, ethet e barit dhe dhimbje të barkut. Karla kishte një gojë me dhëmbë të bardhë të mrekullueshëm dhe gishtërinj të gjatë të këmbëve. Ajo ishte e hollë dhe tërheqëse, megjithatë ajo tha se hante çdo orë nga uria! Historia e saj e jetës përfshinte një tentativë vetëvrasjeje, pavarësisht shumë sukseseve me një pozitë të lartë shitjesh. Tani, alkooli kishte filluar ta posejdonte atë. Ajo kishtë rënë në kurthin e tij dhe nuk mund të balanconte më kiminë e trurit të saj me alkool. Pastaj ajo kërkontë lehtësim të depresionit me kokainë. Kjo e kishte vrarë! Ajo kishte qenë në një lloj programi të trajtimit një vit më parë, ku ajo kaloi 30 ditë duke i treguar një grupi të huajsh detajet intime të jetës së saj. Përvoja nuk bëri asgjë për të kontrolluar nivelet e saj të histaminës, që ushqyen depresionin e saj vetëvrasës dhe tensionin e brendshëm. Ajo tha se kishte frikë se unë do ta vija në të njëjtin lloj “trajtimi”.
Vetëm kur fillova t’i përshkruaja asaj të gjitha caqet e kimisë së saj dhe atë që duhej bërë, në mënyrë që biokimia e saj më në fund të sillte lehtësim, ajo filloi të më besojë. Ka kaluar më shumë se një vit, qëkur Carla përfundoi programin e Qendrës së Rimëkëmbjes së Shëndetit. Letra e saj e kohëve të fundit më tregoi se ajo është ende në një dietë të rreptë dhe duke ndjekur regjimin e saj natyror dhe ajo është e lirë nga depresioni dhe pa përkeqësim. Ajo përshkroi aktivitetet e saj të fundit, ajo tregoi se bleu dhe shiti dy shtëpi në muajin e kaluar, punon jashtë në palestër tri ditë në javë dhe ndjek klasa patinazhi katër herë në javë etj. Kjo është rasti i një personi me histamina ende të larta, por kontrolli i rreptë i terapisë ushqyese e lejon atë të gëzojë arritjet, pa dhimbjen e depresionit ose tensionin e brendshëm.
Histaminat e larta tek fëmijët energjikë, kreativë dhe rebelë
Duhet të rregullohet biokimia. Terapia Talk nuk ndryshon asgjë
Shumica e fëmijëve histadelikë janë shumë të vetë-motivuar dhe të orientuar drejt arritjeve. Megjithatë, disa janë aq të vetëdrejtuar, se ata nuk durojnë dot që të drejtohen dhe kontrollohen nga një prind apo mësues. Ato nuk mund të qëndrojnë dhe të bëjnë çfarë u thonë të rriturit. Këta të rinj bëhen shkatërrues brenda familjeve dhe klasave të tyre. Disiplina fizike (shpullat) vetëm se shkaktojnë që sjellja e tyre të bëhet më e intensifikuar. Ata nuk mundet që të bëjnë lehtë miq shokët e tyre, duke preferuar fëmijët shumë më të rritur ose të rriturit. Nëse nisni t’i këshilloni, ky do të jetë një dështim. Këta fëmijë kanë tendencë për t’u joshur në aktivitete. Kjo mund të jetë e dobishme për fëmijën që ndjek mësimet ose sportin, por do të paraqesë probleme, nëse fokusi është në aktivitete negative, si duke luajtur në mënyrë të tepruar lojëra video gammes (në tablet apo kompjuter). Përdorimi i drogës në mesin e adoleshentëve me histamina të larta (histadelikë) është pesë herë më i mundshëm, sesa tek të rinjtë me histamina të ulëta (histapenikë). Përdorimi i vazhdueshëm i drogave përkeqëson pabarazitë e sistemit nervor. Nëse ata fillojnë cigaren, ata mund të bëhen duhanpirës që pinë cigare varg. Është e rëndësishme të kanalizohen tendencat e tyre të ngulitura në një aktivitet produktiv.
Nëse dyshoni se fëmija juaj i përshtatet kësaj kategorie, një test i gjakut do të jetë në gjendje për të identifikuar nivelet e tyre të histaminave. Zakonisht nuk ka droga që ulin histaminat. Të kesh nivele normalisht të larta të histaminave është një bekim i vërtetë. Energjia e natyrshme është një avantazh konkurrues. Por rreziku qëndron në rritjen e histaminave në nivele të tilla, që çon në depresion, vetëvrasje apo varësi impulsive seksuale ose obsesione që janë të pakontrollueshme.
Depresioni vetëvrasës dhe disa shenja të histaminave të larta
Kompulsiviteti dhe frika anormale janë më të vështirat që të hiqen, edhe pasi depresioni është trajtuar
Jashtë kontrollit, nivelet e histaminave çojnë në depresion të rëndë në rreth gjysmën e histadelikëve, sipas një studimi nga Carl Pfeiffer MD. Ai ofron shembuj të histadelikëve që kanë vdekur prej vetëvrasjes, si Judy Garland dhe Marilyn Monroe. Mis Monroe dikur u shpreh për fotografët e lajmeve “funksioni im më i përsosur janë dhëmbët. Dhëmbët e mi nuk kanë asnjë dëmtim.” (Vetëm një person me histamina të larta do të jetë në gjendje të lajë dhëmbët e veta në aq shumë pështymë, saqë asnjë shkatërrim nuk do t’u ndodhë atyre.)
Nëse dikush është histadelik, mund të ketë disa raste vetëvrasjesh në historinë e tij gjenetike, dmth të afërm, paraardhës që kanë pasur një fund të tillë. Depresioni që shqetëson njerëz të tillë, nuk do të përgjigjet me terapitë kundër depresionit apo terapisë së shokut. Një diagnozë e hershme e histaminave të tepërta, është e rëndësishme për t’ju mbrojtur ju kundër kompulsivitetit tuaj, tensionit tuaj të brendshëm dhe idesë për t’i dhënë fund jetës.
Vetëvrasja e djalit tim adoleshent dukej se ndodhi pa paralajmërim. Ai kishte shumë karakteristika histadelike: energji të tepërt, gjithmonë aktiv, por dhoma e tij ishte e pabesueshme e rregullt. Ai hante vazhdimisht, por ishte i hollë (metabolizmi i shpejtë). Dhëmbët e tij ishin në formë të shkëlqyeshme. Në shumë mënyra, ai ishte një perfeksionist dhe shumë kreativ. Vendimi i tij për t’i dhënë fund jetës së tij erdhi pa paralajmërim për askënd. Megjithatë, sytë e tij ishin aq të depresionuar! I shoh këta sy ende, në sytë e shumë klientëve të rinj. Robi kishte një jetë të egër dashurie, të panjohur për mua. Vajza që nuk i kisha parë kurrë më parë, më përshkruan se si kishin mbërritur natën nga jashtë dritares së tij. Arkivi i tij u bë një depo e shënimeve të dashurisë (Në atë kohë isha i tronditur).
Pra, ka shenja paralajmërimi që broshurat e zakonshme që udhëzojnë për shenjat e vetëvrasjes, nuk i përmendin. Kandidatët më të mundshëm janë të depresionuarit kompulsivë histadelikë, fëmijë dhe të rritur. Tabela e mëposhtme tregon se me trajtimin, depresioni hiqet shpejt, por kompulsiviteti me frikë anormale janë më të vështirat për t’u trajtuar dhe simptomat e fundit që largohen.
Marrë nga Dr. Karl Pfeiffer, M.D., Ph.D. “Schizophrenias Ours To Conquer”
Terapia e vetme që trajton depresionin histadelik
Inositol ka një efekt qetësues në nervat e shtyllës kurrizore, të trurit dhe lëngun cerebrospinal, dhe prodhon efekte anti-ankth, të ngjashme me drogën, Librium. Dozimi është një lugë e gjysmë çaji Inositol pluhur, tri herë në ditë me ushqim. Ky pluhur ka shije të mirë
Nivelet e histaminës do të ulen dhe simptomat zvogëlohen në përgjigje të dozave ditore të metioninës, një amino- acid i cili në mënyrë të konsiderueshme detoksifikon histaminën duke metiluar strukturën unazore në formimin N-metil-histaminës në tru. Doza tipike është një kapsulë 500 mg, merret katër herë në ditë. Kalciumi i marrë në mëngjes dhe në mbrëmje liron rezervat shtesë të histaminës dhe ul nivelet në trup. Magnezi vepron si një qetësues natyral. Nëse niveli juaj i histaminës është jashtëzakonisht i lartë, mjeku mund të përshkruajë drogën Dilantin (fenitoinën) që punon me shpejtësi për të ndërhyrë dhe sjellë histaminat në normalitet. Doza është 100 mg mëngjes dhe në mbrëmje. Unë nuk i kam pëlqyer efekte anësore që sjell Dilantin, kështu që përdorimi i saj duhet të jetë i rezervuar për raste të vështira.
Shmangni një dietë të lartë në proteina, pasi shumica e proteinave përmbajnë histidinë, amino-acid nga i cili sintetizohet edhe më shumë histaminë. Një dietë e preferueshme është e lartë në perime dhe fruta.
Në Qendrën e Rimëkëmbjes ka substanca të tjera që adresojnë në mënyrë specifike obsesivitetin. Një studim nga J. Yaryura-Tobias, MD vërtetoi se triptofani dhe bashkë-enzimat e tij, vitamina C dhe vitamina B6, stabilizojnë pacientët maniakalë-obsesivë brenda gjashtë muajve, duke përdorur triptofanin për të rritur neurotransmetuesin serotoninë për qetësimin e trurit. Dozimi është një kapsulë 500 mg, dy herë në ditë në mes të ngrënies. Kjo dozë e kombinuar me një sasi të vogël Lule balsami (5 miligram në ditë) duket se punon mrekullisht mirë në raste të vështira. Studimi i Dr. Yaryura-Tobia do të kishte prodhuar rezultate shërimi edhe më herët se gjashtë muaj, në qoftë se do ta kishte kombinuar trajtimin edhe me vitamina B dhe Inositol. Një studim izraelit i kohëve të fundit, botuar në Gazetën Amerikanë të Psikiatrisë raporton se vitamina B, Inositol, në mënyrë efektive eliminon simptomat e çrregullimit obsesiv-kompulsiv gjatë një periudhe gjashtë javë dhe ndryshe nga trajtimet aktuale të drogës nuk ka absolutisht asnjë efekt anësor! Inositol punon duke rregulluar veprimin e serotoninës brenda qelizave nervore. Inositol ka një efekt qetësues në nervat e shtyllës kurrizore, të trurit dhe lëngun cerebrospinal, dhe prodhon efekte anti-ankth, të ngjashme me drogën, Librium. Dozimi është një lugë e gjysmë çaji Inositol pluhur, tri herë në ditë me ushqim. Ky pluhur ka shije të mirë.
Histadelikët do të përfitojnë nga rritja e nivelit të varfëruar të acetilkolinës në trurin e tyre. Marrja e pararendësit të fosfatdilkolinës mund ta bëjë këtë. Acetilkolina stabilizon membranat e trurit, në masë të madhe përmirëson disponimin dhe rikthen kujtesën afatshkurtër. Ne përdorim CDP choline. Shmangni marrjen e multivitaminave ose vitaminave B-kompleks që përmbajnë acid folik dhe vitaminë B12, dy prej të cilave rrisin rezervat e histaminave të trupit. Ju do të duhet të merrni vitaminat e tjera B veç e veç, pasi ato luajnë një rol të madh në stabilizimin e sistemit tuaj nervor. (Kujtoni numrin e shkuar trajtimin e personave histapenikë, pra me histamina të ulëta, që duhet të trajtohen mes të tjerave me acid folik dhe B12).
Një fjalë rreth bashkëpunimit të mjekut tuaj
Trajtimi i pabarazive të histaminës me kimikate natyrore është një shembull i mjekësisë ortomolekulare dhe siç shprehet Dr. Hugh Riordan, “Mjekësia ortomolekulare nuk është përgjigje për ndonjë pyetje të paraqitur në shkollën mjekësore.” Nëse ju përshtatet profili i histaminave tepër të larta ose të ulëta, ju meritoni të dini me saktësi shkencore, se cila është pamja e vërtetë. Ndërsa bëni teste laboratorike, mund të zbuloni se doktori juaj nuk mendon njësoj për këtë hulumtim. Mos hiqni dorë nga konfirmimi i përgjigjes së laboratorit. Nëse mjeku juaj nuk është i gatshëm të bashkëpunojë, është koha për të gjetur një mjek të ri. Refuzimi i këtij informacioni të nevojshëm nuk ndikon fare tek doktori juaj, por ai mund t’ju dënojë për gjithë jetën, që të luftoni me çekuilibrimet e trurit tuaj.
TESTI/A keni ju histamina të larta?
Tabela e mëposhtme është përdorur në Qendrën e Rimëkëmbjes së Shëndetit USA, për të përcaktuar mundësinë e histaminave të tepërta në gjak.
Po
Asnjë
- A keni tendencë për të teshtirë nën rrezet e diellit të ndritshëm?
- A ishit një adoleshent i turpshëm dhe i mbindjeshëm?
- A mund të lotoni lehtësisht dhe nuk jeni të shqetësuar nga mungesa e pështymës apo goja e thatë?
- A e keni dëgjuar pulsin në kokën tuaj mbi jastëk gjatë natës?
- A keni dhimbje të shpeshta të muskujve?
- A keni një ndjeshmëri të lartë ndaj dhimbjes?
- A keni orgazma të lehta dhe tepër epsh?
- A ju kap dhimbje koke rregullisht?
- A e ndjeni mendjen tuaj të shkojë bosh?
- A keni alergji sezonale, si ethe të barit?
- A keni gjumë të lehtë, jo të thellë?
- A keni nevojë për vetëm 5 deri në 7 orë gjumë çdo natë?
- A digjeni me shpejtësi nga ushqimet?
- A keni menduar seriozisht për vetëvrasjen?
- A mund të toleroni doza të larta të ilaçeve apo drogës?
- A keni veshë të mëdhenj dhe gishta të gjatë të këmbëve? (Gishti i dytë, më i gjatë se i pari)
- A jeni të varur nga droga, alkooli apo sheqeri?
- A jeni tip obsesiv, tipi A i personit i cili e nxit veten për të qenë një perfeksionist?
- A jeni impulsiv?
- A janë djemtë që mbizotërojnë në mesin e vëllezërve dhe motrave tuaja? (më shumë në numër)Mos prisni që të keni të gjitha këto simptoma.10 apo më shumë do të kërkojnë konfirmimin e histadelisë nga një test i gjakut.
Ushqimet e fermentuara u bëjnë keq histadelikëve
Nga Emma Rose
Ndërsa hulumtimet gjithnjë e më të fundit konfirmojnë rëndësinë e mikrobiomës së zorrëve, ushqimet e fermentuara kanë fituar popullaritet. Ushqimet e fermentuara si kimchi, kefir dhe lakër turshi përmbajnë nënproduktet e dobishme të fermentimit si dhe mikrobet e gjalla për të rritur diversitetin tuaj në zorrë dhe për të mbështetur performancën më të mirë mendore dhe fizike.
Përkundër studimeve që mbështesin këto pretendime, jo të gjithë e ndiejnë përfitimin kur bëhet fjalë për këto fermentime. Histaminat janë nënprodukte të fermentimit të prodhuar nga baktere të caktuara. Ushqimet e fermentuara kanë efekte që ndryshojnë nga individi në individ. Nëse i toleroni ato, përfitimet mund të jenë të mrekullueshme. Këtu është udhëzuesi juaj i shpejtë për të kuptuar histaminat në ushqimet e fermentuara, se si funksionojnë, dhe si t’i kufizoni ose t’i shmangni sipas nevojës së trupit tuaj.
Perimet janë probiotikë të fuqishëm
Antibiotikët e tepruar, toksinat mjedisore dhe ushqimet shumë të përpunuara ose toksike mund të shkaktojnë kërdi në mikrobiotën tuaj, duke e dëmtuar diversitetin mikrobik dhe duke dëmtuar membranat e zorrëve. Kur ekuilibri i biomasës së zorrëve është prishur, trupi juaj ndjehet i lodhur dhe i dobët. Në fakt, një zorrë e zhbalancuar është e lidhur me probleme të ndryshme si diabeti, trashja, depresioni, ekzema dhe sindromi i zorrës nervoze. Ushqimet e fermentuara përmbajnë mikroorganizma të gjalla dhe sigurojnë një dozë vitale të diversitetit në zorrën tuaj. Studimet i kanë lidhur ushqimet e fermentuara dhe rritjen e diversitetit të mikrobeve në zorrë, me përmirësimin e imunitetit, menaxhimin më të mirë të peshës, shëndetin kardiovaskular, metabolizmin e glukozës dhe madje edhe funksionin njohës.
Një ekuilibër i shëndetshëm i baktereve të zorrëve gjithashtu luan rol në moderimin e inflamacionit dhe dietat që përmbajnë ushqime të fermentuara zvogëlojnë stresin oksidativ duke ndihmuar në reduktimin e sëmundjeve kronike si artriti, fibroza ose depresioni.
Procesi i fermentimit gjithashtu rrit vlerat e një ushqimi, duke thyer anti-ushqyesit dhe duke rritur përthithjen e ushqyesve. Bakteret e shumë fermenteve gjithashtu prodhojnë komponime të dobishme që u japin këtyre ushqimeve vlera antioksidante, anti-mikrobike, antifungale, anti-inflamatore, anti-diabetike dhe anti-aterosklerotike. Nënproduktet e fermentimit nga këto baktere përfshijnë vitaminat, enzimat dhe peptidet e dobishme si acidi linoleik i konjuguar.
Histaminat në ushqimet e fermentuara
Probiotikët mund të prodhojnë amina biogjenike, siç është histamina e njohur. Nëse ushqimet e fermentuara ju japin të përziera, skuqje, fryrje ose siklet, ju mund të jeni më të ndjeshëm ndaj baktereve apo ushqimeve që prodhojnë histamina. Histaminat janë neurotransmetues që ndikojnë në funksionimin e trurit dhe shëndetin imun. Në një përgjigje alergjike, qelizat maste (një pjesë e sistemit tuaj imunitar) çlirojnë histamina, duke shkaktuar inflamacion të shpejtë për të rritur rrjedhjen e gjakut dhe për të lejuar që qelizat imune të reagojnë ndaj një ndërhyrësi. Kjo çon në ato simptoma klasike të alergjisë si sy të fryrë, të njomë; dhimbje koke; skuqje të lëkurës; ose hundë të zëna ose të lagështa. Histaminat gjithashtu formohen kur bakteret thyejnë proteinat, si gjatë fermentimit dhe gjatë tretjes në zorrë. Histamina nga ushqimi nuk është problem, por gjenetika ose zorra e dëmtuar mund të çojnë në nivele të ulëta të enzimave të nevojshme për të prishur sasinë e histaminave. Intoleranca e histaminave ndodh kur trupi juaj nuk mund të metabolizojë sasinë e histaminës në dietë dhe fillon të grumbullohet në gjakun tuaj, duke dërguar trupin tuaj në gjendje paniku. Një ngritje e histaminës mund të duket shumë si alergji ose ndjeshmëri ushqimore, por shenjat kanë tendencë të jenë të ngadalta, delikate dhe madje kronike, duke e bërë të vështirë identifikimin. Simptomat e intolerancës së histaminës përfshijnë acarim të lëkurës, shtrëngim të i fytit, rritje e rrahjeve të zemrës, hundët të bllokuara me sekrecion, migrenë, lodhje, urth, probleme me inflamacionin dhe shtimin në peshë.
Cilat baktere prodhojnë histamina?
Kur një ushqim fermentohet, disa baktere konvertojnë aminoacidin histidinë, në histaminë. Në të njëjtën kohë, bakteret e tjera mund të shkatërrojnë në mënyrë aktive histaminën. Ky ekuilibër i baktereve përcakton përmbajtjen e histaminës në ushqime të fermentuara.
Bakteret prodhuese të histaminës: Lactobacillus casei, Lactobacillus reuteri dhe Lactobacillus bulgaricus (të gjetur në shumicën e koseve dhe ushqimeve të fermentuara si turshitë, kefiri etj).
Bakteret neutrale: Thermophiles Streptococcus (edhe në kos) dhe Lactobacillus rhamnosus (ky rregullon receptorët e histaminës dhe zvogëlon inflamacionin)
Bakteret degraduese të histaminës: Bifidobacterium infantis, Bifidobacterium longum, Lactobacillus plantarum dhe Saccharomyces boulardii (në maja)
Lakra turshi, kombucha dhe turshi të tjera mund të rrisin diversitetin e mikrobeve dhe t’ju sjellin një mori përfitimesh, por vetëm nëse ato kultura bakteriale pajtohen me ju. Ju mund të toleroni disa lloje, por vetëm prova e tregon këtë. Eksperimentoni me produkte të fermentuara të bëra me perime organike dhe largohuni nga aditivët artificialë. Për fat të mirë, ushqimet në zonën e gjelbër janë të ulëta në histamina, kështu që fermentimet e bëra me këto ushqime kanë më pak gjasa t’ju shkaktojnë lodhjen e histaminave. Shmangni: Kos dhe djathra të zakonshëm, të blerë në dyqan, pasi shumica janë të fermentuar me Lactobacillus casei, Lactobacillus reuteri dhe Lactobacillus bulgaricus. Shmangni produktet e sojës së fermentuar, përmbajnë nivele shumë të larta të histaminës dietike.
Shmangni uthullën e mollës: Ky produkt krenohet me një mori përfitimesh për ata që e tolerojnë atë, por shpesh është i lartë në histamina. Shmagni ushqimet e fermentuara në shtëpi: Ndërkohë që mund të jetë e vërtetë që askush nuk e bën turshinë si gjyshja, është pothuajse e pamundur të dihet se cilat baktere janë në fermentet e shtëpisë.