Muzika zgjeron enët e gjakut, prodhon oksidin nitrik

Shkencëtarët: Po kërkojmë  receta jo-farmakologjike dhe mendojmë se e kemi gjetur: Është Muzika!

 Nga David Mcnamee
Muzika mund të përmirësojë shëndetin e zemrës dhe të ulë nivelet e kolesterolit të keq. Sipas një studimi të ri të Universitetit Maryland, në qoftë se një pacient dëgjon 30 minuta muzikën e tij të preferuar, kjo e bën atë më shumë se të relaksuar mendërisht. Ai ka përfitime direkte fizike, që duken në zgjerimin dhe pastrimin e enëve të gjakut. Metoda është provuar në disa pacientë në Amerikë dhe kjo është mirëpritur nga ekspertët britanikë. Muzika shkakton lirimin në gjak të oksidit nitrik, që ndihmon për të parandaluar mpiksjen e gjakut dhe kolesterolin e dëmshëm. Hulumtuesit kanë gjetur se këngët nga Red Hot Chili Peppers dhe Madonës mund të përmirësojnë durimin, ndërsa simfonitë shekullit të 18-të përmirësojnë fokusin mendor. Megjithatë, kur është fjala për efektin në gjak, çelësi nuk është aq shumë lloji i muzikës, por çfarë dëgjuesi preferon. E njëjta gjë është e vërtetë edhe për volumin dhe ritmin. “Efekti muzikë zgjat në gjak vetëm për pak sekonda, por përfitimi akumulues i melodive preferuara zgjat dhe mund të jetë shumë pozitiv në njerëz të të gjitha moshave,” citon ‘The Times’ Michael Miller-in, drejtorin e Qendrës për Kardiologjinë Prandaluese në Universitetin e Maryland. Ai thotë: “Ne jemi duke kërkuar forma të reja mjekimi jo-farmakologjike, për të përmirësuar shëndetin e zemrës në pacientët tanë dhe mendojmë se e kemi gjetur recetën: Kjo është muzika”.
Studimi tregoi se tek meshkujt jo-duhanpirës dhe gratë me moshë mesatare 36 vjeç, diametri i enëve të gjakut u zgjerua me 26% kur dëgjuan muzikën e preferuar. Miller tha se zgjerimi i enëve të gjakut tregonte se molekula magjike e oksidit nitrik ishte duke u lëshuar në të gjithë trupin, ndërsa kolesteroli LDL ishte duke u zbërthyer.
Por ai paralajmëroi gjithashtu, se duke dëgjuar muzikë të rëndë, si heavy metal dhe rap (disa nga rrymat e forta muzikore), mund të tkurren enët e gjakut me 6%. Miller gjithashtu këshilloi prindërit për të shmangur dëgjimin e muzikës nga fëmijët e tyre adoleshentë, në rast se kjo lloj muzike i shqetëson, pasi efekti negativ i ekspozimit ndaj saj është ekuivalent me ekspozimin pasiv ndaj duhanit. Muzika ka qenë e përfshirë në praktikën mjekësore që nga koha e Hipokratit. Megjithatë, ka pasur shumë pak kërkime për t’i mbështetur përfitimet e saj. Por një grumbull kërkimesh të përpunuara në 2012 tregon ndikimin e muzikës në hipotalamus, gjendrën e hipofizës, në veshka, në sistemin nervor simpatik (SNS) dhe sistemin imunitar. “Si një mjek integrues dhe mjek i mjekësisë tradicionale kineze, fuqia shëruese e muzikës ka qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e praktikës sime dhe të jetës familjare”, thotë pionieri i mjekësisë integruese, Dr. Isaku Eliaz. “Harmonia dhe tempi ndihmojnë të sinkronizohen ritmet e botës natyrore me muzikën e zemrës”.
Është provuar se muzika rrit aktivitetin metabolik, ndikon për të parandaluar dështimin e punës së zemrës, ndihmon funksionin e tretjes së ushqimit dhe perceptimin e dhimbjes. Studime të tjera kanë treguar se pacientët pas ndërhyrjeve kirurgjikale, qetësohen më mirë nën efektin e muzikës dhe tashmë kjo është një terapi që po hyn gjithnjë e në më shumë spitale e pavijone. “Dr. Eliaz thotë: “Muzika ndihmon trupin të shërohet në një nivel molekular.”

Koralet kanë efekt si Joga për zemrën dhe mushkëritë

Të kënduarit në kor, rrit unitetin e mendimeve. Koret mund të futen në shkolla dhe qendra pune

King College Choir
Ne e dinim se të kënduarit ishte i mirë për ju, por tani një studim i ri nga Suedia ka treguar se të kënduarit në kor është më i mirë sesa Yoga. Muzika korale ka treguar dobi për zemrën e këngëtarëve. Shkencëtarët në Universitetin e Goteborgut në Suedi zbuluan se frymëmarrja e këngëtarëve dhe pulsi shpejtohen dhe ngadalësohen në të njëjtin ritëm. Studimi përfshiu 15 këngëtarë me tri ushtrime të ndryshme korale. Ata kënduan një himn të njohur suedez “Härlig AR Jorden”, një këngë të thjeshtë dhe një Mantra të ngadaltë. Pas matjes së rrahjeve të zemrës, studiuesit gjetën se melodia e muzikës dhe struktura kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me punën e zemrës së çdo koristi dhe të kënduarit në unison ka një efekt sinkronizues. Kërkime të tjera nga Björn Vickhoff treguan se këngët me fraza të gjata arritën të njëjtin efekt si ushtrimet e frymëmarrjes në Yoga. “Me anë të këngës, ne mund të ushtrojmë kontroll mbi fuqinë mendore” shpjegon Vickhoff, autori kryesor i studimit. Ashtu si sinkronizimi i rrahjeve të zemrës, shkencëtarët tani po testojnë nëse muzika në kor krijon mendime të sinkronizuara. Ata shpresojnë të provojnë që të kënduarit së bashku mund të përdoret për të forcuar marrëdhëniet e njerëzore në shkolla, kolegje dhe qendra pune.

 

Muzika metal shkakton gjakderdhje në tru

Lëkundjet e fuqishme të kokës, që shoqërojnë zakonisht rrymat e forta muzikore si metal, hard rock mund të shkaktojnë dëmtim të trurit, thonë mjekët gjermanë. Sipas tyre, rreziqet e ‘Headbanging’ (përplasjeve të kokës në kundër-ritëm me muzikën, tashmë janë të provuara. Një burrë 50-vjeçar pësoi gjakderdhje në tru pas një koncerti të grupit të rokut, ‘Motorhead’. Burri u ankua për dhimbje koke të vazhdueshme, kur u trajtua nga neurokirurgët e Shkollës së Hannoverit, katër javë pas koncertit rok. Hetimi zbuloi një mpiksje gjaku në anën e djathtë të trurit të tij, që kirurgët e hoqën me sukses. “Përplasjet e kokës, lëvizjet e fuqishme para-pas çojnë në ngushtimin dhe dëmtimin ose këputjen e venave”, thotë dr. Dr Ariyan Pirayesh dhe kolegët. Ata thanë se pacienti që kërkoi të mbetej anonim në studimin e tyre, nuk kishte pasur histori të traumave të kokës dhe as abuzim me drogat. Por ai tha se kishte luajtur me kokë në një koncert një grupi disa javë më parë.

Headbanging është një lëvizje e dhunshme dhe ritmike e kokës në kohë me muzikën hard rok ose muzikën e rëndë metal. Kjo lëvizje e kokës është parë për herë të parë në fillim të viteve 1970 dhe ‘Motorhead’ ishin një nga grupet që e popullarizuan me shpikjen e këngëve të shpejta dhe me një temp deri në 200 rrahje në minutë të kokës. Tre raste të tjera më hematoma subdurale (ose gjakderdhje në tru) kanë qenë të lidhura me Headbanging (lëkundjet e dalldisura të kokës, kur flokët rrahin si kamzhik). Skanimi i trurit tregoi hematoma kronike. Mjekët gjermanë arritën në përfundimin: “Ne supozojmë se lëkundjet e çmendura të kokës çojnë në dëmtim të venave duke shkaktuar hemorragji në tru.”  Shkencëtarët po vazhdojë me të tjera studime mbi Rock’n’Roll-in.    Tundja e kokës në muzikën metal ka qenë e lidhur edhe me komplikime të tjera si dhimbje qafe dhe shpine.

 

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *