Bluja mbretërore e bimës, që ndalonte marramendjen e detarëve, konfirmohet nga studimet edhe për kujtesën dhe isheminë e trurit

  Flota Ilire dallonte për anijet e saj të lyera me blunë mbretërore të mëtrikut, e cila simbolizonte në Europë mbrojtje ndaj shpirtrave të këqij, helmit, gjarprit, përmbytjes. Detarët e përdornin për të parandaluar marramendjen, vjelljen dhe zhurmat në vesh

Nga Elizabeth J. Pyaitt

Vinca major, mëtriku është një bimë vendase në Ballkan, Spanjë dhe Francën jugore, e emigruar në Amerikë, bimë envazive (pushtuese). Ajo pëlqen lagështinë, pyjet, gardhet dhe brigjet përgjatë lumenjve. Ne kemi gjetur një lidhje interesante mes saj dhe vendasve. Çdokush që ka qenë në një restorant grek ka parë ndoshta flamurin bardheblu ose kulmet blu të Santorinit. Fotografi Tom Dempsey ka realizuar disa foto të jashtëzakonshme blu nga Greqia. Kulmet dhe gardhet, kornizat e dritareve dhe anijet janë lyer me blunë e mëtrikut, bluja e vërtetë “mbretërore” e Evropës. Nëse ju shikoni në Mesdhe përreth, nuk është e habitshme që shumica e njerëzve do ta konsideronin blunë, ngjyrë “interesante”. Flota Ilire dallonte për anijet e saj të lyera me blunë mbretërore të mëtrikut, e cila simbolizonte në Europë mbrojtje ndaj shpirtrave të këqij, helmit, gjarprit, përmbytjes. Detarët ilirë e përdornin për të parandaluar marramendjen, vjelljen dhe zhurmat në vesh. Flota ilire që zotëronte Detin Adriatik, Jon, Egje dhe Mesdhe e kishte ngjyren e vet simbol dhe furnizimi me lulen e metrikut ishte pjesë e çdo ngarkese ushqimore.

Por duket se ngjyra ishte më shumë se simbolikë për këta popuj. Ajo ishte medicinë dhe kjo sot është provuar.

Duke cituar një studim nga Morris, J.B., Wang, M.L. në simpoziumin ndërkombëtar mbi bimët medicinale Nutraceutikale, disa specie bimore, midis tyre mëtriku, përmbajnë anthocianinë-antioksidanti përgjegjës për ngjyrën blu. Ky kimikat i prodhuar në gjethe, mantelet e luleve dhe fara në shumë specie bimore ofron mbrojtje nga sulmi i insekteve si dhe rritjen e shëndetit për njerëzit. Përmbajtja më e lartë e anthocianinës ndër lulet, është vërejtur në lulen mëtrik (mbi 17 %). Anthocianinat (për të cilat janë të shquara frutat blu të pyllit si boronica e zezë e egër, shtogu, manaferra, mërsina (boronica e qenit), rrushi i pyllit (rrushi me erë) -shpjegimi nga Molla) janë antioksidantë dhe veprojnë si agjentë kemopreventivë dhe antitumoralë. Anthocianinat kanë vlerë potenciale në industrinë nutraceutikale (suplementet). Këto indekse të specieve bimore do të ndihmojnë mbarështuesit dhe shkencëtarët për zhvillimin e kultivarëve të pasuruar me anthocianina.

Culpepper thotë se “Mëtriku ndalon gjakderdhjen nga goja dhe hunda, në qoftë se përtypet dhe mund të përdoret me përparësi në raste histerie.” Vinca major është përdorur në praktikën bimore për vetitë e saj astringente dhe tonike në menorrhagia dhe hemorragji. Për të hequr mukusin në zorrë dhe mushkëri, çaji i mëtrikut është një ilaç i mirë. Sipas kërkimeve intensive të Mollës së Shëndetit,  në vitin 1923, një interes të madh ndezi në botën mjekësore deklarata se specia Vinca major, mëtriku vjollcë- blu, kishte fuqinë për të kuruar diabetin dhe ndoshta do të ishte një zëvendësim efikas për Insulinën. Mëtriku blu i Gadishullit Ilirik ka kohë që përdoret nga herbalistët për këtë qëllim. Sipas autorit gjerman Thomas Meyer, varianti ilirik gjendet ende sot vetëm në ish-Jugosllavi, Shqipëri dhe Bullgari.

Referuar faqes së Universitetit të Miçiganit, mëtriku, variant vinca minor, përmban një kompleks, që redukton tringëllimën në vesh (tinitusin), kur është për shkak të rrjedhës së dobët të gjakut. Vinca minor përmban një kompleks të njohur si vincamine, i përdorur në Gjermani për të ndihmuar në uljen e tinitusit.

Në katalogun “Medicinal plants from Albania” i autorit Gazmend Kamberi ka një përshkrim të përmbledhur të të dyja varieteteve mëtrik i vogël dhe mëtrik i madh (Vinca major dhe Vinca minor). Ekstraktet e alkaloideve te Vinca minor përdoren në Geriatri (disiplinë që merret me sëmundjet e moshës së tretë) në sëmundjet cerebrovaskulare.

Mëtriku, bima ilire që përdor Europa për marramendjen

Substanca e dytë më e rëndësishme në regjimin tim është një përbërës kimik, që del nga bima e njohur në Evropë, mëtriku (vinca Major). Medikamenti i prodhuar prej bime është i specifikuar për sëmundjen Meniere në Europë. Gjithashtu, bima është përdorur nga astronautët rusë për të luftuar marramendjen. Ajo është e njohur për të rritur qarkullimin në enët e vogla të gjakut në tru. Pas përdorimit të zgjatur (disa javë apo muaj) shpesh redukton ose eliminon marramendjen nga veshi. Herbalistët evropianë e kanë përdorur këtë barishte që nga kohët mesjetare për dhimbje koke, kujtesë të dobët, sëmundjen Alzheimer, humbje të dëgjimit, tringëllimë në veshë, glaukoma. Vinca major dhe vinca minor (mëtriku i madh dhe i vogël) janë alternativa në vend të Ginkgo Bilobës, që është përdorur si një nxitës për qarkullimin e gjakut. Por mëtriku nuk ka kufizimet e Bilobës, sepse nuk hollon gjakun dhe nuk ndërvepron me barnat anti-koagulante. Mëtriku duhet të merret për disa muaj, për të marrë maksimumin e përfitimeve. (Ua sjellim së shpejti).

 

Bimët që frenojnë sëmundjen Parkinson

“Sëmundja e Parkinsonit (PD) është një çrregullim neurologjik me një etiologji komplekse patologjike, e cila nuk është kuptuar plotësisht”, shkruajnë në studimin e tyre autorët Morgan dhe Grundmann. “Progresioni i sëmundjes së Parkinsonit mund të jetë rezultat i një ngritjeje të nivelit të hekurit në substantia nigra, i neuroinflamacionit në mikroglinë e mesme (një zonë e trurit), i dëmtimit të mitokondrive, organeleve qelizore që prodhojnë energji, ose metabolizim anormal i proteinave. Dopamina është neurotransmetuesi kryesor i prekur, por ndërsa zhvillohet sëmundja, ndodh një rënie në të gjitha aminet biogjenike të trurit. Medikamentet e përdorura në trajtimin e Parkinsonit synojnë të parandalojnë shkatërrimin e dopaminës ose të rrisin neurotransmetimin dopaminergik në sistemin nervor qendror. Përdorimi komplementar i çajit të gjelbër (Camellia sinensis), verës së kuqe (Vitis vinifera), rodiolës (Rhodiola rosea) dhe mëtrikut të vogël (Vinca minor) mund të kenë një efekt më të madh terapeutik, sesa barnat farmaceutike, siç frenuesit monoamine oksidase ose agonistët e dopaminës. Komponentët bioaktive të këtyre bimëve kanë treguar aftësi neurombrojtëse, antioksidante, anti-proteinopatike, vazodilatacion nervor, veprim anti-inflamator dhe potencial për pastrim nga hekuri. Ata mund ta trajtojnë sëmundjen në nivel qelizor duke zvogëluar aktivizimin e mikroglisë, duke zbutur dëmtimin nga speciet radikale të oksigjenit, duke mbështetur veprimin e saktë të proteinave, rritin rrjedhjen e gjakut të substantia nigra dhe promovojnë rritjen e qelizave dopaminergjike.” Ju kujtojmë se një tjetër trajtim i madh për sëmundjen e Parkinsonit është ushqyesi Fosfatdilserine, që përmban një lloj yndyre të veçantë e cila nuk është As Omega 3, as Omega 6 as Omega të tjera dhe njëherësh është e ndryshme nga yndyrnat e ngopura shtazore. Përfitimet do të merren përmes suplementit ose duke konsumuar çdo ditë trurin dhe gjuhën e deles.

  • Çaji i gjelbër
  • Vera e kuqe e rrushit
  • Rodiola rosea
  • Mëtriku i vogël
  • Truri i qengjit

 

Folklori

Mëtriku për besnikëri në dashuri

Mëtriku është përdorur në mjekësinë popullore të shumë kulturave dhe popujve, duke përfshirë Evropën, Kinën, Indinë, Paqësorin dhe Ishujt Karaibe. Në Karaibe, praktikuesit magjikë qepnin gjethe mëtriku në dyshek për të mbajtur burrin dhe gruan përgjithmonë në dashuri dhe në shtëpi paqësore. Ata ndonjëherë i përzienin me gjethe manjole, e cilat gjithashtu ka një reputacion si promovuese e besnikërisë në dashuri. Lulet blu të mëtrikut janë simbolikë e paqes dhe harmonisë shpirtërore. Venusi zotëron këtë barishte dhe thotë: “Gjethet që hanë nga burri dhe gruaja së bashku, krijojnë dashuri mes tyre. Francezët e përdorën atë për t’u qëndruar besnikërisht grave.

 

NGA MJEKËSIA POPULLORE SHQIPTARE

Mëtriku (Vinca major, familja Apocynaceae)

Pjesa mbitokësore e lulëzuar e tharë e metrikut (ose menekshe gomari) shërben si drogë. Droga përdoret për ndalimin e hemorragjive me origjinë të ndryshme; përdoret në pezmatimet e mukozës së zgavrës së gojës; në pezmatimet e bronkeve, të mushkërive, të aparatit tretës, të aparatit gjenito-urinar; për pakësimin e qumështit të gjirit; për gargarë në acarimet e gojës dhe të fytit; në shërimin e ekzemës dhe sëmundjeve të tjera të lëkurës.

1 lugë çaji me drogë të grimcuar hidhet në 1 filxhan ujë të sapozier dhe përmbajtja lihet 15 minuta. Merren 2 doza të tilla në ditë. Nga jashtë droga përdoret si valesë duke zier 5 minuta 6 gr drogë të grimcuar në 1 filxhan ujë.

 

Suplementi bimor që ndalon humbjen e kujtesës, dëgjimit, shikimit

Studimet e paraqitura në faqen e Universitetit të Miçiganit: Vinpocetin e fuqishme për demencën

Çaji i mëtrikut dhe suplementi bimor prej tij punojnë në çdo gjë që gjendet në kokë: Për trurin, sytë, veshët, gojën….Ndërsa të gjitha funksionet dobësohen me moshimin, kujtesa bie, dëgjimi ulet, shikimi turbullohet, plagët e gojës janë prezente, një i moshuar nuk di se ç’të ankohet më parë dhe kë të trajtojë më parë. Bima e mëtrikut është një zgjidhje e menjëhershme për gjithçka. Duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në kokë -dhe gjaku që rrjedh është vetë jeta, siguron po aq lehtësim nga lodhja dhe depresioni.

Studimet kanë treguar se Vinpocetina, një derivat i bimës së mëtrikut (Vinca minor), ndihmon në zbutjen e një lloji të çmendurisë të njohur si demenca vaskulare, ku arteriet që furnizojnë trurin me gjak, zhvillojnë pllaka aterosklerotike. Vinpocetine rrjedh nga vincamine, alkaloidi i madh indol i bimës së mëtrikut mbretëror. Vinpocetina është përdorur për shumë vite në Evropë për të përmirësuar kujtesën dhe funksionin mendor. Asnjë efekt toksik nuk është parë nga përdorimi i vinpocetinës në nivele shumë më të larta se dozat terapeutike. Vinpocetina është përdorur në praktikën klinike për më shumë se 20 vjet në Hungari dhe vende të tjera për trajtimin e çrregullimeve cerebrovaskulare dhe simptomave të ngjashme.

Hulumtuesit në Universitetin e Surrey në Guildford, Angli administruan vinpocetine për pacientët që vuajnë nga çmenduria e butë deri në moderim (Hindmarch 1991). 203 pacientë të përfshirë në një test të kontrolluar morën çdo ditë për 16 javë ose 10 mg vinpocetine tri herë në ditë, ose 20 mg tri herë në ditë, ose placebo tri herë në ditë. Përmirësimet njohëse kanë qenë të dukshme tek pacientët që morën ekstraktin e mëtrikut. Ata që morën 10 mg kanë performuar pak më mirë se ata me 20 mg. Në një studim klinik, vinpocetina ofroi përmirësim të konsiderueshëm në pacientët e moshuar me mosfunksionim kronik cerebral. 42 pacientë morën 10 mg vinpocetine 3 herë në ditë për 30 ditë, pastaj 5 mg tri herë në ditë për 60 ditë. Vinpocetina duket e dobishme në çrregullime njohëse që vijnë për shkak të rrjedhjes së dobët të gjakut në tru. Prandaj, individët me sëmundje aterosklerotike vaskulare ka shumë gjasa të përfitojnë nga vinpocetina. Fischhof dhe kolegët (1996) shqyrtuan efikasitetin e vincamine në pacientët me demencë të butë të moderuar vaskulare dhe demencë degjenerative (Alzhejmer). 142 pacientë përfunduan 12 javë trajtim me 30 mg vincamine. Rezultatet treguan se të dy grupet e pacientëve përfituan nga terapia.

Gjithashtu, të dhënat e para tregojnë se për 3 deri në 12 muaj përdorim, vinpocetina bën pastrim nga kalciumi i tepërt, si në rastin e pllakave sklerotike edhe tek njerëzit që i nënshtrohen dializës. Vinpocetina ka tendencë të veprojë si agjent kelacioni (Chelation) i kalciumit.

Vinpocetina ka efekte të dobishme në humbjen e dëgjimit për shkak të plakjes, në tringëllimën dhe zhurmat në vesh. Në dozat e larta, 60 mg në ditë, ka efekt pozitiv në përmirësimin e dëgjimit që ka humbur ose ka rënë për shkak të plakjes. Alkaloidi i mëtrikut rrit fluksin e gjakut në sy. Një eksperiment me lepuj tregoi se 20 minuta pas injektimit intravenoz të ekstraktit, furnizimi me gjak i nervit optik të syrit të lepurit është rritur në mënyrë të konsiderueshme (Tonomoto et al., 1998). Një studim tjetër tregoi se 20 mg tri herë në ditë Vinpocetine ishte e dobishme për njerëzit me glaukomë kronike. (Glaukoma çon në verbëri). Në një studim me 52 pacientë me glaukoma, alkaloidi i mëtrikut ngadalësoi progresionin e humbjes së shikimit.

NIH (Instituti i Shëndetit Publik, USA) shkruan: “Përfitimet shëndetësore të vincaminës, një përbërës kryesor tek vinca minor, që shitet si ilaç në Evropë, lidhen me trajtimin e demencës primare degjeneruese dhe vaskulare. Si një shtesë diete, vincamine është provuar si një jotropik.”

Përvojat e përdoruesve me vinpocetine

*Vinpocetina është një mrekulli! Unë nuk e përdor këtë fjalë me lehtësi. Unë jam 70 vjeç dhe kujtesa ime po më linte dhe unë isha shumë e shqetësuar për të. Kam bërë një takim me mjekun tim dhe ai më dha Vinpocetin. Kam vënë re një ndryshim që në ditën e parë. Unë shkova tek mjeku vetëm pak ditë më vonë dhe ai më dha një test të memories dhe e kalova me lehtësi. Në fund të testit më duhej të kujtoja një listë që më dhanë në fillim dhe kujtoja çdo pikë! Mjeku tha: “Mund të keni një problem të kujtesës, por jo një problem kujtese afatshkurtër”.

*Unë isha bërë tepër harraqe. Nuk mund të mbaja mend se ku kam lënë syzet e mia nga një ditë në tjetrën . Fillova të marr Vinpocetine për 5 ditë dhe kjo ka bërë një ndryshim. Unë jam shumë e ndjeshme ndaj kafeinës dhe çdo lloj stimulanti por nuk kam ndonjë problem me këtë produkt.

*Ky produkt është i mahnitshëm. E përdor gjatë studimeve të mia për provimet IT. Është shumë i rekomanduar nga neurologu Dr. David Perlmutter për përfitimet për trurin. E kam përdorur dhe vëreja që unë nuk lodhem apo nuk jam i mërzitur gjatë studimit.

*Mjeku im më rekomandoi që të marr Vinpocetene dhe FosfatidilSerine. Isha 66 vjeç në atë kohë. Brenda 3 javëve kam vërejtur një ndryshim të dukshëm në kujtesën time dhe miqtë donin të dinin, pse po luaja aq mirë në Bridge.

*Ky produkt me të vërtetë më ndihmoi me sklerozën time të shumëfishtë. Më ndihmon të mendoj më qartë

*Pas goditjes cerebrale që pësova, kisha nevojë për të marrë më shumë gjak dhe oksigjen në trurin tim. Gjeta Vinpocetinen. Jam shumë i kënaqur! Mos kërkoni diku tjetër!

*Ky është një produkt i madh. Më ka dhënë një kokë të qartë për të menduar. Do ta rekomandoja për miqtë.

*Produkt i madh. Ka ndihmuar me dëgjimin tim dhe enët e gjakut në këmbë. Unë kam qenë duke marrë atë për një vit e gjysmë. DASHURI për të.

Mëtriku më dha qartësi mendore

“E kam provuar këtë nga kurioziteti, kam dëgjuar për këtë suplement bimor në një libër të quajtur “Genius Intelligence” (Inteligjenca e gjeniut) nga James dhe Lance Morcan, por nuk isha i sigurt nëse do të punonte vërtet. Atëherë e porosita. Mora 30 mg para se të shkoj në gjumë. Të nesërmen në mëngjes u zgjova me një kthjelltësi të madhe mendore. Ajo hapi shqisat e mia dhe pastroi mendjen time, duke i lejuar mendimet e mia për t’u procesuar në mënyrë më efikase. Ndryshimi i saj ishte delikat, por patjetër i dukshëm. Unë nuk mund të them se ka rritur inteligjencën time, por e ka bërë atë të shfaqet në kapacitetin e saj e papenguar. Gjëja e fundit që unë dua të shtoj, është se unë kam qenë i nderuar kur i kam detyruar disa nga miqtë e mi për ta provuar. Secili nga ata ka pasur rezultate të ngjashme.

Një zgjedhje inteligjente për dëmtimin konjitiv të moshës

Ekziston një frikë e madhe me plakjen, për disa sëmundje degjeneruese si Alzheimer. Por ekzistojnë edhe shqetësime të tjera, të quajtura dëmtime njohëse të lidhura me moshën (ARCI) ose rënia njohëse e moshës (ARCD). Disa studiues argumentojnë se ARCI ose ARCD fillon mjaft herët në jetë dhe se nuk e vëmë re, deri sa të kalojnë vite. Cilido qoftë rasti, vinpocetine mund të jetë ndihmuese në ruajtjen dhe ndoshta edhe rikuperimin e mprehtësisë mendore. Dr. Polimeni, një mjek në Romë, Itali, thotë: “Vinpocetine është një enhancer i mirënjohur, përmirëson perceptimin vizual dhe akustik. Pacientët e mi vlerësojnë efektet më mirë pas disa ditësh të terapisë”.

 

Një suplement nga natyra, 1000% i sigurt

Dr. Ray Sahelian

Ka dëshmi se kur suplementi vinpocetin përdoret në nivele më të larta (10 mg 3-4 herë në ditë), përfitime maksimale janë parë. Dhe kur nivelet janë më të ulëta, përfitimet bien. Kështu, vinpocetina është e lidhur me dozën, por vetëm deri në 40 mg/ditë. Marrja e më shumë se kaq humbet efikasitetin. Marrja  tepër vinpocetine është si marrja e shumë pak. Ndryshe nga suplementi fosfatdilserine që kërkon një dozë më të lartë në fillim dhe më pas një dozë më të ulët mirëmbajtjeje, ekstrakti i mëtrikut kërkon mbajtjen gjithnjë të dozave optimale.

Sa shpejt do t’i vërej efektet e vinpocetine?

Kjo është kaq e ndryshueshme dhe mund të varet nga kimia e trupit të një individi. Disa njerëz kanë raportuar të kenë vërejtur një përmirësim në vetëm disa orë. Përmirësimi mund të jetë delikat dhe zakonisht vërehet gjatë javëve ose muajve. Disa njerëz raportojnë se ndiejnë një përmirësim në kujtimin e gjërave që lidhen me jetesën e përditshme, ose performancë më të mirë në detyrat mendore apo lojëra mendore. Dr. Ëard Dean, një ekspert kognitiv dhe mjek për zgjatjen e jetës, thotë për vinpocetinen: “Është një nga të paktë përforcues të njohjes me të cilin unë në fakt mund të vërej një ndryshim tek pacientët e mi”. Përveç kësaj, është e vështirë të gjesh se sa shpejt vinpocetina do të ndihmojë, kur jeni në një rënie progresive të kujtesës, shikimit dhe dëgjimit, meqë këto funksione zvogëlohen me moshën.

Nëse unë po marr hesperidin, kuercetin ose boronicë për shikimin, a do të ndihmojë vinpocetine?

Përsëri, po. Vinpocetina do të ketë dobi edhe nëse e shtoni në programin tuaj më të zgjeruar të shtesave për përmirësim të njohjes, të shikimit dhe të dëgjimit. Për shembull, nëse keni nevojë të mbroni ose përmirësoni shikimin, ekspertët biomedikalë dizenjojnë formulime dhe kombinime të justifikuara shkencërisht për të siguruar përfitim optimal. Formulimet janë shumë më të lehta dhe zakonisht më të përballueshme financiarisht, sesa në rastin kur pacientët marrin përbërës të ndryshëm dhe përpiqen të kuptojnë se si t’i kombinojnë kapsulat e shumta.

A do të ndihmojnë ushqyesit e tjerë për tringëllimën në veshët e mi?

Ka disa studime që tregojnë efektin e vinpocetine për përmirësimin e funksionit të dëgjimit, duke përfshirë simptomat e kumbimeve në vesh. Disa studime tregojnë se ginkgo biloba mund të sigurojë disa përmirësime për tringëllimën, edhe pse rezultatet janë shumë më pak sesa me vinpocetinën. Ekzistojnë të paktën dy studime solide që tregojnë se aspartat magnezi është efektiv për parandalimin e humbjes së dëgjimit dhe kthimit e dëgjimit të dëmtuar. Megjithatë, nuk kishte asnjë efekte të magnezit në tringëllimën në veshë. Vinpocetine punon për të dyja.

Fuqia Vinpocetine, nga bima Ilire

  • Përdoret në keqfurnizimin e trurit me gjak
  • Rrit përdorimin e oksigjenit dhe glukozës nga truri
  • Përmirëson tolerancën e trurit në hipoksinë eksito-toksike
  • Zgjeron enët e gjakut në përgjigje të hipoksisë
  • Rrit nivelet të ATP-ë, energjisë se qelizave në tru
  • Pengon koagulimin jonormal të gjakut
  • Ngre nivelet në tru të neurotransmetuesit serotoninë
  • Ndalon gjakderdhjen nga mishrat e dhëmbëve
  • Përmirëson shëndetin e enëve të gjakut të trurit
  • Ndalon dëmtimin e mëtejshën të qelizave të trurit
  • Ndalon embolinë qendrore dhe retinopatinë akute
  • Rrit qarkullimin e gjakut në retinë dhe veshin e brendshëm
  • Trajton Sëmundjen Meniere dhe vertigon nga brendshëm
  • (Morant dhe Ruppaner, 1990, Biam, 1999; SPC Intelectol, lista Red 2003).
  • Dozat e rekomanduara janë midis 30 dhe 60 mg në ditë.

 

BIMA TRU-MBROJTËSE

Mëtriku mbron trurin nga hipoksia pas ishemisë

Vinca minor përmban alkaloide indole si vincamina, që ka efekte modulatore në qarkullimin e gjakut në tru dhe në vendosjen e homeostazës neuronale, si dhe ka potencial anti-hipoksik (kundër mungesës së oksigjenit në tru) dhe neurombrojtëse. Vincamine përdoret për parandalimin dhe trajtimin e pamjaftueshmërisë cerebrovaskulare. Një numër i madh i provave klinike tregojnë një efekt të favorshëm të ekstraktit të mëtrikut në një numër të çrregullimeve të trurit tek pacientët e moshuar, siç janë çrregullimet e kujtesës, marramendja, deficitet ishemike dhe dhimbjet e kokës. Bima rrit rrjedhjen e gjakut cerebral, konsumimin e oksigjenit dhe përdorimin e glukozës. Në përgjithësi, Vinca minor është e njohur si bimë medicinale me vlerë në mjekësinë popullore dhe gjithashtu shërben si një burim natyror për prodhimin industrial të medikamenteve për stimulimin e rrjedhjes së gjakut në tru. Përbërësi aktiv, Vincamine dhe derivatet e saj tregtohen nga disa kompani farmaceutike në Evropë dhe Japoni si vazodilatator cerebral. (Pjesë nga studimi i Departamentit të Farmakognosisë dhe Qendrës Kërkimore për Bimët Medicinale të Universitetit Tehran, Iran.)

Vincamine është një nga alkaloid jotropik i bimës së mëtrikut (kardiologët e dinë se ç’janë substancat jotropike). Veprime të tilla si çrregullimet e qarkullimit të gjakut në retinë (sy), demenca vaskulare dhe trajtimi pas-infarktit rrjedhin nga vetitë vazodilatatore të mëtrikut. Në vitet ‘90, droga të shumta janë përdorur për të trajtuar sëmundjet cerebrovaskulare dhe neurodegjenerative. Vincamine kanë qenë në sfond. Por studimet e reja po konfirmojnë se Vincamina ka aftësinë të kalojë barrierën e gjakut në tru dhe ka një afinitet të lartë për proteinat cerebrale. Ajo absorbohet nëpërmjet mukozës orale dhe zorrëve (Aiache et al, 1990.)

Më herët, hulumtuesit kanë raportuar një përmirësim të metabolizmit neuronal, ekstrakti i mëtrikut ka realizuar një shfrytëzim më të mirë të oksigjenit dhe glukozës në 8 pacientët me dëmtim traumatik të trurit. Bima ka reduktuar kripën e tepërt të acidit laktik. Për të kuptuar këtë rol të madh të mëtrikut, kemi nxjerrë një pjesë studimi nga Biblioteka e Institutit të Shëndetit Publik, USA. Studimi thotë: “Qelizat e trurit janë më mirë të mbrojtura nga acidoza sistemike dhe alkaloza, sesa shumica e qelizave të tjera, pasi ato janë të rrethuara nga një lëng ekstraqelizor (ekstra= jashtë) i cili i nënshtrohet rregullimit të pH. Por acidoza intraqelizore cerebrale është endogjene (domethënë aciditet i lartë brenda qelizave të trurit). Kjo ndodh kur krijohet akumulimi i tepërt i acidit laktik dhe akumulimi ndodh në tre gjendje kryesore: hipokapni (rënie e CO2 ne gjak), konvulsione epileptike, hipoksi (oksigjen i ulët në gjak) dhe ishemi. Akumulimi i tepërt i acidit laktik çon në acidizë e cila kontribuon në dëmtimin e pakthyeshëm të qelizave. Pikërisht këtë ndalon vinpocetine. Në një studim të vitit 1992, tregohet se suplementi i mëtrikut rriti nxjerrjen e oksigjenit  përmes arteries karotide, si një masë rezervë hemodinamike.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *