Dr. Thomas E. Levy:  Intervista ekskluzive e një shkencëtari dhe kardiologu, për Shqipërinë

10 VJET JETË MË SHUMË PËR ZEMRËN. SI?

Mirëse vini Dr. Levy! Është kënaqësi e veçantë e jona, t’ju kemi ju në gazetën “Molla e Shëndetit”. Për lexuesin tonë, nuk është hera e parë, që e lexon emrin tuaj, por është hera e parë që ju ndjek në një intervistë ekskluzive për Shqipërinë.

Dr. Levi, juve ju kanë quajtur një avokat i Vitaminës C. Përse pikërisht kjo vitaminë dhe jo një vitaminë apo ushqyes tjetër, ka marrë këtë mbrojtje ‘të hekurt’nga ju?

Kjo është një pyetje shumë e mirë. Siç rezulton, të gjithë antioksidantët posedojnë efekte të thella anti-patogjene dhe anti-toksinë. Megjithatë, kam pasur mundësi rreth 20 vjet më parë, për të dëshmuar atë që mund të bëjë për pacientët, Vitamina C intravenoze (nga venat) në zyrën e dentistit Dr. Hal Huggins. Asgjë në trajnimin tim tradicional mjekësor nuk më kishte përgatitur për të parë se çfarë mund të bëjë vitamina C, për kaq shumë njerëz që janë konsideruar nga mjekësia moderne, përjetësisht të pashpresë për t’u ndihmuar. Kjo përvojë më bëri të nis një periudhë intensive kërkimesh dhe unë atëherë e kuptova se pse vitamina C kishte bërë këto “mrekulli” për shumë vjet. Sa më shumë kam hulumtuar, dhe më pas edhe praktikuar klinikisht, aq më shumë kam kuptuar, se ndërhyrja më e rëndësishme dhe e sigurt klinike në lidhje me sëmundjet kronike degjenerative, ishte kjo vitaminë e injoruar në mënyrë aktive nga mjekësia, ose e mbetur e panjohur për ta. Ky fakt më pikëlloi mua, dhe madje ‘më tërboi’. Që atëherë unë e dija se do ta shpenzoja pjesën tjetër të jetës sime duke u përpjekur për të nxjerrë të vërtetën për të mirën e kaq shumë pacientëve, që janë duke vuajtur pa nevojë.

Ju keni botuar kaq shumë libra, me një stil që gërsheton interesin e mjekut, studiuesit në fushën e mjekësisë dhe avokatit, fakt që e kemi mësuar nga intervista juaj me Prof. Passwatter. Librat tuaj synojnë të jenë një bazë e mirë mbrojtjeje për çdo mjek, që përdor terapinë ushqyese, pasi at kanë mbi 1000 referenca studimesh shkencore. Përse mjekët nuk përfillin studimet e shumta mbi efektet e vitaminës C?

Një tjetër pyetje e shkëlqyer. Shumë mjekë injorojnë çdo gjë, që nuk ka dalë nga tekstet e tyre mjekësore apo revistat e tyre mjekësore, apo nga mjekët e tyre të zgjedhur të cilët paraqesin informacion për ta në konferencat e tyre mjekësore. Megjithatë, shumë mjekë kanë hasur edhe këtë informacion për vitaminën C nga interneti, nga pacientët e tyre ose edhe nga një pakicë e kolegëve të tyre, të cilët kanë pasur përvojë të dorës së parë me vitaminën C. Publikut nuk i pëlqen ta dëgjojë këtë, por sipas mendimit tim, shumica e mjekëve mbrojnë me kokëfortësi linjën e tyre të mjekimit mbi mirëqenien e pacientëve të tyre. Kjo është ajo që më trishton mua.

Ne duam të  kemi mjekë, që të përqafojnë vullnetin e pacientit për t’u mjekuar pa droga farmaceutike, por me ushqyes. Edhe nëse vetëm 1% ia arrijmë kësaj, kjo është prapë fitore. Por si do t’ia arrijmë?

Pacientët nuk janë aspak të trashë. Dhe ata e kuptojnë kur gjërat po shkojnë më mirë ose ata janë duke parë ndryshime në shëndetin e tyre, ose kur janë duke u përkeqësuar, pavarësisht nëse mjeku është duke i siguruar ata, se janë duke marrë kujdes të mirë në dispozicion. Me internet, shumë më shumë pacientë kanë mësuar për vitaminën C dhe terapitë të tjera të mjekësisë konformiste, se të gjithë mjekët të marrë së bashku. Duke iu përgjigjur drejtpërdrejt pyetjes tuaj, vetëm duke vazhduar me fjalën, me informacionin, në fund do të vijnë edhe mjekët në përputhje me këtë mënyrë mjekimi. Gjithashtu, dhe kjo është shumë e rëndësishme, ne kemi nevojë për kompanitë e sigurimit, për të filluar rimbursimin e pacientëve për çfarëdo terapie që ata duan të marrin. Kur kjo të ndodhë, i gjithë ai mashtrim që gjendet aq shumë në mjekësinë moderne, në fund do të bjerë në gjunjë.

Midis botimeve, ju keni një libër “Vdekja nga kalciumi, shtojca që vret”. A nuk është i frikshëm ky pohim, po të kihet parasysh se kalciumi është nga të paktat suplemente ushqyese, që jepet shpesh me recetë nga mjekët profesionistë? Dhe kjo praktikë ndiqet edhe nga mjekët në Shqipëri…Pra, kur ndërkohë ne duam t’u themi mjekëve, se ata duhet të rekomandojnë ushqyesit, nga ana tjetër, edhe kur ata e bëjnë këtë gjë, rekomandojnë pikërisht ushqyesit e gabuar.

Një shprehje thotë: “Mos i vrisni lajmëtarët.” Industria e qumështit është një nga industritë më të mëdha në planet, dhe ata do të bëjnë gjithçka për të promovuar mirëqenien e supozuar të produkteve të tyre. Kalciumi, së bashku me hekurin dhe bakrin, janë ushqyes thelbësorë, pasi ne nuk mund të jetojmë pa ata. Megjithatë, ndërsa një sasi e  vogël është mirë, absolutisht nuk do të thotë se më shumë është më e mirë. Këta të tre janë ata, që unë i quaj “ushqyesit toksikë.” Pothuajse të gjithë njerëzit, nëse nuk janë në një dietë urie, por hani tre-katër nga ushqimet e zakonshme që i përmbjanë këta ushqyes, kanë zero nevojë për kalcium shtesë, hekur dhe bakër. Pra, këta 3 ushqyes nuk duhej marrë përtej dietës. Nga ana tjetër, që kalciumi të absorbohet si duhet, ai ka nevojë për vitaminë D. Kalciumi mbi nevojat themelore të trupit shkakton kancerin dhe rrit vdekshmërinë. Ky është vetëm një fakt, pa llogaritur arsyet e tjera se sa e pashëndetshme është pirja rregullisht e qumështit për njeriun e rritur.

Dr. Levi, pse kemi kalcium të tepërt në trupin tonë, në gjakun tonë, të akumuluar në arterie apo në valvulat e zemrës? Dhe nëse kemi, a mund ta heqim dhe si mund ta heqim? A duhet të limitojmë ushqimet e pasura me kalcium si perimet me gjethe jeshile dhe bulmeti? Apo ka ndonjë strategji tjetër?

Kjo është natyra e kalciumit që fillon të depozitohet në mënyrë jonormale në trup, kur sasi të mëdha të tij janë konsumuar nga ushqimet dhe sidomos nga shtojcat. Valvulat e zemrës dhe arteriet e trupit duket se janë dy zonat, që favorizojnë sidomos depozitimin e kalciumit, kur ka me shumicë në qarkullimin e gjakut.

Ky është dhe mesazhi kryesor i librit “Vdekja nga kalciumi”. Çdokush i interesuar për uljen e niveleve toksike të kalciumit, duhet ta lexojë atë. Megjithatë, një version shkurt është: Kufizoni qumështin dhe mos e bëni qumështin një pije të përditshme. Krahas kësaj, merrni rregullisht doza të larta magnezi shtesë, vitaminë C dhe vitaminë K, të cilat mobilizojnë dhe ndihmojnë për të nxjerrë kalciumin e tepërt. Vitamina D duhet të merret nga të gjithë dhe niveli i gjakut duhet të qëndrojë midis 50 dhe 80 ng/ml. Për shumicën e njerëzve, rekomandoj 5.000 IU (njësi) të vitaminës D3 në ditë, për të mbajtur nivelin e mësipërm në gjak. Por, edhe kontrolli i niveleve të gjakut është i domosdoshëm, pasi që të dyja nivelet e vitaminës D- nivelet e ulëta dhe nivelet e larta janë të lidhura me rritjen e të gjitha shkaqeve të vdekshmërisë. Megjithatë, nivelet e ulëta janë shumë më të dëmshme se sa nivelet e ngritura pak, kështu që plotësimi me vitaminë D3 nuk duhet absolutisht të shmanget.

 Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri dhe OBSH, sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku numër 1 i vdekjeve në Shqipëri, duke vendosur rekord me sëmundjen ishemike të zemrës. Cfarë e shkakton isheminë, përveç faktorëve tradicionalë të njohur të rrezikut si gjenetika, duhani, stresi, etj. A ndikon kalciumi në isheminë e zemrës? Po në isheminë e trurit? Cilat janë enët e gjakut që kalcifikohen zakonisht?

Të gjitha sëmundjet koronare janë shkaktuar nga inflamacioni dhe më shumë se 90% e këtij inflamacioni që çon në sulme në zemër, vjen nga bakteret patogjene në dhëmbët e infektuar kronikisht (kryesisht kanalet e rrënjëve të dhëmbëve) dhe mishrat kronikë të infektuar. Të gjithë faktorët e tjerë të rrezikut, vetëm se lehtësojnë dhe shtojnë efektet e këtij inflamacioni të ushqyer nga bakteret brenda arterieve koronare. Kalciumi është vetëm një faktor më shumë, që ndihmon për të aktivizuar ‘flakën’ e arterosklerozës.

KARDIOLOGU QË ‘TRADHTOI’ DROGAT DHE U BË AVOKAT I VITAMINËS C

Xhindi doli nga shishja, mjekësia zyrtare s’e kthen dot më

Dr. Levi tregon se fuqia e informacionit mbi shëndetin ka kaluar në duart e njerëzve dhe do të ndryshojë botën njëherë e përgjithmonë

Kemi lexuar postimet tuaja për vitaminën C liposomal dhe thjesht jemi të befasuar. Për një arsye: Sepse kjo vitaminë do t’u ofrojë njerëzve të njëjtat përfitime si vitamina C intravenoze, që ata nuk mund ta marrin dot në Shqipëri, sepse kjo del jashtë protokolleve spitalore të mjekimit. Mund të na flisni më shumë dhe si arrin kjo lloj vitamine efekt të madh?…..

Liposome-encapsulated Vitamina C e kapsuluar Liposome merret në brendësi të qelizave të trupit, pa konsum të energjisë, e cila është diçka që edhe vitamina C intravenoze, e pahermetizuar nuk mund ta arrijë. Sa më shumë vitaminë C që ju merrni brenda qelizave pa konsumuar energji në proces, aq më mirë. Për fat të keq, shumë nga produktet që thonë se kanë liposome, në fakt nuk kanë asnjë. Kjo përfshin edhe të ashtuquajturat  “përgatitje shtëpie’. Përcaktimi i madhësinë në nanometer të grimcave të yndyrës brenda të cilave  kapsulohet vitamina C është një proces shumë i shtrenjtë. Por një e vërtetë është se produkti ofron përfitime të pabesueshme shtesë edhe me tepër sesa marrja e produktit të pahermetizuar nga venat.

Në Shqipëri ka pasur disa jetë të humbura nga pasojat e gripit. Një fëmijë humbi jetën prej encefalomielitit.  Mendoni se vitamina C e injektuar në vena në doza të mëdha mund ta kishte shpëtuar këtë fëmijë?

Absolutisht, nëse fëmija do të ishte vetëm disa minuta larg orës së vdekjes para se dozimi të fillonte, shumë inde të dëmtuar do të ishin mbështetur dhe gjallëruar.

Një nga sulmet kryesore që i bëhet vitaminës C dhe gazetës ‘Molla e Shëndetit’ nga mjekët në Shqipëri është pretendimi se kjo vitaminë prodhon gurë në veshka…Na jepni një argument të shkurtër, pse mjekët e kanë gabim?

Ky është një trillim qesharak, i propaganduar nga shtypi popullor dhe nga mjekët e painformuar, jo nga shkenca. Vitamina C në fakt zvogëlon shanset për të pasur një gur në veshka dhe ajo ka qenë gjithashtu e dokumentuar për të ndihmuar në shpërndarjen e kristaleve para formimit të gurëve. Megjithatë, në rast të dështimit të veshkave, duhet të bëhet kujdes më i madh në dozimin e vitaminës C, ashtu si me çdo ilaç apo lëndë ushqyese tjetër, që kërkon funksion të mirë urinar, që të sekretohet si duhet. (domethënë të dalë teprica me urinën dhe trupi të mbajë sa i duhet).

Për herë të parë, ne kemi dëgjuar nga ju për ‘skorbutin arterial’, një mangësi në vitaminë C e enëve të gjakut. Ndërkohë, ajo që kemi ditur, është se skorbuti i shkaktuar nga mangësia ekstreme në vitaminë C çon në vdekje, e quajtur ndryshe edhe ‘sëmundja e detarëve’. Ne gjithnjë flasim për vlerat e peshkut si ushqim i madh, por shumë njerëz jetojnë pa peshkun, ndërsa detarët hanin bollshëm peshk, por vdiqën se nuk morën minimumin e vitaminës C…..A do të thotë  kjo, se vitamina C është një lëndë ushqyese superiore mbi shumë të tjera?

“Sëmundja e detarëve” është skorbuti i përgjithshëm. Ndërsa skorbuti arterial është një vatër e sëmundjes që ndodh kur patogjenet nga infeksionet kronike në gojë ( janë të pranishme gjithnjë edhe kur nuk i dimë) grumbullohen në murin arterial dhe pllakat koronare nga inflamacioni dhe një konsum pothuajse i plotë lokal i depozitave të vitaminës C në murin arterial. Gjithashtu, ndërsa një dietë e ekuilibruar është e rëndësishme, unë do të thoja se vitamina C dhe magnezi janë dy më të rëndësishmet shtojca/ ushqyes që duhen marrë në doza të konsiderueshme në baza ditore.

Pra, siç e kuptuam, bakteret e fshehura në dhëmbë kanë predispozicion që të akumulohen në enët e gjakut, kur mungon vitamina C, pra ato shkojnë të lulëzojnë, të shtohen në një territor pa ‘policin’ vitaminë C. Pyetja jonë është për skorbutin arterial. A ka një analizë, që do të tregonte qartë  këtë mangësi të endoteliumit në vitaminë C?

Nuk ka një test specific, gjë për të cilën unë jam i vetëdijshëm. Megjithatë, në qoftë se ka pllaka arteriale të pranishme, inflamacioni koronar është i pranishëm dhe nivelet lokale të vitaminës C janë të ulëta në mungesë të definicionit (përcaktimit).

Ne e kemi për zemër një thënie të Nobelistit, Dr. Louis Ignarro, i cili kuptoi se me gjithë çmimet dhe nderimet që mjekësia zyrtare i dha, praktikisht kjo mjekësi ishte e palëkundur në refuzimin e trajtimeve ushqyese për zemrën. Ai thotë: “Atë që nuk e bënë mjekët, do ta bëjnë njerëzit e thjeshtë-mjekët e rinj nga radhët e popujve. Ata do të jenë misionarët e shpëtimit të jetëve njerëzore përmes Mjekësisë Ushqyese”…Si mendoni ju, a do t’ia dalim mbanë nëpërmjet vetë-edukimit?

Interneti ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë “shpëtimtari” ynë në të ardhmen. Shumë njerëz e kuptojnë se mjekësia moderne po dështon pa fat. Shumë njerëz kanë miq të cilët kanë marrë më të mirën e mjekësisë “alternative” dhe ata nuk do të pranojnë më të paguajnë risigurime për mjekun e tyre konvencional dhe do të bëjnë kërkojnë çdo gjë që është e mundur, për të rivendosur shëndetin e tyre. Dhe, siç u përmend, kur kompanitë e sigurimit fillojnë të mbulojnë çfarëdo shërbimi mjekësor që të siguruarit dëshirojnë, e tërë “shtëpia e kartelës”, që është mjekësia moderne, do të rrëzohet shumë shpejt.

Konstatojmë me keqardhje se mjekët, pikërisht këta që kanë bërë betimin e Hipokratit, e kanë kthyer me kokë poshtë mantrën e tij: “Le të jetë ushqimi Mjekësia jote dhe Mjekësi për ty të jetë ushqimi”. Mjekësia moderne Hipokratin e ka mohuar. Për këtë mjekësi, ushqimi nuk mund të jetë ilaç.., ushqimi është për të mbajtur proceset normale fiziologjike-metabolike, por jo për të korrigjuar kur ato shkojnë keq. Cfarë do të bënte sot Hipokrati, nëse do të çohej nga varri?

Kjo është e vështirë për t’u thënë, por unë do të imagjinoja se në qoftë Hipokrati vërtet e beson atë që ka thënë, ai do të kishte qenë një nga mjekët e parë, që do të përqafonte dhe praktikonte Mjekësinë Ortomolekulare.

Mjekësia zyrtare moderne ka themeluar njeriun modern, i cili krahas veseve moderne, nuk mund të kuptohet pa ilaçet moderne që merr gjithë jetën e tij moderne. Pra, ilaçi është kthyer në mënyrë të jetuari. A mundet që bota të shpëtojë nga ‘ngrënia e ilaçeve’, me një ushqyes të vetëm: Vitamina C?

Ajo që mendoj është se një dozim i rregullt disa gramë të përditshme të vitaminës C nga e gjithë popullsia e planetit do të rrisë jetëgjatësinë mesatare me rreth 10 vjet dhe vitet e fundit të jetesës do të jenë shumë më të rehatshëm dhe më pak të shkatërruar nga të gjithë simptomat e ndryshme të sëmundjeve kronike. Ka shumë gjëra të tjera, që mund të bëhen për të rritur jetëgjatësinë dhe për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm, por unë besoj se vitamina C e vetme, do të ketë këtë shkallë të ndikimit. Së bashku me të tjera, do të shkojë edhe më larg.

TOMAS LEVY: Vitamina C, më e sigurta në botë, më e sigurt sesa uji

Sikur Hipokrati të ngrihej nga varri, do të kishte qenë mjek ortomolekular

Ndërsa lexojmë raportet e shkencëtarëve dhe mjekëve amerikanë, ne kuptojmë se vështirësia për të pranuar alterativat ushqyese në trajtimin e sëmundjeve është kudo. Pak a shumë, i njëjti sfond si në Amerikë, edhe në Shqipëri. Mjekët konvencionalë, pavarësisht nga vendi i tyre, janë një prerje, janë unikë në shpërfilljen që i bëjnë Mjekësisë Alternative…A besoni se epoka e drogave do të perëndojë dhe nuk do të jetë ajo, Mjekësia e së Ardhmes?

Unë nuk e di nëse kjo do të ndodhë brenda kohës së jetës sime, por ‘xhindi ka dalë nga shishja’ dhe unë besoj se Mjekësia Konvencionale nuk do të arrijë kurrë më, ta futë atë përsëri brenda shishes. Shumë njerëz e dinë të vërtetën dhe ka shumë edukatorë në internet, që mund të arrijnë të ndikojnë më shumë njerëz me një klikim mausi, sesa mund të arrijnë të ndikojnë mjeket që abonohen në revistat më prestigjioze mjekësore.

Vitamina C është gati- gati si një gur magjik për cdo sëmundje…Por pyetja më e shpeshtë që ne marrim nga lexuesit tanë është: ‘Sa vitaminë C duhet të marr për x problem?’Dhe këtu ne themi një mesatare “1-3 gr nëse jeni mirë me shëndet dhe mbi 6 gr në varësi të sëmundjest. Sa më të sëmurë, më tepër duhet të merrni.” Mirëpo njerëzve u pëlqen të dëgjojnë një dozë fikse, sepse ata kanë frikë nga mbidoza në Vitaminë C….

Ne vetë kemi demonstruar marrjen e dozave të mëdha të vitaminës C, për t’i bindur njerëzit se është e parrezikshme. Si ta kuptojnë njerëzit, se për sa vitaminë C ka nevojë trupi i tyre?

Një pyetje e mirë. Megjithatë, nuk ka një dozë të besueshme toksike të vitaminës C, nuk është gjetur të ekzistojë. Ju mund të merrni mbidozë uji dhe të vdisni. Ky është i dokumentuar. A do të thotë se uji është toksik? Nga çdo përkufizim tradicional, përgjigja për këtë është ‘po’. Por ndërkaq, kurrë nuk është raportuar një vdekje nga një mbidozë e vitaminës C. E pra, uji nuk është vetëm më toksik sesa vitamina C, ai është shumë më toksik, ndërsa vitamina C nuk ka toksicitet të njohur. Kjo është fjalë për fjalë karburanti që shkon në çdo qelizë në trupin tuaj.

Puna juaj më e madhe është përqëndruar në krijimin e një vitamine shumë të përthithshme, Vitamina C liposomal. Cfarë avantazhi ka kjo, nga vitamina C e zakonshme dhe a është e sigurt për të gjithë? Si arrin që një yndyrë si Phosphatidyl Choline të rritë përthithshmërinë e një vitamine të tretshme në ujë? Meqenëse ky lipid rrit përthithjen e vitaminës C, a mund të arrijë të njëjtin rezultat, edhe në kombinim me vitamina të tjera të tretshme në ujë si vitaminat B?

Liposomat kanë qenë të njohura që nga viti 1960. Ato janë si qelizat e trupit dhe membrana përreth një lipozomi në fakt është e njëjtë si membrana që rrethon një qelizë në trupin tuaj. Trupi i përdor mikro-flluskat Liposome për të transportuar përmbajtjen qelizore nëpër qelizat në të gjithë trupin, si një formë e komunikimit ndërqelizor në distancë. Kur një substancë e tretshme në ujë, si vitamina C apo vitaminat B përmbahen brenda liposomit, secila orej vitaminave mund të transportohet direkt brenda hapësirës qelizore, e cila shpjegon efektet e fuqishme terapeutike të liposomeve. Nuk ka efekte anësore nga liposomet, pasi që të gjithë komponentët e saj janë gjetur në të gjitha qelizat në tërë trupin.

Dr. Rinse ka përdorur lecithinën e sojës apo lecithinën lulediellit në bazë të protokollit të tij për shërimin e kolesterolit dhe arterosklerozës. A ka dicka të përbashkët Vitamina C liposomal me protokollin e tij?

Vetëm pak. Lecithina ka efektet e saj të dobishme, por kjo nuk do të ketë cilësitë ose karakteristikat e një Liposome, dhe ajo nuk ka një ngarkesë të kapsuluar si vitamina C ose një tjetër përbërës ushqyes qelizor, që shkrihet në ujë.

Njerëzit në përgjithësi kanë fobi nga yndyrnat, pasi ato barazohen me kolesterolin dhe me arterosklerozën. Cfarë mund t’u themi?

Karbohidratet, jo yndyrnat, shkaktojë shtim në peshë. Kjo është vendosur, është themeluar prej shumë kohësh, por vazhdon të injorohet. Gjalpi është i mirë, margarina është e keqe, por të gjithë mjekët vazhdojnë t’u japin pacientëve në Njësinë e Kujdesit Koronar, margarinë! Nëpër spitale jepet margarinë! Margarinën, Hipokrati nuk e ka njohur. Kjo nuk do të thotë se Hipokrati ishte injorant, por se margarina nuk ekzistonte, sepse nuk është ushqim. Cuditërisht, trilli (fiksioni) vazhdon të sundojë mbi faktin, për aq kohë sa forcat e marketingut janë në anën e fiksionit.

Le të flasim pak për Phosphatidyl Choline. Shumica e njerëzve në Shqipëri nuk e kuptojnë se c’është kjo lloj yndyre, pasi ata zakonisht dëgjojnë për yndyrnat Omega 6 dhe Omega 3, raportin e duhur mes tyre që i nevojitet qelizës. C’është kjo yndyrë kaq e veçantë dhe si është e mundur, që një yndyrë të shërojë kolesterolin, si është e mundur, që një yndyrë të shërojë arterosklerozën, për të cilën yndyrnat fajësohen?

Fosfatdikolina është përbërësi kryesor i çdo muri qelizor në trup. Gjithashtu, ajo është e ngjashme me atë që u përmend më lart, (me mbështjellësen e liposomit). Siç e thashë, karbohidratet janë karburanti i arterosklerozës, jo yndyrnat dietike. Por ka yndyrna “të mira” dhe “të këqija”, kështu që të ngrënët e yndyrnave të mira si fosfatdikolina dhe Omega 3 është e rëndësishme sepse mbrojnë membranën qelizore, pra mbrojnë qelizën nga oksidimi, duke penguar nisjen e procesit të arterosklerozës.

Për antioksidantët ka një paralajmërim, se në nivele shumë të larta mund të kthehen në pro-oksidantë, pra të bëjnë efektin e kundërt. Vitamina C është gjithashtu një antioksidant. A ekziston rreziku i të qenit pro-oksidant në doza të larta? (Kjo është një pyetje, që e menduam konfidenciale, të mbyllur për lexuesit, pasi ne duam të themelojmë stabilitetin tek ai, jo të shtojmë frikën. Por vendosëm ta zbardhim në gazetë).

Vitamina C është vetëm antioksidant në çdo dozë. Ajo vetëm mund të dhurojë elektrone dhe kurrë nuk mund t’i marrë ato nga një molekulë (proces oksidimi). Megjithatë, nganjëherë një dozë e caktuar e vitaminës C mund të shkaktojë një efekt pro-oksidant, kur ajo vret shumë qeliza të kancerit ose patogjene në një kohë të shpejtë, duke shkaktuar një çlirim pro-oksidant të mbeturinave në gjak. Ky efekt mund të ndodhë, edhe kur qelizat e sëmura marrin një fluks të mjaftueshëm vitamine C duke riaktivizuar enzimat e oksidimit, gjë që është parë gjatë detoksifikimit, dhe ku më pas, ka një derdhje të toksinave qelizore të eleminuara, që dalin në gjak. Pra, vitamina C është edhe një detoksifikuese e fuqishme gjithashtu.

Ne jemi njohur me kundërvëniet që keni patur, që vijnë nga kampi i mjekësisë zyrtare. As për ne nuk ka qenë e lehtë të ndryshojmë me anë të informacionit mbi mjekësinë ushqyese, mendimin e një pjese të madhe të publikut dhe sigurisht të mjekëve profesionistë, tek të cilët është rrënjosur mendimi se ‘dërri do plumb’ dhe ‘sëmundja do drogë’. Ne do të ishim të vetëm pa ju, përballë koorporatave farmaceutike dhe mjekësisë zyrtare. Por prestigji juaj dhe i emrave të mëdhenj si ju, është një armë për ne.

Pyetjet tona nuk mbarojnë këtu, por këtu mbaron intervista jonë këtë herë, me shpresën për t’u ritakuar përsëri me ju në një intervistë në të ardhmen. Pranoni një falenderim të veçantë nga lexuesit tanë të pasionuar, të cilët tashmë janë bërë fansa të shkencëtarëve dhe mjekëve të mëdhenj e të ndershëm.

 Faleminderit “Molla e Shëndetit”dhe suksese në rrugën tuaj për të rritur shëndetin e njerëzve

Intervistoi Denisa Kona

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *