Mjeku astronaut: Hipotensioni ortostatik si kontrollohet

Duhet mbajtur parasysh se në disa raste, pacienti vuan njëherësh nga presioni i lartë i gjakut

   

Hipotensioni ortostatik është prania e presionit të pamjaftueshëm të gjakut, kur njeriu kalon në pozicionin në këmbë, pasi ka qenë ulur ose shtrirë. Ky lloj hipotensioni është më se i zakonshëm. Koha që i është kushtuar në shkollë mjekësore është e papërfillshme, ndërkohë që kjo situatë haset shpesh në praktikën mjekësore. Kjo situatë paraqet furnizim të dobët me gjak të trurit dhe kjo ndodh për shkak të forcës centrifuguese në 7 G, që e bën gjakun të peshojë 7 herë sa normalja, përtej kapacitetit të zemrës për ta pompuar në tru. Këtë dukuri e kanë evidentuar mjekët ushtarakë në USA, që testojnë pilotët.

Hipotensioni ortostatik i gjakut ka të bëjë me zbehje të reflekseve vaskulare. Hipotensioni ortostatik dhe edhe pse mund të ketë shkaqe të tjera, si anemi të rëndë ose ekspozimi ndaj barnave të caktuara, ka si shkak më të zakonshëm humbjen e reflekseve mbrojtëse vaskulare. Sistemi Nervor Autonom është i komprometuar. Simptomat mund të jetë gjendje të fikëti, dobësi e thellë apo djersitje e pazakonshme, humbja e ekuilibrit gjatë të qëndruarit më këmbë. Mund të ketë edhe të vjella.

Aktivitete të tjera të përditshme, që shkaktojnë fillimisht një rritje të presionit të gjakut si tretja e ushqimit, heqja e objekteve të rënda dhe jashtëqitja, pasojnë me një episod të rënies së tensionit neurogjenik. Simptomat kryesore janë marramendje, lodhje, turbullim shikimi, vështirësi në frymëmarrje. Simptomat mund të ndodhin në mot të nxehtë, pas ngrënies së rëndë ose qëndrimit të zgjatur në këmbë. Më e rëndësishmja, ky lloj hipotensioni mund të prekë funksionet e trurit si funksioni kognitiv (njohës). Memorja zhduket dhe simptomat e Alzhejmerit ‘fals’ shfaqen, duke e vënë pacientin gabimisht në një trajtim të gabuar medicinal. Hipotensioni neurogjenik mund të vijë nga një operacion në zonën lumbosakrale apo një thyerje në zonën e legenit. Kjo është zona ku kontrollohet sistemi nervor autonom, që ndikon në presionin e gjakut.

Duket e çuditshme, por hipertensioni mund të bashkë-ekzistojë me hipotensionin ortostatik. Një person që ka presion gjaku 200/100 mmHg ulur, mund t’i bjerë në 135 mmhg/95 mmHg në këmbë. Shumicën e kohës këta pacientë trajtohen me terapi anti-hipertensive, që çon në mbidozë. Shumica e mjekëve bëjnë një vlerësim Ortostatik në zyrat e tyre, duke krahasuar presionin e gjakut në këmbë me presionin e gjakut ulur dhe vlerat e tij shtrirë. Shumica autoriteteve pajtohen se një rënie e presionit të gjakut 20 mmHg/10 mmHg në pozicionin në këmbë brenda 3 minutave (pra, 20 mmHg bie presioni sistolik dhe 10 mmHg bie diastoliku), është kufiri për të përcaktuar diagnozën e hipotensionit ortostatik. Nëse jeni duke përjetuar hipotension ortostatik neurogjenik, disa ndryshime si lëvizja shumë ngadalë dhe me kujdes parandalon ndryshimet e shpejta të pozicionit, të ngrënit e ushqimeve në sasi të vogla dhe shmangia e kalimit nga ajri i kondicionerit, në mjedisin e nxehtë jashtë, janë disa masa paradaluese.

Lini aktivitetet tuaja për pasdite në vend se në mëngjes, kur simptomat hipotensionit janë më të theksuara. Veshjet shtrënguese si çorapet sigurojnë një shtytje mekanike për të kompensuar mungesën e kontrollit autonom në situata të tilla. Njohuri të vlefshme në lidhje me këtë metodë trajtimi vijnë nga hulumtimi i kryer nga industria e hapësirës sepse Hipotensioni ortostatik (OH) ndikon astronautët, ku trupat e tyre përshtaten me gravitetin e zvogëluar duke ulur volumin e gjakut. Si rezultat, ata përjetojnë një periudhë hipotensioni ortostatik pas kthimit në Tokë. Një studim tregoi se kostumet e kompresionit dhe rrobat e projektuara posaçërisht për të rritur presionin e gjakut tek astronautët përmirësojnë aftësinë e tyre për të kryer testet, pa përjetuar hipotension ortostatik.

(*)Autori është ish- Kirurg Fluturimi, ish- astronaut në NASA

       Porosi

  • Përpiquni të hani vakte të vogla

  • Pini shpesh ujë të rritni vëllimin e lëngjeve
  • Eliminoni diuretikët që shkaktojnë urinim të shpeshtë

     

  • Lëvizni shumë ngadalë kur çoheni nga shtrati
  • Qëndroni në mjedis të freskët
  • Mbani çorape shtrënguese, që gjaku të shkojë në pjesët e sipërme të trupit
  • Shmangni banjat me ujë të nxehtë, shkaktojnë zgjerim të enëve të gjakut

Informimi shëndetësor, ilaçi yt i madh

Hipokrati: “Së pari fjalën (informacionin), së dyti bimën, së treti thikën…”

Edukimi është ndoshta faktori i vetëm më i rëndësishëm në kontrollin e duhur të hipotensionit ortostatik, pasi barnat për të rregulluar tensionin e ulët, mund të japin hipertension në pozicionin shtrirë. Pacientët duhet të njohin në terma të thjeshtë, mekanizmat që mbajnë në kontroll tensionin postural (ortostatik) dhe të njohin simptomat e para. Pacientët duhet të njohin kushtet që mund të ulin presionin e gjakut anomalisht. Këto përfshijnë të qëndruarit pa lëvizur për një kohë të gjatë, pirja e alkoolit që shkakton vazodilatacion (zgjerim të enëve të gjakut), ushqimi i rëndë në karbohidrate sidomos në darkë, humbja e glukozës përmes urinës (sidomos në prediabetikë dhe diabetikë), qëndrimi i zgjatur shtrirë, dushi i nxehtë. Pacienti duhet të udhëzohet se si të menaxhojë situatat e stresit ortostatik dhe të minimizojë hipertensionin natën. Pasi pacientët zbulojnë se ata munden aktivisht të merren me këto situata, ata zhvillojnë një ndjenjë të madhe të fuqizimit.

 Rritja e vëllimit të gjakut dhe e rezistencës vaskulare

Mbajtja e një vëllimi të mjaftueshëm të plazmës është vendimtare. Pacientët duhet të pinë 2-2,5 l ujë ose lëngje të tjera në ditë. Shumë njerëz të moshuar nuk e marrin këtë sasi. Një masë emergjente është pirja e 500 ml ujë të ftohtë për të rritur vëllimin e gjakut. Mbajeni shishen e ujit gjithnjë para syve. Shtimi i kripës ndihmon në mbajtjen e ujit në organizëm. Kjo këshillë kërkon reduktim në pacientët që kanë hipertension të rëndë shtrirë në shpinë, hipertension të pakontrolluar ose edemë insterstitiale (domethënë, mbajtje e lëngjeve në hapësirat mes qelizave si në rastin e dështimit të zemrës ose dështimit të mëlçisë). Pacientët duhet të mbajnë një dietë të pasur në kalium, sepse lëngjet me kripë që marrin për rritjen e tensionit prishin raportin kalium-natrium. Ushqimet me shumë kalium si banania, domatet apo bajamet janë të domosdoshme për të ruajtur këtë raport.

Pacienti duhet të ushtrojë një shtypje mbi gjymtyrët, gjithashtu ka breza kompresioni që vendosen në bark për të rritur presionin e gjakut gjatë qëndrimit në këmbë. Koka e shtratit e një pacienti me hipotension ortostatik duhet të ngrihet nga 10-20 gradë ose 10 cm për të evituar tensionin e lartë natën. Disa ushtrime për kontraktimin e muskujve poshtë belit, të vitheve dhe kofshëve, për 30 sekonda rritin rezistencën totale periferike dhe ndihmojnë kthimin e gjakut përmes venave për në zemër. Këto masa ndihmojnë në ruajtjen e presionit të gjakut gjatë aktiviteteve të përditshme dhe duhet të merren parasysh në simptomat e para të intolerancës ortostatike.

Hipotensioni shkakton keqfurnizim me oksigjen të trurit, duke shkaktuar marramendje, dobësi, të menduarit me vështirësi, dhimbje koke, zbehje dhe një reagim të tepruar kompensues të sistemit nervor autonom (duke shkaktuar palpitacione të zemrës, vjellje, ftohtësi të gjymtyrëve, dhimbje gjoksi dhe të fikët).

KËSHILLAT E URGJENCËS

 Tensioni i ulët, shkakun pastaj mjekimin

Tensioni i ulët mund të jetë i parrezikshëm ose dhe më problematik se tensioni i lartë

Denisa Kona

“Mamaja ime sa herë që shkon në ambulancë, ankohet tek mjekja se vuan nga tensioni i ulët.” Mirëpo ajo e përcjell me fjalët: ‘S’ke gjë, tensionin e ulët ku ta gjesh. I larti është i rrezikshëm’. Mirëpo mamaja nuk bindet që nuk ka gjë”. Kështu tregon një lexues i “Mollës së Shëndetit”, Renaldo Bregu. Ai tregon se mjekja nuk i ka rekomanduar asnjë lloj analize për shkakun e kësaj gjendjeje. Por a ka teste që zbulojnë shkaqet e tensionit të ulët të gjakut? Sigurisht që ka, edhe pse ato shpesh nuk rekomandohen dhe popullsia që vuan me tension të ulët, është e padiagnostikuar për shkakun. Cfarë fshihet pas tensionit të ulët?

Mjeku duhet të gjejë shkakun kryesor të rënies së tensionit. Ai për këtë arsye mund të rekomandojë disa teste, si një test të presionit të gjakut, duke dëgjuar me stetoskop arterien brankiale se si është presioni i gjakut  kur zemra është e kontraktuar dhe kur ajo është e relaksuar. Nëse tensioni i gjakut del i ulët, mjeku rekomandon analizën e gjakut, nëse pacienti ka sheqer të lartë apo të ulët në gjak, ose nëse ka numër të ulët të qelizave të kuqe të gjakut. Ndonjë prej këtyre faktorëve mund të jetë arsyeja për hipotensionin. Mjeku mund të rekomandojë disa teste, që do të analizojnë zemrën e pacientit, si një EKG ose ekokardiogramë. I pari tregon parregullsitë në rritmin e zemrës, ndërsa Eko tregon një imazh të strukturave të zemrës dhe funksionin. Të dyja këto teste do t’i tregojnë mjekut, nëse është zemra që e shkakton hipotesionin apo jo. Është edhe një tjetër test, që kontrollon se si është duke punuar Sistemi Nervor Atonom dhe shihen rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut pas disa cikleve të marrjes frymë thellë. Një tjetër provë bëhet për të parë, nëse pacienti ka hipotension të ndërmjetësuar neural. Gjatë këtij testi, pacienti qëndron në një tryezë që ngrihet gradualisht nga pozicioni horizontal, në vertikal dhe për të parë si reagon trupi.

Si mund të trajtoj presionin e ulët të gjakut në shtëpi?

Disa prej trajtimeve janë të ngjashme me masat parandaluese, si duke përdorur më shumë kripë dhe duke pirë më shumë ujë. Për shkak se një dietë e varfër mund të shkaktojë tension të ulët, ka disa shtesa dhe bimë, që rritin presionin e gjakut. Vitaminat B, C dhe E janë të gjitha të rëndësishme për çdo dietë. Vitamina B luan një rol në mbështetjen e funksioneve të gjëndrës së veshkave. Deri në 300 mg/ ditë. Vitamina C ndihmon për të mbajtur forcën e mureve të enëve të gjakut- Doza 2000 mg në ditë. Vitamina E ndihmon për të përmirësuar furnizimin me oksigjen brenda makinerisë qelizore. Nuk duhet marrë më shumë se 800 mg/ ditë Vitaminë E. Nëse hipotensioni është shkaktuar nga gjëndra e tiroides me funksion të dobët, mund të merret për të ndihmuar forcën e tyre, alga deti, leshterik sepse përmbajnë jod. Por, jo më shumë se 2000 mcg/ ditë. Poleni i bletës mund të ndihmojë në rritjen e funksionimit të të gjitha gjëndrave endokrine, duke sjellë rritjen e presionit të gjakut. Kujdes! Poleni në disa njerëz ka efekte anësore, mund të shkaktojë reaksion alergjik.

Çfarë barishtesh mund të përdor për trajtimin e hipotensionit?

Një barishte që rrit funksionimin e gjëndrave endokrine është hisopi mjekësor. Tensioni i gjakut mund të ngrihet kur shtesat stimulojnë gjëndrat në trup dhe lehtësojnë simptomat e tjera fizike. Një efekt anësor i hisopit është se ajo mund të shkaktojë vjellje ose marramendje në disa njerëz. Një tjetër barishte që mund të merret është gjethe rozmarinë. Gjethet zhyten në verë të kuqe dhe merret çdo ditë një lugë gjelle. Bimë të tjera që ndihmuese janë ginsengu siberian, rrënja e xhinxherit, Spirulina dhe Gingko biloba. Për të forcuar zemrën dhe rritur tensionin që vjen nga dobësia e saj, përtypen rregullisht çdo ditë 30 kokrra murrizi ose pihet verë murrizi. Aguliçja (Primula officinalis) është një tjetër tonik kardiak, që rregullon qarkullimin në nivelin e zemrës, por edhe të trurit. Ajo është e dobishme si për trajtimin e hipotensionit, edhe për trajtimin e hipertensionit arterial. Mënyra më e thjeshtë e përdorimit, si çaj, një lugë gjelle bime përvëlohet në një gotë me ujë të valuar.

PËR HIPOTENSIONIN NGA RËNIA E SHEQERIT

Recetë me lëngje për të rritur presionin e ulët të gjakut

Disa njerëz me tension të ulët kanë të ulët sheqerin në gjak. Prandaj kjo recetë do t’i ndihmojë, pa çuar në luhatje të sheqerit, në gjendje hiperglicemike. Pini 4 gota me këtë lëng çdo ditë, 1 para drekës, 2 pasdite dhe 1 para darke.

  • Përbërësit                                                         
  • 1 panxhar
  • 1 karotë
  • 2 domate
  • 1/2 filxhan rrush i zi
  • 1 kivi e qërruar
  • 1/2 filxhan hurma arabie

 Tjetër formulë:

  •  4 feta xhenxhefil
  • 1 lugë çaji susam i zi
  • 2 lugë çaji fara liri
  • 1/2 lugë çaji piper i zi
  • 1 lugë çaji jamball
  • 1/3 lugë çaji qimnon
  • Kripë deti
  • Futini në një përzierës ushqimor dhe shërbejeni.

Vaj rozmarine për masazh zemre në hipotension

Rozmarina është një barishte e dobishme për ata që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut. Ajo punon duke stimuluar sistemin nervor qendror dhe duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në të gjitha format: si tretësirë alkooli, verë rozmarine ose çaj rozmarine. Rozmarina përmban antioksidantë fenolikë, acid rosmarinik dhe vajra esenciale. Ajo është një tonike e mirë e trurit si në rastet e migrenës (duke qenë mekanizëm rregullimi i presionit intrakranial). Njerëzit në të kaluarën e futnin rozmarinën në verë të bardhë, si një ilaç për qarkullimin e dobët të gjakut si dhe për dhimbjet e kokës që vijnë nga tensioni. Një përgatitje tjetër ishte pomadë ​​rozmarine për të masazhuar gjoksin dhe për të rritur presionin e gjakut. Rozmarina mund të përdoret edhe si vaj esencial 2-3 pika në infuzionet për rrugët e frymëmarrjes. Efektin e rozmarinës në Hipotension e gjejmë që në veprat e Hipokratit si dhe në studime moderne. Një studim i autorëve Fernández –Palomino, provoi efektet vajit esencial Rosmarinus officinalis në hipotensionin fillor dhe ndikimin në të dy aspektet- fizik dhe psikologjik. 32 pacientë me hipotension u përfshinë në studimin 72-javor mars 2007- shtator 2008. Vlerësimi klinik i presionit sistolik dhe diastolik të gjakut u krye sipas standardeve ndërkombëtare të Shoqatës Amerikane të Hipertensionit. Të dy variablat e presionit të gjakut pasqyruan efektin klinikisht të rëndësishëm anti-hipotensiv të vajit esencial të rozmarinës.

Si të bëni vaj rozmarine për të rritur presionin e gjakut

  • Gjethe rozmarine (e tharë) – ¼ filxhan
  • Vaj ulliri, ½ filxhan
  • Poç apo kavanoz me kapak
  • Vendoseni rozmarinën në kavanoz. Hidhni vaj ulliri mbi të. Vendoseni në një vend ku bie dielli, si pranë dritares. Lëreni në diell dy ditë. Përdoreni këtë vaj për masazh të kraharorit. Përveç rasteve të rënies së tensionit, përdoret edhe në dhimbje zemre. Përgatitjet e rozmarinës janë të kundërindikuara për njerëzit me hipertension ose për ata që vuajnë nga epilepsia. Të mos përdoret nga gratë shtatzëna.
editor

Related Articles

1 Comment

Avarage Rating:
  • 0 / 10

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *