A eshte patatja e embel me e shendetshme se patatja e zakonshme?
A e rekomandoni ju kete, pasi ne treg kjo lloj patateje eshte shume me e shtrenjte?
PERGJIGJE
Patatja e embel ka te njejtet ushqyes me doze pak me te larta se patatja e bardhe e zakonshme. Por dIferencen e madhe e ben beta-karoteni, pararendes i vitamines A. Une do ta perkufizoja pataten e embel keshtu: patate e bardhe+ betakaroten ose ndryshe patate e bardhe+ karote.
Pervec faktorit ushqyes- beta-karoten, nuk ka asgje tjeter qe do t’i jepte ndonje avantazh te dukshem patates se embel, kundrejt patates se zakonshme.
Ja te sjellim nje krahasim: Patatja e embel ka 4.32 mg vitamine B3, ndersa e bardha ka 3.166 mg, per 200 gr patate ose 1 kupe. Diferenca pa ndonje domethenie. Doza me te mira kane ne vitamine B6 qe te dyja patatet, por e embla ka pak me teper dhe ploteson 34% te RDI (nevojat ditore), kundrejt 32% te patates se bardhe.
Patatja e embel ka dyfish ushqyes ne vitaminat B1 dhe B2, perkatesisht 18% dhe 16% te nevojave ditore, kundrejt 9% dhe 6% te patates se bardhe.
Kur vjen fjala tek acidi folik, ketu eshte me ushqyese patatja e bardhe me 48 mcg, kundrejt 12 mcg, pra gati 4 here me teper acid folik se patatja e verdhe. Keshtu, patatja e bardhe ploteson 12% te nevojave ditore per kete vitamine mjaft te rendesishme, ndersa patatja e verdhe veten 3%.
Tani do te ndalem ne disa minerale vecanerisht te rendesishme dhe me te veshtiret per t’u permbushur nga dietat: Magnezi, kaliumi, seleni dhe zinku, Bile edhe hekuri.
Ne lidhje me hekurin, jane aty- aty, ne 200 gr patate te embel gjendet 8% e nevojave ditore te hekurit, ndersa ne 200 gr patate te bardhe 10% (megjithate hekuri jo-heme nuk arrin te perdoret sa hekuri heme, qe merret nga ushqimet shtazore, Prandaj nuk krahasohen perqindjet e hekurit nga ushqimet bimore me ato shtazore, me perjashtim te rrenjes se lepjetes qe ka nje hekur mjaft te perthithshem).
Me zinkun barazohen te dyja patatet me nga 6% te nevojave ditore per 200 gr patate. Po ashtu edhe ne hekur, me 1% te RDI, nje sasi shume e vogel tek te dyja
Patatet shquhen per doza relative te magnezit. Te emblat permbajne 54 mg per 200 gr patate qe eshte 13% e nevojave ditore, ndersa patate e bardha kane 48 mg ose rreth 11-12% e nevojave ditore. Ky eshte nje mineral shpesh deficitar ne dietat tona.
Nje nga gjerat me te rendesishme qe gjendet ne patate eshte kaliumi (nje arsye qe patatja preferohet per eksperimentet e qarqeve elektrike nga femijet). Ky elektrolit dhe mineral i zemres (bashke me magnezin) gjendet ne sasine 930-950 mg tek patatet e te dyja llojeve duke permbushur 29% te nevojave ditore per te.
Ajo qe ben diferencen kryesore mes dy llojeve te patateve eshte vitamina A qe nuk gjendet ne pataten e bardhe, ndersa ka nje epersi modeste ne kete vitamine, kundrejt karotes, sipas Fondacionit Mateljan dhe USDA. 200 gr patate e embel ka rreth 38436.00 IU Vitamine A, ku 23061.00 mcg eshte e formes Beta-Carotene Ekuivalent *referuar Fondacionit Metaljan).
Keshtu kemi kaluar tek krahasimi i patates se embel me karoten.
Tek karota ne 120 gr gjenden 20380 IU Vitamine A me rreth 10 mije mcg beta-karoten. Beta-karoten nuk eshte tjeter dhe e ndryshme nga vitamina A, por eshte pararendesi i saj. Trupi e merr nga karota dhe patatja e embel si beta-karoten dhe e kthen vete ne vitamine A. Duket sikur doza e betakarotenit ne karote eshte goxha me e ulet, por ne fakt po krahasohen 200 gr patate e embel me 120 gr karote. Per sasi te barabarta, jane aty-aty, Pak me teper ka patatja e embel.
A eshte ne teresi me e shendetshme patatja e embel, sesa karota? Ke do ta rekomandoja une?
Karoten. Dhe do t’ju them arsyen pse. Karota ne fakt ka me pak ushqyes sesa patatja e embel, ka pothuajse po aq biotine sa ajo (20% te RDI), eshte inferiore ne pjesen e magnezit dhe kaliumit, zinkut, dhe vitaminave te grupit B, kundrejt patates se embel.
Por, por…. patatja e prish punen se ka me teper karbohidrate dhe te formes niseshte. Sidomos ne kete pike, patatja e embel ka me teper se dyfishin e patates se bardhe. Konkretisht, patatja e embel ka 41 gr karbohidrate ne 200 gr te peshes se saj, ndersa patatja e bardhe ka 36 gr. Karota ka rreth 20 gr karbohidrate ne 200 gr karota, por nuk eshte vetem sasia me e pakte e karbohidrateve, por edhe forma niseshte e karbohidrateve. Perimet jo- niseshte jane konsideruar me te shendetshme se perimet niseshte, megjithese asgje nuk eshte definitive, ndersa shkenca vazhdon te krahasoje definicionet e llojeve te ndryshme te sheqernave dhe pergjigen e trupit ndaj tyre (fruktoze, glukoze, saharoze, laktoze- tek grupi i sheqernave) si dhe llojet e niseshteve (qe tretet shpejt, qe tretet ngadale dhe niseshte rezistente).
Vec kesaj, patatet kane rreth 180 kalori, kundrejt 80 kalori te 200 gr karotave.
Por nese karotat behen leng i shtrydhur, ato behen nje bombe me ushqyese sesa patatja, sepse kerkojne me teper sasi dhe ky leng nuk ka nevoje te tretet, shkon si serum ne gjak. Ushqyesit e lengut te karotave i shkojne qelizave pa mundimin qe kerkon metabolizimi i patates. Duke mos ngarkuar trupin me procesin e tretjes, i ruan energjine dhe enzimat e trupit, qe te shkojne per proceset riparuse, ne vend se per tretjen. Ky leng karote nuk prodhon mbetje qelizore dhe rezultati eshte me teper fuqi.
Avantazhi tjeter eshte se karotat jane 3 deri 7 here me te lira sesa patatja e embel.
Ne duhet te mesojme t’i vleresojme ushqimet edhe ne vlere materiale, nisur nga perfitimet ushqyese te tyre dhe pastaj per shijen e tyre.
Po nese do te kombinonim ne nje tave apo supe a sallate te zjere, pataten e bardhe me karoten? Atehere do te merrnim nje pjate qe ka perfitime te krahasueshme me pataten e embel. Kujtoni ekuacionin qe ju dhashe ne krye: patate e bardhe+ karote=patate e embel.
Beni kombinimet nisur edhe nga xhepi sa ju lejon e pastaj nga shija.
50 leke kg i patates se zakonshme + 100 leke kg i karotes ne shumicen e vitit, kushtojne 150 leke *gjithsej te dyja bashke 2 kg.
2 kg patate e embel 700 leke.
Patatja e kuqe
T
ani do flasim pak per pataten e kuqe, jo per cmimin, por per diferencen qe ka nga dy patatet e tjera. Ajo qe dalloni me te pare eshte diferenca ne ngjyre. Ngjyra e kuqe apo si e vjollce e patates nuk eshte thjesht kolor per zbavitje te syve. Kjo ngjyre eshte antioksidanti i fuqishem anthocianine qe gjendet edhe ne boronice, fruta shtogu, manaferra, laker te kuqe etj. Kete antioksidant nuk e kane dy llojet e tjera te patates. Mirepo ne e dime tani, se anti-oksidantet parandalojne demtimin e qelizave dhe keshtu shpalljen e semundjeve, sepse normalizojne proceset oksiduese-reduktuese, duke hequr, kapur radikalet e lira te teperta.
Një autor, gjenetisti Charles R. Brown ka zhvilluar patate me lëng portokalli deri në katër herë sasi antioksidantësh, zeaxanthin dhe lutein, sesat patatet e bardha. Në një provë të shijes së patateve të ziera, konsumatorët preferuan aromën e patateve ngjyrë portokalli. Brown ka zhvilluar patate me ngjyra më të errëta, që kanë më shumë se katër herë potencialin antioksidues, sesa varietetet aktuale tregtare. Patatet e kuqe dhe vjollcë të Brownit arritën rezultatin e kapacitetit antioksidant ORAC , të krahasueshme me lakrën e kuqe, kalenë ose spinaqin.
Varietetet e patateve jane shume me teper dhe nuk mund te kemi informacion te detajuar per secilin. Tani per tani jemi deri ketu.
Denisa Kona, kryeredaktore e Gazetës Molla e Shëndetit


