Studiuesit tregojnë efektin e dy produkteve natyrore në përmbysjen e komplikacioneve të diabetit
Diabeti mellitus (DM) ës
htë një sëmundje heterogjene, e karakterizuar nga hiperglicemia kronike e shkaktuar nga defekte në sekrecionin e insulinës, veprime të insulinës, ose të dyja, duke rezultuar në funksion të dëmtuar në metabolizmin e karbohidrateve, lipideve dhe proteinave. Për më tepër, hiperglicemia (sheqeri i lartë në gjak) konsiderohet një faktor kryesor, përgjegjës për stresin intensiv oksidativ në diabet, gjë që rezulton në një çekuilibër mes formimit të tepërt të specieve reaktive të oksigjenit (ROS) dhe (pa)aftësisë së sistemit biologjik (trupit) për t’u detoksifikuar prej ROS dhe për të riparuar dëmet që rezultojnë. Kontrolli efektiv i sheqerit në gjak është kritik për zvogëlimin e rrezikut të komplikimeve mikrovaskulare dhe makrovaskulare (enët e vogla të gjakut dhe të mëdhatë). Burimet natyrore luajnë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e diabetit mellitus.
Diabeti shoqërohet me komplikacione të rënda akute dhe kronike që ndikojnë negativisht si në cilësinë e jetës dhe mbijetesën e individëve të prekura. Nefropatia diabetike konsiderohet një ndërlikim i madh i diabetit dhe shenjat e saj janë kreatinina, ureja dhe acidi urik të rritur. Nefropatia diabetike e zgjatur karakterizohet nga proteinuria, humbja e funksionit të veshkave dhe një progresion i shpejtë deri në dështimin e veshkave. Një studim i përbashkët botuar në revistën e Mjekësisë Komplementare dhe Alternative, Volumi 2017, nga Departamenti i Biokimisë i Fakultetit të Shkencave, Arabi Saudite, si dhe nga Instituti i Inxhinierisë Gjenetike dhe Bioteknologjisë, Egjipt, dëshmoi bindshëm se dy produkte natyrore, Nigella sativa- fara e zezë ose e bekuar, sikurse thirret, si dhe propolisi i bletëve kanë treguar rënie të ndjeshme në nivelet e uresë, kreatininës dhe acidit urik në pacientët me komplikacione diabeti. Studiuesit konstatuan se administrimi nga goja i propolisit zbuloi një ulje të ndjeshme të albuminës dhe kreatininës urinare, afër vlerave normale, dhe më shumë se trajtimi me farën e zezë. Efekti i trajtimit me 20% të ekstraktit metanolik të propolisit mund t’i atribuohet një efekti të fortë antioksidant të propolisit, i cili përmirëson stresin oksidativ dhe vonon shfaqjen e nefropatisë diabetike në diabetin mellitus. Studiuesit shkruajnë: “Cregullimi i elektroliteve brendaqelizore dhe jashtëqelizore mund të ketë gisht në patogjenezën e neuropatisë, nefropatisë dhe komplikimeve vaskulare në pacientët diabetikë. (Neuropatia –komplikimet në sy të diabetit, nefropatia- komplikimet në veshka). Eksperimenti ynë regjistroi një rënie të ndjeshme në natrium dhe kalium në serum në grupin e minjve diabetikë të patrajtuar. Ndërsa minjtë diabetikë të trajtuar me propolis kanë rikthyer nivelet e elektroliteve në serum (Na + dhe K +), në krahasim me N. sativa. Indet renale dhe pankreatike u prekën rëndë në minjtë hiperglicemikë. Plotësimi i njëkohshëm me ekstraktin metanolik të farës së zezë (N. sativa) dhe propolisit ka përmirësuar ndjeshëm indet e veshkave dhe pankreasit dhe i ka rikthyer gati në gjendjen e tyre normale. Ky ekstrakt natyror përmirësoi të gjitha ndryshimet e dëmshme biokimike dhe histopatologjike, që rezultojnë nga diabeti. Këto burime natyrore zbuluan një aktivitet të sigurt dhe të shkëlqyer antidiabetik. Krahas tejkalimit të shumicës së ndryshimeve histopatologjike në indet e veshkave dhe pankreasit, shumica e qelizave i rikthyen kushtet normale. Prandaj, rekomandohet që N. sativa dhe propolis dietetik të jenë mbështetje e shkëlqyer adjuvante në terapinë e diabetit mellitus dhe parandalimin e komplikimeve të tij.
Krahasimi
Patologjia e veshkave
Në mikroskop, ekzaminimi histopatologjik i veshkës në grupin e minjve që morën propolis dhe tregoi strukturë normale të indeve me parenkima normale dhe enë normale të gjakut. Tubulat, të rigjeneruara. Ndërsa në grupin e minjve diabetikë, që nuk u trajtuan me asgjë, kishte një tufë të glomeruleve të shembura, me atrofi të shënjuar tubulare, të shoqëruar me inflamacion intersticial dhe hemorragji intersticiale.
Patologjia e pankreasit
Në ekzaminimin histopatologjik të pakreasit, fara e zezë tregoi përmirësim në qelizat e degjeneruara të pankreasit dhe inflamacion të zbutur. Ndërsa pankreasi i minjve të trajtuar me propolis nuk tregoi asnjë provë të inflamacionit në isole ose rreth kanalit të madh, u konstatuan indet e restauruara të pankreasit. Ndërsa grupi i minjve pa trajtimtregon degjenerim të butë të qelizave acinare pankreatike, me inflamacion periduktal, edemë dhe kongjestion.