I thuaj ‘jo’ testit të prostatës, shkatërron jetën e burrit!

 INTERVISTË ME DR. RICHARD J. ABLIN PËR HULUMTIMET MBI KANCERIN

Mirësevini në intervistën tonë me një shkencëtar të shquar, Dr. Richard. J. Ablin, i cili jep vazhdimisht këshilla për burrat që pyesin nëse duhet të bëjnë një test PSA për kancerin e prostatës. Dr. Richard J. Ablin ka drejtuar Laboratorin e Imunologjisë në “Cook County Hospital” dhe Institutin për Kërkime Mjekësore në Chicago, IL, në vitin 1978. Ai ishte drejtor i Seksionit të Imunobiologjisë, Divizionit të Urologjisë, Departamentit të Kirurgjisë dhe Zyrtar i Lartë Shkencor.

Pyetje: Na tregoni për “Fondacionin Robert Benjamin Ablin për Kërkimet mbi Kancerin”, formimin, qëllimet dhe synimet e hulumtimit.

Dr. Ablin: Babai im ishte 67 vjeç. Ai ishte shumë i shëndetshëm, peshonte rreth 81kg , punonte çdo ditë, luante golf dhe ishte shumë aktiv. Një ditë ai u kthye në shtëpi dhe fshikëza e tij ishte fryrë si tullumbace dhe ai nuk mund të urinonte. E çuam në spital dhe atje mjekët i futën një kateter. Ata i bënë një biopsi, së bashku me disa teste radiologjike. Ai kishte metastaza në të gjithë trupin. Ai nuk kishte shfaqur më përpara simptoma, përveç pamundësisë për të urinuar. Kanceri i tij i prostatës u diagnostikua si T4. Babai im vdiq një vit më vonë dhe peshonte 43 kg, saqë mund ta mbaja në krahët e mi. Unë nisa punën për kancerin e prostatës dhe themelova këtë Fondacion në kujtesë të tij. Unë jam përpjekur për të gjetur mënyra për të treguar “breshkën” nga “lepuri”. Me fjalë të tjera, hulumtimi im është i drejtuar drejt identifikimit të bio-shënuesve (biomarkers), që do të bëjnë të mundur dallimin e llojit të kancerit, nëse është i dobët apo agresiv. Përveç kësaj, unë mundohem të ndërgjegjësoj komunitetin rreth prostatës. Kanceri i prostatës mund të jetë vdekjeprurës, por problemi në shumicën e njerëzve është se ky kancer është një “breshkë.” Këta njerëz vdesin nga diçka tjetër, para se të vdesin nga kanceri i prostatës.

Pyetje: Filantropisti Warren Buffet (njeriu i dytë më i pasur në botë në vitin 2016) është diagnostikuar me kancer të prostatës. Ai është 81 vjeç.  Çfarë mendoni ju për këtë?

Dr. Ablin: Nga ajo që unë di nga raportet e mediave, Ëarren Buffet u diagnostikua me kancer të prostatës nga një test i zakonshëm PSA (Antigjeni Specifik i Prostatës). Mjekët e tij gjetën një rritje të vogël të nivelit të PSA-së dhe kështu ai bëri një biopsi e cila zbuloi një sasi të vogël qelizash kanceroze, ndoshta në kategorinë e ‘një breshke’.  Z.Buffet është 81 vjeç dhe kjo tregon se kanceri i tij është i lidhur me moshën dhe ai ndoshta do të vdesë nga ndonjë shkak tjetër, para se të vdesë nga kanceri i prostatës. Kanceri i prostatës është një sëmundje e pashmangshme e plakjes. Nga mosha 65 vjeç, gati gjysma e të gjithë burrave kanë “neoplazma” në prostatën e tyre. Nga mosha 85 vjeç, kjo shkon në 95%  të burrave. E çfarë? A do të shkojmë për të hequr të gjithë këta kancere, pavarësisht nga fakti se këta burra ka të ngjarë të vdesin nga ndonjë gjë tjetër, por jo kanceri i prostatës?!!

Pyetje: Cila është këshilla juaj për njerëzit që besojnë në ekzaminimin PSA?

Dr. Ablin: Për ata njerëz që besojnë në ekzaminimin PSA, unë do të doja të paraqesë një shembull. Na ishin dy njerëz, të dy 65 vjeç. Le t’i quajmë ata Tomi dhe Billi. Tomi, pa ndjerë shqetësim, bën si rregullisht ekzaminimin PSA dhe në bazë të rezultatit, ai bëri biopsinë dhe rezultoi me kancer të prostatës. Ai e trajtoi kancerin dhe vdiq në moshën 75 vjeç. Nga ana tjetër, Billi nuk e ka bërë këtë ekzaminim. Ai ka pritur shfaqjen e simptomave.  Kur ai ishte 70 vjeç, iu shfaqën disa simptoma, u diagnostikua me kancer të prostatës dhe bëri trajtimin kundër kancerit. Ai gjithashtu vdiq në moshën 75 vjeç. Të dy ata jetuan 10 vjet dhe të dy vdiqën 75 vjeç. Por, si pasojë e trajtimit të kancerit, Tomi ka pasur mosmbajtje urinare, impotencë dhe një cilësi jetese të dobët. Dua të them që ekzaminimi PSA, në mënyrën se si përdoret aktualisht, mund të bëjë shumë më tepër dëm sesa dobi. Unë e di që kanceri i prostatës mund të jetë një sëmundje vdekjeprurëse, babai im vdiq nga ky lloji kanceri. Megjithatë, në shumë raste trajtimi është më i keq sesa sëmundja.

Disa fakte të shpejta rreth kancerit të prostatës:

  • Në 1985, përpara përdorimit të gjerë të ekzaminimit PSA
  • Shanset për të patur kancer të prostatës (incidenca) – 8,5%
  • Shanset për të vdekur nga kanceri i prostatës (vdekshmëria) – 2,5%

 

  • Në vitin 2005, pas përdorimit të gjerë të ekzaminimit PSA
  • Incidenca e kancerit të prostatës – 18%
  •  Vdekshmëria nga kanceri i prostatës- 3%

Shikoni një njeri 50 vjeç e më të vjetër, në 25 vitet e ardhshme:

  • Shansi që ai të ketë kancer të prostatës është 40%
  • Shansi që ai të ketë simptoma klinike prej kancerit është 10%
  • Shansi që ai të vdesë nga kanceri i prostatës është 3%
  • Shansi që ai të vdesë nga sëmundjet kardiovaskulare është 50%
  • Shansi që ai të vdesë nga një lloj tjetër i kancerit është 20%
  • Vdekshmëria ndër 100 njerëz:
  • Me kancer të mushkërive është 33%
  • Me kancer të prostatës është vetëm 3%

Ju kujtojmë se mjekët në Shqipëri vazhdojnë të promovojnë e të bëjnë thirrje përmes mediave për bërjen e testit PSA edhe pa pasur asnjë simptomë, “sepse, gjysma e burrave nuk kanë fare simptoma klinike”, ndërkohë që kjo bie ndesh edhe me udhëzimet e reja të Universitetit të Harvardit drejtuar mjekëve, që Molla e Shëndetit ka botuar kohë më parë. Molla e Shëndetit mbetet e vetme në betejën e saj për të vërtetën, e rrethuar nga një det informacioni arkaik dhe i pa-azhornuar.

 

Dr Richard J. Ablin, shkencëtar i guximshëm dhe i saktë

Shkruar nga Doug Kaufmann

Dr. Richard J. Ablin është ai që në vitin 1970, zbuloi proteinën- antigjenin specifik të prostatës (PSA), që më vonë do të bëhej testi PSA. Libri i tij i shkëlqyer pretendon se miliona jetë të njerëzve ka qenë dhe vazhdojnë të jenë të dëmtuara përgjithmonë, për shkak të interpretimit të rezultateve të testit PSA nga mjeku i tyre. Dr. Ablin vazhdon të jetë një trim edhe pse ujk i vetmuar në luftën e tij kundër testit rutinë të kancerit të prostatës PSA. Në fund të fundit, i cili më mirë do të dinte kufizimet e një testi mjekësor, sesa ai që e shpiku atë?  Javët e fundit, dy studime të publikuara në versionin online të Gazetën së Shoqatës Mjekësore Amerikane (JAMA) konfirmuan qëndrimin e Dr. Ablin. Dr. Otis Braëley ka rënë dakord me të. Pse është i rëndësishëm ky Dr. Otis Braëley? Ai është zyrtari më i lartë mjekësor për Shoqërinë Amerikane të Kancerit (ACS), një onkolog dhe një ekspert i njohur botërisht i kancerit. Kur Braëley flet, mjekët dëgjojnë. Disa pacientë janë të zemëruar me Dr. Ablin, duke pretenduar se jeta e tyre u shpëtua nga testi PSA. Kjo është ajo që urologët u thonë atyre. Unë u them megjithatë, se për çdo njeri që beson se jeta e tij është bërë më e mirë nga testimi PSA, ka shumë po shumë më tepër burra, jeta e të cilëve është shkatërruar për shkak të testit PSA. Të gjithë burrat dhe më e rëndësishmja urologët e tyre, duhet të dinë të vërtetën në lidhje me këtë provë të rëndë dhe potencialisht të dëmshme mjekësore. Tani, unë ju them, ndryshoni dietën tuaj dhe dilni ecni jashtë.

 

Biposia dhe kirurgjia shkaktojnë probleme urinare

Fjalët e pacientit: “Unë nuk isha i njëjti njeri pas operacionit. Pa asnjë aftësi për ejakulacion, unë u ndjeva si një lodër e thyer, si një pistoletë uji që sprucon asgjë”.

Dr. Ablin ka shkruar një libër sesi testi PSA është në thelb një mashtrim, një mjet i përdorur për të grumbulluar dhjetëra miliarda dollarë për sektorin urologjik të kompleksit industrial mjekësor. Dr Richard J. Ablin thotë se testi për antigjenin specifik të prostatës (PSA), “i ka hapur portat një cunami të testimit rutinor në mbarë vendin”. Ai është i bindur se FDA ka bërë një “gabim fatal” me miratimin e testit PSA si një mjet për të zbuluar kancerin e prostatës.

“PSA është edhe në indet e shëndetshme dhe mund të stimulohet edhe nga hipja në biçikletë, hipja në kalë ose pas një kolonoskopie (testi nga zorra e trashë). Bërja e testit rezulton në rreth 1 milionë biopsi të rrezikshme në vit, që përkthehet në miliarda dollarë për urologët si dhe dhjetëra mijëra prostatektomi (kirurgji) të panevojshme që i bëjnë shumicën e burrave impotentë”. Dr. Ablin citon Dr. Alan Shapiro, që nga një mbështetës i testit PSA, u kthye në kundërshtar të tij. Ky ndryshim erdhi tek ai, pasi një burrë 50 vjeç u paraqit në praktikën e tij të urologjisë, me një kateter, që kullon urinën në një qese. “Ky burrë relativisht i ri kishte kryer një prostatektomi radikale dhe tani nuk mund të grumbullonte dot urinën dhe ta kontrollonte. Ai ishte i gjymtë.” Dr. Ablin insiston se njeriu pushon së qeni njeri në shumë aspekte jetësore, pas këtij operacioni. Ai shkruan: “Një njeri mund të jetojë pa prostatën e tij, por ai vuan ndryshimet fizike dhe psikologjike”. Dr. Ablin tregon betejën e nisur në fillim të vitit 1993 ndërmjet Shoqatës Amerikane të Urologjisë (AUA) dhe Shërbimeve Parandaluese të Task- Forcës në SHBA-së, pasi “Task- Forca kishte vendosur se: “Testi PSA nuk i plotëson kriteret, i mungon saktësia në zbulimin e sëmundjes në fazë të hershme. Ka pak dëshmi, se zbulimi i hershëm i kancerit të prostatës përmirëson rezultatet e pacientit dhe ka prova në rritje për efektet negative të testimit dhe trajtimit. ”

 “Shumë Mjekësi është duke na bërë të sëmurë dhe të varfër. Provat tregojnë se testimi PSA nuk kursen asnjë jetë, është i madh numri i njerëzve që janë trajtuar në mënyrë të panevojshme duke paguar një çmim të tmerrshëm. Ata janë viktimat në luftën tonë civile me kancerin. ” -Shannon Brownlee

 

Prostata e zmadhuar, ushqimet që frenojnë hormonet nxitëse

Meshkujt mbipeshë dhe që kanë sindromin metabolik, 3.5 herë më të rrezikuar për BPH

Duke u plakur, hunda jonë zgjatet dhe veshët tanë bëhen më të mëdhenj. Në qoftë se ju jeni një burrë, ka shumë të ngjarë që edhe gjëndra juaj e prostatës të zmadhohet. Ngaqë prostata rrethon një pjesë të uretrës, kjo rritje e saj mund të çojë në simptoma të bezdisshme si vështirësi në urinim apo nevojë për të urinuar shumë shpesh. Rritja e jashtëzakonshme e indeve të prostatës është e nxitur nga hormonet. Meshkujt me prostatë të zmadhuar mund të jenë më të rrezikuar për kancer të prostatës, sidomos nëse kanë sindromin metabolik.

 Hani më shumë perime

Hulumtimet kanë treguar se burrat që hanë 10 racione në ditë fruta dhe perime të gjalla kishin 21% më pak rrezik për zgjerim beninj të prostatës (BPH). Studimi i madh përfshiu 18 mijë burra. 10 porcione perimesh në ditë mund të duket shumë, por në qoftë se ju filloni me një omletë perimesh për mëngjes, meze të lehtë me një dyzinë karotash paradite dhe një sallatë të madhe me spinaq e rrepa për drekë, ju jeni në gjysmën e rrugës. Një kombinim i mirë është speca dhe spinaq. Gjithashtu kushtojini vëmendje të veçantë qepëve. Meshkujt që hanë disa herë në javë qepë, kanë më pak probleme me prostatën. Qepët janë të pasura me fitoestrogjene, të cilat konkurrojnë me estrogjenet e trupit dhe frenojnë prodhimin e tepërt të tyre. Një numër studimesh në literaturën mjekësore tregojnë se antioksidantët në shegë, domate, brokoli janë të dobishëm në parandalimin e kancerit të prostatës. Mos harroni se çdo gjë që ju vini në trupin tuaj ndikon në çdo organ të trupit tuaj, duke përfshirë edhe gjëndrën e prostatës.

Hiqni sheqerin dhe yndyrnat e këqija

Hiqni nga menuja sheqerin dhe karbohidratet e thjeshta, si buka e bardhë dhe patatet. Është një mënyrë e mirë për të humbur peshë dhe për t’u mbrojtur nga sheqeri i lartë në gjak. Meshkujt që janë shumë të shëndoshë (që kanë indeksin e masës trupore 35 MBI ose më të lartë) kanë 3.5 herë më shumë shanse të zhvillojnë BPH, në krahasim me meshkujt me peshë normale. Ju duhet të kontrolloni nivelet e kolesterolit. Hormonet si testosteroni prodhohen në mënyrë të çmendur, kur ju keni kolesterol të lartë. Studimet tregojnë se meshkujt me nivele të larta të LDL (“kolesteroli i keq”) ka më shumë të ngjarë që të kenë BPH (prostatë beninje).

Yndyrnat dietike janë një shkak i njohur i kancerit të gjirit, të zorrës së trashë dhe prostatës, sipas një raporti të vitit 1982 të Këshillit Kombëtar të Shkencës. Mjekësia Ortodokse (zyrtare) pranon se shumë vajra dhe yndyrna do të bllokojnë prostatën, por nuk do të rekomandojë që të ndaloni llojet e gabuara të yndyrnave (margarinë, vajra të tjerë të hidrogjenizuar, ushqime të skuqura, vajra bimore të pangopur-  veçanërisht kanola), dhe nuk do të tregojë, se lloje të mira vajrash si ulliri ekstra i virgjër, gjalpi i kokosit, vaji dhe farat e susamit dhe vaji i lirit do të përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe kullimin normal të prostatës. I vetmi rast kur mjekët kundërshtojnë yndyrnat, janë ato shtazore, për të cilat studime të reja po nxjerrin në dritë, se nuk janë ato shkaku i kancerve. Nuk është yndyra në qumështin e lopës shkaku, por galaktoza, që ndikon hormonet e njeriut dhe faktorin e rritjes IGF-1, pasi misioni i qumështit është pikërisht rritja sa më e shpejtë trupore e viçave. Po ashtu, tek mishi, shkaku janë proteinat, që rrisin aktivizimin enzimatik të karcinogjeneve.

Merrni yndyrnat e mira!

Merrni vitaminë E natyrore d-alfa (jo dl-alfa) në dozën 400 IU, merrni 1 kapsulë vaj mëlçie merluci, 1 lugë gjelle vaj farash liri dhe 2 kapsula kapsula vaj lecithine çdo ditë për të përmirësuar metabolizmin e yndyrnave dhe minimizuar oksidimin e tyre si dhe për të rritur qarkullimin e gjakut në prostatë dhe në të gjitha pjesët e trupit. Mënyra më e mirë për të ngrënë vajra të shëndetshëm, janë arrat e papërpunuara dhe farat.

 

Disa bimë si liri përmbajnë fitoestrogjene (estrogjene bimore). Farat e lirit nuk lejojnë zmadhimin e gjëndrës së prostatës duke bllokuar një enzimë e cila konverton testosteronin në një formë të ndryshme, në dihidiltestosteron, dhe është ky hormon mjaft i fuqishëm, që shkakton rritjen e prostatës. Gjithashtu, fitoestrogjenet e lirit luftojnë efektet e estrogjenit të vetë trupit, një tjetër hormone, që shërben si karburant për rritjen e qelizave të prostatës. Hulumtuesit mendojnë se një arsye që njerëzit në vendet aziatike kanë shkallë më të ulët të BPH-së, në krahasim me ata që jetojnë në vendet perëndimore, është se ata hanë ushqime të pasura me fitoestrogjene. Farat e lirit shtohen lehtë në dietën tonë. Përdorini për të spërkatur sallatën, kosin apo bukën. Gjizë me fara liri dhe vaj liri është një terapi e madhe anti-kancer sipas shkencëtares gjermane Dr. Johanna Budwig.

Soja, një aleate e burrave në të 50-tat

Edhe soja përmban fitostrogjene, që njihen me emrin izoflavone dhe në një studim të Departamentit Amerikan të Bujqësisë, Genistein, izoflavoni më i shquar tek soja, pengoi rritjen e qelizave të kancerit të prostates si dhe rriti aftësinë e rrezatimit për të vrarë qelizat e kancerit të prostatës. Por ekziston edhe një qëndrim, sipas të cilit, ndikimi i sojës mbi prostatën varet nga sasia e konsumimit, në mënyrë të ngjashme si konsumi i çokollatës, që në sasi të vogël kontribuon për shëndetin, ndërsa në sasi të mëdha dëmet tejkalojnë përfitimet.

  • Ushqime të mira për prostatën
  • Domate e pjekur (salca punon më mirë)
  • Peshk deti
  • Fruta pylli (manaferra, thana, boronica etj)
  • Arra, bajame, lajthi, fistikë
  • Shalqi (mban rekord në lykopen)
  • Çaj jeshil
  • Fasule
  • Brokoli, spinaq, karota etj.

 

Hithra për prostatën e zmadhuar dhe problemet urinare

Simptomat e BPH-së (Zmadhimi Beninj i Prostatës) shkaktohen nga një gjëndër e zgjeruar e prostatës, që ushtron presion mbi uretrën. Burrat që vuajnë nga BPH, përjetojnë nevoja për urinim të shpeshtë, zbrazje jo të plotë të fshikëzës, urinim të dhimbshëm dhe rrjedhë të reduktuar urinare. Shumë studime klinike konkludojnë se hithra përmban kimikate, që ndikojnë mbi hormonet që shkaktojnë BPH. Ekstrakti i rrënjës së hithrës ka treguar se ngadalëson ose ndalon përhapjen e qelizave të kancerit të prostatës. Rrënja e bimës është përdorur kryesisht për problemet e kanaleve urinare. Hithra vepron si diuretik i përgjithshëm dhe ndihmon në urinimin e vështirë. Përdoret edhe si mjekim popullor për infeksionet e fshikëzës.

 

Koktejli bimor kundër kancerit të përsëritur të prostatës

FDA miraton ilaçin e shpikur nga Dr. Pinski, që vepron më mirë sesa terapia hormonale

Nga Beth Baldwin-Lien, Drejtor për Çështjet Mjekësore dhe Edukimin për Ushqyesit Vitalë

“Duke pasur se produkti është aq natyral, nuk është ide e keqe për çdo burrë që të fillojë ta përdorë që nga  mosha 40 vjeç. Shumë shkencëtarë kimistë dhe klinicistë janë në kërkim të terapive natyrore, sidomos për parandalimin e sëmundjeve të prostatës. Nëse unë jam përpara, kjo është vetëm për shkak se unë kam provuar shtojcave të veçanta dhe vitamina me ndikim pozitiv në pacientët të cilët tashmë kanë zhvilluar një sëmundje seminale (prostatike)- Jacek Pinski

LOS ANGELES– Rezultatet paraprake nga studimet klinike mbi një produkt bimor për shëndetin e prostatës tregojnë se ky produkt së shpejti mund të bëhet një trajtim i njohur gjerësisht. Në vitin 2008, në SHBA 900 mijë burra u diagnostikuan me kancer të prostatës. Disa prej tyre u shëruan pas operacionit, ndërsa disa të tjerë patën përsëritje të kancerit të prostatës. Këta pacientë u diagnostikuan me të ashtuquajturin “kanceri përsëritës i prostatës”. Këta njerëz përballen me një rrezik të konsiderueshëm për përsëritjen e sëmundjes edhe pas kimioterapisë. Pikërisht tek ata u provua koktejli i bimëve të krijuar nga Prof. Dr. Jacek Pinski, onkolog dhe lider në studimet për prostatën, për të cilën mori një patentë amerikane në 2012.

Konkretisht, në një studim 4-vjeçar të kryer në “Norris Comprehensive Cancer Center” në Universitetin e Kalifornisë Jugore, morën pjesë 40 burra më moshë mesatare 67 vjeç. Ata morën për 2 muaj nga 3 kapsula në ditë me formulën e Dr. Pinskit, një kombinim i patentuar i ekstraktit të çajit jeshil, ekstraktit të saë palmetos, lykopenit, vitaminës D, vitaminës E, Genistein-it të sojës etj. Ky koktejl stabilizoi antigjenin specifik të prostatës (PSA) tek meshkujt, nga të cilët 23% ishin trajtur me rrezatim, 25% kishin bërë prostatektomi (heqje me kirurgji të prostatës ose një pjese të saj) dhe 52 % i kishin bërë të dyja trajtimet. Nivelet e PSA u stabilizuan me formulën e Dr. Pinskit në 83% të burrave, por edhe tek burrat e tjerë, PSA u ul pas 12 javësh.

Qëllimi përfundimtar i Dr. Pinskit dhe ekipit të tij është që t’i japë mjekëve dhe pacientëve një armë kundër kancerit të përsëritur të prostatës. KSHP nuk synon të zëvendësojë trajtimet tradicionale të kancerit, si rrezatimi, kimioterapia dhe kirurgjia, por do të bëjë të mundur një prognozë më shpresëdhënëse afatgjatë për burrat me sëmundje të prostatës. Koktejli ka avantazhin e 8 ushqyesve. Kombinimi i tyre në proporcionin e duhur ka efekt shtesë sinergjik. “Unë jam mbeshtetur ekskluzivisht në hulumtimet shkencore, të cilat janë kryer në institucionet kryesore shëndetësore,” thotë Dr. Pinski. “Të dhënat tregojnë se përbërësit e formulës mbrojnë në mënyrë efektive shëndetin e prostatës pa efekte anësore. Formula bimore-vitaminoze ndalon rritjen e PSA, mund të merret edhe para se të fillojnë problemet urogjenitale, lufton zmadhimin beninj të prostatës dhe përsëritjen e kancerit pas kirurgjisë”. Nuk është çudi që FDA (Agjencia Federale e Ushqimit dhe Drogave, Amerikë) e miratoi studimin për Koktejlin e Shëndetit të Prostatës, një shtojcë natyrore që përmirëson dhe kontrollin e rrugëve urinare dhe vitalitetin në meshkujt mbi 40 vjeç. Vetëm disa “ushqyes” kanë fituar këtë nivel të interesit nga FDA!

Shënim: Meshkujt që përdorin ilaçe për hollimin e gjakut si dhe me sëmundje të mëlçisë duhet të konsultohen me mjekun e tyre para se të fillojnë përdorimin e formulës.

Koktejli bimor, superior ndaj terapisë tradicionale hormonale

Ankesa më e zakonshme e pacientëve me koktejlin e bimëve ishte sikleti gastrointestinal, i ndjekur në disa raste me dobësi, marramendje ose dhimbje momentale. Këto ankesa janë të papërfillshme në krahasim me efektet anësore të terapisë hormonale. Terapia hormonale, e njohur edhe si Terapia e Privimit të Androgeneve (ADT) ka qenë prej kohësh ndër trajtimet standarde për kancerin e prostatës. Kjo qasje përfshin reduktimin e nivelit të testosteronit në trup, që rezulton në efekte anësore afatgjata, si dobësi, anemi, shtim në peshë, rrezik i lartë për thyerje kockash, impotencë seksuale, diabet, sindrom metabolik, sëmundje vaskulare etj.

Tashmë terapitë standarde për kancerin e prostatës i kanë dhëë provat e kufizimeve të tyre. Kështu, më shumë se 40%  e pacientëve që i nënshtrohen prostatektomisë radikale (kirurgjisë) dhe 50% e atyre që i nënshtrohen terapisë së rrezatimit përjetojnë rritje të antigjenit specifik të prostatës (PSA) brenda 10 vjetësh pas terapisë. Kjo gjëndje është e njohur si përsëritje biokimike (BCR) dhe këta pacientë janë të frikësuar se kur do të zhvillojnë metastaza dhe kur do të fillojnë terapinë hormonale ADT. ADT redukton nivelet e testosteronit në trup në mënyrë që të ngadalësojë rritjen e tumorit. Deri më sot, asnjë studim nuk ka treguar një avantazh mbijetese pas fillimit të terapisë hormonale. Për më tepër, ka prova të dëmeve të mëdha të shkaktuara nga ADT, duke përfshirë afshe të nxehta, impotencë, humbje të masës së muskujve, diabet, sëmundje vaskulare, Osteopeni dhe ankth. Prandaj, kërkimet janë duke u zhvilluar nga disa grupe hulumtuesish, për trajtime jo-hormonale, jo-toksike për të ngadalësuar rritjen e PSA. Formla e Dr. Pinskit ka treguar se nuk ka efekt mbi testosteronin, dihydrotestosteronin, duke u bërë një trajtim i denjë për parandalimin e prostatës ose përsëritjes së saj.

Meshkujt që më parë ishin trajtuar për kancerin e prostatës me kirurgji, rrezatim apo të dyja, kishin rritje të PSA. Por kur u trajtuan me 3 kapsula të koktejlit bimor të ekipit të studiuesve çdo ditë, patën 50% rënie të PSA.

 

Dr. Pinski

Koktejli bimor për prostatën i certifikuar nga FDA 

  • Ekstrakt çaji jeshil
  • Ekstakt nga fruti saw palmetto
  • Selen
  • Lykopen
  • Vitaminë D3
  • Vitaminë E

 

SIMPOZIUMI PËR KANCERIN URINAR

Prezantohet koktejli bimor

Pas koktejlit të kancerit të prostatës, në vitin 2012, në Simpoziumin e Kancerit Urinar, një koktejl i ri bimor u prezantua me rezultate të pabesueshme. Dr. Tanya B. Dorff, As/ Profesore  në Klinikën e Mjekësisë në “Keck School of Medicine” në Universitetin e Kalifornisë Jugore, së bashku me një grup mjekësh dhe shkencëtarësh prezantuan rezultatet në pacientët me kancer të përsëritur të prostatës. Grupi i studimit i përbërë nga 28 burra kishte një rritje të Antigjenit Specifik të Prostatës (PSA). Ata u trajtuan me koktejlin e ri bimor të prostates dhe rezultati tregoi se PSA ra në 1/3 e rasteve pa toksicitet, gjë që dëshmon edhe një herë fuqinë e natyrës dhe diturinë e Hipokrati, kur ai tha: “Le të jetë ushqimi yt mjekësi dhe mjekësi të jetë ushqimi yt.”

Koktejli për prostatën përmban:

  • Vitaminat D & E
  • Bimën Saw Palmetto
  • Ekstrakt lykopeni (të domates)
  • Çaj të gjelbër
  • Ekstrakt soje

Shenim: Produkti i Dr. Pinskit nuk eshte me ne treg, per arsye te panjohura, por nderkohe perberesit e tij gjenden ne produkte te disa kompanive te tjera.

Studime mbi ushqyesit dhe erëzat kundër kancerit të prostatës

Një studim i parë, i publikua në “Journal of Cancer Research and Treatment” gjeti se përdorimi i kurkumin (përbërësi aktiv në erëzën shafran Indie) reduktoi ndjeshëm simptomat urinare të lidhura me terapinë e rrezeve. Në një studim me 40 pacientë me kancer të prostatës gjatë terapisë me rreze, secili prej tyre mori 3 gr shafran Indie në ditë. Hulumtuesit matën 7 faktorët urinarë duke përfshirë urgjencën urinare, shpeshtësinë urinare dhe mosmbajtjen. Grupi që mori erëzën, përjetoi ulje të konsiderueshme të simptomave të përgjithshme, duke përfshirë reduktimin me 50% të rasteve të urinimit në ditë. Në kërkim të fitokimikateve anti-kancer të prostatës, biokimistët kanë vijuar të provojnë shumë barishte dhe bimë. Disa prej tyre patën rezultate shumë të mira si: Apigenin, një flavonoid natyror që gjendet në shumë bimë dhe fruta, si për shembull: tek kamomili, molla, selinoja. Ndër erëzat e treguara të suksesshme, ishin: Rigoni, korianderi, borziloku, majdanozi, qepa, portokalli, çaji jeshil, kokrrat e filizuara të grurit.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *