Sistemi imunitar i fortë, një shpëtim apo rrezik në infeksionet e rënda virale dhe bakteriale?

Sistemi imunitar i fortë, një shpëtim apo rrezik në infeksionet e rënda virale dhe bakteriale?

Materiali i meposhtem mori shkak nga pyetja e shqetesuar e nje lexueseje: Po i jap femijes pak vitamine C me pika. Cfare duhet t’i jap tjeter per ta mbrojtur nga koronavirusi? Por nga ana tjeter, kam edhe frike, se lexova postimin tuaj qe gjate gripit spanjoll kishin vdekur njerezit me sistem imunitar me te forte. A ka rrezik po t’i jap femijes me teper vitamine C dhe D, se mos behet sistemi imunitar mbiaktiv?

Një blog për mjekësinë natyrore shkruante një titull intrigues: Stuhia e citokineve dhe bimët: Informacion për jetën ose vdekjen! Po ju ofroj çfarë konsideroj me vlerë nga materiali i herbalistes dhe po bëj saktësimet dhe replikat e mia, aty ku gjej kundërshti. Nuk e di nëse ju pëlqen kjo mënyrë të informuari duke verifikuar saktësinë e informacionit ballafaquar me burimet shkencore.
Autorja shkruan: “Shumë njerëz dëgjojnë fjalën “Stuhia e citokineve” dhe mendojnë se është një parashikim i motit. Sidoqoftë, kjo stuhi është ajo që mund t’ju vrasë. Është një “parashikim i motit të trupit”.

Komenti im:
Një krahasim i bukur,një hapje e bukur lajmi!

Herbalistja amerikane: Një stuhi citokine mund t’ju vrasë. Ndodh kur një infeksion viral shumë i rëndë (si: Gripi i derrit H1N1 ose Gripi i Zogjve H5N1) merr kontrollin e sistemit tuaj imunitar dhe shkakton konfuzion imunitar në trupin tuaj. Në thelb trupi juaj fillon të punojë në mbivendosje dhe bëhet vërtet i hutuar. Ky reagim i quajtur “Stuhia e Citokineve” mbi aktivizon trupin tuaj atje ku sythe normale të reagimeve të krijuara për të qetësuar gjërat, nuk funksionojnë.

Komenti im:
Pajtohem. Kjo është ajo që ndodh. Një konfuzion, një çoroditje e sistemit imunitar, fiks si veprimet e hutuara dhe shpesh të gabuara që bëjmë, kur jemi të tronditur nga lëkundjet e tërmetit. Ky është në të vërtetë një tërmet imunitar. Është e saktë thënia e autores: Një stuhi citokinesh mund t’ju vrasë.

Herbalistja amerikane: Sistemi juaj imunitar bëhet një tren mallrash i rrëmbyer, ku temperatura e lartë, inflamacioni masiv, lodhja ekstreme, të vjellat dhe diarreja janë çdo minutë të ekzistencës suaj. A e dini se shumë prej 25 milionë njerëzve që vdiqën në pandeminë e Gripit Spanjoll të 1918-s, vdiqën nga një stuhi citokine?
Kur dikush në shtëpinë tuaj kapet nga gripi, ka kaq shumë mënyra të mrekullueshme për të trajtuar sëmundjen përmes një rruge natyrore. Shurupi i shtogut është mbrojtja e parë, vajrat esencialë në mjedis, banjot, glicerina, tinkturat … Në thelb ka shumë burime për t’u përdorur në mënyrë që të luftojmë sëmundjen përpara se të përkeqësohet. Sidoqoftë, nëse dikush vazhdon të përkeqësohet, ju mund të jeni duke ushqyer problemin me barishtet që përdorni.
Ka disa barishte që kundërshtojnë Stuhinë e Citokineve dhe ndihmojnë trupin tuaj në luftimin e tij, dhe ka edhe barishte të tjera, që në fakt e bëjnë atë më keq.

Herbalistja amerikane

Këtu është një listë e bimëve që ndihmojnë për të luftuar Stuhinë e Cytokineve (dhe nëse vazhdoni të sëmureni gjithnjë e më shumë, këto janë barishte që duhen rritur në përdorim: 

-Shafrani i Indisë
Komenti im: Po, është anti-inflamator i fuqishëm. Hipotezoj me siguri se ul prodhimin e stuhisë imunitare.
-Bar pezmi
Komenti im: Achillea millefolium – bimë që e ka marrë emrin nga greqishtja, nga thembra e Akilit, është përdorur në mjekësinë tradicionale për një numër të sëmundjeve, përfshirë pezmatimin e lëkurës dhe plagët. Është bimë e njohur nga herbalistët për të ulur pezmatimin, skuqjen, acarimin, atë që quhet INFLAMACION. Por tashmë autoriteti i kësaj bime të dashur për herbalistët është bërë edhe më i fortë. Një studim konkludonte se ‘ekstrakti e bar pezmit mundet përfundimisht të çojë në izolimin e barnave të reja për të luftuar inflamacionin akut dhe kronik. Efekti i ekstraktit ujor të Achillea millefolium zbuti zhvillimin e encefalomielitit autoimun në minj. Studimi tregoi se trajtimi i minjve me A. millefolium çoi në vonimin e shfaqjes së aftësive të kufizuara në sjellje, së bashku me zvogëlimin e ashpërsisë së aftësive të kufizuara në sjellje. Trajtimi me bimën e njëmijëfletëshit apo bar pezmit parandaloi humbjen e peshës dhe rritjen e niveleve në serum të TGF-β. Minjtë të cilët u trajtuan me A. millefolium, kishin më pak infiltrim cerebral të qelizave inflamatore. Rezultatet demonstruan se trajtimi me ekstraktin ujor të A. millefolium (çaj bar pezmi) mund të zvogëlojë ashpërsinë e sëmundjes, përgjigjet inflamatore dhe lezionet demielelizuese te minjtë, të cilëve u ishte shkaktuar eksperimentalisht encefalit autoimun.                                                                                                                                                                                                                                                    -Spec i kuq djeges
Komenti im: Po. Njihet si anti-inflamator që nënkupton efekt mbrojtës nga citokinet inflamatore. Speci djegës ndez një zjarr tjetër, që kundërshton zjarrin e inflamacionit.
-Hudhra
Komenti im: Po. Njihet nga studimet si anti-inflamatore. Nuk kam parë ndonjë studim për rastin e fluksit të citokineve, por ka studime që tregojnë se ul veprimin e citokineve pro-inflamatore).
-Rrënja e rrikës
Komenti im: Po, Armoracia rusticana është antibakteriale dhe antivirale e fortë. Ka një histori të gjatë në etnomedicinë. Në studime ka treguar se zvogëlon llojin e oksidit nitrik që shkakton inflamacion, ul çlirimin e faktorit të nekrozës së tumorit-α (TNF-a) dhe interleukin-6, zvogëlon lirimin e specieve reaktive të oksigjenit, duke kontribuar kështu në efektin qelizor citoprotektiv gjatë inflamacionit.

-Mjedra e kuqe
Komenti im: Nuk e kam hetuar
-Skullcapi
Komenti im: Po. Ka rol shumë pozitiv, sepse merr pjesë në mbrojtjen mukozale. Ka treguar në studime se frenon përshkushmërinë e zorrëve, pengon alergentët ushqimorë të kakojnë nëpër epitelin e zorrëve dhe rregullon përgjigjen imunitare alergjike, duke ruajtur ekuilibrin midis citokinave Th1 dhe Th2.)
-Lule balsami
Komenti im: Po, i shkëlqyer. antiviral. I dëshmuar edhe kundër Koronavirusit. Vepron pozitivisht në rastin e një stuhie citokinash, pasi frenon citokinet pro-inflamatore. Një studim tregoi se ka frenuar këto lloj citokinash duke penguar apoptozën e epitelit të zorrëve, pra vdekjen e qelizave të zorrëve. Derisa ul prodhimin e citokinave inflamatore në zorrë, duhet ta bëjë këtë edhe në rrugët e frymëmarrjes. Kërkova studimet, po, e bën, ,madje edhe në organe të tjera, bile edhe në rastin e stuhisë prodhimit të zgjatur të citokinave për shkak të kancerit, prodhim që çon në kakecia- dobësi të madhe trupore.
-Vaj i pemës së çajit
Komenti im: Nuk e kam hulumtuar për këtë aspekt
-Vitamina C në doza të larta
Komenti im. Po dhe po. Frenon stuhinë e citokineve inflamatore. Jetëshpëtuese! Një nga studimet thotë: “Kohët e fundit, është demonstruar se vitamina C ka një efekt frenues në shprehjen e citokineve pro-inflamatore si interleukin (IL) -6 dhe faktorin e nekrozës së tumorit alfa (TNF-α) në qelizat e gjakut. Vitamina C mund të jetë një kompleks interesant për modulimin e një reagimi imunitar tepër të egër, p.sh., në grupe pacientësh të ndjeshëm për zhvillimin e sindromës sistematike të përgjigjes inflamatore siç janë foshnjat. Kaq sa për ilustrim sepse ka shumë.

Herbalistja amerikane

Këtu është një listë e bimëve, që duhet të ndërpriten nëse një sëmundje ka filluar të përshkallëzohet në një fazë të keqe:

-Shtogu
Komenti im: JO! Pretendimi se do të keqësojë një fazë të rënduar të infeksionit, nuk ka mbështetje nga përvojat dhe as nga studimet klinike. E kundërta gjen mbështetje. Shtogu i prodhon të dy llojet e citokineve, pro dhe anti-inflamatore, ashtu si ta dojë nevoja. Më poshtë studime që i shtohen postimeve të mëparshme
-Echinacea
Komenti im: Nuk e kam hulumtuar për rastin e stuhisë apo mbiprodhimit të citokineve. E njoh si një stimuluese të fuqishme të imunitetit. Figura botërore e Andrew Weil e rekomandon në rastin e Koronavirusit.
-Mjalti si gjithë sheqernat
Komenti im: JO! Një nga krijimet më inteligjente të natyrës. Vepron në mënyra të ndryshme, herë duke nxitur prodhimin e citokineve inflamatore për të nxitur shërimin e plagëve e herë duke frenuar prodhimin e citokineve inflamatore në favor të rritjes së prodhimit të citokineve anti-inflamatore, për të penguar vetëdëmtimin. Mjalti është klasifikuar si ushqim anti-inflamator, ndryshe nga sheqeri.
-Cokollata
Komenti im: JO! Si shtogu dhe mjalti, edhe çokollata ndërron armët. Ajo mund të nxisë prodhimin e TNF-a dhe IL-6 që njihen si citokina toksike, inflamatore. Por IL-6 është gjetur të sillet në dy mënyra, si pro dhe si anti-inflamator. Një studim që sapo shqyrtova tregoi se çokollata e errët e pasur me flavanole ushtron efekte anti-inflamatore si duke rritur shprehjen e citokinës anti-inflamatore IL-10, edhe duke zvogëluar përgjigjen stresuese pro-inflamatore ndërqelizore”.
-Argjend kolloidal
Komenti im: Nuk e kam hetuar
-Kimchee
Komenti im: Nuk e njoh

Pra … Si ta njoh një stuhi citokine?

Edhe një herë, nëse ju ose dikush në kujdesin tuaj, sapo fillon të sëmuret, rreziku i stuhisë së citokinës NUK është i vërtetë. Është në rregull të përdorni shurupin e shtogut si Mbrojtjen e Parë, shurupet e mjaltit, echinacea dhe të gjitha gjërat e tjera në atë listë. Sidoqoftë, nëse këto shenja shfaqen dhe sëmundja vazhdon të përshkallëzohet, atëherë kini parasysh që një Stuhi Cytokine mund të jetë mbi ju:
-Ethet për një periudhë të zgjatur kohe (për 2 ditë të plota pa pushim)
-Skuqja në trup
-Lodhja ekstreme
-Të përziera dhe diarre të qëndrueshme për 2 ditë të plota
-Rrahjet e zemrës në pushim (mbi 100 rrahje në minutë)
Mos harroni, kërkoni kujdes mjekësor në rast urgjence. Mos shmangni ndihmën mjekësore kur një Stuhi Cytokine mund të jetë mbi ju – sepse mund të jetë fatale!

Komenti im:
Nëse do të përdorni që në fillim shtogun apo ekinacean apo mbështetës të tjerë natyralë të imunitetit, antiviralë, virusi do të shtypet, do të vihet nën kontroll dhe nuk do lejohet përshkallëzim i situatës. Sepse flukset apo stuhitë e citokineve vijnë prej një infeksioni tepër të egër dhe që nuk është vënë nën kontroll. Gjëra të fuqishme si shtogu, as që do lejojnë të nisë një stuhi citokinash. Bima e izolon, e kapsulon virusin dhe nuk ka aq shumë viruse të lira, saqë ta shtyjnë sistemin imunitar të dalë përtej limiteve.

Çelësi, parandalimi

Si gjithmonë, çelësi për të qëndruar i shëndetshëm është PARANDALIMI. Hani shëndetshëm, lani duart, merrni barishte çdo ditë për ta mbajtur trupin tuaj të shëndetshëm. Përhapni vajra esencialë dhe vendosni Vajin e Pemës së çajit në pjesën e poshtme të këmbëve. Flini dhe zhytuni në ujë, pini shumë ujë!
Nëse simptomat e gripit përshkallëzohen dhe përkeqësohen brenda 48 orëve, atëherë hiqni barishtet në listën “e keqe ” dhe rritni bimët në listën “e mirë”. Qëndroni të hidratuar. Shumicën e rasteve, kur një problem i gripit trajtohet me masat natyrore, një stuhi citokinesh nuk do të shfaqet. Por mbani mend, kërkoni ndihmë mjekësore, nëse situata nuk përmirësohet me masat shtëpiake, por përkundrazi, rëndohet.

Komenti im:
Ok me shumë gjëra, por ndarja e bimëve në lista ‘të mira’ dhe ‘të këqija’ nuk ka bazë shkencore.

 

Studimet/ Sistemi imunitar punon në dy krahë- pro dhe anti-inflamator

Cështja e citokineve është mjaft e ndërlikuar, jo vetëm se citokinat janë disa pro dhe disa anti-inflamatore, por ajo që e komplikon edhe më tepër të kuptuarit e sjelljes dhe reagimit të sistemit imunitar është se të njëjtat citokine mund të sillen në dy mënyra: herë kështu e herë ashtu. Habia më e madhe ishte një studim i gjetur në Pubmed “Paradoxical anti-inflammatory actions of TNF-alpha…”. Edhe faktori i nekrozës së tumorit- a, që njihej si një citoksinë tepër toksike inflamatore, paska situata ku shfaq sjellje të kundërt. Një studim tregon se TNF-a frenon IL-12 dhe IL-23 përmes receptorit TNF 1, citokina qendrore proinflamatore të prodhuara nga makrofagët dhe qelizat dendritike. “Disregullimi i TNF-alfa shoqërohet me sepsis dhe sëmundje autoimune siç është artriti reumatoid. Sidoqoftë, provat e reja sugjerojnë një rol anti-inflamator për TNF-alfa….”, thotë studimi
Interleukina 6 (IL-6) është një interleukinë që vepron si një citokinë pro-inflamatore ashtu edhe si një miokinë anti-inflamatore. Tek njerëzit, kodohet nga gjeni IL6. Roli i IL-6 si një miokinë anti-inflamatore ndërmjetësohet përmes efekteve të tij frenuese në TNF-alfa dhe IL-1, dhe aktivizimin e IL-1ra dhe IL-10.
Edhe IL-8 e klasifikuar si citokinë inflamatore, krahasimisht është zbuluar edhe si anti-inflamatore. Interleukin-8 është njohur prej kohësh se ka aktivitet anti-inflamator, i cili është themeluar në modele të ndryshme të infeksionit, inflamacionit dhe kancerit. Disa lloje qelizash kanë receptorë për citokinën IL-8 dhe pas njohjes së tij prodhojnë molekula që janë aktive si në nivel lokal ashtu edhe në sistemik.

A është shtogu një nxitës i citokinave inflamatore?

Studiuesit aplikuan shurup shtogu në qeliza, para, gjatë dhe pasi ishin infektuar me virusin e gripit. Fitokemikalet nga solucioni i shtogut treguan se ishin efektive në ndalimin e virusit që infektonte qelizat. Megjithatë, për habi të studiuesve, shtogu ishtë edhe më efektiv në frenimin e përhapjes së viruseve në fazat e mëvonshme të ciklit të gripit, pra kur qelizat ishin infektuar me virus. “Ky vëzhgim ishte mjaft befasues dhe mjaft domethënës, sepse bllokimi i ciklit viral në disa faza ka një shans më të lartë për të penguar infeksionin viral,” shpjegoi Dr. Peter Valtchev. “Përveç kësaj, ne identifikuam që solucioni i shtogut stimuloi gjithashtu qelizat për të lëshuar citokina të caktuara, të cilat janë lajmëtarë kimikë që sistemi imunitar përdor për komunikim midis llojeve të ndryshme të qelizave, për të koordinuar një reagim më efikas kundër patogjenit pushtues”, tha Profesor Fariba Deghani. Studimi i Universitetit të Sidneit është paraqitur nga Science Daily. Koordinimi i një reagimi do të thotë një reagim i rregulluar, i normalizuar mes pjesëve të sistemit imunitar, pa qenë as nën-aktiv as mbi-aktiv.

“A mund të përdorni shurupin e shtogut, nëse jeni me sëmundje autoimune?”

Kjo është bërë një temë shumë e debatuar dhe që ia vlen të shkruhet për të. Eliksiri apo shurupi i shtogut kanë krijuar mjaft gumëzhitje kohët e fundit dhe njerëzit janë duke keq interpretuar atë që tha shkenca.
Shkenca e re duket premtuese për ata me çështje autoimune.

Është e rëndësishme të thërrasim disa faktorë të rëndësishëm për t’u marrë parasysh kur flasim për këtë temë.

1. Ekzistojnë qindra sëmundje autoimune. Një deklaratë gjithëpërfshirëse nuk është aq e vlefshme.
2. Brenda secilës, autoimuniteti shkon në një spektër të ashpërsisë që ndryshon shumë nga njëra tek tjetra.
3. Citokinat nuk janë të gjitha të këqija. Ka shumë familje citokinesh – disa anti-inflamatore dhe pro-inflamatore.
4. Citokinat janë një kategori e gjerë e proteinave. Ata mbajnë mesazhe midis qelizave dhe rregullojnë reagimin imunitar.
5. Nuk ka asnjë provë shkencore, që sugjeron se shtogu shkakton një stuhi citokinash. Hulumtimi i ri (më poshtë), tregon qartë se shtogu nuk nxit një stuhi citokinash.
6. Komuniteti autoimun është i ndjeshëm ndaj fjalës citokinë sepse ata e lidhin atë vetëm me kuptimin pro -inflamator, duke mos kuptuar se ekziston edhe një familje tjetër, që punon në favor të tyre; citokina anti-inflamatore.
Me fjalë të tjera, as sëmundjet autoimune nuk janë krijuar të barabarta dhe as të gjitha citokinat.

Fjalët po keqkuptohen nga tregu masiv.

Fjala “stimuluese” në studimet paraprake ka krijuar shumë “eksitim” në komunitetin e njerëzve me sëmundje autoimune. Stimulimi nuk ka për qëllim të nënkuptojë “veprim të keq, te ekzagjeruar, mbinormë”; përkundrazi, thjesht për të filluar për të vënë në punë sistemin imunitar. Ashtu si të ndizni me një çelës motorin e makinës tuaj.
Shtogu nuk bën që sistemi imunitar të dalë tej limiteve të veta normale.

Në fakt, hulumtimi i fundit i treguar në Gazetën e Ushqimeve Funksionale, të botuar në Mars të vitit 2019 tregon si vijon:
Komponenti kryesor i shtogut (cyn 3-glu) është imunomodulues.
Komponenti kryesor i shtogut nuk ndikon në shprehjen e citokineve pro-inflamatore.
Komponenti kryesor i shtogut nuk e stimulon sistemin imunitar.
Shtë e rëndësishme të vazhdoni të bëni pyetje të mira. Shkenca nuk është mbyllur kurrë. Gjithmonë po evoluon, ashtu si mënyra me të cilën ne mendojmë për autoimunitetin dhe efektet e shkaqeve rrënjësore.

 

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *