Anemia: Uthulla e mollës bën qeliza të kuqe. Dalin në dritë ushqime të reja në ndërtimin e gjakut

Phebe Phillips Lini

Hulumtuesit në UT Jugperëndimore Medical Center kanë gjetur një shpresë të re për pacientët anemikë duke përdorur uthull familjare. Duket se ky studim është bërë me uthull të bardhë. Komponenti acetate nga uthulla aktivizon një rrugë molekulare, që rezulton në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Hulumtuesit UT Southwestern  Medical Center zbuluan se dhënia e acidit acetik -përbërësi kryesor i uthullës shtëpiake nxiti formimin e qelizave të kuqe të gjakut tek minjtë anemikë. Studiuesit thonë se njerëzit që janë anemikë prodhojnë pamjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut, të cilat japin oksigjen tek indet në të gjithë trupin.

Hormoni eritropoietin administrohet aktualisht për trajtimin e anemisë, por ky trajtim mbart me vete efekte anësore si hipertension dhe mpiksjen e gjakut. Hulumtimi i ri sugjeron që shtesat e acetatit mund të bëhen një alternativë në vend të eritropoetinës. “Me njohuritë e mbledhura nga studimet tona të tanishme, ne mund të jemi në gjendje të trajtojmë pacientët anemikë akutë ose kronikë me suplement acetati dhe në këtë mënyrë të zvogëlojmë nevojën për transfuzion gjaku ose terapi të eritropoetinës”, tha Dr. Joseph Garcia, profesor i mjekësisë së brendshme në UT Southëestern. “Studimi ynë tregon funksionimin e acetatit nga uthulla e zakonshme e bardhë si një flakë biokimike, që lidh ndryshimet në metabolizmin e qelizave që ndodhin gjatë hipoksisë (mungesës së oksigjenit), me aktivizimin e një rruge selektive të sinjalizimit të stresit,” tha Garcia. Në studim ishin përshirë shkencëtarë të lartë të gjenetikës molekulare.

Të dyja si uthulla e bardhë, edhe uthulla e mollës, janë të pasura me acetat.  Receta e pijes me uthull molle është e thjeshtë: Përzieni 1 deri në 2 lugë çaji me uthull molle me një gotë ujë. Mund të shtoni mjaltë të papërpunuar.

Në shtëpinë tonë, ne përdorim një kavanoz me përmasat 1 litër. E mbushim me ujë të distiluar dhe 2 lugë gjelle uthull molle. Kjo është pija jonë e përditshme. Një ditë në javë, kur agjërojmë, ne si familje pimë 3 herë në ditë nga 1 litër pije uthull molle (ose nga 1 gotë në vakt secili).

 

Studimi mbi lëngun e limonit

Një studim hetoi efektet e acidit citrik dhe të lëngut të limonit në absorbimin e hekurit dhe përmirësimin e anemisë në minjtë me mangësi hekuri. Në eksperiment, minjtë u trajtuan me suplement hekuri (2 mg/kg) dhe njëri grup edhe me përqëndrime të ndryshme të acidit citrik (1 – 6%). Nivelet e hekurit në serum ishin dukshëm më të larta në minjtë e trajtuar me acid limoni sesa ata pa acid limoni. Vlerat e hematokritit ishin dukshëm më të larta në grupin e acidit citrik. Përqendrimi i hemoglobinës ishte dukshëm më i lartë në grupin e acidit citrik dhe lëngut të limonit.

 

Lakra turshi, 2 herë pro hekurit

Përqendrohuni në stomak! Aciditeti i ulët i stomakut shkakton keqthithjen e hekurit jo-heme

Lakra turshi ofron 12% të sasisë së nevojshme bazë për hekur. Por ‘favori’ i madh i saj është se jo vetëm përmban vitaminë C që ndihmon thithjen e hekurit, por sidomos se ka acid laktik, i cili rrit më tej thithjen e hekurit. Sipas Universitetit Shtetëror të Arizonës, lakra ka dhuntinë të eliminojë anti-ushqyesit si acidi fitik, që ndërhyjnë në thithjen e ushqyesve. Acidi fitik i cili gjendet në bishtajore dhe fara lidhet me minerale si hekuri dhe zinku, duke reduktuar thithjen e tyre. Por procesi i fermentimit i prish këto lidhje kimike dhe i mundëson trupit përdorimin e këtyre mineraleve esenciale. Ushqimet si lakra turshi shtojnë probiotikët në zorrë dhe ulin ngarkesën me baktere patogjene. Probiotikët që i përkasin gjinisë së laktobacilit apo bifidobakterit nuk kërkojnë shumë hekur për rritjen e tyre dhe kur mikroflora dominohet nga këto baktere, ka hekur më shumë në dispozicion. Ndërsa bakteret patogjene kanë efekt negativ, pasi ato kërkojnë shumë hekur për mbijetesë. Prandaj një mikroflorë me një përqendrim të madh të probiotikëve do të jetë e dobishme për njerëzit me status të ulët hekuri.

Kur aciditeti i stomakut është i ulët, i quajtur hipoklorhidria, mineralet kryesore, vitaminat dhe proteinat nuk mund të absorbohen. Nëse trupi nuk merr ushqyes të domosdoshëm, ju mund të bëheni të mangët në ushqyes dhe për rrjedhim, anemikë.

Nga revista e Universitetit të Harvardit e Janarit 2001 shkëpusim: Pavarësisht faktit se hekuri është metali i dytë më i bollshëm në koren e tokës, mungesa e hekurit është shkaku më i zakonshëm i anemisë në botë. Kur është fjala për jetën, hekuri është më i çmuar se ari. Trupi e mban elementin jetik me kaq fanatizëm, saqë gjatë miliona viteve të evolucionit, njerëzit nuk kanë zhvilluar mjete fiziologjike për nxjerrjen e hekurit. Asnjë mekanizëm fiziologjik i sekretimit të hekurit nuk ekziston. Rrjedhimisht, vetëm thithja (absorbimi) rregullon depozitat e hekurit të trupit. Që këtej buron rëndësia e madhe e absorbimit të drejtë të hekurit në traktin tretës.

Procesi i përthithjes së hekurit

Hekuri hyn në stomak nga ezofagu dhe oksidohet në gjendjen Fe3 +. Lëngjet acide gastrike si dhe vitamina C janë të domosdoshme për përthithjen e hekurit. Pastaj, qelizat mukozale të zorrëve, pjesa në duodenum dhe jejunum të sipërm e absorbojnë hekurin. Hekuri shoqërohet me transferrin (Tf) që e dërgon në qarkullimin e gjakut dhe që këtej, tek qelizat e trupit. Fitatet në drithëra, taninat në disa bimë dhe ilaçet antacide bllokojnë absorbimin e hekurit. Aciditeti i stomakut ul pH në duodenumin proksimal, duke rritur tretshmërinë dhe absorbimin e hekurit. Por kur prodhimi i aciditetit në stomak është i dëmtuar (për shembull nga ilaçet antiacide) thithja e hekurit reduktohet ndjeshëm. Ndërkaq, hekuri Heme nga mishi absorbohet nga një mekanizëm plotësisht i ndryshëm nga ai e hekurit inorganik. Procesi është më efikas dhe është i pavarur nga pH në duoden. Rrjedhimisht, mishrat janë burime të shkëlqyera ushqyese të hekurit. Pakica e mishit në dietat e shumë njerëzve në botë shton barrën e mungesës së hekurit.

Lakra dhe uthulla kundër hipoklorhidrisë

Ndërkaq, një studim nga Department of Internal Medicine, Baylor University Medical Center, Dallas, arguementon se ‘pacientët akhlorhidrik (mangësi e acidit klorhidrik në stomak) kishin keqpërdorim të rëndë të hekurit jo-heme nga ushqimet bimore. Pacientët me gastrit kronik kishin humbje të tepërt fekale të hekurit. Llogaritjet e bazuara në këto rezultate tregojnë se thithja e hekurit nga një dietë tipike perëndimore nga pacientët akhlorhidrik ishte më pak se humbjet fiziologjike të hekurit, duke krijuar një raport hekuri negativ’. (Domethënë, ai hekur që trupi humbet natyrshëm përditë, nuk arrin të zëvendësohet nga hekuri që merr nga dieta dhe kjo krijon deficite).

Këtu lakra turshi bën mrekulli. Perimet e fermentuara si lakra turshi apo gogozharet përmirësojnë nivelet e aciditetit të stomakut dhe në saj të veprimit probiotik, përmirësojnë tretjen. Uthulla e mollës është gjithashtu një lëng fermentues e pasur me enzima dhe shton lëngjet acide të stomakut. Sepse një stomak pa lëngjet tretëse është kot, ai ka humbur funksionin e tij. Kjo ju sjell në vëmendje edhe njëherë mjekëve dhe pacientëve, kujdes me ilaçet anti-acide, mos i përdorni për një kohë të gjatë.

Përqëndrohuni në zorrë!

Nëse nivelet e ferritinës janë të larta, kjo do të thotë se trupi depoziton hekur jo-aktiv si një mekanizëm mbrojtës. Ndërsa ferritina e ngritur tregon se trupi ka shumë hekur, ajo gjithashtu na tregon se trupi është i përflakur dhe mund të jetë duke luftuar një infeksion. Ndërkohë, kur nivelet e hekurit dhe ferritinës janë të ulëta, kjo mund të tregojë përthithje të dobët dhe ndoshta një ekosistem mikrobesh të pabalancuar në zorrë. Kjo është arsyeja pse ata me sëmundje të zorrëve janë gjithashtu shpesh anemikë. Duke futur ushqime të fermentuara në dietën tuaj ditore, ju do të shëroni zorrët dhe ekosistemin e brendshëm. Ushqimet e fermentuara si turshitë dhe probiotikët janë plot me enzima dhe të mbushura me bakteret miqësore. Kur anemia lidhet me përthithje të dobët të hekurit ose inflamacion, ky është një hap i rëndësishëm i parë në mbështetjen e niveleve optimale të qelizave të kuqe në gjak.

Anemia nga mungesa e vitaminës B12 gjendet zakonisht në personat me aciditet të ulët në stomak, urth dhe në ata që janë në mjekim me barna anti-acide. Suplemente të acidit klorhidrik shtesë (kapsula) lehtësojnë barrën e tretjes në stomak dhe ndihmojnë në rivendosjen e pehashit (pH) të duhur të lëngjeve gastrike. Ky është një hap i parë i rëndësishëm për përthithjen e dobët të vitaminës B12.

          Prebiotikët dhe probiotikët kundër anemisë nga hekuri

           AUTORËT SUEDEZË OFROJNË ZGJIDHJE TË REJA PËR TRAJTIMIN E ANEMISË, NË VEND TË HEKURIT SHTESË

Një studim i madh nga Universiteti Suedez i Shkencave Bujqësore tregon se mungesa e hekurit është një nga mangësitë më të zakonshme mikroushqyese në mbarë botën. Sipas OBSH, 3 miliardë njerëz janë duke vuajtur nga mungesa e hekurit dhe 1 miliard njerëz nga anemia prej mangësisë në hekur. Modifikimi në dietë mund të jetë një metodë për të rritur thithjen e hekurit dhe përmirësuar statusin e tij në të gjithë botën. Probiotikët dhe prebiotikët mund të jenë një mjet efikas. OBSH dhe FAO kanë disa përcaktime për to. “Një produkt ushqimi që ka në përmbajnë sasi të mjaftueshme të mikroorganizmave të gjallë do të quhet probiotik. Gjithashtu mikroorganizmi duhet të jetë në gjendje për t’i mbijetuar mjedisit të ashpër në stomak”. Ndërsa përkufizimi për prebiotikun është: “Një prebiotik është një komponent ushqimi, që jep një përfitim shëndetësor në lidhje me mikrobiotën. Prebiotiku nuk është një mikroorganizëm. Prebiotiku duhet të japë një përfitim të matshëm shëndetësor, pa qenë i thithshëm në gjak.”

Thithja e hekurit përmes dietës

Trupi i njeriut përmban 4 g hekur. Shumica e hekurit është e ruajtur si hemoglobin, por rreth 1g është e ruajtur edhe si ferritinë apo hemosiderinë, kryesisht në mëlçi. Hekuri i tepërt është i rrezikshëm duke nxitur radikalet e lira. Trupi ynë nuk ka një mekanizëm për të rregulluar nxjerrjen e hekurit të tepërt. Prandaj, mekanizmi i thithjes është shumë i rëndësishëm. Në dietën tonë dy forma të ndryshme të hekurit janë në dispozicion, hekuri heme dhe jo-heme. Hekuri heme rrjedh nga mbretëria e kafshëve dhe është më i përthithshëm se hekuri jo-heme. Në dietën perëndimore 2/3 e hekurit të thithura nga zorra është hekuri heme, edhe pse 90% e hekurit në dietë është hekuri jo- heme.

Në bazë të informatave nga FAO dhe OBSH, ka disa përbërës në ushqim, që rritin ose pengojnë thithjen e hekurit. Lista përmban disa përbërës ku me + janë shënuar ata që rritin thithjen e hekurit dhe me – ata që e frenojnë: Acid citrik (limon) + , Acid Askorbik (Vitaminë C) +, Aminoacidet (psh. Cisteinë) +, Mish +, peshk +. Komponimet fenolike si në çaj-,  kafe -, fitate – etj. e pengojnë thithjen e hekurit. Acid limoni është chelatues hekuri (tërheq hekurin e tepërt nga depozitat dhe e vë në përdorim), kështu e rrit thithjen e hekurit. Për të qenë në gjendje që të zhytet në enterocitet e zorrëve, hekuri duhet të reduktohet në formë të përthithshme. Kjo mund të bëhet ose me dietë nëpërmjet komponimeve si vitamina C, ose nga ana e membranës me anë të një enzime duodenale citokrom b. Hekuri (Fe 2+) është më i tretshëm dhe absorbueshëm se Ferric (Fe 3+). Në vendet në zhvillim dietat janë të ulëta në ushqime shtazore dhe të larta në fitate dhe fenole nga perimet dhe drithërat. Prandaj dieta në këto vende është vlerësuar 5- 10% hekur të përdorshëm. Në një dietë perëndimore, përthithja e hekurit është mes 12-15%.

Mungesa e hekurit, më të rrezikuarit

Shkaqet e anemisë shpesh bashkëjetojnë, por arsyeja më e madhe është mangësia e hekurit në dietë. Anemia mund të shkaktohet nga faktorë të tjerë si sëmundjet ngjitëse- malaria dhe HIV, çrregullime gjenetike që ndikojnë qelizat e kuqe të gjakut, por edhe nga mungesa e mikronutrientëve si folate, vitaminë B12 ose vitaminë A. Të gjitha grupet brenda një popullate mund të zhvillojnë mangësi hekuri dhe faktorët e rrezikut për zhvillimin e mangësisë së hekurit janë konsumi i ulët i hekurit, thithja e dobët për shkak të një dietë me përqendrim të madh të fitateve dhe fenoleve dhe periudhat e jetës kur kërkesat për hekur janë më të larta se zakonisht. Prandaj grupet e rrezikut për mangësi hekuri janë foshnjat, fëmijët, adoleshentët dhe gratë e moshës riprodhuese (për shkak të humbjes së hekurit përmes menstruacioneve). Tek foshnjat është shqetësim i madh statusi i hekurit dhe ndikon në faza të rëndësishme të zhvillimit të trurit. Është e rekomandueshme, që të ketë një status të mirë hekuri në fillim të shtatzënisë. Foshnjat e porsalindura do të marrin furnizimin e tyre me hekur nga qumështi i gjirit. Edhe pse qumështi i njeriut përmban një përqendrim të ulët të hekurit, përthithja është e lartë.

Probiotikët dhe ushqimet e fermentuara

Probiotikët, këta mikro-organizma në një produkt ushqimor japin efekt pozitiv në zbutjen e simptomave për shkak të infeksioneve në traktin gastrointestinal përfshirë diarre dhe sindromin e zorrëve nervoze. Për më tepër probiotikët mund të përdoren për lehtësimin e simptomave të alergjisë dhe përmirësimin e imunitetit të strehuesit. Sipas OBSH dhe FAO, probiotikët mund të jenë mjete të reja për të përmirësuar përthithjen e hekurit. Por cilët nga probiotikët? Lactobacillus plantarum 299v ndikon në thithjen e hekurit jo-heme (hekuri nga bimët), thotë Bering et al. Sipas grupit të autorëve, perimet e fermentuara (si turshi, speca, domate) dhe drithërat e fermentuara (si trahanaja, boza etj) me acid laktik mund të rrisin thithjen e hekurit. Hipoteza është se acidet organike chelatohen me hekurin duke bërë një material më të absorbueshëm në zorrë. Acidet organike vonojnë zbrazjen gastrike (të stomakut), që rrit ekspozimin e hekurit ndaj epitelit të zorrëve, gjë që çon në rritjen e thithjes së tij. Studimet jo gjithnjë e kanë vërtetuar këtë ndikim të probiotikëve në përthithjen e hekurit, ndoshta për shkak të dizajnit.

 

STUDIMI

Qumështi i fortifikuar me probiotikë uli aneminë tek fëmijët

Sipas një artikulli të vitit 2004 në revistën “Pediatri”, fëmijët që janë mbipeshë dhe obezë janë rreth 2 herë më të mangët në hekur. Prandaj, është e arsyeshme të supozojmë se ne mund të plotësojnë fëmijët me probiotikë me shumë përfitime, duke përfshirë një sistem të fortë imunitar si dhe zvogëlimin e rreziqeve të mbipeshës dhe të mangësisë në hekur.

Nga Jessica Mitchell

Një studim relativisht i madh me 624 fëmijë të moshës 1-4 vjet në Neë Dehli provoi ndikimin e qumështit të fortifikuar me probiotikë  dhe prebiotikë (lloj fibrash) mbi parametrat hematologjikë (domethënë mbi hemoglobinën, hematokritin, numrin e qelizave të kuqe të gjakut, hekurin në serum, ferritinën etj). Studiuesit panë se konsumi i qumështit të fortifikuar me probiotikë reduktoi rrezikun e mangësisë në hekur me 45% dhe rriti shtimin në peshë prej 0,13 kg/ vit në fëmijët indianë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 47.4% e fëmijëve të moshës parashkollore dhe 25.4% e fëmijëve të moshës shkollore janë anemikë në mbarë botën. Përafërsisht gjysma e këtyre është për shkak të mungesës së hekurit. Studimi jep një zgjidhje të mundshme për një shqetësim global të mangësive ushqyese dhe konkretisht, për parandalimin dhe trajtimin e anemisë me mungesë hekuri. Në lidhje me rolin e probiotikëve në trajtimin e anemisë, studimet tregojnë se fëmijët që pinë pije ose qumësht të fortifikuar me hekur dhe të fermentuar me Lactobacillus acidophilus, kanë pasur rritje të qelizave të kuqe të gjakut dhe përmirësim të niveleve të hemoglobinës. Këto studime japin prova për të mbështetur përdorimin e Lactobacillus acidophilus dhe Bifidobacterium lactis për të parandaluar aneminë tek fëmijët.

Efektet e dobishme të probiotikëve janë të dokumentuara mirë. Në një studim, qumështi i fortifikuar me probiotikë reduktoi numrin e episodeve të dizenterisë dhe temperaturës së lartë. Bakteret e mira të zorrëve janë mbrojtëse kundër mbipeshës më vonë në jetë dhe ulin rrezikun e diabetit gestational (të barrës). Sipas një artikulli të vitit 2004 në revistën “Pediatri”, fëmijët që janë mbipeshë dhe obezë janë rreth 2 herë më të mangët në hekur. Prandaj, është e arsyeshme të supozojmë se ne mund të plotësojnë fëmijët me probiotikë me shumë përfitime, duke përfshirë një sistem të fortë imunitar si dhe zvogëlimin e rreziqeve të mbipeshës dhe të mangësisë në hekur. Anemia ndikon në zhvillimin kognitiv (aftësitë mendore) të fëmijëve, sipas Lozoff et al. dhe një ndërhyrje relativisht e thjeshtë, si kjo e përshkruar në këtë studim, mund të ketë efekte të thella në zhvillimin social dhe emocional të foshnjave. Probiotikët vazhdojnë të jetë një ndërhyrje e sigurt dhe jo-invazive dhe duhet të konsiderohen si një terapi shtesë në rastet anemisë ose kur ekziston rreziku i anemisë.

 

                          Prebiotiku, fibra inulin rrit hemoglobinën dhe hekurin

OBSH konstaton se në vendet në zhvillim që janë të bazuara në perime të pasura me fitate dhe fenole, është e rëndësishme të bëhet një modifikim i dietës për të luftuar problemet me aneminë e hekurit. Shumë grupe studiuesish mendojnë se një modifikim i tillë dietik është përfshirja e prebiotikëve, kryesisht inulinës në dietë. Eksperimentet janë bërë më parë në derra (jo në minj, për shkak se minjtë e absorbojnë hekurin ndryshe, sepse mjedisi i zorrëve të minjve ndryshon nga anatomia e njeriut. -Wienk et al, 1999). Ndërsa derrat kanë një trakt gastrointestinal me fiziologji të ngjashme dhe funksion si zorra e njeriut. Edhe pse zorra e derrave është më e rëndë dhe më e gjatë se e njeriut, koha tranzit (e daljes jashtë) është pothuajse e njëjtë. Përveç kësaj, derrat kanë një mikrobiotë enterike, që i ngjan asaj të njerëzve. Studimi në derra provoi se një dietë e plotësuar me 4%  inulin rriti thithjen e hekurit tek derrat me mangësi në hekur. Gicat e ushqyer me një dietë të plotësuar me inulin kishin një Hemoglobinë 5% më të lartë pas 5 javësh, në krahasim me gicat e ushqyer me një dietë bazale. Prebiotikët kalojnë në zorrën e vogël pothuajse të paprekur dhe ata janë fermentuar në kolon nga mikroflora. Prandaj prebiotikët janë hipotezuar për të përmirësuar thithjen e hekurit në këtë segment të zorrës.

Prej kohësh studiuesit janë të interesuar për marrëdhënien mes prebiotikëve dhe probiotikëve, për të kapërcyer problemin e pengesës së thithjes së mineraleve në zorrë. Prebiotikët mund të ndryshojnë Mikrobiomën e zorrëve (raportet e ushtrive të mikrobeve të ndryshme). Prebiotikët e kalojnë stomakun pa u tretur dhe nxisin kolonizimin e zorrëve me baktere të mira (probiotikë). Ndërkohë, probiotikët (që gjenden në kos, turshi lakre, sallatë ruse, kefir etj.) sjellin përmirësim në absorbimin e mineraleve. Studiuesit po mundohen të identifikojnë shtamet e baktereve mirëbërëse (si Acidofilus, Bifidofilus etj), që do të ndihmojnë më shumë thithjen e ushqyesve. Shtojcat e hekurit jo domosdoshmërisht përmirësojnë aneminë. Madje, ato mund edhe të ushqejnë një infeksion në trup.

 

                          Çikorja, ja si ndihmon probiotikët në zorrë

Rrënja e çikores përmban inulin, ushqim për bakteret e mira të zorrës së trashë

Prebiotikët janë oligosaharide që stimulojnë rritjen dhe veprimtarinë e baktereve   të mira në zorrë. Prebiotiku më i studiuar inulin, një fruktan natyral që gjendet veçanërisht në rrënjën e çikores. Rrënja e bimës së çikores ka kohë që është përdorur si zëvendësim për kafe, duke pasur shijen e kafesë, por natyrisht pa kafeinë. Por këto kohë, rrënja e çikores së papërpunuar është më e njohur si një shtojcë ushqyese. A      rsyeja është se kjo rrënjë është jashtëzakonisht e pasur në inulin, një fibër prebiotike e rëndësishme që gjendet gjithashtu në hudhra, presh e në argjinaren e Jeruzalemit. Inulin është një karbohidrat kompleks me bazë bimore, që përfaqëson një burim të rëndësishëm të karburantit për bakteret e zorrëve, duke i lejuar ata që të prodhojnë acide yndyrore me zinxhir të shkurtër, që luajnë kaq shumë role të rëndësishme për të na mbajtur të shëndetshëm.

Potenciali prebiotik i inulinës së çikores është vlerësuar në një studim me titull “Prebiotic effects of chicory inulin in the simulator of the human intestinal microbial ecosystem”. Studimi tregon se  mikrobiota e zorrës së trashë merr përfitime nga fibrat e rrënjës së çikores, të cilat duke u fermentuar sigurojnë energji në epitelin e zorrës së trashë, stimulojnë sistemit imun të zorrës, sintezën e vitaminave K dhe B dhe rrisin rezistencën kolonizuese ndaj patogjeneve ekzogjene (të huaja). Përdorimi i ushqimeve funksionale si probiotikët dhe prebiotikët, të cilat modulojnë komunitetin mikrobial të zorrës së trashë, kanë fituar shumë vëmendje. Produktet ushqimore probiotike me përmbajtjen e baktereve të gjalla të prodhimit të acidit laktik (si lactobacilli dhe bifidobacteria ) mbështesin rritjen e baktereve të dobishme indigjene në zorrë dhe shtypin kolonizimin e patogjenëve duke ulur pH-në e zorrëve. Mirëpo një përhapje e suksesshme e baktereve probiotike në zorrën e trashë, varet nga mbijetesa e tyre përmes mjedisit acid të stomakut, efektet dëmtuese të kripërave në zorrët e holla dhe konkurrencës me mikroorganizmat e tjerë të zorrëve. Këtu shfaqet roli favorizues i fibrave prebiotike, që në mënyrë selektive stimulojnë rritjen dhe/ ose aktivitetin e një kategorie të caktuar bakteresh në zorrën e trashë, atyre mirëbërëse dhe pengojnë rritjen e baktereve patogjene. Përveç kësaj, inulin rriste thithjen në kolon (segment i zorrës së trashë) të kalciumit, magnezit dhe hekurit si dhe përmirësonte depozitat e kalciumit në kocka, sidomos tek adoleshentët. Në Shtetet e Bashkuara në 2018, FDA aprovoi inulinën si një përbërës fibrash dietike të përdorura për të përmirësuar vlerën ushqyese të produkteve ushqimore. Sot, inulina përdoret gjithashtu për të përcaktuar shkallën e filtrimit glomerular (të veshkave) dhe pranohet si standard ari.

Inulin është e patretshme nga enzimat e njeriut- ptyalin dhe amylase, të cilat janë përshtatur për të tretur niseshtenë. Si rezultat, kalon nëpër pjesën më të madhe të sistemit të tretjes e paprekur. Vetëm në zorrën e trashë bakteret metabolizojnë inulinën, me çlirimin e sasive të konsiderueshme të dioksidit të karbonit, hidrogjenit dhe/ose metanit. Pas arritjes në zorrët e mëdha, inulin konvertohet nga bakteret e kolonit në një substancë xhelatinoze të njohur si një prebiotik, një përbërës ushqimor që është shumë ushqyes për mikroflorën e zorrëve. Ushqimet me përmbajtje inuline mund të japin mjaft gazra, në veçanti për ata që nuk janë të mësuar me inulin, dhe këto ushqime duhet të konsumohen në fillim me moderim.

Disa dieta tradicionale përmbajnë mbi 20 g në ditë inulin. Por dieta e gjahtarit prehistorik është vlerësuar në 135 g në ditë. Shumë ushqime të pasura në inulin si çikore, hudhër dhe qepë janë parë si “stimulantë të shëndetit të mirë” për shekuj me radhë.

KËSHILLA TË PËRGJITHSHME

Faktorët që kundërshtojnë aneminë

  • Ulni stresin duke mbajtur qëndrim pozitiv dhe duke marrë frymë thellë
  • Kufizoni ose më mirë eliminoni qumështin, që rrit mukusin në zorrë dhe frenon marrjen e hekurit
  • Përdorni piperin e zi, pasi rrit thithjen e vitaminave B dhe beta-karotenit, që ndihmojnë thithjen e hekurit
  • Bëni të paktën 20 minuta aktivitet fizik në ditë, ecje ose të paktën 10.000 hapa
  • Hani fruta të freskëta dhe perime, që ofrojnë hidratim natyror dhe janë antioksidantë
  • Drithërat si tërshëra ofrojnë fibrat e nevojshme për të mbajtur traktin digjestiv të pastër
  • Proteinat e mjaftueshme ndërtojnë muskujt
  • Reduktoni sheqerin, pasi diabeti dhe ndërlikimet e tij shoqërohen me anemi
  • Verifikoni aspirinën për gjakrrjedhje të fshehur si shkak i saj
  • Shmangni klizmat nga zorra e trashë
  • SHËNIM: Individët me hemokromatosis të trashëguar nuk duhet të konsumojnë butakë

 

 

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *