Ja pse fushat e mbjella me lir janë të bekuara!
Vaji i farave të lirit është vaji më i shëndetshëm në botë

Dr. Johanna Budwig, biokimiste dhe fizikane gjermane, shpesh është konsideruar si shkencëtarja më e lartë e kërkimit mbi kancerin në Evropë. Ajo ishte një autoritet kryesor për yndyrnat, vajrat dhe të ushqyerit. Johanna hulumtoi marrëdhënien midis yndyrnave, elektroneve, fotoneve dhe energjisë së diellit. Ajo tha se përqendrimi i energjisë së diellit në trup përmirësohet kur hani ushqime të pasura me elektrone, si vaji i lirit që tërheq valët elektromagnetike të diellit. Thithja e energjisë diellore nga trupi bëhet e mundur kur ato rezonojnë, pra kur trupi dhe vala diellore janë në të njëjtën gjatësi vale. Për ta sjellë trupin në rezonancë me diellin, ajo tha se duhet të hamë vajra farash dhe sidomos fara liri, të cilat janë në të njëjtën frekuencë me valën e diellit. Dhe duke e sjellë trupin në të njëjtat frekuenca valore me diellin, kemi mundësi të përfitojmë më tej prej energjisë së tij. Kur trupi është në gjendjen e duhur për ta pranuar diellin, sapo pacientët ndihen më mirë, Budwig i udhëzoi ata të uleshin në diell aq sa mund të toleronin. Fizikania gjermane e shihte trupin e njeriut si një antenë për diellin, ndërsa bashkëveprimin e diellit me elektronet në ushqimin tonë i shihte si qeverisës për të gjitha funksionet vitale të trupit.

Vaji i lirit është vaji më i shëndetshëm, sepse ka numrin më të madh të elektroneve pi të absorbuar nga dielli, dhe kjo vjen sepse gjatësia e valëve të elektroneve në vajin e farave të lirit përputhet me gjatësinë e valëve të elektroneve të diellit. Këto elektrone janë pikërisht ato që trupi i njeriut ka nevojë dhe ato që mungojnë në dietën moderne.
Gjatë hulumtimit tim kam gjetur se gjaku i pacientëve me kancer të sëmurë rëndë kishte mangësi të yndyrës esenciale të pangopur. Unë gjithashtu vura re se pacientët e kancerit kishin një substancë të çuditshme të gjelbër në gjakun e tyre, e cila nuk është e pranishme në gjakun e njerëzve të shëndetshëm. Doja të zhvilloja një program shërimi për kancerin- Kimistja gjermane Budwig.
Sipas hulumtimeve të Dr.Joanna Budwig në vitin 1950, sistemi i gjakut i pacientëve me kancer shpesh tregon një mungesë të madhe të mangësive të fosfolipideve dhe lipoproteinave. Këto mangësi janë shkaktuar nga mungesa e oksigjenit në qelizat e trupit të njeriut të cilat shkaktohen nga një mangësi e elektroneve PI-, prizat që ndihmojnë trupin tonë për të marrë frymë siç duhet. Pra, për të plotësuar dhe korrigjuar këto mangësi, Dr. Budwig kontrolloi burimin më të mirë të pi-elektroneve dhe gjeti se ato janë në dy acidet e papërpunuara yndyrore: acidi Linolenik dhe Linoleik, të dy tek farat e lirit.
Acidet e përshkruara më sipër nuk janë vetëm një burim i përsosur për rioksigjenim të qelizave kanceroze, por ata gjithashtu janë në gjendje për të riparuar dhe forcuar membranat prej lipideve në çdo qelizë të trupit tonë. Pas këtij zbulimi, problemi i vetëm i mbetur pezull, ishte gjetja e një mënyre për t’i futur ato menjëherë brenda në qelizat e trupit të njeriut. Por si, në ç’mënyrë?
Vaji i lirit i kombinuar me gjizë
Duke qenë se acidet yndyrore të pangopura të vajit të farave të lirit mund të transferohen në mënyrë të përkryer në qelizat kanceroze, trupi ynë ka nevojë për një zgjidhje të tretshme në ujë. Në përgjithësi, vaji nuk është i tretshëm në ujë dhe rrjedhimisht nuk mund të transferohet menjëherë në qelizat tona. Arsyeja pse Dr. Budwig kërkoi një zgjidhje, ishte për të bërë këtë vaj «të tretshëm në ujë» ose të paktën absorbues. Dhe kjo shpjegon pse vaji i farave të lirit duhet të kombinohet me gjizë ose djathë cilësor, pasi aminoacidet e sulfurit që gjenden në bulmet, ndihmojnë që vaji të absorbohet nga qelizat tona. Përveç kësaj, gjiza ose djathi përmbajnë dy përbërës të tjerë të cilët janë një burim i madh për të ndaluar qelizat që të shndërrohen në kanceroze. Sulfuri që përmbajnë zvogëlon dhe frenon ndarjen e qelizave të kancerit.
Fuqia jetëdhënëse e elektroneve dhe fotoneve tek vajrat farorë
Kanceri, rrjedhojë e një baterie të zbrazur qelizore. Diabeti, aty rrotull…
Fizikanti Friedrich Dessauer shkroi: «Nëse do të ishte e mundur të rritet përqendrimi i elektroneve diellore 10 herë në një molekulë biologjike, atëherë njeriu do të jetë në gjendje të jetojë 10 mijë vjet.»

Dipolariteti ndërmjet bërthamës së qelizës që ka elektricitet pozitiv dhe membranës qelizore me ngarkesë elektrike negative krijon një fushë elektrike. Nëse fusha elektrike shkatërrohet, me kalimin e kohës dipolariteti midis bërthamës qelizore dhe membranës qelizore shuhet dhe bateria zbrazet. Simptomat e një baterie të vdekur janë parë gjithmonë me manifestimin e tumoreve. Për të rimbushur baterinë e jetës, ne kemi nevojë për të marrë elektronet. Elektronet kanë prirje të madhe për oksigjen, ata e duan. Ata tërheqin oksigjen dhe nxisin frymëmarrjen në gjithë qenien tonë. Të gjitha proceset jetësore udhëhiqen nga shkëmbimi i elektroneve. Lëvizja e energjisë në renë elektronike të membranës së qelizës krijon fushën elektromagnetike. Membrana qelizore kontrollon shkëmbimet mes mjediseve të brendshme dhe të jashtme të qelizës. Nëse membrana qelizore është dëmtuar dhe nuk funksionon siç duhet, kjo çon në sëmundje ose vdekjen e qelizës. Kështu, funksionet e membranës janë thelbësore në të gjitha funksionet vitale.
Si shembull, diabeti mellitus i tipit 2 është një sëmundje që rezulton nga pamundësia e qelizave për të marrë glukozë. Pra, glukoza nuk e depërton dot membranën qelizore, edhe pse pankreasi prodhon insulinë që receptorët e insulinës që ndodhen në qeliza, të hapin portat për sheqerin. Mirëpo portat nuk hapen. Receptorët ‘nuk pyesin për insulinën’, sheqeri nuk hyn dot brenda në qelizë, ajo mbetet e uritur, pa energji, ndërkohë që duke mbetur në gjak i patërhequr, sheqeri i lartë bëhet i rrezikshëm. Dekadat e kërkimit të diabetit nuk kanë dhënë një përgjigje për shkakun e rezistencës ndaj insulinës. Por fakti është se receptorët e insulinës në membranat qelizore nuk funksionojnë siç duhet, kështu që diabeti i tipit 2 duhet të jetë për shkak të mosfunksionimit të membranës qelizore. Prandaj, a nuk do të ishte interesante, nëse përgjigjja qëndron në shpjegimin e thjeshtë të mungesës së acideve yndyrore ( fosfolipideve, kolesterolit dhe lecithinës), që janë pjesë ndërtuese e kësaj membrane? A mund të gjendet shkaku i diabetit, tek reja elektronike dhe shkëmbimi i energjisë së elektroneve nëpër shtresën lipoide (yndyrore) të membranës qelizore? Dr. Johanna Budwig kishte përmendur se problemi themelor i diabetit është një dëmtim i sistemit të metabolizmit të yndyrave, jo pamundësia për të asimiluar sheqerin.
Ashtu si ekziston një shkëmbim i elektroneve brenda qelizës (midis bërthamës dhe membranës së saj), ekziston edhe një shkëmbim elektronesh brenda trupit të gjallë dhe sipërfaqes së jashtme të trupit, lëkurës. Ushqimet e pasura me elektrone kanë tendencë të lëvizin drejt sipërfaqes, e cila është e rëndësishme për funksione të tilla si sekrecioni i mukozave, aktiviteti kapilar dhe i lëngjeve limfatike dhe eliminimi i mbeturinave përmes fshikëzës, zorrëve, lëkurës dhe flokëve. Elektronet na tërheqin dhe largojnë nga toka në drejtim të diellit. Njerëzit që hanë ushqime të pasura me elektrone, kanë tendencë të ndjehen më të lehtë, më pak të rënduar. Elektronet heqin peshën nga lënda e rëndë; ata lehtësojnë tërheqjen e tokës, tërheqjen e gravitetit. . E kundërta, yndyrnat trans si margarina etj (shpikje industriale) e shfarosin lëvizjen natyrore të elektroneve pi, duke çuar në reduktimin e energjisë dhe të vitalitetit të qelizës.
Ushqimet pa elektrone janë ushqime të vdekura dhe japin lodhje
Mungesa e ushqimeve të pasura me elektrone në dietë çon në uljen e vitalitetit dhe funksioneve të trupit. Përmes studimit të saj në fizikë kuantike, Dr. Johanna Budwig kuptoi, se një organizëm sa më i zhvilluar është, aq më i pasur është në nivelin e elektroneve. Prandaj, asnjë organizëm nuk ka më shumë elektrone, sesa qeniet njerëzore. Por kjo gjithashtu do të thotë se asnjë organizëm nuk dëmtohet më keq sesa njeriu, kur elektronet mungojnë në dietën e tij. “Një krijesë më e evoluar, është më e ndjeshme se kafsha, ndaj efekteve të dëmshme të kimikateve, që pengojnë shkëmbimin e elektroneve”, thoshte Budwig.
Trupi i njeriut është si një bateri, një depo e magazinimit të elektroneve nga dielli, me elektrone pozitive dhe negative në lëvizje të vazhdueshme. Nëse këto depozita elektronesh boshatisen, atëherë ai person bëhet nervoz, i lodhur dhe gjymtyrët ndjehen të rënda. Por ne mund t’i mbushim këto depo duke konsumuar vajra me farëra të pasura me elektrone. Sepse këto fara janë plot me energjinë diellore. Fizikanti Friedrich Dessauer shkroi: «Nëse do të ishte e mundur të rritet përqendrimi i elektroneve diellore 10 herë në një molekulë biologjike, atëherë njeriu do të jetë në gjendje të jetojë 10 mijë vjet.»
Burimi i që na mbush ne dhe bimët me energji

Dhe Perëndia tha: “Le të ketë dritë!” dhe kishte dritë. Drita është burimi i gjithë energjisë. Burimi i energjisë në të gjithë vegjetacionin, bimët që mbajnë farat, pemët frutore, vajrat farorë vijnë nga rrezatimi i diellit. Njësia më e vogël e dritës është fotoni. Elektronet i duan fotonet. Elektronet kapin fotone me anë të fushave të tyre elektromagnetike. Duke kapur fotone, kap energjinë e diellit. Dr. Budwig njohu ndërveprimin midis elektroneve pi dhe fotoneve në yndyrnat shumë të pangopura të farave. Ajo tregoi se vajrat e farave ruajnë energjinë e fotonit. Sa më shumë fotone që ruhen në vajrat e farave nga rrezet e diellit, aq më e madhe është forca elektromagnetike dhe transferimi i energjisë së elektronit nëpër urën e hidrogjenit, në bashkëveprim me proteinat që përmbajnë squfur. Kur hamë ushqime të pasura me elektrone që vijnë nga dielli, ne mund të tërheqim fotonet. Njeriu ka përqendrimin më të lartë të fotoneve të depozituara nga energjia e diellit, më shumë se çdo gjë tjetër në tokë. Fotoni transferon diçka nga natyra e dritës tek qenia e gjallë. Fotoni është aktiv, dinamik dhe i fuqishëm, gjithmonë në lëvizje. Është pa kohë. Fotoni ekziston në përjetësi sepse është kuantumi i dritës dhe drita është e përjetshme. Duke kapur dritën do të thotë të kapim diçka nga e përjetshmja.