Rrëfimi i pacientit se si e shëroi dështimin kongjestiv të zemrës me megadozat e ushqyesve
Unë desha ta ndaj këtë histori, sepse është misioni im për të edukuar dhe për të mësuar sa më shumë njerëz për rëndësinë e të ushqyerit, përdorimit të vitaminave dhe shtojcave (përveç mje
kimit sipas nevojës) dhe rritjen e besimit, se trupi mund të shërojë veten. Kam ndërmend të përqëndroj pjesën tjetër të jetës sime, duke dhënë kontribut financiar në përparimet teknologjike, që përcaktojnë rolin e vitaminave dhe mineraleve në trupin e njeriut.
Andrew Schneider
Emri im është Andrew Schneider dhe kjo është historia ime për betejën time me të rëndë, infarkt kongjestiv të zemrës dhe Kardiomiopati. Gjithçka filloi në dimrin e vitit 2006. Unë kam
qenë një burrë 32- vjeçar i shëndetshëm, unë punoja rregullisht dhe gëzoja të gjitha aktivitetet, në natyrën indigjene me diell të Floridas Jugore. Unë jam bashkëthemelues i një kompanie shumë të suksesshme, HedgeCo Netëorks. Në prill të vitit 2006, unë u vizitova dhe mjeku i kujdesit parësor më përshkroi një recetë me antibiotikë së bashku me shurup kolle për bronkit. Kaloi një javë dhe simptomat u bënë më keq. Antibiotikët kishin dështuar dhe “bronkiti” ishte ende prezent. Unë isha duke përjetuar lodhje ekstreme, gulçim, shtim në peshë, këmbë të fryra dhe vështirësi në frymëmarrje. Unë u ktheva tek i njëjti mjek dhe ai tani mendonte se kisha ende një infeksion në rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe më dha përsëri një recetë me të njëjtët antibiotikë si dhe një pompë për thithje ilaçi. Ditët e ardhshme simptomat e mia u bënë më keq, kështu që unë u ktheva përsëri tek mjeku dhe ai më dha Prednisone (kortikosteroid që jepet për astmë dhe diagnoza të tjera të sëmundjeve të mushkërive). Pa efekt. Unë u ktheva tek i njëjti mjek dhe këtë radhë ai më tha se kisha sulme paniku. Ai mendonte se kisha nevojë për t’u relaksuar dhe më dha Zoloft 200 mg dhe Xanax 6 mg në ditë. Unë duhet të relaksohesha dhe çdo gjë do të ishte mirë sipas tij.
Pavarësisht nga barnat e përshkruara me recetë, unë po kaloja një ndjenjë të tmerrshme. Unë nuk mund të ecja më shumë se një distancë të shkurtër, pa u ndalur për një pushim. Në maj 2006, më kujtohet që isha shtrië në zyrën time në ankth të madh. Asistenti im më rekomandoi që të shkoja në dhomën e urgjencës, për shkak të frymëmarrjes sime të vështirë.
Ja çfarë na doli pas diagnozës së gabuar ‘bronkit’!…
Unë u shtrova në spitalin Good Samaritan në West Palm Beach. Diagnoza ishte Kardiomiopati e rëndë me infarkt kongjestiv në zemër. EF ime (fraksioni i nxjerrjes së gjakut nga zemra) ishte 10- 15% dhe barkushja ime e majtë ishte jashtëzakonisht e zgjeruar, afërsisht 6.3 cm. Unë u vendosa në trajtim me diuretikë dhe medikamente të tjera, isha nën monitorim dhe brenda 24 orëve kam humbur 15 £ (6.8 kg) lëngje të tepërta.
Familja ime në Nju Jork erdhi në Florida për të qenë me mua. Mua m’u tha se zemra nuk mund të shërohet pasi është zgjeruar dhe se është e pamundur që ajo të kthehet ndonjëherë në madhësinë e saj normale. Unë kam qenë shumë i frikësuar dhe shumë i sëmurë për të marrë ndonjë vendim, kështu që e lejova familjen time për të vendosur në këtë pikë. Ata nxituan të më dërgonin në Nju Jork tek kreu i kardiologjisë në ‘Mt. Sinai Hospital’. Mbaj mend se “ekipi” vrapoi nëpër salla me mua në një karrocë në njësinë e kujdesit intensiv kardiak. Unë kam qenë i tëri në çdo aparaturë të mundshme, i monitoruar nga afër. Më futën një kateter në qafë, një procedurë pakëndshme, për të monitoruar zemrën time. Pas kësaj u tha se shansi im i vetëm për të mbijetuar ishte një transplant i zemrës dhe unë u vura në listë. Për ata që nuk e njohin këtë listë të lakmuar, periudha mesatare e pritjes ishte rreth 10 vjet. Ju duhet të kaloni nëpër dy miratime; mjekësor dhe psikologjik për t’u pranuar për transplant dhe pastaj të shpenzoni pjesën tjetër të jetës tuaj duke luftuar kundër çdo infeksioni si dhe të përshtateni si fizikisht dhe mentalisht me zemrën tuaj të re. Unë kisha regurgitim të rëndë të valvulës trikuspide, regurgitim të moderuar mitral (kthim pas të gjakut) dhe zgjerim biatrial. Për shkak të ashpërsisë së gjendjes sime m’u këshillua me forcë vendosja në gjoks e një defibrilatori, që do të rregullonte zemrën në qoftë se ajo ndalej ose punonte në mënyrë të çrregullt.
Mjekimi i doktorëve konvencionalë
Kur unë dola nga spitali , m’u dha kura e mëposhtme:
- Coreg (Beta bllokues) 6 mg dy herë në ditë, përfundimisht u rrit në 25 mg dy herë në ditë
- Enalapril (ACE Inhibitor) 10 mg dy herë në ditë

- Digoxin
- Furosidmide (Lasik) 20 mg në ditë
- Inspira (15 mg)
- Zoloft 200 mg në ditë
- Xanax 3mg një herë në ditë dhe sipas nevojës
Kur u largova nga Spitali Mt. Sinai në korrik 2006, kardiologu im më tha se ndoshta një medikament i ri do të jetë shpikur, deri kur të vinte radha ime për transplant. Kjo nuk ishte inkurajuese! Në fund të korrikut 2006 u takova me disa kardiologë, që të gjithë besonin se shpresa ime e vetme ishte një transplant i zemrës ose i qelizave burimore. Unë i pyeta këta mjekë për ushqyesit dhe vitaminat dhe çuditërisht ata të gjithë u përgjigjën njësoj: “Nuk ka gjykime klinike, që të tregojnë se vitaminat sjellin ndonjë përmirësim dhe në fakt mund të jetë më keq për ju”. Por diçka brenda meje më tha se duhej të kishte një mënyrë tjetër….Unë nisa kërkimin tim për mundësitë alternative, në vend të transplantimit të zemrës. Ashtu si në biznes, unë isha një luftëtar dhe isha i vendosur për të gjetur një zgjidhje për të trajtuar atë që u diagnostikua si një sëmundje jo-e shërueshme.
Takimi i fatit në jetën time me mjekun ortomolekular
Unë kam qenë me shumë me fat, që të takoja Dr. Kenneth Emonds. Ai kthehej nga Izraeli, ku kishte trajtuar një ish-kryeministër. Ky mjek m’u rekomandua nga një person i mrekullueshëm, një partner biznesi i imi. Ky ishte njeriu, që do ta shëronte dështimin kongjestiv të zemrës. Unë fluturova bashkë me nënën time nga NY për në Neë Hampshire, ku na priste një njeri i ngrohtë, i butë, që na ofroi çaj bimor. Dr. Emonds, PhD. është një imunolog Ortomolekular i specializuar në biokimi ushqyese, në elektro-homeopati dhe psikoneuro-imunologji. Aspekti më befasues i këtij takimi ishte se ai kishte përjetuar të njëjtën gjendje si unë dhe kishte kuruar veten e tij brenda dy vjetësh me vitamina dhe ushqyes. Dr. Emond e nisi hapin e parë duke provuar për reaksionet alergjike tek mua të mbi 200 ushqimeve, erëzave etj. Ai përcaktoi se ushqime të veçanta nuk ishin të mira për mua, për t’u konsumuar në atë kohë. Ai përdori një pajisje që përcaktonte shëndetin e sistemeve të ndryshme në trup. Hapi i dytë ishte duke identifikuar vitaminat, që trupi ka nevojë për të shëruar veten, por edhe më e rëndësishmja, doza e saktë. Dr. Edmond më tha se çdo individ është i ndryshëm dhe doza e duhur do të ndryshojë. Ai më tha se duke marrë vitaminat në doza të sakta, lejon trupin për të kuruar veten. Nëse jeni duke marrë shumë- pak ose shumë nga një vitaminë, nuk po merrni asnjë nga të mirat e saj.
Përveç punës sime me Dr. Emonds, kam vazhduar të kërkoj këshilla të mëtejshme mjekësore nga mjekët në NY dhe Florida. Mjekët ishin “optimistë” për prognozën time. Të gjithë ata ende besonin, se një transplant i zemrës ishte shpresa e vërtetë e imja. Më pas, kur gjendja ime u përmirësua, unë u kufizova vetëm tek vizitat e rregullta tek Dr. Emonds. Unë thjesht ndoqa regjimin e vitaminave të Dr. Emonds së bashku me shëtitjet në plazh 3-4 herë në javë.
Kontrolli jashtë radhe, shenja e parë e përmirësimi të zemrës sime
Në janar 2007, unë u ktheva në Spitalin Prezbiterian ‘Columbia’ për të bërë një kardiogramë, sepse ndjehesha më mirë fizikisht dhe qëllimi im ishte të ulja dozat e medikamenteve. Mjeku refuzoi dhe tha se ishte shpejt dhe se sigurimet nuk e mbulojnë ekzaminimin. Unë insistova dhe e binda mjekun për të kryer një tjetër Eko. Kardiograma zanore tregoi se EF ime ishte rritur në 35% dhe madhësia e barkushes së majtë ishte ulur. Mjeku më tha se niveli im i kaliumit ishte i ulët dhe duhej rritur doza e medikamentit Inspira. Mendimi im ishte që të konsumoja më shumë ushqime me kalium, në vend se të rritja dozën e ilaçeve, por mjekët ishin të bindur në rekomandimet e tyre.
Në këtë pikë, kam filluar të zbatoj vetëm dietën e Dr. Emonds dhe u ndala duke marrë të gjitha barnat e përshkruara kardiake, me përjashtim të Coreg dhe Enalapril.
Unë bëra një tjetër eko-kardiogramë në maj 2007 ku EF ime ishte tani 45% (aftësia e zemrës për të nxjerrë gjak) dhe barkushja e majtë ishte vetëm pak e zmadhur.
Në tetor 2007, unë mësova se defibrilatori ka ndikuar për keq në 250.000 njerëz në mbarë botën dhe se kjo pajisje mund të shkaktojë goditje. Unë vendosa që ta heq pajisjen në spitalin Mt. Sinai nga i njëjti mjek që e kishte vendosur. Edhe pse ishte një procedurë me rrezik të lartë, nga fakti që unë jam i ri dhe EF ime ishte 45%, mjeku ra dakord për heqjen e saj. Heqja mund të shkaktojë komplikime. Disa nga faktorët e rrezikut kanë të bëjnë me sasinë e indeve me cikatrice, që kanë qenë më parë të dëmtuar dhe që janë riformuar rreth zemrës. Unë iu nënshtrova procedurës gjithsesi. Për habinë time, u tha prej teknikëve në spital, se askush nuk kishte hequr një defibrilator, sepse nuk kishte pasur ndonjë përmirësim. Vizita ime e fundit në dhjetor 2007 tregoi përmirësime dramatike. EF ime shkoi në 50-55% dhe barkushja ime e majtë ishte tkurrur në madhësi normale. Cilësia e jetës sime ishte fantastike!
Në total, unë kisha takuar rreth 10 kardiologë në të gjithë vendin, të cilët të gjithë kishin rekomanduar transplantin e zemrës. Kur u fola për progresin duke përdorur vitamina dhe minerale, ata dhanë të njëjtën përgjigje ngurruese. “Nuk ka prova klinike për të mbështetur përfitimet shëndetësore të vitaminave …” E pra, unë jam prova! Aftësia e zemrës sime për të pomuar gjak ishte 10% dhe është 55% dhe barkushja ime e majtë tani ishte në madhësi normale. Zemra ime kishte shëruar veten, në kundërshtim me atë që kardiologët më të mirë në vend, thanë.
Ky regjim vitaminash ka ndryshuar jetën time!
- Molibden 250 mcg (nga laboratori Douglas), 1 në mëngjes
- Iodoral (kapsula jodi) 12.5mg , ½ tabletë në mëngjes dhe darkë
- Citrat Magnezi 150 mg tri herë në ditë (gjithsej 450 mg)
- Vitamina D 400 I.U., 1 në mëngjes, 2 në drekë dhe 1 në darkë (1600 mg në total ditë)
- Koenzima Q10, 200 mg kapsula, tri herë në ditë nga 2 kapsula (1200 mg gjithsej)
- Niacitol (niacin që nuk skuq) 725 mg kapsula. Dy në mëngjes, katër në drekë, dy në darkë (totali-5800 mg)
- Nutrient pa hekur 950 mg (kapsulë e pastër) 3 në mëngjes, 3 në drekë, 3 në darkë
- Ribozë 1 lugë gjelle një në mëngjes, 1 lugë në darkë
- Esterol (Vitaminë C e pastër) 675 mg, dy kapsula tri herë në ditë (4050 mg në ditë totali)
- Acetyl- L -Carnatine 500 mg. 1 në mëngjes, 1 në drekë e marrë 10-15 minuta para ngrënies. (1000 mg totali ditor)
- Alpha Lipoic Acid 400 mg. 1 në mëngjes
- Selen 200 mcg 1 në drekë, 1 në darkë (400 mcg gjithsej)
- Zink 30 mg. 1 në mëngjes
- Ecotrin (Aspirinë e vogël) 81 mg. dy në mëngjes, dy në mbrëmje (324 mg në ditë)
- Vaj peshku 2 lugë çaji në mëngjes
Kush është Andrew Schneider
Në 201
2 ”, një grup që përbehet nga biznese (zyra) familjare të cilat ndajnë midis tyre transaksione, furnitorë dhe kapitale. Kjo ide inovative rezultoi në krijimin e një rrjeti prej 3000 zyrash, vendase dhe të huaja. Andreë Schneider është një lider në sektorin e fondeve mbrojtëse të investimeve në bursë. Ai ka themeluar dhe është drejtor ekzekutiv i kompanisë “Global Hedge Fund Advisors”. Gjithashtu, ai ka themeluar kompaninë “HedgeCo Netëorks”, një kompani e cila ofron shërbime këshillimi, me një portofol prej 7000 fonde dhe 40000 anëtarë. Gjithashtu ka qenë zv/president në Morgan Stanley dhe ka menaxhuar asete me një vlerë prej 100 milionë $. Ai është anëtar aktiv i Shoqatës Amerikane të Zemrës dhe është i angazhuar në kërkimin dhe zhvillimin e mjeteve alternative për problemet kardiake.