Çfarë janë në gjendje të bëjnë për dhimbjen e kancerit, specat e kuq djegës ?
30 Janar, 2020
Shkencëtarët izraelitë po eksperimentojnë me vetitë qetësuese të kapsaicinës- fitotoksina irrituese që gjendet në specat e nxehtë, në rastin e dhimbjeve të kancerit. Nuk është sekret që izraelitët mund të bëjnë gjëra të mahnitshme me ushqime pikante. Por eksitimi më i madh sot në Izrael që rrethon specat e nxehtë po ndodh jashtë kuzhinës – në laboratore, ku shkencëtarët po eksperimentojnë me vetitë qetësuese të dhimbjes, që kanë specat djegës për përdorime aq kritike, sa trajtimi i dhimbjes që shoqëron kancerin.
Pak gjëra në jetë shkaktojnë më shumë dhimbje sesa kanceri, ose kimioterapia e përdorur për t’i trajtuar ato, sipas farmakologut dhe studiuesit izraelit Avi Priel. Fatkeqësisht, pacientët nuk kanë shumë alternativa në ilaçe efektive, Aktualisht ata përdorin OxyContin, Vicodin, Fentanyl dhe Morfine. Këto janë opioide.
Avi Priel, 44 vjeç, është në mesin e dhjetra studiuesve në të gjithë botën, në kërkim të gjetjes së terapive që nuk krijojnë varësi, për të ndihmuar pacientët me kancer të shtypin dhimbjet e tyre. Ai drejton një laborator me shtatë persona në Shkollën Mjekësore të Universitetit Hebraik-Hadassah të Jeruzalemit. Qëllimi i projektit të tij aktual hulumtues është të ndalojë dhimbjen të arrijë receptorët nervorë të trurit të pacientëve. Në atë mënyrë, ata thjesht nuk do të ndiejnë dhimbjen.
Kapsaicina, fitotoksina irrituese që gjendet në specat e nxehtë, është thelbësore për këtë qasje. Kapsaicina është ajo që i jep kremrave si zhug dhe salcë Tabasco fuqinë e tyre. Por capsaicin gjithashtu ka aftësinë të bllokojë receptorët e dhimbjes. Ka kohë që është në përdorim në komponimet aktuale për lehtësimin e dhimbjes dhe kur aplikohet në lëkurë shkakton një ndjesi të vogël djegieje. Priel po studion capsaicinën për potencialin e saj për të zëvendësuar opioidet Adiktive në zbutjen e dhimbjes kronike që shpesh shoqëron kancerin.
“Ajo që ne duam të bëjmë është të krijojmë ilaçe, që do të na mundësojnë të synojmë vetëm fibrat e dhimbjes në periferi dhe t’i ndalojmë ato neurone të transmetojnë sinjalin e stimujve të dëmshëm në tru,” tha Priel. “Për këtë qëllim, ne jemi duke punuar në proteina që i quajmë receptorë të dhimbjes, sepse ato shprehen kryesisht në sistemin e dhimbjes.”
TRPV1, një receptor i tillë premtues, është në fokus të punës aktuale laboratorike të Priel me minjtë. Ky receptor aktivizohet nga capsaicin, TRPV1 zbulon dhe rregullon temperaturën e trupit. Gjithashtu siguron një ndjesi të dhimbjes dhe nxehtësisë së shkallëzuar. “Sistemi i dhimbjes është ndërtuar për të na sinjalizuar se kemi një problem,” shpjegoi Priel, laboratori i të cilit përqendrohet në bazën qelizore, molekulare dhe farmakologjike të receptorëve të dhimbjes. “Por nëse sistemi i dhimbjes vetë lëndohet, ai fillon të dërgojë sinjale, që nuk ekzistojnë.” *dmth sinjale te gabuar.
Kimioterapia, rrezatimi dhe operacioni dëmtojnë gjithashtu neuronet, duke shkaktuar tek pacientët me kancer lloje të ndryshme dhimbjesh. Sikleti zakonisht zgjat për disa ditë ose javë, por ndonjëherë mund të zgjasë për tre muaj ose më gjatë. Dhimbja është gjithashtu një çështje kryesore e jetës për gratë me kancer të gjirit ose vezores dhe burrat me kancer të prostatës.
“Shumica e pacientëve me kancer do të pranonin ndonjë nivel dhimbjeje, nëse do të mendonin se do t’i ndihmonte ata të heqin qafe kancerin,” tha Priel. “Por ata nuk e duan dhimbjen, pasi kanceri është zhdukur apo nuk mund te zhduket. Ata duan të kthehen në jetën e tyre normale. ”
Farmakologu i Universitetit Hebraik, Avi Priel drejton një laborator me shtatë persona në Shkollën Mjekësore të Universitetit Hebraik-Hadassah të Jeruzalemit, i cili po punon me metoda për të ndaluar dhimbjen për të arritur tek receptorët nervorë të trurit të pacientëve. (Larry Luxner)
Hulumtimi i Priel-it financohet pjesërisht nga një grant tre-vjeçar, 250,000 dollarë nga Nisma e Kërkimeve të Kancerit për Cilësinë e Jetës, në Izrael, ‘Brause’. Ruth Brause, e cila jeton në Neë York’s Ëestchester County, tha se familja e saj e krijoi fondacionin, pasi nëna e saj 89-vjeçare vdiq nga kanceri i pankreasit në 2000.
“Gjatë gjithë këtij tmerri, ajo ishte në dhimbje të padurueshme”, kujtoi Brause. “Mjeket i dhanë asaj morfinë, por vetëm me një planifikim të caktuar. Të paktën në Shtetet e Bashkuara, menaxhimi i dhimbjes nuk është trajtuar siç duhet, kjo është arsyeja pse familja jonë vendosi të financojë këtë iniciativë.” Brause shtoi se është entuziaste për punën e Priel.
“Ne e përgëzojmë Dr. Priel për përpjekjen për të zbuluar diçka që nuk është Addictive (opioid), veçanërisht në dritën e krizës së medikamenteve opioide që kemi këtu në Amerikë,” tha ajo.
Priel është përqendruar në menaxhimin e dhimbjes që nga viti 2007. Me origjinë nga Beersheva, ai fitoi një diplomë bachelor në kimi dhe një master në neurobiologji në Universitetin Ben-Gurion të Negev, dhe vazhdoi të marrë një doktoraturë nga Universiteti Hebraik. Ai bëri punë pas doktoratës në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko.
Puna e tij e tanishme për të gjetur trajtim jo- opioid për dhimbjen nuk mund të vinte në një kohë më kritike se kjo. Opioidet ligjore tani janë në qendër të një epidemie të mbidozës së ilaçeve me recetë, që kanë vrarë më shumë se 400,000 amerikanë që nga vitet 1990, dhe kanë shkaktuar padi multibilionë dollarëshe të pacientëve të dëmtuar prej tyre, duke çuat në falimentimin e të paktën një prodhuesi kryesor farmaceutik.
“Opioidet ishin me të vërtetë të mirë për aq kohë sa ata ishin nën kontroll,” tha Priel. “Fatkeqësisht, këto ilaçe u abuzuan dhe për shkak të krizës, opioidët morën një emër vërtet të keq. Ata krijojnë shumë varësi, shkaktojnë depresion të frymëmarrjes dhe eufori. Kur abuzoni me to, ato bëhen vdekjeprurës.”
Studiuesi Priel ia atribuon mungesën e një krize opioide në Izrael, kontrollit shumë të rreptë që mjekët dhe farmacistët ruajnë mbi këto ilaçe. “Shoqëria mjekësore këtu nuk e lejon kurrë të shkojë si në SH.B.A.”, tha Priel. “Këtu, mjekët përshkruajnë opioide vetëm për gjëra shumë specifike si aksidente automobilistike, vetëm për periudhën akute dhe vetëm në spitale. Ata nuk do t’ju japin opioide, sepse gishti i këmbës u mbërthye në derë.”
Shënim nga Denisa Kona:
Ndërsa kam qenë për herë të dytë në urgjencën e QSUT me krizat e gurit në veshka 3 vite më parë, mjeku po refuzonte të më jepte mua ‘treshen’ më të fortë për dhimbje, por për çudinë time, erdhi njëri nga rruga, zbuloi prapanicën, iu bë ‘treshja’ (keshtu thirrej nga personeli), për 30 sekonda, ngriti pantallonat dhe iku djaloshi. Dyshimi im: Dikush që po ulërin nga dhimbjet mund t’i refuzohen këto opioide në urgjencën spitalore, sepse u jepen drogaxhinjve që paguajnë. C’nevojë ka një djalë i ri që hyn si sportist dhe del si sportist nga dhoma e urgjencës, që të bëjë një shiringë në tule!!!!)
Ndërsa disa pacientë dhe avokatë argumentojnë se kanabisi – një derivat i bimës së marijuanës – mund të jetë një alternativë efektive për opioidet për menaxhimin e dhimbjes, Dr. Priel thotë se kanabisi mund të ndihmojë pacientët me kancer të flenë dhe t’u japë atyre oreks, por nuk mund të ofrojë lehtësim të pastër nga dhimbja, ashtu si veprojnë opioidët, tha ai. “Në skenarin më të mirë, përveç kur dhimbja është e vogël, zëvendësimi i plotë i opioideve është një ëndërr. Unë nuk mendoj se do të ndodhë ndonjëherë, sepse opioidet janë shumë të mira,-tha Priel. -Ajo që shpresoj, është se një ditë do të jemi në gjendje t’u japim pacientëve me kancer, një ilaç shtesë për të zvogëluar sasinë e opioideve që u duhen. Nëse ne mund ta bëjmë këtë,- tha ai, -problemet me varësinë dhe mbidozimin do të bien në mënyrë dramatike.”
Ky artikull u sponsorizua dhe u prodhua në partneritet me Fondin e Kërkimeve të Kancerit në Izrael, mbështetja e të cilëve shkon drejt sigurimit që përpjekjet e tyre të kenë ndikim të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm në luftën globale kundër kancerit.
Opinion nga Denisa Kona:
Ndërsa këto fondacione harxhojnë miliona që disa shkencëtarë të bëjnë pallë ariu duke ngrënë fondet e tyre nën justifikimin e kërkimeve ‘shumëvjeçare’, për të shpikur të ashtuquajturat ilaçe, kujtohuni se para tyre i ka shpikur Krijuesi. Përdorini ilaçet e Krijuesit në formën e tyre natyrore sepse NATYRA është e pakonkurrueshme. Ilaçet e krijuara prej ekipeve, me synime qelizore, molekulare, janë thjesht truke për të rrëmbyer para nga xhepat e njerëzve. Ndiqni rrugën e Perendisë, është e thjeshtë, është e lehtë dhe më e sigurt se çdo shpikje që krijojnë mendjet që shpikin formula që prodhojnë para. Besoni se Perëndia është farmakologia, dijetarja më e madhe, ajo që ofron ilaçin më të lirë. Pse i shpiku ilaçet Perendia? Që të prodhojë shërim dhe përmes mrekullisë së bimëve, të na dëshmojë dashurinë e Saj dhe të krijojë një rrugë tjetër për t’iu afruar.
Lajmi 2
SPECAT DJEGES ANTIKANCER
Studiuesit e San Antonio verifikojnë versionin sintetik të kapsaicinës – nxehtësia në specat djegës – për efektet që shkatërrojnë kancerin
Botuar në: 10 Qershor 2019
Studiuesit në UT Health San Antonio, në bashkëpunim me Universitetin e Teksasit në San Antonio, kanë zhvilluar një klasë të re të barnave të quajtura analoge kapsazepine, të cilat kanë ngjashmëri strukturore me capsaicin (përbërësi aktiv në specat djegës). Në testet preklinike mbi minjtë, ky ilaç i ri ka treguar premtime në uljen dramatike të madhësisë së tumoreve.
Lajmi 3
Kapsaicina e specit të kuq djegës, ndikimi në sistemin kardiovaskular
Ekzistojnë prova se capsaicin ka efekte të mundshme të dobishme në sistemin kardiovaskular. Sistemi kardiovaskular është i pasur me nerva shqisorë të ndjeshëm ndaj kapsaicinës, që luajnë një rol të madh në rregullimin e funksionit kardiovaskular përmes lëshimit të neurotransmetuesve si CGRP dhe substanca P. Neurotransmetuesi CGRP konsiderohet të jetë një nga vazodilatuesit (zgjerues i enëve të gjakut) më të fuqishëm dhe luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e presionit të gjakut në kushte fiziologjike dhe patofiziologjike. Kapsaicina stimulon lëshimin e neurotransmetuesit CGRP, përmes aktivizimit të receptorit TRPV1 dhe për këtë arsye ul presionin e gjakut. Sidoqoftë, efektet mbrojtëse të CGRP endogjene mbështeten në funksionin e paprekur të nervave shqisorë të ndjeshëm ndaj kapsaicinës, ndërsa dozat e larta të parafabrikuara të kapsaicinës, e cila në mënyrë selektive zbraz transmetuesit në nervat shqisorë të ndjeshëm ndaj kapsaicinës, mund të shfuqizojnë efektet mbrojtëse ose madje të rrisin hipertensionin.
*Shënim nga Denisa Kona. Gjatë viteve të përvojës me specin e kuq djegës kam konstatuar veprimin e tij në uljen e tensionit të gjakut, ndërsa në një rast, ka dhënë efekt të kundërt, duke shkaktuar një krizë hipertensive, ndoshta për shkak të veprimit të ndërthurrur me ujin e nxehtë të cajit apo ndoshta për shkak se pacientja kishte të dëmtuar sistemin sistolik të qarkullimit të gjakut).
Megjithëse rregullimi i tensionit të gjakut nga lëshimi i neurotransmetuesit CGRP i stimuluar me kapsaicin është përshkruar më gjerësisht, kapsaicina dietike (dietike dmth e marrë përmes konsumit të specave djegës) është treguar gjithashtu që ul presionin e gjakut tek minjtë hipertensivë dhe vonon fillimin e goditjes në minjtë me hipertension.
Përveç efekteve rregullatore në presionin e gjakut, efektet e tjera kardioprotektive (mbrojtëse të zemrës) janë përshkruar gjithashtu për capsaicinën. Aktivizimi afatgjatë i TRPV1 nga capsaicina zvogëlon grumbullimin e lipideve dhe lezioneve aterosklerotike në sinusin aortik dhe në aortën torako-abdominale të minjve. Për më tepër, aktivizimi i receptorit TRPV1 nga capsaicin pengon formimin e qelizave shkumëzuese duke nxitur autofaginë në lipoproteinat me densitet të ulët që janë oksiduar (Ai që quhet kolesteroli i keq i oksidiuar- oxLDL). Kështu përfundimisht capsaicin ngadalëson procesin e arteriosklerozës.
Për më tepër, ka të ngjarë që cilësitë antioksiduese të capsaicinës gjithashtu kontribuojnë në efektet e tyre mbrojtëse në sistemin kardiovaskular. Oksidimi i LDL është një faktor fillestar për zhvillimin dhe përparimin e arteriosklerozës. In vitro, capsaicin rrit rezistencën e LDL ndaj oksidimit duke vonuar fillimin e oksidimit dhe / ose ngadalësimin e shkallës së oksidimit. Në minj, trajtimi me kapsaicinë uli nivelin e peroksidit të lipideve në serum ç. Për më tepër, është raportuar se konsumimi i rregullt i specave djegës për 4 javë rrit rezistencën e lipoproteinave ndaj oksidimit, si tek burrat dhe tek gratë e rritura. Këto raporte mbështesin më tej vlerën e mundshme klinike të kapsaicinës në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, siç janë ateroskleroza dhe sëmundja koronare e zemrës.
Kapsaicina është treguar se frenon grumbullimin e trombociteve, e cila gjithashtu mund të sigurojë mbrojtje kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Efekti anti-grumbullues i kapsaicinës në trombocite i atribuohet ndryshimit të rrjedhshmërisë së membranës së trombociteve. Sidoqoftë, ekzistojnë të dhëna kontradiktore që tregojnë efektin e pro-grumbullues të varur nga TRPV1 të capsaicinës, përmes lëshimit të serotoninës dhe aktivizimit të trombinës së adenozinës difosfat dhe trombinës. Prandaj, hetime të mëtejshme janë të nevojshme për të verifikuar cilësitë anti-hemostatike të capsaicinës dhe mekanizmat e përfshirë.
Shënim nga Denisa Kona:
Në të vërtetë ky efekt i dyanshëm i specit të kuq djegës që qëndron tek kapsaicina dhe që konstatojnë studiuesit, është një nga gjërat më të vështira për t’u kuptuar dhe shpjeguar. Ndërsa nga njëra anë, speci djegës ka dëshmuar efektivitet në ndalimin e gjakderdhjes në rastin e carjeve në lëkurë, plagosjeve në luftë, hemorragjisë nga stomaku, nga ana tjetër, ai tregon një veprim të ngjashëm me aspirinën në shumë studime, vepron si hollues gjaku, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon grumbullimin e trombociteve dhe rrjedhimisht formimin e mpiksjes së gjakut. Dhe të gjitha këto i arrin, pa rrezikun e gjakderdhjes, sikurse aspirina. Se si arrin speci djegës të bëjë gjëra të kundërta në përshtatje me situatën, kjo është një inteligjencë e pashembullt e mëmës natyrë.