Dr. Horowitz beson se 528Hz është thelbësore për dashurinë- “Shëruesin Universal” dhe se në kombinim me ujin janë e ardhmja e Mjekësisë

“Nëse dikush do të dijë nëse një mbretëri është qeverisur mirë, në qoftë se morali e saj është i mirë apo i keq, në cilësinë e muzikës së saj do të gjejë përgjigjen.”- Konfuci
Denisa KONA
Muzika ka një fuqi të fshehur të ndikojë mendjet tona, trupat tanë dhe shoqërinë tonë. Kur muzika është e bazuar mbi një standard akordimi të larguar qëllimisht nga harmonia natyrore, rezultati përfundimtar mund të jetë helmimi psikik i mendjes në masën e njerëzimit.
Sipas , 528 Hertz është një frekuencë në qendër të matricës muzikore matematikore të krijimit. “Më shumë se çdo tingull i zbuluar më parë, “frekuenca e dashurisë” rezonon në zemër të çdo gjëje. Ajo lidh zemrën tuaj me thelbin tuaj shpirtëror, në realitetin e spirales të qiellit dhe tokës”, thotë ai. Lëreni frekuencën 528 Hz- muzikën e dashurisë, të luajë brenda jush! Dashuria është frekuenca e Mrekullisë, nota e shkallës origjinale të Solfezhit muzikor. E konfirmuar në mënyrë të pavarur nga studiues të ndryshëm, këto frekuenca kryesore krijuese janë përdorur nga priftërinjtë e lashtë dhe “shëruesit” me energji në qytetërimet e përparuara për të manifestuar mrekulli dhe për të prodhuar bekime. Shkencëtari Math Victor Showll e përshkruan 528 Hz si themelore për Pi-në e lashtë dhe prerjen e Artë, që do të thotë qartë, gjithë dizajni natyror. Vic Shoëell dhe John Stuart Reid (një pionier në kërkimin akustik dhe matjet kymatike) kanë provuar se 528 Hz është thelbësore për gjeometrinë e shenjtë të rrathëve dhe spiraleve, në përputhje me strukturimin e ADN-së dhe ristrukturimin hidrosonik (efekti i tingullit në ujë). 528 Hz del duke përdorur matematikën e Pitagorës. Në fakt, Frekuenca e Dashurisë është thelbësore për transmetimin e të gjithë materies dhe energjisë në përputhje me ligjet e fizikës. 528 Hz është e njohur si toni i ‘mrekullisë ‘ e cila sjell ndryshime të mahnitshme dhe të jashtëzakonshme. Dr Joseph Puleo ka analizuar kuptimin e tonit të përdorur në fjalorët latinë dhe në shënimet e fshehura nga fjalori Webster. Nota “Mi” karakterizohet si “një dukuri e jashtëzakonshme, që tejkalon të gjitha aftësitë e njohura të njeriut ose forcat natyrore dhe i atribuohet një shkaku hyjnor apo të mbinatyrshëm, Perëndisë”. Kjo notë është një dukuri e shkëlqyer, çudi. Kuptimi tjetër i kësaj note është “shikoj për të qëndruar përballë dritës”. Vetë nota 528Hz është e lidhur me Riparimin e ADN-së.
Ndërkohë, idhtari kryesor i fuqisë së mrekullueshme shëruese të muzikës së luajtur në 528 Hz është Dr. Leonard Horowitz, autori i famshëm në botë i 15 librave shkencore shëndetësore i diplomuar në Universitetin e Shëndetit Publik të Harvardit. Sipas Dr. Horowitz, shërimi ndodh nga valët e zërit ose vibracioneve. Ai thotë se qelizat e njeriut përdorin ADN-në, si radiot përdorin antenat, për të marrë dridhjet, harmoninë ritmike të trupit me atë të Kozmosit. Ai i referohet 528 Hz si “frekuenca e dashurisë”, e cila, përveç përfitimeve shëndetësore, hap portat e transformimit shpirtëror. Ne kemi 70 receptorë të ndryshëm mbi molekulat dhe kur dridhjet i bëjnë ato të lëkunden. Kjo dridhje, e cila ndodh në nivel qelizor, hap kromozomet dhe ekspozon ADN-në ndaj frekuencave.
Letra e dr. Horowitz
Jemi qenie energjie, shërimi jo me kimikate, por me muzikë
Çfarë po ndodh me popujt? Pse ne kemi plagë të mëdha si AIDS, kanceri dhe sëmundjet autoimune? Ka autorë që fshehin të vërtetën nga ne, sepse ata janë duke e bërë pasuri të madhe me vuajtjen tonë. I.G. Farben është më i turpshmi i organizatave kartele dhe fjalë për fjalë ishte Rajhu i Tretë. Drejtuesit e tyre të lartë SS në kohën e Hitlerit, këta njerëz të pasigurt mbollën të keqen që nuk ka kaluar.
Karteli farmaceutik dëshiron që ju të merrni tabletat “magjike” për të kuruar çdo sëmundje. Pse? Këto pilula kanë efekte anësore të tmerrshme që do t’ju bëjnë të jeni përsëri të varur prej tyre, dhe të mos shpëtoni pa kërkuar disa tableta të tjera “magjike”. Ky lloj i varësisë është i përshtatshëm për ata që mund të fitojnë financiarisht nga sëmundjet tona, industria dhe përfituesit qeveritarë. Qëllimi i tyre final është për të reduktuar popullsinë. Nëse njerëzit do të zgjohen në këtë njohuri dhe do të ndalojnë fryrjen me pilula, do të kuptojnë se ne të gjithë jemi qenie të energjisë (ashtu si Nikola Tesla dhe Albert Einstein e thanë). Ne të gjithë mund të gëzojnë potencialin tonë të vërtetë duke përdorur diturinë tonë të brendshme për të shëruar trupin në mënyrë të natyrshme.
ADN-ja, spiralja e shenjtë
Çfarë është ADN-ja? Struktura e ADN spirale reflekton strukturën spirale të të gjitha proteinave të trupit. Strukturat spirale janë për të rritur pranimin dhe transmetimin e energjisë. Në një mënyrë të ngjashme, ADN-ja është si një marrës dhe transmetues i dashurisë dhe frekuencës hyjnore.
Pastrimi i helmeve me energjinë e pastër të natyrës, në 528 Hz
Shkencëtarët shpresojnë të shërojnë botën nga sëmundjet dhe luftërat me frekuencën e dashurisë 528 Hz
Tingulli 528 Hz mrekullisht pastroi ujërat e helmuar (si rasti në Gjirin e Meksikës) dhe në të njëjtën mënyrë ka fuqi të pastrojë njeriun. Në vitin 2010, John Hutchinson, një ekspert i energjisë elektromagnetike nga Vancouver BC, Kanada ndihmoi të pastrojë ujin e helmuar në Gjirin e Meksikës pas derdhjes së naftës. Ai dhe partnerja e tij, Nancy Hutchinson, përdorën frekuencën 528 Hz dhe tonet e tjera të Solfezhit për të reduktuar yndyrat në ujëra. Zona e ndotur ishte trajtuar me frekuencat për katër orë dhe në mëngjes ujërat ishin pastruar. Kërkuesit rivendosën vitalitetin e ujit që u shfaq me kthimin e peshqve. Nancy tha se uji që kishte qenë kafe i errët, ishte bërë i gjelbër e pastër. Sipas John Hutchinson, një përzgjedhje e muzikës ka ndihmuar për të pastruar ujin e ndotur dhe kjo notë mbush me energjinë e pastër të natyrës. Frekuencat përfshinin “zërin” e Jupiterit dhe të Diellit, regjistruar kohët e fundit nga NASA, vibruese e afërt me frekuencën 528Hz. Kjo energji e shëndoshë shkon me ngjyrat e gjelbër- e verdhë – zemra e ylberit, spektrit elektromagnetik të ngjyrave. Sipas Leonard Horowitz, natyra e shfaq këtë spektër tingulli në pigmentin e klorofilit për të prodhuar oksigjenin dhe energjinë e nevojshme për jetën. Dr Horowitz beson se 528Hz është thelbësore për dashurinë- “Shëruesin Universal” dhe ai rekomandon kombinimin e frekuencës së “LOVE/528” me “tretësin universal, ujin, për të çuar përpara “të ardhmen e mjekësisë”. Me zbulimin Dashuri + Hidrosonik, ai ka fituar disa çmime mbi fuqinë shëruese të tingujve në ujë duke hapur kështu rrugën për mënyra natyrore për t’i dhënë fund ndotjes dhe për shërim. Ndërsa John Hutchison, është një shkencëtar i njohur për shqyrtimin e trekëndëshit të Bermudës, duke shpjeguar dukurinë e çuditshme në këtë hapësirë famëkeqe të oqeanit Atlantik, i quajtur “Hutchison-Effect”. Shkencëtarët e lidhin këtë boshësi katastrofike me trazirat elektromagnetike me origjinë të panjohur.
Në vitin 2009, Dr Horowitz realizoi një koncert në të cilin grupe nga 72 vende morën pjesë duke kënduar në 528Hz dhe duke u lutur për të gjithë ujin të ndotur dhe që duhej bekuar për të gjithë botën. Dr. Masaru Emoto që ka hulumtuar për disa vjet dridhjet e frekuencës 528 Hz në ujë dhe ka dalë në rezultate të habitshme, të botuara në dhjetëra gjuhë dhe dy libra bestseller. Dr. Emoto filmoi strukturën molekulare të ujit dhe konstatoi ndryshim nga vargjet e çorganizuara të kristaleve në ujin e ndotur, në krahasim me formacionet e bukura si flokë dëbore në ujin e pastër që rezonojnë me harmoninë tingullore. Dr. Horoëitz, në mesin e mbështetësve kryesorë shkencorë të Dr. Emotosë, e shpjegon këtë metafizikisht duke e lidhur fuqinë e dashurisë në zemrat e njerëzve me fuqinë e Krijuesit për t’iu përgjigjur lutjes dhe ndjenjës së zemrës për të shëruar botën dhe për të qenë të dobishëm për njëri-tjetrin. Një çift tjetër kërkuesish, Hutchison dhe Lazaryan po ashtu janë duke shpresuar për të bekuar planetin me zbulimet e tyre të reja ku kryen pastrimin e ujit të ndotur me këngë të shenjta. “Ne deklarojmë PAQEN,” thotë Lazaryan, “lufta mbi Gjirin është e gjatë.”
Dr. Puleo zbërthen misteret e koduara në Bibël
Dr. Puleo është një mjek naturopat që aktualisht jeton në Idahon Veriore. Nëpërmjet një serie rrethanash të pazakonta, që filluan në vitin 1974, Dr. Puleo u orientua në shpërbërjen e frekuencave të caktuara vibracionale dhe mistere të tjera të koduara në Bibël. Ai u prezantua me një vizion të hapur, me metodën e reduktimit Pithagoreane numërore. Duke përdorur këtë metodë, ai zbuloi gjashtë frekuencae të shëndosha të koduara në librin e Numrave, kapitulli 7, vargjet 12-89. Këto frekuenca janë 396 Hz, 417 Hz, 528 Hz, 639 Hz, 741 Hz dhe 852 Hz. Fakti që këto janë frekuenca vibracionale, u konfirmua më tej kur u zbulua se frekuenca e 528 Hz është përdorur në restaurimin e ADN-së. Ajo ka një efekt të fuqishëm mbi molekulat e ujit që mbështesin spiralen e ADN-së. Ekziston një shkallë e lashtë Toni e frekuencave elektromagnetike e quajtur Shkalla Origjinale e Solfezhit. Kjo shkallë, e cila ishte e humbur për shekuj, u rizbulua vetëm kohët e fundit aksidentalisht nga Dr. Joseph Puleo dhe mendohet të ketë potencial të pakufizuar në shërim dhe transformimin personal.
Vetitë e gjashtë frekuencave të Solfezhit:
- UT – 396 Hz – çliruese Faji dhe Frika
- RE – 417 Hz – Lehtësimi i ndryshimeve
- MI – 528 Hz – Transformimi dhe Mrekullia (riparimi i ADN)
- FA – 639 Hz – Njohja/ Marrëdhëniet
- SOL – 741 Hz – Zgjimi i intuitës
- LA – 852 Hz – Pas kthimit të Rendit Shpirtëror
Loja në instument
Të mësuarit për të luajtur një instrument është një aktivitet i shkëlqyer muzikor për të zhvilluar aftësitë motorike në individët me vonesa zhvillimore, dëmtime të trurit apo dëmtime të tjera motorike. Terapia muzikore është përdorur për të rritur humorin, zvogëluar stresin dhe lehtësuar dhimbjet. Një seancë terapie mund të përfshijë një numër të elementeve të ndryshme, të tilla si duke bërë muzikë, duke shkruar këngë apo duke dëgjuar muzikë. Ndërsa terapistët e kësaj fushe nxisin shprehjet emocionale të pacientit, nga ana tjetër, hulumtimet tregojnë se nuk është aspak e nevojshme që pacientët të kenë ndonjë aftësi muzikore për të përfituar nga terapia.