Si të frenojmë oreksin e tepërt! Karantinë pa shtuar në kandar!

Si të frenojmë oreksin e tepërt! Karantinë pa shtuar në kandar!

Rregjimi i ri i jetesës, karantina e detyrueshme për shkak të pandemisë virale që po kalon bota dhe ne, ka sjellë me vete edhe ndryshime në regjimin ushqimor.  Njerëzit të mbyllur brenda 4 mureve, po zëvendësojnë aktivitetet e tjera argëtuese, me të ngrënën si argëtimi dhe kënaqësia kryesore. Kjo nga ana tjetër shoqërohet me uljen e aktivitetit fizik në mënyrë drastike. Janë zgjatur kohët e qëndrimit ulur dhe shtrirë, ose me punë të lehta, gjë që kërkon një ndryshim në sasitë e kalorive, thënë më thjesht: Kush rri, ka nevojë për më pak ushqim sesa ai që punon dhe kjo shkon nga 2/3 deri në gjysmën (1/2) e sasisë së ushqimit që ka nevojë një person që punon.

Paradoksalisht, njerëzit ndërsa rrinë priren të hanë jo më pak, por më tepër. Artikulli më poshtë mori shkas nga pyetja e një lexueses sonë në rrjetin social.

Lexuesja pyet: Une dua te pres oreksin! Perndryshe ne fund te karantines do perfundoj si balenë. Cfare mund te bej?

Pergjigje:
Oreksi eshte nje tregues i shendetit te mire, kur oreksi vjen me kohen, pra kur afron koha e vaktit. Mungesa e oreksit, e zgjatur ne kohe dhe e perhershme, kur nuk ke ngrene, nuk eshte shenje e shendetit, por e semundjes.
Nga ana tjeter, oreksi i tepruar, dmth te ndjesh uri pasi ke ngrene, te te gerryejne zorret apo te ndjesh boshllek ne stomak, apo ndjenje te fiketi sikur je pa ngrene, nderkohe qe ke ngrene dhe madje je shqepur, tregon nje crregullim metabolik, eshte shenje e sindromit metabolik qe pasohet nga paradiabeti dhe me pas nga diabeti. Dr. Hyman, mjeku i Bill Klinton ka krijuar termin “diabezitet”, pra diabet+ obezitet, per te treguar lidhjen e ngushte midis mbipeshes dhe diabetit.
Ketu do t’ju them disa gjera te thjeshta qe ndihmojne per te ulur oreksin e tepruar.
 
1. MOS KONSUMONI EMBELSIRA!     
 
Eshte vertetuar se embelsirat shkaktojne dhjamosje abdominale (te barkut) por edhe te organeve te tjera si melcia dhe zemra. Sheqeri shkakton varesi mjaft te forte, saqe eshte krahasuar me kokainen. Sa me shume te hani gjera me sheqer te shtuar, aq me teper do te keni nevoje te konsumoni prej tyre. Sapo te nderprisni sheqerin (embelsirat), pas disa ditesh, do te ndjeheni me te cliruar nga kjo varesi dhe pas disa javesh, ju nuk do te keni nevojen e tyre. Eshte vertetuar nga pervoja e shume njerezve, se pas disa koheve pasi kane lene te emblat, jo vetem nuk kane ndjere varesi per to, por kane humbur pasionin, shijimin e madh te tyre. Studimet tregojne se sheqeri shkakton rritje te insulinës dhe të triglicerideve në gjak, dhe që të dyja shkaktojnë rezistencë ndaj një hormoni të quajtur leptin, i cili duhet te sinjalizoje trurin per te ndaluar ngrenien. Leptina eshte hormoni i ngopjes. Sheqeri e bllokon futjen e tij ne receptoret qelizore dhe per pasoje truri nuk e merr sinjalin e ngopjes. Ai thote se ‘trupi ka ende uri’ dhe ju mban ne nje gjendje thuajse te perhershme te urise apo pangopesise. Sheqeri i bardhe i tryezes nuk ka nevoje per asnje studim mbeshtetes, pasi sot nuk ka me asnje debat dhe asnje padituri rreth sheqerit si shkaktari kryesor i pandemise se obezitetit. Sheqernat e tjere te krijuar nga industria ushqimore qe jane te ulet ne kalori, i ashtuquajturi sheqer per diabetike (aspartame) si dhe fruktoza e shurup miell misrit qe perdoret masivisht nga embeltoret dhe ne produktet e gatshme te marketeve, jane akoma me te keqij se sheqeri i bardhe i tryezes. Ata shkaktojne mosfunksion metabolik dhe vete diabetin. Bashke me embelsirat, evitoni pijet energjike, cdo pije te gazuar dhe cdo ushqim te sajuar, qe ka nje etikete me nje numer perberesish, emrat e te cileve te tingellojne si ‘kimi’.
 
2. PAKESONI KONSUMIN E BRUMRAVE!
Ashtu si sheqeri i thjeshte, edhe dritherat shkaktojne varesi. Ndonjehere varesia per prodhime brumi eshte edhe me e forte sesa per gjera me sheqer. Proteina gliadin e grurit, shperbehet ne traktin gastrointestinal ne polipeptide te vegjel, që veprojne si opiume të quajtura ekzorfina. Ato shkaktojnë varesi ne ngrëniene, e kthejne ushqimin ne obsesion dhe shkaktojne uri të pandërprerë; Heqja e grurit gjeneron një sindromë tërheqjeje.
Imagjinoni se jeni alkoolik. Efekti anesor i tërheqjes apo lenies se bukes mund të zgjasë 5 ditë, 7 ditë, herë me pak, here më gjatë. Kardiologu amerikan Dr. Davis thote se “duke pasur parasysh trazirat e saj emocionale dhe fizike, është më mirë te zgjedhësh një periudhë jo stresuese për ta bërë këtë, p.sh. ne pushime, jo një javë me presion të lartë në punë. Kur ndermerrni kete sfide, nuk duhen ndërmarre fida të reja, sepse vetëm do t’ju bëjnë të mjerueshëm, performanca juaj do të jetë e tmerrshme.”
Dr. Davis thote: “Pranoni që ky është një hap absolutisht thelbësor në rifitimin e shëndetit. Proteina gliadin e grurit që shtrihet në rrënjën e varësisë, ushtron efekte të tjera, siç janë inflamacioni i nyjeve, crregullimet hormonale, “mjegulla” e mendjes dhe depresioni. Kjo proteinë gliadin, e ndryshuar pa dashje gjatë manipulimeve gjenetike të viteve 1970 për të krijuar prodhim të lartë- grurin gjysmëxhuxh, qëndron në rrënjët e efekteve të këqija të këtij drithi. Humbni grurin, duke humbur kështu opiumin e gliadin, dhe humbja e peshës më në fund mund të vazhdojë”, thote ai.
Ne kushtet shqiptare, keshilla ime eshte kufizoni konsumin e bukes, sepse sa me shume hani, me teper do t’ju haet. Perpiquni te gjeni buke me fara dhe fibra, perpiquni te konsumoni lloje te tjera cerealesh dhe pseudo-cerealesh. Eshte larg si mundesi per shumicen e familjeve, por sidomos ata qe jane probleme te medha me mbipeshen dhe semundshmerine, duhet te ndryshojne fjalorin “do ha buke”.
 
3. PERDORNI SPECIN E KUQ DJEGES APO PIPERIN DJEGES!
Nder gjerat qe une di qe presin oreksin, eshte speci i kuq djeges. Ai jo vetem qe eshte provuar ne studime per uljen e dhjamit te barkut dhe shpejtimin e metabolizmit, djegien e shpejte te kalorive, por konsumi i tij ul oreksin. Pini nje filxhan caji me 1 luge caji piper te kuq djeges para vaktit dhe do te keni nevoje per me pak ushqim. Perdoreni ne doza me te medha sesa nje maje luge, sa keni bere deri tani.
Ka studime shume bindese. Citoj: “Bilanci i energjisë kërkon një aftësi të trurit për të zbuluar statusin e depozitave të energjisë dhe të krahasojë marrjen e energjisë me shpenzimet e saj. Homeostaza e energjisë kontrollohet kryesisht nga qarqet neuronale në hipotalamus. Stresi hipotalamik endoplazmatik ndodh tek individët me obezitet dhe mendohet se shkakton nivele të ulëta të sinjalizimit të receptorit leptin (hormoni i ngopjes) dhe luan një rol qendror në zhvillimin e rezistencës ndaj leptinës. Hormoni i ngopjes, leptin, lëshohet nga indi dhjamor. Leptin vepron përmes receptorit të saj në tru për të rregulluar ekuilibrin e energjisë dhe funksionin neuroendokrin. Rezistenca ndaj leptinës është një gjendje patologjike, që nënkupton MOSULJEN E OREKSIT, në përgjigje të leptinës dhe trupi nuk arrin t’i përgjigjet në mënyrë adekuate. Shtimi i kapsaicinës nga specat djeges është treguar se rrit ndjesinë e plotësisë dhe ul dëshirën për të ngrënë pas vaktit. Speci i kuq djeges ndihmon trurin (hipotalamusin) te zbuloje dhe rregulloje ekuilibrin e energjisë ….

“Studimet laboratorike mbështesin një rol të capsaicines si një agjent kundër obezitetit. Nervat aferente të mukozës së zorrëve duket se luajnë një rol në kontrollin e shpërndarjes së indit dhjamor ndërmjet vendeve viscerale dhe nënlëkurës. Aktivizimi i kanaleve potenciale të receptorit kalimtar vanilloide-1 nga capsaicina e specit djeges parandalon adipogjenezën- dmth dhjamin e barkut. Një mekanizëm neurogjenik modulon rregullimin e metabolizmit të dhjamit nga nervat. Efektet e capsaicin në indin dhjamor dhe mëlçi kanë të bëjnë me veprimin e saj të dyfishtë në nje receptor nervor ne zorre….Të dhënat epidemiologjike tregojnë se konsumimi i ushqimeve që përmbajnë capsaicin shoqërohet me një përhapje më të ulët të mbipeshes. Provat klinike mbështesin një rol të capsaicin si një agjent kundër obezitetit. Ekspozimi oral dhe gastrointestinal ndaj capsaicines rrit ngopjen dhe ul konsumimin e yndyrës. Specat djeges mund të mbështesin mirëmbajtjen e peshës pas një diete hipokalorike. Konsumimi i kapsaicinës 1 orë para ushtrimit me intensitet të ulët është një shtesë e vlefshme për trajtimin e individëve me hiperlipidemi dhe /ose obezitet, sepse përmirëson lipolizën. Gëlltitja e kapsinoidit rrit shpenzimin e energjisë përmes aktivizimit të indit dhjamor kaf te njerëzit…. (Studimi: Capsaicin as an anti-obesity drug).

4. HANI USHQIM QE JU BEN TE NDIHENI TE NGOPUR!
 
Tershera, fasulet, bizelet, thjerrezat, qiqrat, jane ushqime qe shkaktojne ngopje dhe mbajne gjate. Jane e kunderta e makaronave dhe picave.
Ushqimet proteinike po ashtu ju bejne te rezistoni me gjate pa ngrene. Psh nje ose dy kokrra veze ne mengjes do t’ju mbajne shume me mire sesa 1 cope kek me 1 gote qumesht apo buke me cokokrem. Veza eshte nder ushqimet me te mira per te pritur me durim vaktin tjeter.
 
5. HANI ARRA DHE FARA DHE SIDOMOS….KIKIRIKE!
Disa arra dhe fara ju japin nje spekter te mire aminoacidesh si dhe yndyrna te mira. Ato thyjne urine dhe ju ndihmojne te shmangni embelsirat mes vakteve. Studimet kanë treguar një lidhje midis konsumit të arrave dhe përfitimeve shëndetësore si niveli më i ulët i lipideve, indekset më të ulëta të masës trupore dhe rreziku i zvogëluar i sëmundjes së arterieve koronare. Nje studim nga Department of Pediatrics-Nutrition, Baylor College of Medicine provoi se fëmijët në grupin e konsumatorëve të kikirikut kishin më pak të ngjarë të ishin mbipeshë ose obezitet, se fëmijët në grupin e atyre qe nuk hanin kikirikë. Femijet e grupit te kiririkut kishin marrje të konsiderueshme më të larta të disa vitaminave dhe mikronutrientëve ( dmth, magnez, vitaminë E), dhe nivele me te uleta te lipoproteinave me densitet të ulët (yndyrna te rrezikshme) dhe te niveleve totale të kolesterolit. Këto rezultate ilustrojnë se konsumi i kikirikëve dhe/ ose gjalpit të kikirikut është i lidhur me statusin më të ulët të peshës dhe nivele më të mira të lipideve në mesin e fëmijëve meksikanë. Studime te tjera e tregojne kikirikun (qe eshte i familjes se legumeve), si nje rregullues te sheqerit në gjak si në individë të shëndetshëm, ashtu edhe në ata me diabet tip 2. Kikirikët dhe gjalpi i kikirikut kanë treguar se ndihmojnë në uljen e kulmimit të sheqerit në gjak të shkaktuar nga ushqime me karbohidrate të larta ose me indeks glicemik të lartë. Pra, kikiriket ulin demin e karbohidrateve. Do t’ju rekomandoja kur keni neps per dicka, qe te hani nje grusht me kikirike. Kikiriket jane shume kalorike dhe megjithese jemi mesuar te besojme se ushqimet shume kalorike shkaktojne mbipeshe, kikiriku ben perjashtim nga ky rregull. Per me teper, duke ngrene kikirike mund te rezistosh shume ore pa ngrene dicka tjeter dhe kjo legume nuk do te lejoje te kesh as hipoglicemi.
 
6. PERDORNI VAJRAT OMEGA 3
Vajrat jane vertet me kalorike nga te tere grupet ushqimore, por nuk shkaktojne crregullim metabolik. Psh 1 luge gjelle vaj liri jo vetem thyen urine, por madje studimet tregojne se punon per te kundershtruar obezitetin. Vaji i lirit lehtëson rezistencën kronike ndaj insulinës duke rimodeluar homeostazën e lipideve në indet dhjamore. “Dëshmitë e reja sugjerojnë që nivelet më të larta të acideve yndyrore të Pangopura me zinxhir të gjatë (n-3PUFA) ishin të lidhura ngushtë me prevalencën më të ulët të mbipeshes dhe rezistencës ndaj insulinës. Disa studime treguan rolin e vajit të farave të lirit dhe vajit të peshkut si agjentë terapeutikë në përmirësimin e përmirësimit të homeostazës glicemike tek minjtë dhe qeniet njerëzore me mbipeshë. Autorët Baranowski et al. raportuan se minjtë e trajtuar me vaj liri treguan zvogëlim të madhësisë së dhjamit *Scientifics Reports)….Pra hani peshk dhe perdorni vaj liri.
 
7. PERDORNI ELB DHE TERSHERE QE KANE FIBRA HOLLUESE!
Perdorni nje diete te pasur me fibra pasi ato ulin rezistencen ndaj insulines dhe gjithashtu ju ndihmojne te ndjeheni me te mbushur. Sidomos fibrat qe bymehen ne zorre, dmth te tretshme, te cilat krijojne volum. Fibra te tilla jane fibrat beta-glukan qe gjenden ne tershere dhe ne elb dhe jane nder me te shendetshmet, jo vetem per renie nga pesha, por edhe per probleme te tjera shendetesore. Prandaj ju rekomandoj buken e elbit ne vend te bukes se grurit si dhe te perdorni uje elbi, dhe kokrrra elbi te mbira.
Kesaj porosie i bashkangjis disa momente mbeshtetese nga studimet: “Marrja e elbit i pasur me fibra β-glukan çoi në ulje të konsiderueshme dhe të sigurt të dhjamit visceral, peshës se trupit, BMI dhe WC -perimetrit te belit. (Department of Food Science, Otsuma Women’s University, Tokyo, Japan). β-glukan është një përbërës i rëndësishëm ushqimor në modulimin e çrregullimeve metabolike të shoqëruara me sindromën metabolike. Efektet fiziologjike të β-glukanit kryesisht i atribuohen karakteristikave të tij fiziko-kimike dhe strukturore, që ndërveprojnë me traktin gastrointestinal,ku reflektohet nga aftësia e tij për të krijuar një masë viskoze në pjesën e sipërme të traktit gastrointestinal dhe për t’i nënshtruar fermentimit në zorrën e trashë.
Nje studim tjeter titullohet: “Tërshëra parandalon trashje dhe shpërndarjen e yndyrës së barkut, dhe përmirëson funksionin e mëlçisë te njerëzit”.
Obeziteti shoqërohet me një larmi të madhe sëmundjesh, përfshirë sëmundjen e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike. Raporti ynë i fundit sugjeroi që tërshëra, e pasur me beta-glukan, kishte një efekt rregullues metabolik dhe mbrojtës të mëlçisë në një model kafshësh. Në këtë studim, ne kemi kryer një provë klinike për të konfirmuar më tej efektin e tërshërës. Subjektet me BMI ≥27 dhe të moshës 18-65 vjeç, u ndanë rastësisht në një grup kontrolli (n = 18) dhe një grup të trajtuar me tërshëre (n = 16), duke marrë një grup placebo dhe ne grup beta-glukan nga tërshëra, për 12 javë . Të dhënat tona treguan se konsumi i tërshërës zvogëlonte peshën e trupit, BMI, yndyrën e trupit dhe raportin bel-vithe. Profilet e funksionit hepatik, përfshirë AST, por veçanërisht ALT, ishin burime të dobishme për të ndihmuar në vlerësimin e mëlçisë, pasi që të dy treguan ulje në pacientët me konsum të tërshërës. Sidoqoftë, ndryshimet anatomike ende nuk ishin vërejtur nga analiza e imazhit tejzanor. Gëlltitja e tërshërës u tolerua mirë dhe nuk pati asnjë efekt të kundërt. Si përfundim, konsumi i tërshërës zvogëloi obezitetin, yndyrën e barkut dhe përmirësoi profilin e kolesterolit si dhe funksionet e mëlçisë. Tërshëra mund të veprojë si një terapi ndihmëse për çrregullimet metabolike”. (PMID: 23371785 DOI: 10.1007/s11130-013-0336-2)
 
8. HANI KOKRRA TE FILIZUARA!
Kete kohe qe rrini ne shtepi mund te nisni te eksperimentoni konsumin e kokrrave te filizuara kryesisht drithera si gruri, elbi, meli… pseudo-drithera si amaranth, kuinoa, hikerror… bishtaja si bizele, qiqrra, thjerreza.
Kokrrat e mbira kanë me shumë përfitime shëndetësore, se te njejtat kokrra te konsumuara ne forma te tjera. Sepse filizi gjatë procesit të mbirjes ka fuqine me te madhe ushqyese, ka gjithe energjine e akumuluar te fares dhe gjithe lendet ushqyese te plota qe gjenden ne te. “Ky proces i mbirjes shkatërron nje pjese te amidonit, gjë që e bën përqindjen e ushqyesve më të lartë. Filizimi apo mbirja gjithashtu zbërthen fitatin, një formë e acidit fitik që normalisht zvogëlon thithjen e vitaminave dhe mineraleve në trup. Pra, kokrrat e mbira kanë më shumë lëndë ushqyese të disponueshme sesa kokrrat e pjekura, ”thotë Secinaro. Këto lëndë ushqyese përfshijnë folate, hekur, vitaminë C, zink, magnez dhe proteina. Kokrrat e mbira gjithashtu treten më lehtë sesa po keto kokrra ne formen e zakonshme te gatimit dhe jane nje menyre qe te konsumohen edhe nga njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj tretjes së kokrrave,” thotë Secinaro.
Procesi i mbirjes do t’i bëjë kokrrat më të ëmbla – diçka që fëmijët e duan veçanërisht. Kokrrat e mbira mund të përdoren në shumë mënyra; në bukë, sanduic shtepie, drithëra, tavë, sallata, etj.
Eshtë mirë që të sterilizoni kavanozët me ujë të valuar, para se të nisni nga puna Pasi t’i pastroni farat, eshtë e thjeshtë: Merrni psh 100 gr fara (grure, fara brokoli, thjerreza apo nje fare tjeter qe deshiron). Pastrojini dhe shplajini, pastaj lerini ne nje ene me uje per 2, 12 ore ose 1 dite, ne varesi te fares se sa kohe do qe te rregjet. Psh fara e grurit dhe e elbit duan 12 ore, 24 ore ose 2 dite. Fara te tjera, farat kuinoa ose amaranth duan 2-4 ore, farat e brokolit ose bizelet edhe me pak. Hikerrori kerkon 20 ore ose 2 dite qe te qendroje ne uje. Nje menyre eshte kjo: Mbushni kavanozin rreth 1/3 ose 1/4 me kokrra dhe më pas shtoni ujë ne pjesen tjeter te kavanozit. Vendoseni kavanozin ne nje vend pa drite sipas kohes qe i perkon nje fare. Me pas kullojeni ujin, dhe shplajini farat. Ky proces perseritet cdo dite ose me mire 2 here ne dite. Pas periudhes se regjies se farave, ato mbahen pa uje ose ne nje tave si kullese ose ne nje kavanoz me kapak site apo me kapak me vrima. Kavanozi vendoset ne nje kend qe ajri te rrjedhe dhe uji brenda te mund te thahet. Mos harroni, mbahen ne erresire dhe shplahen çdo 12 orë. Farërat duhet të qëndrojnë të lagura. Fara te ndryshme kane numer te ndryshem ditesh per te mbire dhe per tu bere filiza. Kjo shkon nga 1 dite ne 3 dite, por edhe me teper, varesisht se sa e lejon rritjen e filizit.
Nese duam te kemi filiza te rritur bar gruri ose bar elbi, e vendosim kavanozin me filizat, në rrezet e diellit. Kjo lejon që të zhvillohet klorofili. Klorofili është i mirë për detoksifikimin, lufton infeksionin dhe rrit imunitetin. Filizat e grurit dhe te elbit jane pjese me rëndësi e dietes se nje personi anemik. Nder perfitimet shendetesore te kokrrave te mbira eshte eshte edhe rregullimi i glukozes ne gjak. Ato jane nje menyre e shendetshme e te ushqyerit ‘me dritherat e ndaluara’.
Karantina eshte koha ideale per te nisur nje pervoje te re ushqyese.
 
9. NJE STRATEGJI TJETER – AGJERIMI:
Ler darken pa ngrene, bej agjerim te pjesshem duke e kufizuar ngrenien ne 8-10 ore te dites dhe duke e lejuar trupin te qendroje pa ushqim pjesen tjeter te kohes (kjo nuk duhet bere pa mbikqyrje mjekesore per diabetiket qe mund te pesojne luhatje te vlerave te sheqerit ne gjak, edhe per persona me diagnoza te tjera).
Nje dite ne jave perdor agjerimin me lengje te shtrydhur karote, molle, panxhar, selino, sallator, aloe vera, etj. duke evituar ushqimin e ngurte per 1 dite te javes.
Agjerimi i pjesshem ditor ka ngjallur interes kohet e fundit si nga publiku dhe nga studiuesit. Po citoj nje copez studimi: “Agjërimi i Ndërprerë (IF), i njohur gjithashtu si agjërimi ditor alternativ (ADF), agjërimi periodik ose kufizimi i energjisë me ndërprerje (IER) është një qasje dietike relativisht e re për menaxhimin e peshës, që përfshin marrjen e konsumit normal kalorik ditor me një periudhë të shkurtër të kufizimit/ agjerimit të rëndë të kalorive. Për sa i përket përfitimeve të mundshme themelore të agjërimit me ndërprerje, ekzistojnë disa prova, kryesisht nga studimet e kafshëve, për të demonstruar efekte të dobishme në humbjen e peshës dhe faktorët e rrezikut kardio-metabolik. Ndërsa provat themelore mekanike janë të kufizuara, ka disa prova që sugjerojnë që përfitimet mund të shpjegohen mekanikisht përmes përdorimit të dhjamit dhe stresit ushqyes. Sidoqoftë, udhëzimet aktuale të Institutit Kombëtar për Përsosmëri të Shëndetit dhe Persosmeri të Kujdesit (NICE) për trajtimin e mbipeshës së të rriturve nuk rekomandojnë përdorimin rutinë të dietave me kalori shumë të ulët, të përcaktuar si një dietë hipokalorike prej 800 ose më pak kcal/ ditë) për trajtimin i mbipeshes se te rriturve. Instituti Kombëtar për Përsosmërinë e Shëndetit dhe Kujdesit Shëndetësor deklaron se kjo qasje duhet të rekomandohet vetëm nëse ekziston një arsyetim klinik për humbje të shpejtë të peshës dhe duhet të jetë e plotësuar me ushqyes dhe duhet të ndërmerret për një maksimum prej 12 javësh. Për më tepër, Shoqata Dietetike Britanike ngre shqetësime se humbja e shpejtë në peshë e lidhur me agjërimin mund të jetë kryesisht për shkak të humbjes së ujit dhe glikogjenit sesa yndyrës, dhe mund të rezultojë në lodhje, marramendje dhe nivele të ulëta të energjisë.” PMID: 26571283 DOI: 10.11124/jbisrir-2015-2363.
10. KOS-KOS-KOS OSE PROBIOTIK FARMACIE
Dy-tre gota kos ne dite paralelisht me uljen e konsumit te embelsirave dhe brumrave do t’ju zgjidhe me lehte nga varesia e karbohidrateve. Jo vetem kaq, por kosi ne saje te probiotikeve qe ka, rregullon mikrobiomen ne zorre, sjelljen e saj, pasi deshirat tona per ushqime te ndryshme dhe uria e tepruar e ka zanafillen ne stimujt hormonale, qe shkaktojne mikrobet e ndryshme te zorreve. Aq sa mund te themi, se ato drejtojne deshirat tona, sjelljen tone. Nje studim qe po shoh per te mbeshtetur kete qe sapo thashe, titullohet “Identifikimi i probiotikëve të rinj për të modifikuar oreksin dhe ngopjen, duke synuar drejtpërdrejtë receptorin Ghrelin”. Ne studim shpjegohet se Ghrelin është një peptid qe rrjedh nga stomaku dhe që vepron si hormon oreksigjenik (ndryshe quhet edhe hormoni i urisë). Ky është stimulues i hipotalamusit përmes receptorit GHS-R1a. Sinjalizimi i Ghrelin i çrregulluar shkakton çrregullime metabolike siç është mbipesha.
Trajtimet e tanishme farmakologjike kundër obezitetit kanë mungesë të efikasitetit dhe kanë treguar efekte anësore të rënda, duke theksuar nevojën urgjente për strategji të reja që kontribuojnë në mirëmbajtjen e një peshe të shëndetshme. Produktet natyrore po marrin konsideratë të veçantë si burime të bioaktivëve me efekte të dobishme shëndetësore të cilat mund të jenë më të sigurta për konsumatorët, sesa terapeutikët sintetikë. Një nga bioaktivat natyrorë më të hulumtuar janë mikroorganizmat e gjallë me efekte përfitimi shëndetësor, të njohura edhe si probiotikë. Këto efekte të dobishme të ndërmjetësuara nga probiotikët në shëndetin e njeriut janë për shkak të ndryshimeve në mikrobiotën e zorrëve. Në këtë studim ne hetuam aftësinë e baktereve të ndryshme probiotike për të moduluar receptorin e urisë GHS-R1a.”, thone studiuesit.
Nje studim tjeter tregon se ‘Mikrobiota e zorrëve rregullon rrugët metabolike që modulojnë gjendjen fiziologjike të urisë ose ngopjes. Ushqyesit në zorrë stimulojnë lëshimin e disa moduluesve të oreksit, që veprojnë në nivele qendrore dhe periferike për të ndërmjetësuar oreksin dhe metabolizmin e glukozës…”.
 
11. RESVERATROLI I RRUSHIT SI SUPLEMENT
Eshte nje suplement i quajtur Resveratrol. Ai eshte studiuar mjaft per efektin e uljes se oreksit. Jo vetem kaq, por edhe nese keni ngrene si teper, marrja e tij kryen rolin e palestres, resveratrol, qe gjendet kryesisht tek rrushi, duket se e anulon efektin e mbingrenies. Te njejten gje ben rrushi. Njerezit e moçem e kane ditur qe kura me rrush ul mbipeshen (nese rrushi nuk eshte rritur me hormone). Ka studime te reja, te bollshme, por sjell dicka prej tyre. ” Resveratrol kufizon thithjen e glukozës duke penguar aktivitetin e glukozidazës në zorrë në doza shumë të ulta, favorizon glukozën të hyjë në inde të tjera të ndjeshme ndaj insulinës, siç janë muskujt skeletorë, dhe e treta, metabolizohet me shpejtësi nga mikrobiota e zorrëve pasi të gëlltitet. Resveratroli pra mund të konsiderohet një agjent me potencial akut anti-lipogjenik në adipocitet”.
“Deshifrimi i përfitimeve anti-mbipeshë të Resveratrol: Aksi ” Microbiota e zorreve -Tipi Adipose”.
Departamenti i Endokrinologjisë, Akademia Kineze e Shkencave Mjekësore, Pekin.
Akumulimi i tepërt i indit dhjamor të bardhë (WAT) për shkak të një çekuilibri në mes të marrjes kalorike dhe shpenzimeve të energjisë (EE) karakterizon trashjen. Sidoqoftë, indi dhjamor kaf (BAT) është shumë i specializuar për shpërndarjen e energjisë. Provat e fundit treguan që aktivizimi i BAT dhe induktimi i ngjyrosjes së WAT mund të jenë metoda premtuese për të luftuar obezitetin duke rritur shpenzimin e energjise EE dhe rregulluar metabolizmin e glukozës dhe lipideve. Resveratrol, i cili është një përbërje polifenolike, është pranuar gjerësisht se ka efekte mbrojtëse kundër mbipeshes dhe çrregullimeve të lidhura me metabolizmin. Si polifenol i ngjashëm me prebiotiket, resveratroli është në gjendje të modulojë përbërjen e mikrobiotës së zorrëve. Për më tepër, vitet e fundit, ndikimi i mikrobiotës së zorrëve në zhberjen e dhjamit te bardhe WAT ka marrë vëmendje në rritje dhe është konfirmuar fillimisht për të luajtur një rol. Një mori provash kanë demonstruar se stimulimi i kthimit te dhjamit te bardhe ne dhjame kaf, është një nga mekanizmat kritikë që përdoret nga resveratroli për të luftuar mbipeshën”
 
12. STOP QUMESHTIT!
 
Eshte i mbushur plot hormone, te cilat crregullojne metabolizmin, shkakton sindromin metabolik dhe bashkelidhur me te edhe sindromin e vezoreve policistike. Qumeshti rrit numrin e recipetave dhe te veshjeve te tjera.
Mos i besoni studimet qe do t’ju tregojne se qumeshti do te parandaloje mbipeshen tek femijet apo tek grate e moshes se mesme. Qumeshti ka hormonin e rritjes IGF-1, plus hormone te tjera. Shume vite me pare une nisa te pi gati 1 kavanoz ne dite qumesht fshatari special dhe ne fund te 2 apo 3 muajve nga pirja e tij perfundova si me magji me 10 kg me teper. Tezja ime kishte kaluar nje pervoje te tille dhe me tha qe beja gabim qe e pija perdite, por mua me pelqente dhe ishte ushqimi kryesor ne frigoriferin tim te uritur. Pervec femijeve te brishte, nenpeshe, une nuk do ta rekomandoja per asnje tjeter.
 
9. MENYRA PER TE ULUR HORMONIN E URISE
 
Gjithe problemi eshte si ta ulim ghrelin, horminin e urisë, që të zvogëlojmë urinë
* Shmangni ekstremet e peshës: Si obeziteti dhe dobësia me anoreksi ndryshojnë nivelin e ghrelin. Po ashtu, ndryshimet drastike të peshës çrregullojnë hormonet kryesore, përfshirë ghrelin.
*. Gjumë i mirë. Studimet kanë treguar se pagjumësia mund të shkaktojë crregullime endokrine, me pasojë mbipeshën.
* Bëni sport, rritni masën muskulore: Sasi më të mëdha të masës pa yndyrë, dmth më tepër muskuj janë të lidhura me nivele më të ulëta të Ghrelin.
* Hani më shumë proteina: Një dietë e pasur me proteina rrit ndjenjën e ngopjes dhe zvogëlon urinë. Një nga mekanizmat që qëndron pas kësaj është një ulje në nivelet e grrelin.
Mbani një peshë të qëndrueshme:
editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *