Vitaminë C në vend të lazerit dhe kirurgjisë së syrit

Ulja e presionit të syrit me Vitaminë C shpëton nga verbimi

Ky artikull është botuar tek “Revista e Mjekësisë Orthomolekulare”, Vol. 10, Nr.2, 1995

Herschell H. Boyd, M.D.

Vitamina C ul ndjeshëm presionin në sy dhe na jep prova, se mund të mbrojë nga glaukoma. Ne kemi dokumentuar presionin në sy në 30 pacientë para përdorimit të Vitaminës C dhe pas marrjes ditore të dozës 35 gramë, ndarë tri herë në ditë. Futje mesatare ditore për të gjithë pacientët ishte 10 gramë në ditë, me një ulje të dozës përkohësisht në rastet e diarresë. Këta pacientë paraqisnin presion intraokular më të madh se 20 mm të shtyllës së mërkurit. Rezultatet treguan se ulja më e madhe e presionit në sy ishte 13 mm e matur me një aparat matës tensioni Goldmann dhe ulja më e vogël, 1 mm. Mesatarja për 30 pacientët ishte 10 mm. Ndërkohë 20 pacientë të tjerë i trajtuam me pika në sy, pasi ata refuzuan të marrin vitaminë C. Rezultati ishte mbresëlënës. Të gjithë pacientët e trajtuar me Vitaminë C patën ulje të ndjeshme të presionit në sy. Ndërkohë që të gjitha barnat për glaukomën janë seriozisht toksike, Vitamina C nuk ka toksicitet. Pacientët përjetuan shumë efekte të tjera të mira anësore nga vitamina C, të tilla si pastrimi i sinusit, lehtësim nga alergjia, përmirësimi i artritit, ulja e kolesterolit, efekt laksativ, efekt diuretik për pacientët kardiakë etj. Oftalmologët mund të zgjojnë mrekullitë e vitaminës C në trajtimin e glaukomës! Individët që marrin vitaminë C rregullisht, e kanë presionin e tyre intraokular 10-13 mm. Ndërkohë, njerëzit që nuk marrin vitaminë C, që pinë duhan, që hanë ushqime ‘të vdekura” si sheqeri dhe të varfër në antioksidantë, dhe mjekohen me droga toksike, nuk kanë vlera normale të presionit të syrit. Një tjetër vëzhgim interesant është se pacientët të cilët kanë marrë ilaçe për vite, janë në gjendje të heqin ose ulin dozat, prej efektit të vitaminës C mbi presionin e syrit.

 

Lëngu i syrit ka 25 herë më shumë vitaminë C se gjaku

Lëngu ujor në sy ka 25 herë më shumë Vitaminë C sesa gjaku. Kjo mund të shpjegojë përse presioni në sy është ulur me rritjen e sasisë së vitaminës C. Gjithashtu, kjo vitaminë me efektin antihistaminë ul ënjtjet. Një shpjegim tjetër i efektit të vitaminës C mund të jetë aftësia e saj për të rritur qelizat T4. Këto qeliza heqin mbeturinat nga kanali Schlemm i syrit dhe irisi është i mbrojtur nga inflamacioni.

Në 1969,  shpjegoi se rënia e presionit në hipertensionin okular ishte për shkak të reduktimit të rrjedhjes së lëngut të syrit. Vitamina C e bën kolagjenin të nevojshëm për të forcuar muret e enëve të gjakut, sidomos tek diabetikët, që kanë gjakderdhje në retinë dhe natyrisht diku tjetër në trup. Kjo zvogëlon nevojën për trajtim me lazer në retinë dhe në shumë raste ndalon zhvillimin e glaukomës.

Degjenerimi makular ndodh në 25% të popullsisë mbi 55 vjeç. Ky grup mund të ndihmohet jashtëzakonisht me antioksidantë, për të përmirësuar makulën. Njerëzit me glaukoma janë një problem i madh në menaxhim, por në shumë raste, përvoja ime është që vizioni mund të përmirësohet në mënyrë dramatike me vitaminë C dhe antioksidantë të tjerë. Heqja e perdes së syrit nga ana tjetër, përfaqëson shpenzime më të mëdha kirurgjikale, ndërkohë që unë kam shembullin e një gruaje, një duhanpirëse në të pesëdhjetat e hershme të saj, që kaloi këtë problem me 12 gramë vitaminë C në ditë. Marrja e përditshme e vitaminës C mund t’i shpëtojë vendit, fjalë për fjalë, miliarda dollarë. Përqendrimet e Acidit Askorbik ndryshojë në trup në kushte të ndryshme të stresit të tilla si trauma, kirurgji, ekspozimi ndaj të ftohtit, pas administrimit të kortizonit dhe gjatë infeksionit. Në oftalmologji ne kemi nevojë për të dhënë suplemente vitamine C për çdo të operuar me glaukoma.

Zbulimet e mëparshme

Më 1967, Michele Virno, MD përdori Vitaminë C intravenoze prej 0,4-1,0 gramë/ për kg peshe trupore dhe uli tensionin në sy për 60-90 minuta. Këto rezultate të mira nxitën idenë për të përdorur vitaminë C nga goja. Erich Linner, MD dha vetëm 0,5 gram vitaminë C dy herë në ditë për 4-6 javë dhe uli presionin në sy me 2-3 mm pas dy ditësh përdorimi. Kjo nuk ishte e mjaftueshme, por ideja ishte e mirë.

 

Dr. Irwin Stone

Kontrolli i syve në 40 vjeç, për të parandaluar glaukomën

Irwin Stone, Ph.D. në librin e tij më 1972, bëri vërejtje “se humbja e shikimit është përhapur gjerësisht, por Terapia Megaskorbike një ditë do të ndihmojë për të kthyer këtë tendencë.” Prof. Stone thotë se hulumtimet duhet të nisin menjëherë në grupet e popullsisë afër 40 vjeç e lart për të përcaktuar efektin afatgjatë në ndalimin e glaukomës dhe sëmundjeve të tjera të syve, me anë të marrjes së përditshme të 3-5 gramë acid Askorbik. Nga përvoja e tij Dr. Stone tregoi se pacientët nuk paraqesin degjenerim makular, katarakt apo glaukoma, pasi kanë marrë vitamina C për vite.

 

Vitaminë C çdo ditë parandalon kataraktin, perden e syve

Gjithmonë e më shumë njerëz po njohin rëndësinë e mjekësisë parandaluese

Vitamina C (Acid Askorbik) është një antioksidant që gjendet në fruta dhe perime. Prova shkencore sugjerojnë se Vitamina C ul rrezikun e zhvillimit të kataraktit të syve dhe kur merret në kombinim me ushqyes të tjerë thelbësorë, mund të ngadalësojë përparimin e degjenerimit makular (AMD) të lidhur me moshën. AMD dhe incidenca e kataraktit (perdja e syrit) janë në rritje. Në të gjithë botën, më shumë se 25 milionë njerëz janë të prekur prej tyre. AMD është shkaku kryesor i verbërisë tek njerëzit mbi moshën 55 vjeç në botën perëndimore dhe incidenca parashikohet të trefishohet nga viti 2025, por edhe e kundërta, të pësojë rënië drastike, nëse popullata trajtohet me Vitaminë C. Pirja e duhanit, diabeti dhe përdorimi i steroideve janë të gjithë faktorë të rrezikut për formimin e kataraktit. Vitamina C ndihmon për të promovuar kapilarët e shëndetshëm, mishrat, dhëmbët, kërcet dhe absorbimin e hekurit. Pothuajse të gjitha qelizat e trupit janë të varura prej saj, duke përfshirë edhe ato të syrit ku ka nevojë të jetë e koncentruar në mënyrë aktive në të gjitha indet. Vitamina C gjithashtu mbështet shëndetin e enëve të gjakut okular. Trupat tanë nuk e sintetizojnë Vitaminën C dhe kjo është arsyeja pse agrumet dhe lëngjet e frutave janë thelbësore për të ushqyerit e mirë. Futja e përditshme e vitaminës C nëpërmjet dietës, shtojcave ushqimore apo ushqimeve dhe pijeve të fortifikuara me këtë Vitaminë është e rëndësishme për mirëmbajtjen e shëndetit të syve. Studime të shumta kanë lidhur marrjen e Vitaminës C me shëndetin okular. Një studim tregoi se gratë që përdorin vitaminë C për 10 vjet ose më shumë, përjetuan një reduktim 64% të rrezikut e zhvillimit të perdes së syrit. Hulumtime të tjera kanë treguar se gratë duke marrë një dozë të përditshme  me 364 mg përjetuan një ulje 57 %  të rrezikut prej llojeve të caktuara të kataraktit. Hulumtimi arriti në përfundimin se në doza të vogla janë të pamjaftueshme për të patur ndikimin e vitaminës C. Prandaj, një futje 300 mg/ ditë e vitaminës C duket të jetë kufiri minimal për të parandaluar kataraktin.

 Vitamina C ul rrezikun e degjenerimit makular

Një studim i sponsorizuar nga Instituti Kombëtar i Syrit, e ka konsideruar AMD (degjenerimin makular prej moshës) si një “çrregullim të të ushqyerit”. Studimi tregoi se 500 mg/ ditë Vitaminë C, e marrë së bashku me antioksidantët beta-carotene, Vitaminë E dhe Zink, ngadalëson rënien e shikimit prej kësaj sëmundjeje 25% dhe 19%  tek individët me rrezik të lartë për sëmundje.

 

Suplementet që ndihmojnë shërimin, pas operacionit të syve

Disa shtesa janë të dobishme për shërimin pas operacionit të syve. Kirurgjia e syrit mund të jetë një procedurë korrigjuese e shikimit, por mund të jetë për të korrigjuar kataraktet, glaukomën apo hequr tumoret. Nëse keni kaluar kirurgji syri, një periudhë pushim është thelbësore për të lejuar sytë të shërohen. Disa njerëz zgjedhin të marrin shtesat, si pjesë e procesit të shërimit. Shtojcat mund të sjellim lehtësim dhe të shpejtojnë procesin e shërimit si për shembull, vitamina C dhe E, që janë lloje antioksidantësh, që punojnë për të nxitur shërimin e plagëve. Vitamina K stimulon koagulimin e gjakut dhe mund të ndihmojnë për të parandaluar komplikimet nga gjakderdhja. Vitamina A ndikon në shikim sepse ajo krijon një pigment të njohur si vizualizim vjollcë, që është e nevojshme për të parë më mirë natën. Përveç kësaj, vitamina A mund të vonojë ose ndalojë verbërinë e shkaktuar nga degjenerimi retinal dhe të përshpejtojë procesin e shërimit të plagës.

Procesi e shërimit pas operacionit të syve varet nga lloji i operacionit që ju keni, si dhe udhëzimet e mjekut tuaj pas trajtimit. Varësisht nga juaj e kirurgjisë, ju mund të merrni shtojca bimore për të ndihmuar kontrollin e dhimbjeve ose për të reduktuar ënjtjet. Për shembull, barishtja e njohur boronica (si çaj, frut ose pilulë) mund të ndihmojnë trupin të krijojë më shumë rhodopsin, që është një substancë kimike në retinë, që ndihmon syrin të perceptojë dritën. Ky informacion ofrohet nga Akademia Amerikane e Okulistikës. Aguliçja e mbrëmjes dhe vaji borage (shaja) mund të ndihmojnë për ta redukuar inflamimin, kështu që syri mund të shërohet më shpejt. Edhe pse shtojcat bimore dhe përdorimi i vitaminave është konsideruar një formë alternative e trajtimit që nuk ka nevojë për recetë, ju duhet të flisni me mjekun tuaj për çdo shtojcë që jeni duke marrë, pasi ka prej tyre që mund të ndërveprojnë me medikamentet.

I dashur doktor! E gjen përgjigjen tënde këtu?

Pse oftalmologët nuk i rekomandojnë pacientit antioksidantë si vitamina C?

  • Kjo nuk mësohet në shkollë mjekësore
  • Miqtë dhe bashkëpunëtorët e nuk e përdorin atë
  • Literaturë mjekësore nuk e ka atë aktualisht
  • Standardi i kujdesit nuk e përfshin këtë trajtim
  • Frika e të qënit jashtë “lumit kryesor” në mjekësi.
  • Frika e një avokati të akuzuar se “nuk po përmbush standardin e kujdesit”
  • Shumë pacientë nuk mund të pranojë një trajtim që nuk quhet medikament
  • Frika e humbjes së besimit të pacientit, shokëve etj
  • Pacienti nuk rimbursohet për trajtimin që është jashtë listës toksike të drogave
  • Frika se glaukoma mund të ketë fund të keq dhe fajësohet pa gjetur mbrojtje

 

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *