78 vjeçari Allan Taylor : ‘E munda kancerin e pashpresë!’
Inxhinieri në pension tregon si e shëroi veten nga kanceri i zorrës së trashë
Rob Preece
Shumë pak histori suksesi me kura natyrore kundër kancerit janë përmendur në mediat kryesore, megjithatë, në 2012-n, një histori e jashtëzakonshme e një 78- vjeçari, inxhinier nafte në pension, u shfaq në gazetën britanike “Daily Mail”. Allan Taylor mundi kancerin duke ndryshuar dietën e tij dhe duke përdorur mjete bimore. Mjekët i thanë Allan Taylor në prill, se kanceri i tij nuk mund të trajtohej dhe ishte përhapur nga koloni (segment në zorrën e trashë) në zorrën e tij të hollë. Allan më pas bëri kërkime në internet dhe gjeti terapi alternative. Në gusht të po atij viti, inxhinieri në pension nga Middlesbrough, mori një përgjigje tjetër nga spitali, ku thuhej se ai ishte i pa kancer. “Tani, pas trajtimeve natyrore, unë ndjehem shumë mirë. Unë marr të dy nipërit tanë çdo ditë nga shkolla, futem poshtë makinës për të bërë riparime, kohët e fundit pajisa një kuzhinë të re, lyeva shtëpinë nga brenda dhe jashtë dhe u mora me krasitjen e pemëve të mëdha në kopsht”. Por çfarë bëri ai për të shpëtuar nga fatkeqësia me emrin ‘kancer’? Ndiqni rrëfimin e tij.
***
Allan Taylor, 78-vjeçar kishte 13 vjet në pension. “Unë kisha një sëmundje të gjatë të zemrës dhe merrja Warfarin për vite me radhë, para se të diagnostikohesha me kancer ‘të pashërueshëm’ të zorrës së trashë në shtator 2011. Pas operacionit, unë iu nënshtrova kimioterapisë, por u bëra aq i sëmurë, saqë trajtimi u ndërpre”, tregon ai. “Unë jetoj në Middlesbrough me gruan time, që e kam takuar kur ishte 15 vjeçe. Vajza ime e madhe ka vdekur nga kanceri, pas trajtimit konvencional, në moshën 49 vjeçe…
Siguria e dy doktorëve, se isha ‘ok’, ndërsa kanceri rritej
Nga viti 2010, unë shkova tek mjeku, për të kontrolluar një gungë në krye të stomakut, e cila më shkaktonte pak dhimbje. Pas vizitës, mjeku më tha se nuk kisha asgjë për t’u shqetësuar. Ndërsa gunga rritej, unë vendosa për të vizituar një mjek tjetër. Ai më rekomandoi një ekzaminim të dytë dhe një herë më siguroi se gjithçka ishte mirë. Por, 6 javë më vonë, unë ende nuk isha i kënaqur. Më pak i sigurt se kolegët e tij, mjeku i tretë më rekomandoi një kontroll në Spitalin Cleveland të Jugut.
Unë bëra një kolonoskopi – një kontroll me kamera nga zorra e trashë dhe një endoskopi, kontroll nga stomaku. Dy mostrat e biopsisë u dërguan për analizë dhe disa ditë më vonë, unë u thirra për të më komunikuar, se kisha një tumor kanceroz të madh në zorrën e trashë, që shkonte deri në afërsi të mëlçisë sime. Nuk kishte asnjë dyshim në lidhje me diagnozën: Në ekran unë mund të shihja vetë lezionin. Kirurgjia u planifikua në 28 shtator 2011 dhe kirurgu im më siguroi, se do të bëjë më të mirën e tij, edhe pse ai nuk dukej krejtësisht i sigurt për rezultatin. Më pas, 4 ditë para operacionit të planifikuar, unë po përpëlitesha nga dhimbje torturuese në stomak. Vajza ime e vogël, e cila është infermiere, solli një ambulancë dhe ne nxituam në Spitalin Universitar ‘James Cook’ Middlesbrough, ku takova një kirurg tjetër, z. Anil Reddy, i cili vendosi të ndërhynte menjëherë. Fati im ishte tek ai: Z. Reddy ishte shumë i aftë. Ngrohtësia e tij ishte kaq e madhe, saqë më dha aq shumë besim, edhe pse ai kishte për të hequr 9 inç e zorrës sime të trashë (rreth 22 cm) dhe do të kryente një ileostomi (mbyllje e fundit të zorrëve të vogla) dhe një hapje në bark. Unë me të vërtetë besoj, se unë jam këtu sot për shkak të aftësive të z. Reddy dhe ekipit të tij. Në fillim, post- kirurgjia ishte një gjendje ferri dhe unë kalova 7 ditë në repartin e sigurisë së lartë. Gjithsej qëndrova në spital tre javë.
Kemioterapia më dha gjithçka, edhe një sulm në zemër
Pas operacionit, unë fillova Kemioterapinë. Kemio u planifikua dhe javën e parë ishte pa probleme. Por nga java e dytë e tutje, unë ndjeva të përziera shumicën e kohës. Thonjtë e mi filluan të bien dhe kam pasur arna të mëdha të lënduara në anën e pasme të duarve. Diarreja u bë mjaft problem dhe më së fundi, unë përjetova dhimbje të mëdha në gjoksin tim, një sulm në zemër. Pas katër muajsh e vuajtjesh, onkologët më ndaluan kimioterapinë, që kishte reduktuar cilësinë time të jetës. Por më tej, një lajm i keq ishte se skaneri tregoi praninë e kancerit diku në mes të stomakut tim. Skaneri më i detajuar konfirmoi se kanceri ishte përhapur në peritoneum. Një kontroll tjetër tregoi përhapje të kancerit edhe në prostatë. Në këtë moment, përgjigja nga onkologu im ishte se kanceri ishte i pashërueshëm, por se ai do të monitoronte zhvillimet.
Këtu nis kthesa ime për të cilën mjeku nuk ishte optimist
Në këtë moment, qëndrimi im ishte shumë i qartë. Unë fillova të shqyrtoja kurat natyrore. Unë fola me menaxherin e një dyqani shëndetësor ushqimor i cili më dha informacione që mund të ndihmonin. Kam kaluar shumë kohë në kërkim në internet, ku kam zbuluar shumë terapi natyrore me dëshmi për shërimin nga kanceri. Disa raporte që kam lexuar në internet, tregonin se shkalla e kurimit nga Kemioterapia ishte vetëm 5%. Unë i thashë onkologut tim në lidhje me planin tim dhe ai tha se regjimi im nuk do të bënte asnjë të keqe, por nuk mund të thoshte se kjo do të bënte ndonjë të mirë. Gruaja ime mendonte se mjekësia konvencionale është rruga e vetme. Por unë vendosa se duhej ose të vdisja, ose të kërkoja shërimin. Në fund të fundit, çfarë kisha për të humbur? Unë kisha arritur në atë faze, ku askush nuk do të jepte dy qindarka për mbijetesën time.
Ndryshimi rrënjësor që bëra në dietë
Kishin mbetur edhe 6-8 javë para CT skanit tim të ardhshëm. Unë zgjodha një numër terapish natyrore. Hapi i parë në regjimin tim shërues ishte ndryshimi i dietës: Unë ndalova ngrënien e mishit të kuq dhe çdo mishi të përpunuar si proshutë ose koncentrate supe me përmbajtje mishi, për 90 ditë. Ndalova të gjitha produktet e qumështit, ëmbëlsirat dhe çdo ushqim tjetër, që përmban sheqerna të rafinuar. Fillova të ble perime organike kur ishte e mundur dhe racionova 10 pjesë të ndryshme frutash e perimesh në ditë, të gjalla, sepse gatimi i shkatërron enzimat esenciale. Kjo është e lehtë për t’u arritur me një sallatë frutash dhe gojëmjaltë gjigante çdo ditë (rosticeritë- lëngjet e shtrydhur në përzierje, për të cilat dëgjoni fjalën e huaj, ‘smoothie’. Shënim “Molla”).
Unë ecja dy herë në ditë për gjysmë ore çdo kohë. Qëllimi im ishte për të rritur nivelin e oksigjenit në qarkullimin e gjakut, në mënyrë që qelizat e kancerit të vdisnin. Kam blerë një pajisje dhe e instalova në shtëpinë time verore, e cila ishte mjaft e dobishme kur koha nuk ishte aq e mirë për të dalë.
Thirrja për të njohur bimët dhe ushqimet është për ty mjek!
Miliarda janë shpenzuar në përpjekje për të gjetur një kurë për kancerin. Mjekësia ende ‘nuk e ka gjetur’ dhe as nuk dëshiron të shohë se kjo kurë ekziston. Arsyeja është e thjeshtë: Është shumë më fitimprurëse me drogat e patentuara për të menaxhuar simptomat dhe “zgjatur jetën”. Ka shumë kura natyrore jo-fitimprurëse për kancerin. Problemi është se njerëzit janë të frikësuar kur ata janë diagnostikuar me kancer, duke besuar se mund të vdesin së shpejti, nëse nuk i dorëzohen industrisë farmaceutike. Sepse në sistemin e tyre të besimit është themeluar që ‘receta e doktorit është shkenca, vetëm ajo është e provuar!” Por shkenca qëndron atje, me mijëra studime për produktet natyrore qëndrojnë nëpër arkiva, ndërsa sistemi shëndetësor nuk merr mundimin t’i adoptojë dhe t’iu futë në protokollet e mjekimit. Në të gjitha studimet për bimët medicinale apo për suplementet ushqyese, në fund thuhet: “Të merret në konsultim me mjekun”. Është për ty mjek, edhe për ty që je shqiptar. Por si mund ta ndihmosh ti pacientin tënd, nëse nuk njeh veprimin e ushqimit, shtesave ushqimore dhe bimëve?
Me lëngun e barit të elbit befasoi onkologun
78-vjeçari tregon se pas 4 muajve mori përgjigjen në spital: “Jeni i lirë nga kanceri!”
Trajtimet anti-kancer, që zbulova vetë në internet
Në internet gjeta terapinë e fituesit dy herë të çmimit “Nobel”, Dr. Otto H. Warburg, gjerman me orgjinë hebreje, i cili zbuloi se në qoftë se ju rritni alkalinitetin në trup, nivelet e oksigjenit do të rriten dhe qelizat e kancerit do të vdesin. Kam lexuar se Hitleri ishte i frikësuar mjaft nga kanceri, prandaj e mbajti Dr. Otto Warburg, kështu ai mundi të shpëtojë gjallë nga kampet e vdekjes. Unë fillova të pi në vend të ujit të çezmës, ujë në shishe që ishte me një pH prej 7.4. Dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, unë piva një lugë çaji me bar elbi, pluhur organik në një gotë me ujë të ngrohtë. Kjo gjithashtu më ndihmoi për të mbajtur trupin në gjendje alkaline dhe kështu më mbrojti kundër zhvillimit të kancerit. Në mëngjes dhe natën, unë gjithashtu mora 200 mg selen për të mbështetur sistemin tim imunitar. Kemioterapia mund të vrasë qelizat e kancerit, por ajo gjithashtu shkatërron sistemin tonë imunitar, që është jetik për të shtypur kancerin. Ne të gjithë kemi qelizat të kancerit në trupin tonë dhe për sa kohë që sistemi ynë imunitar qëndron i shëndetshëm, qelizat e kancerit do të vriten.
I moshuari beson se një lugë çaji pluhur bar elbi me ujë të nxehtë çdo mëngjes dhe mbrëmje ishte veçanërisht e rëndësishme. “Nuk ka asnjë dyshim në mendjen time, se dieta ime shpëtoi jetën time”
Çdo ditë unë mora vitaminë C të pastër, pa shtesë sheqeri. Këto tableta mund të shkaktojnë diarre dhe për të ndihmuar veten në fazë I, unë përdora tableta Loperamide nga mjeku im. Doza zyrtare për vitaminë C ishte deri në 1g. Por në Mjekësinë Alternative, kjo shkon shumë më tepër dhe unë kurrë nuk e kam kuptuar hezitimin e mjekëve për të rekomanduar lirisht këtë vitaminë kaq të sigurt. Unë fillova të marr 3 tableta çdo ditë në mëngjes, në mesditë dhe në kohën e çajit (pasdite). Gradualisht e rrita dozën deri në 8 tableta në çdo vakt, tri herë në ditë, duke marrë një total prej 24 tabletash x 1g. Onkologu gjithashtu më sugjeroi të marr 75 mg aspirinë çdo ditë, pasi ajo mbron nga infarkti si dhe kanceri.
Unë mora kurkumin X 4000 nga një markë me emër, me studime të publikuara që tregojnë se ky lloj i përbërësit të shafranit të Indisë jep rezultate 23 herë më të mira, sesa marrja standarde e ekstraktit. Sipas studiuesit të kancerit, Bharat Aggarëal, një profesor i mjekësisë në Qendrën e Kancerit Anderson, Universiteti i Teksasit, incidenca e katër kancereve më të lartë në SHBA- kanceri i zorrës së trashë, i gjirit, prostatës dhe mushkërive, është 10 herë më i ulët në Indi, ku njerëzit marrin sasi të konsiderueshme të erëzës së artë çdo ditë. Prof. Aggarëal thotë: “Ne nuk kemi gjetur një kancer të vetëm, ndaj të cilit Kurkumin nuk punon. Ai është universal. Kurkumin vepron si një antioksidant, duke vrarë radikalet e lira të trupit. Ai gjithashtu bllokon rritjen e enëve të reja të gjakut tek kanceret. Unë isha i vendosur për të shtuar këtë erëz në terapinë time natyrore. Duke filluar me tre kapsula, nga 1 për çdo vakt, duke ndërtuar tolerancën time ndaj erëzës, derisa arrita gradualisht në 4 kapsula në çdo vakt, në total 12 kapsula në ditë.
Bërthamat e kajsisë shkatërruan formacionet e kancerit
Finalja, ishin bërthamat e kajsisë. Në Veri të Pakistanit, ka një grup njerëzish të quajtur ‘Hunzakuts’ që janë vegjetarianë. Ata hanë rreth 40 kajsi çdo ditë dhe hanë gjithmonë disa bërthama kajsie. Studiuesit kanë vënë re, se njerëzit e Hunzakut janë pa kancer. Këto bërthama të hidhura janë të dokumentuara mirë në vrasjen e qelizave të kancerit. Ato përmbajnë amagdylin i cili përmban katër substanca: Njëra është benzaldyhide dhe tjera është cyanide, të dyja këto janë helme. Cyanide është e mbyllur brenda formacioneve të tjera molekulare, për këtë arsye nuk mund të shkaktojë dëm. Qelizat e kancerit nuk janë normale si qelizat e tjera, ato përmbajnë një enzimë të quajtur beta-alfaglukosidase, që është e vetmja e cila zhbllokon amagdylinën. Kjo enzimë liron benzaidyhiden dhe cyaniden duke krijuar një sinergji toksike për qelizat e kancerit. Pra, qelizat e kancerit në prani të përbërësve të bërthamave të kajsisë, vetëhelmohen. Kur mësova këtë fakt, fillova të marr 8 bërthama kajsie çdo ditë, duke e rritur dozën gradualisht, derisa arrita në 54 në ditë, duke marrë nga 18 bërthama në çdo vakt. Unë nuk kisha efekte anësore nga marrja e bërthamave të kajsisë apo kurkuminit. Në të kundërtën, unë u ndjeva në majë të botës dhe besoja se isha shëruar, para se të merrja rezultatet e skanerit tim të fundit.
Pra, brenda dy muajve, ky regjim natyror kurativ ndryshoi gjithçka. Onkologu im u trondit. Skaneri tregoi se unë isha i lirë, pa kancer. Unë ende ndjek një version të modifikuar të regjimit tim shërues, marr rreth 24 bërthama kajsie në ditë (pra 1/3 e asaj qe merrja) si dhe tre tableta curcumin X4000. (Shenim editorial: Nuk ju rekomandojmë përdorimin e bërthamave të kajsisë dhe bajameve të egra, pa qenë nën monitorim të rreptë mjekësor, pasi substanca toksike që përmbajnë, helmon mëlçinë. Kontrolloni rregullisht transaminazat e mëlçisë dhe bëni eko të mëlçisë, në rast se jeni duke përdorur bërthama që kanë doza të larta amygdalin. Shkencetarja gjermane Budwig nuk i rekomandonte bërthamat e kajsisë. Ajo ishte në dijeni të tyre, por thoshte se shkaktojnë toksicitet të ngjashëm me kimioterapinë. Ajo e lejonte përdorimin e tyre vetëm në fazën paliative të kancerit. Gjithashtu mbani parasysh se ne nuk kemi gjetur asnjë dokument shkencor që të vërtetojë që në Pakistan një fis konsumon 40 bërthama kajsie në ditë. Pra, kjo është një gojëdhanë e përhapur në internet. Ajo që është e njohur, është fakti se Pakistani kultivon dhe prodhon shumë kajsi dhe njerëzit atje përdorin kajsi të freskëta dhe të thata në çdo stinë. Pra, mbani parasysh se ndërsa jeni duke përdorur bërthama të kajsisë apo bajame të egra, ju jeni duke bërë një vetëtrajtim me kimioterapi jashtë kontrollit mjekësor. Pra, ju mund t’i përdorni bërthamat e kajsisë për të vrarë qelizat e kancerit, por duhet të jeni nën monitorim dhe të vini mjekun në dijeni, sepse toksiciteti i tyre mund t’i shtohet toksicitetit të ilaçeve të kimios dhe ta rritë efektet anësore negative të kimioterapisë.(Shënim Gazeta Molla e Shëndetit).
Qendra e Kancerit nuk interesohet çfarë shëron kancerin
Unë ende ha një pjatë të mirë me fruta të ndryshme të gjalla dhe perime çdo ditë. Unë ende eci në këmbë, pi ujë alkalin. Unë me të vërtetë mendoj se kushdo mund ta bëjë atë që kam bërë unë dhe unë vetëm do të kisha dashur që t’i zbuloja këto terapi më parë, kur vajza ime ishte aq e sëmurë. Por në atë kohë, ne kemi menduar se ishim duke jetuar në një vend që ka shërbimin më të mirë shëndetësor, që dikush dëshiron të ketë, dhe në qoftë se NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar) nuk mund ta shërojë vajzën time, cili mund ta bëjë? Sikur ta dija atëherë, atë që më mësoi fati me diagnozën time, ndoshta ajo do të ishte me ne ende.
“Në mënyrë që të përpiqem për të ndihmuar të tjerët, unë kam kërkuar kontakt me Cancer Research UK, t’u tregoja se çfarë veproi për të shkulur kancerin tim, por ata nuk ishin të interesuar. Në e-mailin e tyre më shkruanin se do të merrja një përgjigje brenda 5 ditëve, por asnjë përgjigje nuk erdhi më. Unë do të doja për të përhapur fjalën, se ka një mënyrë tjetër për të përmbysur kancerin. Unë do të doja që njerëzit të dinë, se sa i plotë jam unë në energji tani dhe se si ata mund të ndryshojnë shëndetin e tyre të rrënuar. Unë kam një shenjë të madhe në barkun tim, por unë ende ndjehem sikur të isha 21 vjeç. ”
Përmbledhje e koktejlit tim natyror shërues:
- Dieta alkaline dhe ujë alkalin me shishe
- Fruta dhe perime -10 pjesë të gjalla çdo ditë
- Bar elbi pluhur
- Selenium
- Vitaminë C
- Curcumin X4000
- Bërthama kajsie
- Vendosa një kryq në qafë
Dëshmi dhe komente pas letrës së Taylor
Jukebox, Nerja Spain, 3 vjet më parë
“Unë u diagnostikua me Limfoma jo Hodgkins në vitin 2008. Unë hulumtova për mënyra shërimi në internet dhe pas kësaj, nisa të marr bërthama kajsie dhe lëng brokoli si dhe lëng bar gruri. Unë i thashë mjekut tim konsulent për këto dhe ai vetëm tha se unë po humbisja kohën time. 4 vjet më vonë, unë jam ende këtu. Nuk e humba, por e fitova kohën. Unë personalisht besoj se një ndryshim në dietë mund të bëjë një ndryshim të madh. Ne nuk duhet të besojmë symbyllur jetët tona tek kompanitë e drogës”.
Ash, Northampton, 3 vjet më parë
Tezja ime u diagnostikua me kancerin e gjirit 2 vjet më parë. Doktori i tha se mundësia e mbijetesës ishte 20% dhe gjithë sa mund të bënte ishte kemo paliative. Ajo, në vend të kësaj, nisi një dietë vegjetariane organike, të papërpunuar, dietë frutash për të marrë vitamina natyrore si dhe bërthama kajsie. Pas këtyre ndryshimeve, kanceri i saj shkoi. Doktori i tha se ajo do të kishte qenë e diagnostikuar gabim. Mjekët gjithmonë thonë këtë, në vend se të pranojnë shërimin me mënyra natyrore.