Si eshte e verteta rreth temperatures ku jeton Koronavirusi i ri?
Pyetje nga lexuesi: Disa thone qe me rritjen e temperaturave, virusi do te vritet, nuk jeton me. Disa te tjere thone ‘derisa rron ne temperaturen 36-37 grade te trupit te njeriut, nuk ka se si te vdese nga rritja e temperaturave te mjedisit. Si eshte e verteta, me aq sa ju keni informacion?
  Pergjigje
Ajo qe mund te them eshte se mbijetesa e virusit ne kushtet mjedisore pa jete dhe ne kushtet e organizmit, pra brenda qelizave, jane dy gjera te ndryshme. Koronavirusi por edhe viruset e tjera kane nje kohe te limituar te mbijeteses jashte organizmave te gjalle (njerez, kafshe, shpende). Per me teper, as nuk mund te riprodhohet pa u futur ne qelize. Une kam bere nje postim dite me pare per kohen se sa jeton virusi ne objekte te ndryshme, duke nisur nga pelhurat,siperfaqet e forta, siperfaqet inoks, lekuren e duarve. Ne varesi te llojeve te viruseve te ndryshme dhe te siperfaqeve te ndryshme, mbijetesa varionte me shume apo me pak ore, por sa me teper kohe kalon, aq me teper ulet aftesia e virusit per t’u transmetuar.
Ne nuk mund te gjykojme njesoj mbijetesen e virusit ne mjedis, me mbijetesen e tij ne kushtet e gjalla, brenda organizmit dhe te dalim nga kjo ne perfundimin, se meqenese rron ne trup ne 37 grade, nuk ka se si te vdese ne mjedis, nga nje rritje temperaturash qe pritet me stinen.
Per paralelizem, viruset, por edhe bakteret do te shkaterrohen nese bien ne kontakt me temperatura te larta, psh ujin e valojme per te vrare mikroorganizmat, per te njejtin qellim bejme sterilizim te eneve te kuzhines.

Kur nje virus apo bakter hyn ne organizem dhe nis te zhvillohet, sa me shume qe perhapet ai, aq me teper rritet temperatura e trupit dhe prodhon nje ethe. Ethja qe prodhon trupi eshte nje mekanizem vetembrojtes, nje mekanizem qe synon te pengoje replikimin e viruseve, por edhe te baktereve dhe t’i vrase ata. Prandaj, ne kete kuptim, ethja eshte nje mekanizem i prodhuar per te realizuar sherimin.
Nje autor qe kam shfletuar kohe me pare rekomandonte nje metode te prodhimit te ethes tek pacienti per te vrare qelizat e kancerit, madje, edhe duke injektuar mikrob. Pra, eshte e vertete qe viruset kane ndjeshmeri ndaj temperaturave, por tjeter eshte temperatura brenda trupit dhe tjeter temperatura mjedisore.
Prof.Pellumb Pipero hodhi pak me teper drite mbi kete fakt dhe tha ne ‘Opinion’, se eshte nje virus respirator dhe si te gjithe viruset respiratore ka nje specifike stinore, pra, fillon te bjere perhapja me rritjen e temperaturave. Jo se vritet virusi nga temperaturat, por ai behet me pak ngjites, ulet aftesia e tij transmetuese”, shpjegoi infeksionisti Prof. Pipero.
Menyra se si e kuptoj une kete, eshte qe me rritjen e temperaturave virusi jeton ne mjediset jashte trupit per nje kohe me te shkurter dhe nuk ka te njejtin potencial ngjites si ne rastin kur jetonte me gjate. Por ndoshta-ndoshta eshte me pak agresiv, me pak i afte te pushtoje.
Fakti qe COVID-19, sikurse edhe viruseve te tjera te dimrit u pelqen e ftohta, do te thote se nuk duhet t’u krijojme mjedis, psh, te rrime ne rryma ajri te ftohta, te ekspozohemi me hunde dhe goje zbuluar pa shall, kur eshte ftohte, te rrime gjate ne mjedis te ftohte. Keshtu qe pranvera eshte ne favorin tone. Te gjithe kemi deshire te dalim, ta shijojme pranveren, por ende nuk ka ardhur. Te presim edhe pak brenda ne shtepi.

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *