Caji alpin, fuqia e shkëmbit për ankthin dhe lemerinë
Bima forcon sistemin e metalothioninës, heq metalet toksike nga trupi, forcon sistemin imunitar
Cistus është një shkurre e vogël, vendase në Lindjen e Mesme dhe në Mesdhe. Sot, pasi fuqitë e saj të jashtëzakonshme shëruese janë verifikuar nga shkenca, nuk është vetëm popullor në Greqi. Studiuesit gjermanë që kanë shëtitur malet e Greqisë thonë se trëndafili shkëmbor (cistus) është 3 herë më i shëndetshëm se çaji jeshil. Mbron zemrën 4 herë më mirë se vera e kuqe dhe është një antioksidant 20 herë më i fortë se lëng limoni i shtrydhur. Ky ishte rezultati i testeve të kryera nga Instituti Lefo i Ahrensburgut. Në studimin e tyre, studiuesit krahasuan disa çajra, lëngje dhe verëra përsa i përket aftësisë së tyre për të neutralizuar të ashtuquajturat radikale të lira- si ndotësit e mjedisit dhe nënproduktet e dëmshme të metabolizmit.
Mbron zemrën dhe enët e gjakut
Frenuesit e njohur të radikaleve të lira janë vitaminat E dhe C, beta-karoten dhe pigmentet bimore (flavonoidet). Nëse trupi nuk ka mjaft prej këtyre antioksidantëve, substancat toksike mund të zhvillohen lirshëm. Ato janë përgjegjës për plakjen e parakohshme dhe një sërë sëmundjesh të ndryshme. Ato dëmtojnë, për shembull, muret e enëve të vogla të gjakut. Si ndihmë e parë, trupi duhet të prodhojë kolesterol për të riparuar vrimat -dhe niveli i kolesterolit ngrihet në mënyrë dramatike për të arritur këtë. Gjëja më e keqe është që mbetjet e metabolizmit dhe të metaleve toksike bashkëngjiten në këto pika shpejt. Rrjedha e gjakut pengohet dhe ja ku vjen arteroskleroza, presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e tjera kardio-vaskulare. Shkencëtarët gjermanë të Institutit Lefo zbuluan se trëndafili shkëmbor (çaji alpin) përmban një kombinim jashtëzakonisht efektiv të antioksidantëve: Çaji përmban vitaminë C, por fuqia e tij kryesore buron nga polifenolet e tij. Njerëzit e ishullit Halkidiki në Greqi pinë shumë çaj alpin gjatë ditës. Ndoshta kjo është arsyeja pse ka kaq shumë njerëz mbi 100 vjeçarë.
Më e fortë se Vitamina E dhe C në dozat e tyre të vogla ditore
Çaji alpin fuqizon sistemin imunitar, vepron kundër mykozave të rrezikshme të zorrëve
Fakti që trëndafili shkëmbor është gjithashtu i dobishëm për sistemin imunitar u zbulua në testet laboratorike nga Dr. Vinzenz Nowak nga Bad Iburg. Vetëm një filxhan çaj në ditë stimulon ndjeshëm sistemin imunitar. Më tej, Dr. Frank Petereit deklaroi në disertacionin e tij në Universitetin e Munsterit, se trëndafili shkëmbor ndihmon në shumë infeksione kërpudhore, si mykoza e rrezikshme intestinale dhe vaginale, candida albicans. Gjithashtu, mikroorganizmat e tjerë të dëmshëm siç janë bakteret koliformë dhe helikobakter, prej të cilave shkaktohet gastriti, shtypen nga çaji alpin. Kjo është shumë e rëndësishme për kohën tonë, sepse stresi dhe rritja mikrobiale përmes ndotësve mjedisorë destabilizojnë ekuilibrin e ndjeshëm të baktereve të dobishme në zorrë. Simptomat janë tretje e ngadaltë, kruajtje, lodhje dhe mungesë energjie. Çaji alpin përmirëson gjithë këto dhe mbështet një florë bakteriale të shëndetshme. Petereit gjithashtu zbuloi se çaji alpin lehtëson forma të ndryshme të inflamacioneve. Efekti në rast të inflamacioneve të mishit të dhëmbëve është i dukshëm; Vetëm shplarja e gojës disa herë në ditë me çaj për disa minuta dhe, përveç kësaj, pirja e dy- tre gotave jep rezultat në forcimin e mishrave të dhëmbëve. Ajo që është akoma më spektakolare është se zierja e koncentruar e çajit alpin ka një efekt shumë të fortë antiviral ndaj viruseve të gripit dhe madje edhe ndaj virusit të shpendëve (H7N7). Kjo u zbulua nga biologët e “Institut fur Molekulare Virologie” (“Instituti i Virologjisë Molekulare” ) në Munster. Profesori Stefan Ludwig i Spitalit Universitar në Munster tregon se gjëja më e mirë është që çaji nuk dëmton qelizat trupore të prekura nga virusi. Në kundërshtim me trajtimet me antibiotikë, viruset nuk zhvillojnë asnjë shenjë të rezistencës.
Çaji alpin për bukurinë dhe neurodermatitin
Shkencëtarët gjithashtu ndoqën dëshirën e perëndeshave olimpike. Rezultati: nëse dikush e zbaton çajin e koncentruar mbi lëkurë dy herë në ditë, do të ketë një çehre dukshëm më të pastër dhe më të shëndetshme. Edhe aknet dhe neurodermatiti eliminohen vetëm pas katër javësh. Studimet e Laboratorit Kimik të Profesor Weiling në Altenberge si dhe një studim praktik nga Dr. Reiner Wobling në Bad Rothenfelde e konfirmuan këtë nocion. Testet nga Profesor G. Wiese në Hamm verifikojnë se në sajë të çajit alpin, pamja e lëkurës është përmirësuar në 61 nga 95 pacientë që vuajnë nga neurodermatiti, i trajtuar më parë pa sukses. Në kundërshtim me terapitë e tjera (barna, trajtime me dritë dhe akupunkturë), 64 % e pacientëve u përmirësuan pasi u trajtuan për katër javë me çajin alpin (shkëmbori). Sekreti i këtyre efekteve të mahnitshme të çajit alpin është niveli veçanërisht i lartë i vitaminës P. Disa komponime të acidit tanik, të ashtuquajturat polifenole janë vendimtarë. Çaji alpin i takon grupit të bimëve me nivelin më të lartë të këtyre agjentëve aktivë. Në përqëndrime të ulëta, ato gjenden edhe në ushqime të tjera të shëndetshme si qepët dhe verërat e kuqe. Këto substanca kanë një efekt më të fortë antioksidues, sesa vitaminat E dhe C të marra në dozat e ulëta ditore. “Deutsche Gesellschaft fur Ernahrung” thekson: “Ushqimet e pasura me polifenole parandalojnë qelizat nga riprodhimi i parregullt, mutacionet, stabilizojnë zemrën dhe qarkullimin (Efekti i verës së kuqe) dhe mbështesin aktivitetin biologjik të vitaminës C. ”
Vaji esencial për ftohtësinë shpirtërore 
Vaji esencial alpin (cistus incanus ose cistus ladanifer) përmban një përforcues të humorit që redukton stresin, përqendron emocionet, duke eliminuar konfuzionin dhe duke futur ndjenja paqësore për jetën dhe veten. Ky vaj erëmirë balancon sekrecionet hormonale në gjëndren e veshkave, duke lehtësuar sindromën e lodhjes së veshkave dhe depresionin, duke ndryshuar edhe modelet e mendimit nga negative, në pozitive. Në një nivel psikologjik, çaji Alpin mund të konsiderohet i dobishëm për boshllëkun e brendshëm, ftohtësinë emocionale. Gjithashtu përdoret shpesh në meditim. Disa thonë se kjo ndihmon për të hapur syrin e tretë, që ndihmon për t’u lidhur me sfera më të larta. Në Materia Medica, bima është përmendur nga Dr. Bruce Berkowsky në trajtimin e ftohtësisë shpirtërore, veçimit. Ftohtësia është faktor fizik, mendor, emocional ose shpirtëror.
Vaji esencial i bimës, kujdesje për lëkurën
Vaji esencial prodhohet nga distilimi me avull i gjetheve. Është ngjyrë e zbehtë e verdhë-portokalli me aromë të fortë, të ëmbël, të thatë.. Vaj cistus përdoret në kujdesin e lëkurës. Përzihet me kamomil gjerman për të trajtuar lëkurën e irrituar. Përzierja me esencë mërsine përdoret në kujdesin e lëkurës për të parandaluar plakjen (e sugjeruar nga Dr. Kurt Schnaubelt). Është e shkëlqyer për kujdesin e lëkurës dhe për forcimin dhe tonifikimin. Përzihet mirë me vajrat esenciale: bergamot, kamomil, sherebel, qiparis, selvi, temjan, livando, dëllinjë, mirrë e ëmbël, patchouli, pishë, sandalwood.
Një rrëshirë speciale aromatike tek bima
Përveç vajit të distiluar me avull, nga gjethet dhe kërcejtë e bimës së cistus incanus nxirret edhe labdanum, një tip rrëshire e tretshme në tretësirë alkoolike. Labdanumi përdoret për bronkit, diarre, mbajtje të ujit (edemë), hernie, tumore, leprozë dhe forcim të shpretkës. Përdoret gjithashtu për zbutjen e bllokimit të gjoksit, zbrazjes së zorrëve dhe si stimulues. Disa njerëz e aplikojnë labdanumin në lëkurë për të ndaluar gjakderdhjen nga prerjet e vogla. Në ushqime dhe pije përdoret si aromatizues. Në kozmetikë, labdanum absolut përdoret si aromë. Përveç kësaj, njerëzit përdorin labdanum për të vrarë dëmtuesit dhe insektet.
Legjenda dhe realitete për familjen e trëndafilave shkëmborë

Cistus creticus është një shkurre e ulët, e cila arrin lartësi prej një metër. Ajo është e degëzuar, me gjelbërim të përhershëm. Trëndafili shkëmbor lulëzon nga marsi deri në maj. Lulja është e madhe, e përhapur, me një diametër deri në 6 cm, dhe kaçubja mbushet me shumë lule. Cdo lule ka 5 petale rozë. Ato janë të rrudhosura në gjendjen e sythit, shtrihen disi ndërsa lulja hapet, por ende mbeten të rrudhura për një kohë të gjatë. Thekët janë të verdhë, të pasur me polen dhe shërbejnë për insektet që kërkojnë polen. Ato i japin lule një pamje të fortë rozë me qendër të verdhë. Cdo lule lulëzon për një ditë. Ajo hapet herët në mëngjes, dhe në ditë të ngrohta petalet bien në mesditë.
Fruti mbetet në bimë për një kohë të gjatë, dhe kështu është e lehtë të bëhet dallimi midis specieve kur nuk ka lulëzim. Për këtë bimë kanë treguar interes të veçantë disa grupe studiuesish nga Gjermania, Greqia dhe Izraeli. Greqia dhe Izraeli i kanë malet të mbushura me këtë bimë, por edhe në Shqipëri rritet në gjendje të egër në malin e Tomorrit, malin Dajt si dhe në malet e Jugut në Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë etj.
Cistus rritet në shkëmbinj edhe në malet e Izraelit. Një grup i tërë i bimëve të këtij lloji janë studiuar nga studiuesi izraelit Michael Zohary. Menahem Zaharoni, një studiues me njohuri të gjera në gjeografi dhe një mësues i shkëlqyer tregon një legjendë që ilustron ndryshimin midis dy specieve të cistus. Familja përfshin 200 specie në 8 gjini, por dy jane me te dallueshmet.


Legjenda
Ministri i Pyjeve ftoi të gjitha lulet në një festë, përfshirë natyrisht dy vëllezërit nga familja e trëndafilit shkëmbor. Njëri prej tyre, i cili ishte i zellshëm dhe i përpiktë, u ngrit herët, u rrua, spërkati një parfum delikat mbi vete, veshi një këmishë të bardhë të hekurosur dhe erdhi në mbrëmje me kohë. Vëllai i tij dembel u ngrit në minutën e fundit, nuk u rrua, veshi këmishën e parë që gjeti me nxitim dhe vrapoi për në festë. Kur pa që të gjithë të ftuarit ishin të veshur mirë, të pastër dhe të rregullt, dhe vetëm ai ishte i rrudhosur, u turpërua. Që atëherë, petalet e tij u skuqën dhe mbetën të rrudhura dhe nuk kanë aromë, ndërsa vëllai i tij, nuk është i shpupuritur, petalet e tij janë të bardha dhe të hekurosura dhe me një aromë delikate.
Ambasador i shëndetit
Cistus Incanus është një nga bimët më të fuqishme që përmirëson sistemin imunitar të njeriut, duke mos pasur, në të njëjtën kohë, asnjë efekt anësor, si dhe asnjë mundësi për mbidozim. Ka shije të bukur, shijon me pak mjaltë dhe lëng limoni dhe është ndër çajrat më të këndshëm, i krahasuar me çajin e malit dhe çajin e luleve të blirit.
- Falë pasurisë me polifenole, eliminon në mënyrë efektive mikroorganizmat siç janë viruset. Në rast të infeksionit të traktit të sipërm të frymëmarrjes, ndihmon në heqjen e simptomave. Para se të përdorni ndonjë “ilaç për grip dhe të ftohtë” të reklamuar në TV, pini një çaj alpin. Efektiviteti i tij në rast infektimi është vërtetuar nga studimet klinike.
- Mund të sjellë lehtësim tek meshkujt e moshave të vjetra të cilët vuajnë nga prostata e zgjeruar, pasi ka vetitë antiproliferative dhe citotoksike.
- Heq metalet toksike të rënda nga organizmi (lidhet veçanërisht me kadmiumin shumë lehtë), prandaj është veçanërisht i rekomandueshëm për duhanpirësit.
- Sjell lehtësim për ata që vuajnë nga zbokthi, psoriaza, puçrrat e fytyrës, ekzema, përhapja e candida albicans, infeksioni kronik dhe i përsëritur i sinuseve, mykozat e ndryshme të lëkurës dhe thonjve, infeksionet e shkaktuara nga Staphylococcus aureus, virusi herpes, infeksion Helicobacter Pylori etj. Zgjidhja e duhur për ata që nuk mund të përdorin asnjë antibiotik. Bima gjithashtu ka efekt anti-alergjik (antihistaminë).
- Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve ishemike të zemrës, shpërndarjen e embolizmave dhe mpiksjen e gjakut.
- Është një bimë e fortë antioksiduese, që ka një aftësi të madhe për të kapur radikalet e lira dhe për të ulur aktivitetin e kolagjenazës (enzimë përgjegjëse për kolagjenin e dekompozuar). Si rezultat, ajo ka një efekt rinovimi, antiinflamator dhe vitalizues në trupin e njeriut.
- Bima punon kundër spiroketës që shkakton sëmundjen Lyme. Duke mbrojtur kundër infeksionit, si dhe duke qenë një pjesë e rëndësishme e protokollit bimor nëse infeksioni ka filluar tashmë
- Cistus Incanus është një ndihmë e madhe për higjienën e zgavrës së gojës. Shplarja e gojës pas larjes së dhëmbëve me çaj do të zëvendësojë lehtësisht të gjitha substancat antibakteriale të blera në farmaci, ku më e përdorura është triclosan, toksike. Cistus Incanus ka gjithashtu një efekt zbardhues të dhëmbëve, sepse ka një efekt të madh në biofilimin bakterial – thjesht i shkrin biofilmat që krijojnë shtresa në dhëmbë.
- Pirja e çajit Cistus Incanus shkakton një ndryshim në erën e shkarkimit të trupit. Në rast të një problemi me, p.sh. të një ere të pakëndshme të djersës (sqetulla, këmbë), pas disa javësh përdorimi të çajit, do të vërehet që aroma e pakëndshme është zvogëluar në masë të madhe. Përveç magnezit spraj, kjo është gjëja e dytë me të vërtetë me vlerë.
Si të pini çajin Cistus Incanus?

Pirja e çajit një herë nuk do të ketë efekt. As pirja me raste të rralla. Duhet të konsumohet rregullisht, çdo ditë. Vetëm atëherë Cistus Incanus do të na paraqesë potencialin e saj të pastrimit. Efektet mund të ndjehen edhe pas një jave, edhe pse ato shumë të dukshme do të jenë pas një muaji të përdorimit të rregullt.
Infuzion: Derdhni ujë të vluar mbi një lugë çaji të Cistus Incanus dhe lëreni të mbuluar me kapak për rreth 10 minuta. Pas ftohjes, pini 2-3 herë në ditë ose më shumë. Rekomandohet që e njëjta bimë të përdoret për të bërë infuzionin disa herë (mund të bëhet deri në 4 herë), gjë që do të lejojë që të dalin të gjithë përbërësit e dobishëm. Infuzioni mund të shoqërohet me lëng limoni dhe mjaltë.Infuzion parandalues familjar: Merrni 1 lugë gjelle me bimë të tharë dhe hidheni në një enë me 1 litër ujë të valuar, vazhdoni si në recetën e mësipërme. Është një mënyrë e shkëlqyeshme për të forcuar sistemin imunitar të të gjithë familjes në fund të stinëve kur është e lehtë të prekeni nga infeksionet. Mund të bëhet edhe si një lloj çaji i ftohtë frekues në verë, duke shtuar kuba akulli, gjethe nenexhiku dhe limon.
Zierje: Për kushte më të rënda ose kronike: Derdhni 200-220 ml ujë në rreth 10 gram bimë të tharë dhe vërini të ziejnë për 5 minuta. Pas kësaj, hiqeni nga zjarri dhe lëreni për 20 minuta të qetësohet para se ta kulloni. Ky çaj ekstrakt mund të përdoret nga jashtë (si kompres, shplarje, larje) dhe për pirje 100 ml 3-4 herë në ditë për çdo lloj sëmundjeje inflamatore, sëmundjen Lyme, enteritin dhe gastritn etj. Gjithashtu mund të përdoret për klizmat: 150-200 ml çaj futet nëpërmjet rektumit. Si një barishte e pasur me bioflavonoide, Cistus Incanus punon shumë me vitaminën C, duke rritur efektet e saj dhe rekomandohet të kombinohen në raste infeksioni. Si të gjithë çajrat bimorë, çaji alpin ka një ndikim alkalizues në trup.
Një bimë aleate e fëmijëve autikë
Disa mjekë përdorin një suplement të quajtur DMSA për detoksifikimin nga metalet e rënda, por kombinimi i korianderit, asparagusit dhe çajit Alpin që ka vetinë të tërheqë metalet toksike nga truri, (duke qenë se kalon barrierën gjak-tru), janë një protokoll natyral, që mund të japë rezultate të njëjta mjaft të mira. Që një protokoll kundër autizmit të arrijë suksesin e duhur, nevojitet funksioni normal i zorrëve, që të realizojë nxjerrjen jashtë të metaleve toksike si mërkuri, alumini plumbi etj. Protokolli duhet të forcojë sistemin imunitar jo rrallë të dobësuar dhe të normalizojë tretjen. Çaji Alpin i ka të gjitha këto. Ai forcon sistemin e metalothioninës, heq metalet toksike nga trupi, forcon sistemin imunitar, por ka edhe një veprim të tretë të fuqishëm: Ai ka nivelin më të lartë të polifenoleve anti-oksidante, që janë gjetur ndonjëherë në natyrë dhe një efekt anti-oksidativ shumëfish më të madh se çaji jeshil, Vitaminat C dhe E të marra së bashku. Në saj të fuqisë së tij, përdoruesit e rregullt në zonat alpine kanë edhe numrin më të madh të personave 100-vjeçarë. Siç thotë Dr. Walsh, Autizmi është pasojë e stresit të madh oksidativ në tru. Çaji Alpin forcon sistemin e metalothioninës, heq metalet toksike nga trupi, forcon sistemin imunitar, por ka edhe një veprim të tretë të fuqishëm:
Një studim i kohëve të fundit publikur ne PubMed konfirmon këtë deklaratë. Sipas autorëvë të studimit, ‘stresi më i madh oksidativ në Autizëm përfshin prodhim më të madh të radikaleve të lira, energji të dëmtuar dhe tregues më të lartë eksito-toksikë. Truri dhe zorrët, të dyja anormale në Autizëm, janë veçanërisht të ndjeshme ndaj dëmtimit oksidativ. Një studim paraprak zbuloi dëmtimin oksidativ të trurit autik në zonat kortikale, zona të trurit që shërbenin për gjuhën dhe komunikimin. Provat klinike me antioksidantë të fuqishëm si vitamina C ose karnosina përmirësuan ndjeshëm sjelljen e autikëve. “Përfitimet nga këto dhe ndërhyrje të tjera ushqyese mund të jenë për shkak të reduktimit të stresit oksidativ’, thonë studiuesit. Kuptimi i rolit të stresit oksidativ mund të ndihmojë të ndriçojë patofiziologjinë e Autizmit dhe se si përdoren lëndët ushqyese antioksiduese në trajtimin bashkëkohor të Autizmit.
Çaji Alpin është më i fuqishmi i njohur nga shkencëtarët gjermanë për shkatërrimin e biofilmave bakterialë në stomak, zorrë dhe kudo tjetër, duke rregulluar florën bakteriale, duke mbështetur bakteret mirëbërëse dhe shkatërruar bakteret keqbërëse, të gjitha problem evidente tek autikët. Çaji Alpin ka një fuqi të pabesueshme të shkatërrojë viruset, që nga ai i gripit të shpendëve, hepatitet B dhe C e deri tek HIV-AIDS. Për shkak se autikët zakonisht kanë një sistem të dobët imunitar dhe shpesh kanë probleme me eliminimin, vuajnë nga infeksione bakteriale, virale apo myku, ky çaj do të eliminojë këta faktorë- në mos shkaktues të Autizmit, së paku rëndues.

Shpesh, fëmijët autikë janë të shqetësuar, të mbyllur në vete dhe të traumatizuar nga ëndrrat e këqija. Lulet e çajit Alpin janë ndoshta më të spikaturat në terapinë e Eduard Bach, të shërimit me esencat e luleve. Disa klinika në Europë aplikojnë terapinë e tij për fëmijët autikë. Esencat e luleve të cilat fëmijët i zgjedhin vetë gjatë vlerësimit fillestar, janë vendimtare për fëmijët gjatë terapisë. Ato i ndihmojnë të flenë thellë dhe krijojnë modelet e shëndetshme të gjumit. Qeliza të reja të trurit të fëmijëve mund të lindin në tru gjatë gjumit të thellë në gjendjen e valëve Delta. Dhe pse sipas njohurisë së vjetër tradicionale, truri është një organ, që nuk mund të ripërtërihet dhe të bëjë neurone të reja, sigurisht ai shton lidhjet mes tyre, mirëpo esencat e disa luleve aktivizojnë një vatër në hipotalamusin e trurit, që mund të realizojë pjekjen e neuroneve të reja. Çaji Alpin është një shembull i një esence të përkryer për fëmijët që kanë tmerre të natës. Meqenëse shumë nga këta fëmijë kanë vështirësi të flasin, frika e tyre e brendshme ndikon në rrahjet e zemrës dhe hormonet e stresit për vite me radhë. Çaji Alpin ndalon tmerrin dhe lemerinë dhe është një trajtim i madh pas traumave. Ndoshta ky çaj i vetëm mund të jetë përgjigja për Autizmin shumë-faktorial.
Dy ngjarje nga mali i Dajtit
Te lexuarit eshte nje gje, por te vertetuarit ne praktike eshte nje plus i madh. Gjatë mbledhjes së shkëmborit apo alpinit, së bashku me drejtorin e gazetës Molla e Shëndetit, Irfanin, ne kemi provuar vertetesine e të dhënave te literaturës. Ne kishim gjetur në literaturë, se bima vepronte kundër lemerisë, panikut, tmerrit në rastet e traumave, si luftra, tërmete, zjarre, përdhunime, drama të ndryshme, kujtime dhe ëndrra të këqija etj.. Kishim gjetur në literaturë gjithashtu, se edhe kafshët gjenin mbrojtje dhe ngushëllim tek kjo bimë. Kështu kur bubullinte, vetëtinte, kafshët e trembura shkonin dhe futeshin tek kjo gëmushë. Kur ishin të sëmura, të përndjekura, të keqtrajtuara apo braktisura, po ashtu. Në një rast, ne ishim në mal, rreth 1000 m mbi nivelin e detit, në një shpat të thepisur ku lulet po harbonin dhe ishin më ftuese se askund. Aty na tërhoqi angullima e një qeni. Ishte i sëmurë dhe ndoshta kjo ishte arsyeja që u frikësua kur na pa në territorin e tij. Bëri të largohej dhe me zorr ecte. Pak më vonë ai shkoi dhe u fut nën një gëmushë me lule rozë. E sodita fare afër, ishte qetësuar, nuk kishte më frikë dhe nuk u largua. 
Një histori tjetër sërish me qen, por këtë herë e kundërt. Ndërsa mblidhja bimën me Irfanin, ne ishim dhjetëra metra larg njëri-tjetrit. Prej kohe ne kishim pikasur dy qen që tentonin të na sulmonin, pastaj sapo ndjenin gurët në ajër, largoheshin. Unë mbaja me vete pranë disa gurë. Por me kalimin e kohës, qentë nuk u panë më dhe unë e humba vigjëlencën. Duke mbledhur bimën, kisha lëvizur në një territor, ku nuk gjendej asnjë gur rrotull. Gurët që mbaja më parë, i kisha harruar. Dy qentë egër pa zot (kishin një pamje mjaft të shpifur prej bishe, edhe të zinj ) m’u vërsulën duke më kafshuar atletet dhe pantallonat. U tremba pak për atë skenë, që në kushte të tjera do të më kishte lemerisur. Irfani vrapoi menjëherë me një breshëri gurësh. ….Edhe sot habitem, sesi atë skenë aq të frikshme, e përballova me gjakftohtësi. Aroma e bimës që kishte mbushur mushkëritë e mia dhe kishte shkuar në tru, ishte shkaku!
Bima që largon metalet toksike si alumini
Ja pse parandalon Alzhejmerin dhe Autizmin!
Alumini (Shkurtesa kimike: Al) është elementi i tretë më i bollshëm në koren e tokës. Forma e tij e pastër si metal dhe përbërësit e tij kimikë nuk kanë funksione në trupin e njeriut. Alumini nuk është gjithashtu një mikroelement në trupin e njeriut. Në të kundërt, ai është shumë toksik për trurin (Alzheimer nxitet nga alumini që shkakton encefalopati). Alumini është shumë toksik për kockat (shkakton osteomalaci). Prandaj, organizmi ynë ka zhvilluar një sistem efikas detoksifikimi nga alumini. Trupi e ekskreton shpejt aluminin, i cili kalon nëpërmjet gojës, lëkurës, traktit respirator apo injeksioneve mjekësore (vaksinave) në trupin tonë. Por trupi e nxjerr me sukses, vetëm nëse sasia e aluminit është e ulët dhe kur veshkat janë të shëndetshme. Përndryshe mund të shkaktojë akumulime në trup. Një detoks bimor nuk është gjithnjë efikas. Rreziku i toksicitetit me alumin vjen nga përdorimi i tepruar i aluminit, dhe më shpesh gjendet në ushqim, pije dhe paketim (letrat e aluminit, kanacet e pijeve energjike etj), por edhe në kozmetikë, ilaçe dhe shumë objekte shtëpiake të jetës së përditshme. Një zhvillim veçanërisht alarmant është zhvillimi i komponimeve nano-alumin në të gjithë botën. Studimet fillestare tregojnë se format nano të aluminit, edhe më shumë se sa komponimet e tjera, shkaktojnë dëme nervore dhe rrezik në rritje të sëmundjeve kardiovaskulare. Këto komponime të aluminit gjenden në kremrat e diellit. Vetëm kur gjendet në ushqim, ne thithin sasi të larta të aluminit. Sasitë javore 1 mg alumin për kilogram të peshës trupore, e raskapisin njeriun. Instituti Federal për Vlerësimin e Rrezikut (BFR) paralajmëron në lidhje me ngarkesa të tilla nga produkte si antiperspirantët, dmth deodorantët që kanë në bazë aluminin. Shkencëtarët e Institutit Gjerman dhe Ministrisë Austriake të Shëndetësisë, flasin për nevojën e një reduktimi të ndotjes me alumin. Por si?
Detokifikimi i aluminit me polifenolet e Cistus Incanus
Polifenolet natyrore nga bimët, kështu si na tregojnë hulumtimet moderne, mund të tërheqin aluminin nga zorrët, ato janë si një çark ( “detoks”) duke formuar komplekse kimike. Një studim ka treguar se polifenolet e bimës Cistus Incanus parandalojnë efektet toksike të aluminit në tru (formimin e sëmundjes Alzheimer). Kapaciteti i lartë i polifenoleve lidh komponimet e metaleve toksike dhe i nxjerrje sistematikisht në zorrë, për shembull, nëse nuk është tashmë një akumulim alumini.
Detoksifikon nga metalet e rënda
Sidoqoftë, çaji alpin (shkëmbori) është në gjendje të bëjë shumë më tepër. Prof. Claus Peter Siegers i Universitetit në Lübeck dëshmon se kjo bimë detoksifikon trupin dhe eliminon metalet e rënda që rrjedhin nga tymi i cigareve, mbushjet dentare dhe ndotja e mjedisit. Në studimin e prof. Sieger, duhanpirësit pinin vetëm 50 ml çaj dy herë në ditë. Përqendrimi i polifenoleve është mjaft i madh edhe në sasi të vogël, i krahasueshëm me një çaj të fortë. Pas katër javësh, në fund të ekzaminimit, niveli i kadmiumit në gjakun e pjesëmarrësve ishte dukshëm më i ulët se më parë. Terapeutët këshillojnë të pihet një litër çaji alpin në ditë gjatë rregullimit të dhëmbëve.