Projekti i një shkencëtari për zgjatjen e jetës në 150 vjet

David Sinclair, ky shkencëtar serioz po punon për një pilulë natyrore anti-plakje dhe e merr atë vetë

 

Nga Emily Mullin

Biologu molekular David Sinclair dëshiron të revolucionarizojë mënyrën e moshimit të njerëzve. Sinclair është 46 vjeç, por ai është i obsesionuar me atë që ai e quan “graviteti i jetës”, që kur ishte 4 vjeç. Profesor i gjenetikës në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe bashkëdrejtues i Laboratorit të Universitetit për Biologjinë Molekulare të Plakjes, ai ka themeluar një mori kompanish të bioteknologjisë fillestare, me qëllimin e lartë të zhvillimit të drogave që synojnë të zgjasin hapësirën e jetës njerëzore. Në mënyrë të veçantë, ai dëshiron të krijojë një pilulë, që mund të luftojë njëkohësisht sëmundjen e Alzheimerit, kancerin, diabetin dhe sëmundjet e zemrës, për të siguruar që njerëzit të jetojnë më gjatë, jetë të shëndetshme.

Sinclair është në ballë të hulumtimit të një kimikati të quajtur ‘resveratrol’, një kompleks i gjetur në bimë të tilla si rrushi dhe kakao (manaferrat dhe kikirikët), që punon duke aktivizuar gjenin e jetëgjatësisë SIRT1, një proteinë që rregullon hapësirën e jetës. Hulumtimi ka ngjallur diskutime, disa shkencëtarë thonë se një eliksir anti-plakje është i pamundur. Por Sinclair është duke ecur përpara…

Kur erdhët në përfundimin, se plakja është një problem që mund dhe duhet të zgjidhet?

David Sinclair: Kur u bëra i interesuar për këtë, isha në mes të studimeve të doktoraturës në biologjinë molekulare dhe nëna ime ishte prekur nga kanceri i mushkërive. Nëna ime mbijetoi edhe për 20 vjet…Pra pas kësaj, desha të bëja një ndryshim në mjekësi. Mendova se trajtimi i plakjes dhe mekanizmat që promovojnë jetën do të ishin të vlefshme. Doja të mësoja, pse disa njerëz janë më të shëndetshëm se të tjerët dhe pse disa njerëz jetojnë në 110 dhe të tjerë vetëm në 60 ose 70 vjeç.

Shumica e njerëzve nuk duan të mendojnë ose të flasin për plakjen. Si doni ta ndryshoni atë?

Epo, para së gjithash, do të doja që Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave të konsideronte plakjen si një gjendje që ia vlen të trajtohet. Arsyeja është se plakja është një funksion në rënie. Kjo, për mua, është pikërisht një sëmundje. Për fat të keq, ngaqë plakja është aq e zakonshme dhe e natyrshme, ne synojmë ta mendojmë atë si fatin apo diçka që duhet ta pranojmë. Por gjatë 300 viteve të fundit, ne kemi luftuar sëmundjet që na bëjnë të vuajmë. Deri kohët e fundit, ne menduam se duhet të merremi vetëm me një sëmundje në një kohë, ndërsa ajo që unë dëshiroj është që FDA dhe publiku i përgjithshëm të vlerësojnë, se tani kemi teknologjinë për të parandaluar sëmundjet e shumta në të njëjtën kohë.

Si e keni studiuar procesin e plakjes, duke ju bërë të mendoni ndryshe?

Unë kam testuar molekula në veten time, të tilla si resveratrol. Unë përcjell reagimin tim trupor. E kam bërë këtë për më shumë se një dekadë. Është pjesë e argëtimit të shohësh nëpërmjet testeve të gjakut, nëse ajo që përjetoj, përputhet me atë që ndodh në minj ose anasjelltas. Nëna ime, babai dhe gruaja gjithashtu kanë marrë molekulat nga rrushi që ne kemi zbuluar. Vëllai im kohët e fundit ka filluar edhe ai resveratrolin.

Cili është qëllimi përfundimtar me kërkimin tuaj të plakjes?

Qëllimi përfundimtar është që të kemi një pilulë, që mund të parandalojë ose të kthejë (eliminojë) të gjitha sëmundjet e plakjes. Sëmundjet kryesore që unë do të doja të trajtoj, janë sëmundjet e zemrës, diabeti, Alzhejmeri dhe kanceri. Unë dua t’i zvogëloj këto sëmundje me 10%. Përfundimisht, do të doja të reduktoj sëmundjet e plakjes me 50%, ose më shumë në popullatën e përgjithshme.

A do të jenë gjëra të rëndësishme stërvitja dhe dieta e mirë, nëse ekziston një pilulë për të parandaluar sëmundjet që lidhen me moshën?

Po, ushtrimi dhe dieta do të jenë të rëndësishme. Studimet tona tregojnë se pilura resveratrol do të funksionojë edhe më mirë, nëse jeni tashmë të shëndetshëm. Në një eksperiment të kryer me minj, një dietë e shëndetshme plus resveratrol ishte kombinimi më i mirë. Resveratrol s’është justifikim për të qenë dembel ose të hash çfarë të duash.

Sa ushtrime po bëni? Dhe çfarë do të thoni në lidhje me dietën tuaj?

Unë shkoj në një palestër çdo javë, por më shumë stërvitje do të ishte më mirë. Më parë isha në një dietë me tofu dhe peshk për të imituar Okinaëanët të cilët jetojnë më gjatë. Gjëja më e mirë që kam bërë, është që të heq dorë nga ëmbëlsirat në moshën 40 vjeç.

A pini shumë verë apo hani shumë rrush për të marrë resveratrol?

Ju do të duhet të pini qindra gota verë të kuqe në ditë.

A është e mundur që të konsumohen nivelet e larta të resveratrolit në ushqim për përfitime shëndetësore?

Jo. Ka vetëm disa mg resveratrol në një gotë verë të kuqe, ndërsa dozat e kërkuara janë në qindra mg. Unë e marr resveratrolin si pilulë në mëngjes, 1000 miligramë dhe një lugë kos.

Sa vjeç e sheh veten duke jetuar?

Do të doja të shihja atë që është njerëzore, por pa ndërhyrje të suksesshme farmakologjike, unë dyshoj që unë do t’i kaloj 85 vite, duke njohur genet që kam trashëguar.

Çfarë do presim të shohim në një botë në të cilën njerëzit të duken më mirë?

Fëmijët e lindur pas vitit 2050 mund të presin që të jetojnë në 100. Njerëzit do të jenë të shëndetshëm gjatë gjithë jetës së tyre. Ata do të jenë 80 vjeç dhe ende aktivë. Ata mund të luajnë tenis dhe të rrisin nipërit e tyre. Njerëzit që tani jetojnë 100 vjet, mund të jetojnë në 120 ose 130. Mendoj se deri në fund të shekullit, njerëzit mund të jetojnë deri në 150, sepse do të ketë një kombinim të hulumtimeve, që do të çojnë në pilula, që ne mund të fillojmë t’i marrim që në moshën 30 vjeç për të rritur mbrojtjen e trupit kundër sëmundjeve dhe moshës. Kombinimi i ilaçeve rigjeneruese ka potencial të madh për zgjatjen e moshës.

Sa shpejt mendoni, se ne do të kemi një pilulë të miratuar, që mund të zgjasë jetëgjatësinë?

Në fushën e plakjes, ne po fillojmë të organizojmë një studim për të parë nëse mund të zgjerojmë hapësirën njerëzore me një drogë natyrore. Ka të paktën tre molekula të tjera, që do të donim të provonim pas kësaj. Ne kemi pasur diskutime me FDA lidhur me plakjen si sëmundje dhe nëse mund të fillojmë një sprovë klinike. Duket se FDA do të miratojë një provë klinike për plakjen.

Unë kam frikë të vdes. Po ti?

Jo.

Pse jo?

Unë kam qenë në situata kur kam menduar se mund të vdes, kur aeroplanët kanë humbur kontrollin e tyre. Nuk nervozohem. Nuk shqetësohem për këtë. Arsyeja që po bëj atë që po bëj, është se do të doja ta lija botën një vend më të mirë sesa e gjeta. Unë jam gjithashtu shumë kureshtar, unë do të doja të shoh se çfarë mund të zbulojmë dhe çfarë përmban e ardhmja për të gjithë njerëzimin, jo vetëm për jetëgjatësinë, por të ardhmen e planetit. Shihni nëse mund ta drejtojmë njerëzimin në drejtimin e duhur dhe larg skenareve të këqij ku duket se ne jemi tani. (Pyetja e fundit është shkëputur nga intervista me Elena Milova and Steve Hill në shtator 2019).

Hulumtimi i David Sinclair kundër plakjes është marrë nga NASA. NASA po punon me Sinclair për të parë nëse është e mundur për të mbrojtur astronautët nga ndikimi i rrezatimit kozmik, kur ata udhëtojnë në hapësirë. Puna e David Sinclair me resveratrolin nga verërat e kuqe u kundërshtua, por u vërtetua në fund të fundit. Ai është duke këshilluar një komb të madh aziatik (Kinën) për të qenë një popullsi e shëndetshme. “Kjo nis transformimin e planetit ekonomikisht dhe jo vetëm çme] shëndetin. Sepse ata janë shumë të mençur dhe e dinë se këto të dyja duhet të shkojnë krah për krah ” thotë ai.

Biologu: “Jam 47, por mosha ime biologjike është 31.4 vjet”

David Sinclair i cili është përfshirë në listën e 100 njerëzve me ndikim më të madh në botë, në vitin 2014 të revistës ‘Time’, mund të jetë në rrugën për të zhdukur plakjen njerëzore. Biologu molekular 47 -vjeçar nga St. Ives diskuton se si fusha e shkencës kundër plakjes është e mbushur me ‘tregtarët e gjarpërinjve’. Ai thotë se ai përpiqet të dallojë veten nga kjo. Por çfarë bëri Sinclar, që e ngjiti atë në ‘Olimp’? Ekipi i tij ushqeu me resveratrol një mi me moshë dyvjeçare dhe e ktheu atë në një mi me moshë 3- mujore. Bazuar në fiziologjinë e muskujve, ata nuk mund të kishin ndryshim. “Kjo është e barabartë me një njeri 70-vjeçar me tiparet e një 30-vjeçari, thotë ai, megjithëse ndikimi tek njerëzit ende duhet të provohet”. Sidoqoftë, Sinclair po i hedh hapat. Dhe pas vetëm 3 muajsh në trajtim personal me këtë molekulë vreshti, ai thotë se mosha e tij biologjike shkoi nga 47 vjeç, në 31.4 vjet. David Sinclair parashikon që kërkimi i tij kundër plakjes të jetë një fenomen i ri në industrinë farmaceutike. Dhe ashtu si antibiotikët ndryshuan mjekësinë, Sinclair thotë se gjetja e një kure për plakjen është vetëm çështje kohe.

“Ne kemi ecur më mirë në mbrojtjen e trupit kundër sëmundjeve kardio-vaskulare dhe njerëzit jetojnë më gjatë, por truri i tyre ende vazhdon njësoj rënien dhe kjo është arsyeja, pse ne kemi një epidemi të çmendurisë, dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë për plakjen dhe kjo është procesi i degradimit të gjithë trupit.”

 

Urtësia popullore: Rrushi ngjall të vdekurin

Rrushi imiton efektin e një diete të ulët në kalori, duke aktivizuar gjenin e jetëgjatësisë

Denisa Kona

 “…Kush? Rrushi? Rrushi të shëndosh!” Kjo është përgjigja e një prej lexuesve tanë, pjesëmarrës në anketim. Por kjo mund të jetë me shumë gjasa, edhe përgjigja jote. Tani, ajo që vjen, e kombinuar me shpjegimet që të futet në gjak dhe në tru si ‘serumi i rrushit’, do të bëjë një ndryshim të vërtetë në bindjet e tua për rrushin…

“Pak fruta kanë mbledhur aq shumë vëmendje në literaturën e hulumtimit shëndetësor si rrushi,- shkruan George Mateljan. -Një pjesë e arsyes mund të jetë prania e  përhapur në dietat në mbarë botën. Me përjashtim të Antarktidës, rrushi kultivohet në të gjithë kontinentet. Por një pjesë edhe më e madhe e arsyes përfshin përbërjen mahnitëse të rrushit. Çdo vit, duket sikur lista ‘e ushqyesve’ të rrushit zgjatet. Me numrin e madh të fitokemikaleve, nuk është për t’u habitur që rrushi ofron përfitime të parashikueshme për shumë nga sistemet e trupit…”

Përfitimet kardio të këtij fruti dhe të verës së tij, për reduktimin e rrezikut kardiovaskular, cerebrovaskular dhe periferik të enëve të gjakut janë provuar katërcipërisht. Kjo ulje e rrezikut që shoqërohet me pirjen e verës njihet gjerësisht si ‘Paradox francez’. POR… kohët e fundit, resveratroli i rrushit ka treguar se zgjat jetën nëpërmjet aktivizimit të gjenit kryesor të jetëgjatësisë SirT1. Ky gjen është parë se aktivizohet edhe nga dietat me pak kalori dhe kufizimi kalorik mund të zgjasë jetën deri në 40% mbi jetëgjatësinë mesatare. Ajo që bën rrushi në organizëm, i përngjan efekteve të një diete me pak kalori (jo me pak ushqyes). Që ta themi popullorçe, duke ngrënë një dietë kalorike e pasi të kesh ngrënë edhe rrush, është sikur të kishe ngrënë një vakt më pak kalorik. Kjo mund të jetë një shpjegim pse rrushi dobëson.

Si e imiton resveratroli kufizimin e kalorive?

Resveratroli imiton efektet e kufizimit të kalorive në promovimin e jetëgjatësisë. Megjithatë, mekanizmat e veprimit mbeten të panjohura. E vetmja lidhje e zakonshme është se të dy- resveratroli dhe kufizimi i kalorive reduktojnë nivelin e insulinës dhe glukozës në trup. Studimet treguan se bllokimi i receptorëve të insulinës që ndodhen në indet dhjamore zgjati jetëgjatësinë e minjve me 18%. Është mjaft e mundur, që si kufizimet në kalori dhe resveratroli të funksionojnë në të njëjtën mënyrë, dmth., zvogëlojnë glukozën në gjak dhe faktorin e rritjes IGF-1, ndërsa rritin HDL. Mekanizmi tjetër është aktivizimi i gjenit të jetëgjatësisë SirT1.

Nisur nga ‘paradoksi francez’ që ka habitur botën shkencore se si një dietë me sasi të mëdha yndyrnash shtazore si ajo e francezëve rezulton në plakje më të shëndetshme dhe në jetëgjatësi, studiuesit kanë krijuar dieta të ngjashme për minjtë. Dhe ata panë se vërtet, resveratroli rriti normën e mbijetesës së minjve të mbingarkuar me yndyrna shtazore dhe e zhvendosi aktivitetin metabolik të tyre, si në një dietë normale. Studiuesit panë se shëndeti i minjve u rrit, me përmirësimin e funksionit mitokondrial dhe rritjen e kapacitetit aerobik të minjve.

(Në hulumtimin mbi plakjen dhe jetëgjatësinë, aftësia jonë për të marrë ushqyes optimalë për sa më pak sasi kalori është e lidhur me jetëgjatësinë tonë. Dhe sa më shumë që ne mund të ulim kaloritë tona duke qëndruar optimalisht të ushqyer, aq më të mira janë shanset tona për plakjen e shëndetshme dhe jetëgjatësinë. Kujtoni se Molla e Shëndetit ka trajtuar çështjen e diferencës në mes një ushqimi që jep energji dhe ushqimit që ka kalori.  Mjaft ushqime dhe erëza të cilat japin pak kalori, realizojnë prodhimin e energjisë qelizore. Psh. limoni ka pak kalori, por realizon ciklin Krebs të energjisë. Ndërsa buka apo sheqeri kanë shumë kalori, por vjedhin energji nga trupi…-Molla).

(Cardiovascular Research Center, University of Connecticut School of Medicine, Farmington, CT 06030-1110 US) Cardiovascular Research Center, University of Connecticut School of Medicine, Farmington, CT 06030-1110 USA

 

Shenjtorja gjermane Hildegard Von Bingen

“Vera është e mirë në moderim, pothuajse një ilaç për të sëmurët. Por mos harroni të shtoni një shishe me ujë, në mënyrë që ta “humanizoni” verën. Vera e shuar është veçanërisht e dobishme për t’ju mbajtur të lumtur, nëse jeni i trishtuar. Një gotë verë biologjike e mirë është gatuar derisa të fillojë të valojë dhe pastaj shuhet me një sasi të vogël uji të ftohtë. Pini verë të ngrohtë ngadalë dhe trishtimi juaj do të zhduket.”

 

Hulumtimi mbi përfitimet antioksiduese të rrushit

  • Parandalon disa enzima që lidhen me oksigjenin duke e bërë reaktiv (dëmtues).
  • Rritet nivelin në gjak të glutathiones (mjeshtri antioksidant endogjen) dhe rrit veprimin e antioksidues të glutathiones përmes reaksionit redoks (i dhuron elektrone qelizave, bën të kundërtën e asaj që bën oksigjeni, që oksidon duke hequr elektrone).
  • Ndihmon në mbrojtjen e membranave qelizore nga dëmtimi i radikaleve të lira.
  • Ul nivelet e molekulave reaktive të oksigjenit në gjakun tonë.
  • Redukton oksidimin e yndyrës (e quajtur peroksidimi i lipideve, një nga proceset më të mëdha dëmtuese).
  • Ul biomarkerët e stresit oksidativ

 

A është rrushi më shumë ushqim apo ilaç?

“Ndoshta është intuitive që një njeri mund ta çmojë veten të lumtur, kur ajo që është ushqimi i tij, është gjithashtu ilaçi i tij”. -John M. Pezzuto

Nga Denisa Kona

A është rrushi ilaç apo ushqim? ‘Ushqim’, do të thonë shume prej jush. ‘Ushqim sepse është një frutë’. Por çfarë e bën një bimë ushqyese dhe çfarë e bën një bimë medicinale? Përgjigja është: Përbërësit e saj. Një bimë ushqyese përmban makro dhe mikro ushqyes, proteina, yndyrna, karbohidrate, vitamina e minerale, edhe pse shpesh përmban edhe kimikate të tjera jo-ushqyes, si psh. flavonoidet. Pastaj janë bimët mediciale (bimët ilaçe). Ato kanë pak ose aspak ushqyes, edhe nëse kanë më tepër, për shkak të përbërësve aktivë farmakologjikë, nuk mund të konsumohen me sasi dhe rrjedhimisht në gramaturat që merren, vlera ushqyese bëhet e papërfillshme.

Që rrushi të konsiderohet ushqim, duhet të ketë sasi të mira të ushqyesve. Ju tani do të befasoheni, kur t’ju tregoj se në është për cilësitë ushqyese, rrushi është akoma një ushqim, por një ushqim i varfër. 100 gr rrush i freskët ka vetëm 7% vitaminë B6, 6% vitamina B1 dhe B2, 4% vitaminë C, 3% hekur dhe ushqyesit e tjerë zbresin në 2 dhe 1%. E duke parë data-bazën e USDA për rrushin, kuptojmë se jo vetëm nuk është një superushqim, por është ushqim i varfër. Po të ishte për këta ushqyes në minorancë, rrushi nuk do të kishte përmbushur asgjë nga cilësitë e mrekullueshme që ka.

Po ku qëndron ‘sekreti i fuqisë së rrushit?’ Qëndron tek polifenolet e tij të fuqishme si resveratroli, kuercitina, anthocianidina, katekinat etj. Tek rrushi janë gjetur 1620 përbërës kimikë dhe vazhdojnë të zbulohen të tjerë, të cilët i përkasin 30 klasave të ndryshme. Imagjinoni veprimin e secilit prej tyre, të metabolitëve të tyre dhe të sinergjisë mes tyre. Ne kemi shkëputur një tabelë me përbërësit e rrushit dhe kushdo që njeh përbërësit, sapo t’i shohë emrat e tyre të vendosur së bashku në një bimë, do ta kuptoj menjëherë, se ajo bimë është një superfuqi. Si ai fëmija që ka trashëguar gjithë cilësitë më të mira të prindërve dhe paraardhësve të tjerë, rrushi ka mbledhur gjithë flavonoidet më të mira të natyrës, të cilat rrallë gjenden të tëra bashkë në një ushqim të vetëm. Rrushi ka mbledhur më të mirat e mollës, shegës, boronicës, çajit jeshil, qepës, kafesë, kanellës, karotës, spinaqit, lule kumakut, kakaos, rigonit, pishës detare etj…Këtu është momenti të kujtoj thënien e një lexueses sonë: “Gjyshja ime thoshte që rrushi ngjall të vdekurin”. Kjo shprehje e fortë tregon se në vetëdijen popullore, rrushi është i njohur si një ilaç.

2 vjet më parë, u gjenda në lokalin e aktorit të humorit, të ndjerit Vasillaq Vangjeli. Aty pata rastin të njoh gruan e tij. Folëm për temat e shëndetit, edhe për rrushin: “Rrushi të dobëson, tha ajo. Një i afërmi ynë shkoi në fshat dhe kur u kthye tek dera e shtëpisë nuk njihej, ishte rinuar dhe holluar. Kur e pyetën se çfarë ke bërë, ai u përgjigj: Kam bërë kurën e rrushit.” E pra, ky është rrushi. Nëse të vdekurin nga varri nuk e ngre, të sëmurin nga shtrati e çon.

 

Pasuria fitokemikale e rrushit

  • Stilbene             Resveratrol
  • Piceatannol        Flavonole
  • Katekina            Epikatekina
  • Procianidina      Proanthocianidina
  • Viniferone         Kuercetin
  • Kaemferol         Myricetin
  • Acide fenolike   Acid kafeik
  • Acid kumarik    Acid gallik
  • Karotenoide      Beta-karoten
  • Lutein               Zeaxanthin

 

Kuriozitete

Studimet mbi rrushin nga të gjitha fushat

Rrushi për nga përbërja dhe përfitimet është i klasifikuar në grupin e manave (mjedra, boronica, manaferra, luleshtrydhe, mana etj. Sidomos rrushi i egër i pyllit, i quajtur edhe rrush gardhi apo amerikan. Cilësia e tij dalluese veç ngjyrës së zezë është aroma e fortë, ndarja e lëkurës nga tuli dhe farat e mëdha. Ai është i preferuar për t’u bërë pelte, pije jo-alkoolike dhe verë).

“Pak fruta kanë mbledhur aq shumë vëmendje në literaturën e hulumtimit shëndetësor si rrushi”, shkruan Fondacioni Mateljan. “Një pjesë e arsyes mund të jetë prania e në dietat në mbarë botën. Me përjashtim të Antarktidës, rrushi kultivohet në të gjithë kontinentet. Por një pjesë edhe më e madhe e arsyes përfshin përbërjen mahnitëse të rrushit. Çdo vit, duket sikur lista ‘e ushqyesve’ të rrushit zgjatet. Me numrin e madh të fitokemikaleve, nuk është për t’u habitur që rrushi ofron përfitime të parashikueshme për shumë nga sistemet e trupit. Fushat e përfitimit përfshijnë sistemin kardiovaskular, sistemin e frymëmarrjes, sistemin imunitar, sistemin inflamator, sistemin e rregullimit të sheqerit në gjak dhe sistemin nervor. Një tjetër fushë e përfitimit të veçantë është parandalimi i kancerit të gjirit, prostatës dhe zorrës së trashë. Studimet e fundit kanë përcaktuar se rrushi përmban grupe unike të oligopeptideve (molekula të ngjashme me proteinat) që kanë veti anti-mikrobiale. Zbulohet potenciali i produkteve të rrushit për të rregulluar shëndetin dentar, aktiviteti antimikrobial dhe efekti në pH e pllakave dentare. Ekstrakti i farës së rrushit, i pasur në proanthocianidina ndikon pozitivisht në proceset e demineralizimit dhe rimineralizimit dhe rrushi sidomos i thatë duket të jetë një alternativë e shëndetshme si rostiçeri e ëmbël.

Pasuria e antioksiduesve në rrush është befasuese! Rrushi është i mbushur me antioksidues, që nga karotenoidet, deri tek stilbenat e pazakonta, resveratroli dhe numri i përgjithshëm i antioksidantëve në rrush shkon në qindra. Është e rëndësishme të theksohet, se farat dhe lëkura përmbajnë përqendrimin më të pasur të antioksidantëve. Si rregull i përgjithshëm, tuli i rrushit përmban rreth 1/20 deri në 1/100 e kapacitetit total antioksidues të farës ose të lëkurës.

Përfitimet antiplakje dhe për jetëgjatësinë

Disa fitokemikale të rrushit besohet se luajnë rol në jetëgjatësi. Në krye të listës në këtë fushë të hulumtimit është resveratrol (një loj stilbeni prezent kryesisht në lëkurat e rrushit, por edhe në fara dhe tul rrushi). Resveratroli është treguar se rrit shprehjen e 3 gjeneve që lidhen me jetëgjatësinë. (Këto tri gjene janë SirT1s, Fox0s dhe PBEFs.) Është interesante që disa studiues kanë treguar një paralele midis aktivizimit të këtyre gjeneve të jetëgjatësisë nëpërmjet resveratrolit dhe aktivizimit të po këtyre gjeneve në dietat me pak kalori.

 

Zbulimi i lidhjes midis rrushit dhe shëndetit

Iniciativa Kombëtare e Rrushit dhe Verës (NGWI) mblodhi së bashku një grup shkencëtarësh me interes të veçantë në shëndetin e rrushit. Siç është përmbledhur kohët e fundit, potenciali i rrushit për të moduluar një numër të madh efektesh biologjike është nën hetim. Edhe pse shumica e studimeve janë kryer për të hetuar aktivitetet kardiovaskulare, Workshopi i parë për Shëndetin prej Rrushit i sponsorizuar nga NGWI, paraqitet 7 fusha kyçe: kardiovaskulare, diabet / përgjigje glicemike, funksioni imun, kancer, funksioni njohës / shëndeti i trurit, antimikrobik dhe biodisponibiliteti. Zunino përshkroi konceptet e indeksit glicemik dhe ngarkesës glicemike dhe arriti në përfundimin se rrushi ose produktet e rrushit mund të ofrojnë përfitime shëndetësore për diabetikët e tipit 2. Gjatë shqyrtimit të efekteve të mundshme në funksionimin imun, Percival pranoi se pak është i njohur për situatën me qeniet njerëzore por përshkruan një studim që tregon se lëngu i rrushit Concord mbështet qarkullimin e qelizave γδ T dhe funksionin imun. Siç është shqyrtuar nga Kaur et al. kimoprevenimi i kancerit është një strategji premtuese për kontrollin e sëmundjeve malinje të njeriut dhe pemët dhe perimet, përfshirë rrushin, janë studiuar në këtë kapacitet. Në veçanti, ekstrakti i farës së rrushit është hetuar me rezultate të mira.

Futja më e madhe dietetike e ushqimeve të larta antioksidante është shoqëruar me më pak sëmundje të lidhura me moshën, siç është sëmundja e Alzheimerit dhe funksioni i zgjeruar kognitiv dhe motorik me plakjen. Duke ilustruar fushëveprimin e përgjigjeve që mund të lehtësohen nga fitokemikalet dietike, një tjetër autor, Ëu, shqyrtoi potencialin e produkteve të rrushit për të rregulluar shëndetin dentar. Aktivitetet antimikrobiale dhe efektet në pH e pllakave janë të rëndësishme. Ekstrakti i farës së rrushit, i pasur në proanthocianidina ndikon pozitivisht në proceset e demineralizimit dhe rimineralizimit dhe rrushi i thatë duket të jetë një alternativë e shëndetshme si rostiçeri e ëmbël. Për shembull, është raportuar potenciali i resveratrolit për të funksionuar si antibakterial, antifungal, antiviral, kardioprotektiv, neuroprotektiv, antiproliferativ, anti-angiogjenezë dhe antiinflamator.

Analiza fitokemikale e rrushit zbulon një grup të gjerë të përbërësve, shumë prej të cilëve janë në gjendje të ndërmjetësojnë përgjigjet biologjike. Mbi 270 citate studimore raportojnë mbi 1620 komponime tek rrushi, që përfaqësojnë mbi 30 klasa kimike. Rrjedhimisht, kur shqyrtojmë përgjigjet biologjike potenciale që mund të ndërmjetësohen nga rrushi, do të duket logjike që të marrin në konsideratë secilin prej këtyre përbërësve, të gjitha metabolitët e këtyre përbërësve, të gjithë mekanizmat dhe rrugët e moduluara nga këta përbërës dhe se si të gjithë këta faktorë punojnë në harmoni. Ndërtimi i ontologjive të duhura duhet të ndihmojë në ankorimin e mjeteve juridike natyrore në një mënyrë shkencërisht të vlefshme.

 

 

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *