Karafili nga balsamimet, tek mjekësia e sotme antiplakje   

Vaji i karafilit e ka fuqinë e shkatërrimit të radikaleve të lira mbi 10 milionë njësi ORAC

Vaji i karafilit ka vetëm një dallim në botën e madhe antioksidante. Ai është antioksidanti më i fortë natyror i njohur për njeriun. Sipas shkencëtarëve në Universitetin Tufts, testet ORAC tregojnë se vaji i karafilit është mbi 10 milionë ORAC! Kjo do të thotë se ky antioksidant- specialist e ka ekuivalentin ORAC të barabartë me 3 litra lëng karote ose gjysmë litri lëng panxhari, ose 4 gota mente ose 3 gota boronicë!

Nga të gjitha bimët dhe erëzat, karafili ka koeficientin më të lartë ORAC, që është kapaciteti absorbues i Radikaleve të Lira nga Oksigjenimi. Kjo do të thotë se ai punon për jetëgjatësinë e qelizës, punon për ruajtjen e rinisë. Bashkë me kanellën, karafili po studiohet gjerësisht për cilësitë antiplakje, për shkak të fuqisë së lartë të ruajtjes së qelizës.

Dr. Juana Fernandez Lopez nga Universiteti ‘H.Miguel’ thotë se karafili ka përbërës anti-plakje më të shquar sesa rigoni, rozmarina, trumza dhe sherebeli dhe kjo erëz kuzhine mund të përfaqësojë një burim të rinisë. Për më tepër, mjekja spanjolle demonstroi efektin e karafilit në luftën kundër oksidimit të lipideve (yndyrnat e indit dhjamor).

Në Egjiptin e lashtë, një nga erëzat për pavdekësi

Karafili ka qenë një nga erëzat më të përdorura për balsamimin e trupave të Faraonëve. Kjo dëshmohet edhe në një papirus egjiptian që daton në 1550 para Krishtit, ku karafili është në listën e erëzave bashkë me anise, borzilok dhe qimnon, që përdoreshinn si për procedurat medicinale dhe për balsamim. Më këto erëza mbusheshin zgavrat e organeve të të vdekurve, në mënyrë që mumja të ruhej sa më mirë dhe që shpirti të kishte mundësi të fuqizohej e të rikthehej, duke u siguruar faraonëve Përjetësinë.

Krahasimi: Vajrat esenciale dhe frutat e pyllit

Shumë ushqime përmbajnë substanca antioksidante që thithin radikalet e lira. Fuqia e tyre antioksidante matet me njësinë ORAC, pra, sa radikale të lira mund të largojnë. Ndër frutat janë promovuar si antioksidantë të fuqishëm frutat e pyllit si acay-berry me 100 mijë njësi fuqie, goji-berry me 24 300. Ndërsa ndër frutat e pyllit që rriten dhe në Shqipëri, fuqinë më të madhe e kemi gjetur për shtogun (Sambucus) 14 000, rrushi i ariut (uva ursi) 9500, boronica 6500 njësi, e pasuar nga manaferra 5900, mjedra 4900 dhe luleshtrydhja 4300.

Akoma më të fuqishme sesa frutat e pyllit, vetitë antioksidante i kanë vajrat esenciale. Ata kanë shumë më shumë pikë ORAC. Imagjinoni! Vaji esencial i karafilit e ka fuqinë ORAC mbi 10 milionë, shumë më të lartë sesa vaji i rigonit apo vaji i trumzës, që janë në vendin e dytë dhe të tretë në klasifikiminin për vajrat esencialë. Kjo do të thotë se një pikë vaj karafili përmban 100 herë më shumë antioksidantë, sesa fruta më antioksidante. Klasifikimet e ushqimeve dhe erëzave nuk përputhen gjithnjë nga laboratorët, por një gjë është e përbashkët: Vaji i karafilit listohet i pari! Karafili si erëz ka shumë më pak fuqi sesa vaji, por kryeson listën e ushqimeve bashkë me valanidhin dhe melakuqen. Spërkatja e gjellëve me ¼ e një luge çaji karafil pluhur çdo ditë do të mbajë zemrën tuaj më të re e të fuqishme, sesa mosha reale. Karafili ju ndihmon jo vetëm të dukeni më të rinj, por dhe të humbni peshë duke shpejtuar metabolizmin.

Shumë barishte dhe erëza të tjeea kanë një vlerë të lartë ORAC për peshën e tyre. Hudhra, mentja, trumza, rigoni dhe borziloku kanë kapacitet antioksidant më shumë se 10,000 njësi për 100 gramë, edhe pse ju nuk do të konsumoni një sasi të tillë. Erëza të tjera me fuqi rreth 20,000 Njësi janë piper i zi, xhenxhefil, kanellë, kerri, qimnon dhe piper i kuq djegës. Barishtet dhe erëzat ju ndihmojnë të rregulloni presionin e gjakut, duke ulur sasinë e kripës, pasi ato janë zëvendësuese të shijes së saj.

Tradita e ëmbëlsirave orientale dhe oksidentale

Në traditën orientale, ëmbëlsirat si bakllava, kadaif, katma etj. mbushen me erëzat karafil ose kanellë. Kjo nuk ishte thjesht punë shijeje. Më këto erëza antioksidante, shqiptarët, turqit, grekët, bullgarët etj. ulnin nivelet e sheqerit të bardhë në gjak. Në Perëndim ndërkohë, pastat, tortat me krem shoqëroheshin me frutat më antioksidante, si luleshtrydhe, mjedra, manaferra ose mollë të pjekura, krahas frutave të thara si arra e bajame. Me këto kombinime neutralizohej efekti i sheqerit. Por zëvendësimi i frutave natyrale me fruta artificiale të bëra me sheqer sintetik dhe ngjyrues, si dhe zëvendësimi i gjalpit me margarinë, jo vetëm që u hoqi këtyre ëmbëlsirave vlerat, por u shtoi përbërës të dëmshëm.

 

Klasifikimi i vajra esencialë sipas fuqisë antioksidante në njësi ORAC

  • Karafil                   10.786.875
  • Trumzë (nenexhik) 159,590
  • Rigon                     153,007
  • Kanellë                  103,448
  • Agrume                  38648
  • Portokalle              18,898
  • Bar limoni             17,765
  • Limon                    6125
  • Mente                     5398
  • Lavandë                3669
  • Rozmarinë            3309
  • Dëllinjë                  2517

 

Dr. Cao: Mbro ADN-në me 5000 njësi antioksidante në ditë

Radikale të lira, oksidim, inflamacion, sëmundje degjenerative, plakje, vdekje…Dhe në anën tjetër… antioksidantë, fruta dhe perime, vitamina, ushqim qelizor, riparim qelizor, shkatërrim i radikaleve të lira, zgjatje e riniëse, Mirëqenie… çfarë i lidh këta vagona fjalësh? Ruajtja e ADN-së, e kodit tonë gjenetik! Kështjella që nuk duhet dorëzuar tek radikalet e lira! Natyra ka ofruar mekanizmat e absorbimit të tyre dhe shkenca i është përgjigjur duke krijuar atë që quhet Kapaciteti i Absorbimit të Radikaleve të Lira (ORAC), një test i standardizuar i miratuar nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë që na ofron me një mënyrë shumë të saktë, fuqinë e ushqimeve të caktuara për të shkatërruar radikalet e lira. Testi është krijuar nga Dr. Guohua Cao, një mjek dhe kimist në Institutin Kombëtar për Plakjen në Maryland. Rezultati i testit ORAC, ja si funksionon! Një mostër e një antioksidanti si ushqim, pije, frutë, shtesë ushqimore, vitaminë etj. vihet në një provëz për  të parë se sa mirë dhe sa kohë ajo merr, për të shkatërruar ose neutralizuar radikalet e lira. Shkalla ORAC tregon fuqinë dhe shpejtësinë me të cilën ajo bën punën e saj si një antioksidant. Dr. Cao thotë se çdo njeri ka nevojë për 5000 Njësi ORAC në ditë për të parandaluar sëmundjet e lidhura me moshën. Dr. Ames i Universitetit të Kalifornisë publikoi në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave SHBA më 1993, artikullin ku tregohej se nënproduktet metabolike të oksidimit- Radikalet e lira shkaktojnë dëmtim të gjerë të ADN-së. Ai argumentoi se ky dëm është një shkak i madh për plakjen dhe sëmundjet degjenerative si kanceri, sëmundjet kardiovaskulare, rënia e sistemit imunitar, mosfunksionimi i trurit dhe katarakti i syve. Ngrënia e pamjaftueshme e fruta- perimeve dyfishon rrezikun e tyre. Ndërkohë, vetëm 9% e amerikanëve hanë sasinë zyrtare të rekomanduar, e cila është më pak se sasia që kanë rekomanduar një grup shkencëtarësh. 5 racione frutash dhe 5 racione perimesh në ditë, është e barabartë me 3500 njësi ORAC.

 

“Dr. Ames thotë se radikalet e lira shkaktojnë dëmtim të gjerë të ADN-së, shkak madhor për plakjen dhe sëmundjet kardiovaskulare, rënien e sistemit imunitar, rrudhjen e trurit, kancerin dhe kataraktin e syve. Ngrënia e pamjaftueshme e fruta- perimeve dyfishon rrezikun…”

 

Sasia e rekomanduar e antioksidantëve

Për të marrë 3500 njësi ORAC nga dieta juaj e përditshme, duhet të konsumoni:

  • 2 mollë
  • 2 portokalle
  • 1 tufë sallatë jeshile
  • 2 kokë brokoli
  • 2 kokë lulelakër
  • 1 tufë karota

 

Erëzat e jetëgjatësisë, Dr. OZ liston shafranin e Indisë para karafilit

Klasifikimi i erëzave më të fuqishme për shëndetin, sipas kardiokirurgut amerikan

Ai ka ofruar klasifikimin e tij për erëzat që vonojnë pleqërinë.  çdo javë në emisionin e tij u mëson miliona amerikanëve se si të gjejnë çelësat e shëndetit natyral. Nuk është një herbalist, ai është një kirurg amerikan me origjinë turke. Emri i tij është Mehmet Cengiz Öz, i njohur si Dr. Oz. Dr. Oz  i diplomuar në biologji në Universitetin e Harvardit dhe me një varg diplomash të tjera, e ka provuar veten si një kirurg i jashtëzakonshëm në transplantet e zemrës dhe procedurat minimalisht invazive. Në fillim të karrierës së tij, ai trajtoi një pacient të familjës, që për arsye fetare nuk pranonte transfuzion gjaku. Edhe pse kjo gjë e mërziti, përfundimisht e çoi Dr. Oz për të zgjeruar qasjen e tij në shërim. Ky ishte momenti i kërkimit në Mjekësi Alternative. Dr. Oz ka qenë profesor në Departamentin e Kirurgjisë në Universitetin Kolumbia që nga viti 2001. Ai drejton aktualisht Programin e Institutit Kardiovaskular dhe Mjekësisë Komplementare në spitalin prezbiterian të Neë York-ut. Dr. Oz bashkë me gruan e tij, Lisa, të cilën e takoi për herë të parë në një darkë të organizuar nga etërit e tyre- të dy kirurgë zemre, ka shkruar një libër që kombinon traditat Lindore dhe Perëndimore për të krijuar ilaçin e së ardhmes. Ai është mbështetës i madh i mjekësisë alternative dhe për këtë është kritikuar nga Mjekësia zyrtare për dhënien e këshillave jo-shkencore në emisionin e tij, ndoshta më popullori në të gjithë SHBA-të. Ja dhe klasifikimi i tij për erëzat më të fuqishme për shëndetin që kundërshtojnë plakjen.

Vendi 10/ Përzierje erëzash italiane: Përmban disa nga erëzat më të njohura si majdanoz, spec i kuq djegës, kopër, kamomil, borzilok etj.

Vendi 9/ Trumza: Dr. Joseph Mercola i ftuar në emisionin e Dr. Oz shpjegoi se trumza ishte e dobishme për lehtësimin e acarimit të fytit të shkaktuar nga bakteret. Studimet kanë treguar se trumza mund të vrasë bakteret MSRA, që çojnë në infeksione të stafilokokut.

Vendi 8/ Sherebeli: Dr. Oz thotë se sherebeli është i dobishëm si për artritin dhe për astmën. Kujdes në dozë sepse është stimulues i sistemit nervor si rozmarina dhe stimulues hormonal!

Vendi 7/ Borziloku. Dr. Oz. thotë se borziloku është i famshëm për tretjen dhe si një ndihmës për gjumë dhe shlodhje. Ai ka veti anti-bakteriale dhe është përdorur si një antiseptik në disa kultura.

Vendi 6/ Rigoni: “Rigoni është anti-mikrobial. Ai është i mirë për të hequr infeksionet fungale, kandidan albikans”, tha Dr. Oz në emission.

Vendi 5/ Xhenxhefili: Kjo rrënjë është një ilaç natyral gjatë shtatzënisë dhe rrit energjinë e qelizave për të kryer saktë detyrat e tyre. Ai ndihmon arteriet të qëndrojnë të pastra.

Vendi 4/ Erëza xhamajkiane Allspice: Kjo erëz unike ka një kombinim të cilësive të disa erëzave veç e veç si karafil, kanellë, dhe arrëmyshk.

Vendi 3/ Kanella: Dr. Oz ka mbrojtur gjithmonë përfitimet shëndetësore të kanellës. Kanellë përmban veti anti-kancer dhe gjithashtu ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

Vendi 2/ Karafili: Karafili i cili ka nivelin më të lartë të anti-oksidant ndër gjithë bimët dhe erëzat e rruzullit, bën të njëjtat funksione si dhe kanella, por me një fuqi më të rritur.

Vendi 1/ Shafrani i Indisë: Ka kapacitet antioksidant shumë të lartë, 120 068 njësi ORAC, por më pak se karafili. Renditet në krye për shkak të cilësive të shumëfishta. Në Indi, shafrani i Indisë është përdorur në të kaluarën si një dezinfektues për të larë katet e spitalit. “Mendoj se kjo erëz lufton kancerin”, tha Dr. Oz.

Dr. OZ thotë: “Unë jam një tifoz i madh i shafranit të Indisë për vite me radhë. Kjo është një prej bimëve që adreson disa nga kërcënimet më të mëdha shëndetësore të sotme, duke përfshirë artritin, astmën, sëmundjet kardiovaskulare, hepatitin, problemet e fshikëzës së tëmthit dhe kancerin e mushkërive nga pirja e duhanit dhe ndotës të tjerë. Unë ju rekomandoj një lugë çaji shafran Indie në ditë. Do t’ju rekomandoja aq më mirë me peshk ton. Ose në variantin e standartizuar si kapsulë, 200 mg në ditë për mirëmbajtje të shëndetit. Arsyeja e vetme që kjo erëz është anashkaluar në këtë vend, është për shkak se ajo është aq e lirë. Nëse ju nuk e keni përfshirë shafranin e Indisë në programin tuaj të përditshëm, ju bëj thirrje për të filluar menjëherë.”

 

Vajrat esenciale për të rikthyer trupin në ekuilibër

Cilët janë vajrat esenciale që ofrojmë vetitë më të mira anti-plakje? Karafili, temjani, trumza ndërtojnë imunitetin, luftojnë depresionin, punojnë për jetëgjatësinë. Këto janë fjalët e kardiologut amerikan Dr. David Williams. Disa bimë kanë përballuar testin e kohës dhe vazhdojnë të jenë pjesë e shumë kulturave. Amerikanët janë më në fund duke parë vlerën në këto substanca terapeutike, që kulturat e tjera i kanë përqafuar për shekuj me radhë. Përdorimi i vajrave esenciale daton, sipas regjistrimeve më të hershme, që në 1550 para Krishtit me Papirusin ‘Ebers’. Midis të tjerash, vajrat historike si temjani dhe karafili sot vazhdojnë të përdoren për të rikthyer trupin në ekuilibër. Kur ata janë të kombinuar, ofrojnë efekt sinergjik më të fuqishëm se çdo vaj më vete. Vajrat esenciale që promovojnë Jetëgjatësinë: Temjani, karafili, vaji i portokallit dhe i trumzës, janë një përzierje e fuqishme e vajrave esenciale super-antioksidante.

Temjani mbështet trurin, lëkurën dhe shëndetin e frymëmarrjes.

Vaj i trumzës forcon funksionin imunitar dhe trurin.

Vaji i karafilit mbështet një zemër të shëndetshme dhe sistemin qarkullues

Vaji i portokallit me limonenë tregojnë premtim si agjentë anti-tumoral.

Përdorimi i tyre lokalisht (nga jashtë) duke masazhuar këmbët, hyn në sistem përmes pikave të refleksologjisë (në shputat e këmbës ndodhen pikat përgjegjëse për çdo organ të trupit). Nga brenda, vajrat esenciale mund të merren vetëm nën kujdesin e një mjeku me përvojë, për shkak se ata paraqesin një përqëndrim të lartë të lëndës aktive.

Lidhur me përdorimin e tyre nga goja, ka diskutim në mes herbalistëve. Vajrat esenciale as nuk janë të gjithë njësoj në sigurinë që ofrojnë. Për përdorim nga brenda, çajrat ose erëzat pluhur janë më të sigurta.

 

Caji antiplakje

Çaji jeshil është një antioksidant i njohur falë përbërësit aktiv të quajtur catechin (katekinë). Çaji jeshil ka qenë një traditë e lashtë për më shumë se 5000 vjet në Kinë. Studimet laboratorike në kafshë tregojnë se katekina është në gjendje për të parandaluar dëmtimin e qelizave dhe të zvogëlojë numrin dhe madhësinë e tumoreve. Në një shqyrtim klinik me 18.000 njerëz, u zbulua se çaji jeshil zvogëloi kancerin ezofageal. Të njëjtat përmirësime mbrojtëse janë treguar në studimet e tjera për mëlçinë, lëkurën dhe kancerin e gojës.

 

Vaji i trumzës në mbrojtje të trurit

Është i dyti antioksidant natyror më i fuqishëm, i njohur, raporton Dr. Yondim në ‘British Journal of Nutrition’  në vitin 2000. Ai tregon se një shtojcë nga goja me trumzë pluhur ruajti nivelet më të larta antioksidante në tru. Hulumtimet kanë treguar se për të mbrojtur organet vitale si mëlçi, tru, veshka dhe zemër, vaji i trumzës mund të jetë edhe më i fortë se bima e tharë, ndërsa ne moshohemi apo vazhdojmë të jetojmë nën stres.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *